Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Postime
    226

    Krijimi ka nevojë për Allahun

    Njeriu gjithmonë kërkon atë që i bën dobi atij dhe atë që e mbron prej dëmit. Sidoqoftë, që të përmbushet kjo, njeriu duhet të jetë në gjendje që të kuptojë se çka është e dëmshme.
    Ai pastaj duhet të di se kush i nevojitet, kujt t’i besojë dhe kë ta dojë, që ta arrijë të dobishmen dhe të ndihet mirë për zgjidhjen që e ka bërë.
    Ai gjithashtu duhet ta dijë qasjen adekuate dhe të mirë, që do ta bënte atë të arrijë qëllimin e tij. Kushti i fundit kërkon që njeriu:

    1. Ta njohë dëmin

    2. Çfarë mënyrash mund të përdoren për ta larguar dëmin


    Sigurisht që njeriu s’mund të ketë udhëzim më të mirë se ai i cili vjen prej Atij i cili ka përsosur çdo gjë, dhe Atij që nuk ka mangësi në Veten e Tij dhe Atributet e Tija.
    Ai që është i Përjetshëm dhe nuk vdes. S’mund të jetë ndokush më i mirë se Ai i cili nuk ka nevojë për ndonjë gjë; Ai i cili është i pasur; Dhurues;
    Ai i cili, pas të gjithave, kontrollon shpirtin e njeriut.
    Ai është Allahu, Zoti i vërtetë dhe i vetëm.
    Njeriu mund t’i bëjë dëm vetes nëse kërkon për ndihmë tjetër përveç Allahut. Allahu është Ai i Cili mund t’i ndihmojë njeriut që ta largojë dëmin, sepse dëmi nuk mund të ndodhë pa Vullnetin e Tij dhe Fuqinë e Tij.
    Allahu ka zbritur Librat e Tij dhe ka zgjedhur të Dërguarit e tij për ta udhëzuar njeriun që ta:


    1. Njohë Zotin e tij ashtu siç Ai ka shpjeguar për Veten e Tij, dhe

    2. Ta kërkojë vetëm Atë duke jetuar në pajtim me planin e Tij.


    Njohuria e Emrave dhe Atributeve të Allahut e liron njeriun nga adhurimi i çfarëdo forme të krijimit, sepse krijimi është i dobët dhe ka nevojë për Krijuesin, Allahun. Dituria për Allahun e udhëheq njeriun deri në njohjen se ai është krijuar që të jetojë sipas rrugës së Allahut, siç i është shpallur të Dërguarit të fundit, Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam).
    Kjo shpallje përmban një kod të plotë të jetës. Çdo gjë që është e dëmshme apo e dobishme, është vendosur ashtu që njeriu të mund ta përqendrojë jetën e tij në këtë Shpallje.
    Nëse njeriu bën keq dhe e di se Allahu është Falës, ai do t’i kthehet vetëm Atij duke kërkuar faljen e Tij:

    “Dije se nuk ka Zot i Cili meriton të adhurohet përveç Allahut dhe kërko falje për mëkatet tua.” (Kur’an, 47:19)

    Është e gabuar të mendohet dhe të besohet se Allahu krijoi ‘zotra’ tjerë karahas Tij, që t’u drejtoheni atyre për ndihmë, t’i doni ata apo t’u frikësoheni atyre, etj.
    Ai është Zoti i njëjtë i të gjithë popujve. Ai nuk urdhëron që njerëzit t'i bëjnë yjet, diellin, zjarrin, Jezusin, Moisiun, etj. zotra krahas Tij. Ai (më i Lartësuari) s’mund të jetë ‘kundërthënës’. Ai ka një rrugë (fe) që thërret njeriun për t’ia dorëzuar vullnetin e tij vetëm Atij.
    Ai paralajmëroi se nëse njeriu (madje edhe Muhamedi) do t'i shoqëronte ortak Atij, atëherë puna e tij do të dështonte dhe ai do të ishte në mesin e të humburve:

    “Dhe vërtet, ty të është shpallur (O Muhamed) ashtu siç u qe shpallur atyre para teje, se nëse shoqëron të tjerë në adhurim me Allahun, sigurisht se të gjitha veprat tua do të jenë të kota dhe me siguri do të jesh në mesin e të humburve. Pra, adhurojeni Allahun dhe jini prej atyre që falendërojnë.” (Kur’an, 39:65-66)

    Le të shohim se çka thoshte Muhamedi, njeriu Pejgamber, i cili e njihte Allahun më së miri:

    “O Allah, kërkoj strehim tek Ti për Kënaqësinë Tënde dhe kundër Hidhërimit Tënd, dhe në Faljen Tënde kundër Dënimit Tënd dhe në Ty prej Teje. Unë s’mund të lavdërojë Ty ashtu siç Ti mund ta lavdërosh Veten tënde.” (Muslim, Ebu Daud, et-Tirmidhi, Ibn Maxhe)

    E kam dorëzuar veten time tek Ti, e kam drejtuar fytyrën time kah Ti, e kam mbështetur shpinën time në strehim tek Ti, duke të dëshiruar Ty dhe duke t’u frikësuar Ty. Nuk ka strehim as mbijetesë prej Teje, përveç (në kthimin) tek Ti. Kam besuar në Librin tënd (Kur’anin) të cilin Ti e zbrite dhe në Pejgamberin (Muhamed) që e ke dërguar.” (el-Buhari, Muslim)

    Kur lexojmë në Kur’an se:

    “Çfarëdoqoftë prej Mëshirës që Allahu mund t’ia japë njerëzimit, askush s’mund ta ndalë atë; çfarëdoqoftë që Ai mund të ndalë, askush s’mund ta japë atë pas kësaj. Dhe Ai është i Gjithfuqishmi, i Urti.” (Kur’an, 35:2)

    Dhe kur lexojmë se:

    “Nëse Allahu ju godet me ndonjë fatkeqësi, askush s’mund ta largojë atë pos Tij; nëse Ai dëshiron ndonjë të mirë për ju, askush s’mund ta zmbrapsë dhuntinë e Tij, të cilën Ai ia dhuron kujtdoqoftë prej robërve të Tij; dhe Ai është Falësi, më i Mëshirshmi.” (Kur’an, 10:117),
    ne duhet të motivohemi që t’i kthehemi vetëm Atij, në kohërat e rehatisë dhe kohërat e vështira.

    Dhe kur e lexojmë atë se:

    “Nëse Allahu ju ndihmon, askush s’do të mund t’ju mbizotërojë; nëse Ai ju braktis, kush është tjetër pos Tij që do t’ju ndihmonte. Dhe vetëm Allahut t’i mbështetën besimtarët.” (Kur’an, 3:160)

    Prandaj, Kur’ani e udhëheq njeriun në një çlirim të vërtetë prej çdo dashurie të pavërtetë. Ai i sjellë paqe zemrës, i ndihmon besimtarit kundër hipokrizisë dhe të gjitha formave të pandershmërisë.

    Paramendoni, për shembull, një besimtar që ballafaqohet më një problem në punë. Ai e sheh të gabuarën dhe përballet me vepra të palejuara. Ai nuk frikohet që të refuzojë atë që është gabim. Ai e di se punësimi është vetëm mjet për të fituar furnizimin e tij. Derisa ai s’mund të jetë në gjendje që ta përmirësojë të gabuarën, ai e di mirë se Allahu është Ai që furnizon. Nëse ai e lë punën për hir të Allahut, Allahu ia jep atij një më të mirë. Allahu i Lartësuar ka thënë:

    “Dhe kushdo që i frikësohet Allahut dhe kryen detyrat ndaj Tij, Ai do të gjejë rrugëdalje për të nga çdo vështirësi, dhe Ai do ta furnizojë atë nga (burimet) që ai kurrë s’ka mundur t’i paramendojë.” (Kur’an, 65:2-3)

    Teksti i mësipërm kërkon që njeriu të varet vetëm prej Allahut, duke e lutur vetëm Atë për furnizim. Ai gjithashtu kërkon që njeriu ta dojë Allahun dhe ta adhurojë vetëm Atë, që të fitojë kënaqësinë e Tij dhe ndihmën e Tij.

    A nuk është e vërtetë se njerëzit të cilët e konsiderojnë jetën si një ‘Qëllim Përfundimtar” përfundojnë duke adhuruar shumë gjëra në të?
    Ti i sheh ata aq të kujdesshëm duke dashur ‘të kenë çdo gjë’. Ata e torturojnë veten e tyre - dhimbje, vështirësi, brengë e vazhdueshme - duke i mbajtur duart e tyre nëpër banka për hua pas huasë, që të mbahen me ‘kërkesat e zhvillimi’. Ata janë në një kërcënim të vazhdueshëm të humbjes së pronës. Ata vazhdimisht shohin varfëri para syve të tyre.
    Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) ka thënë:

    “Allahu thotë: ‘Biri i Ademit, mbushe kohën tënde duke më adhuruar Mua dhe Unë do të ta mbushi zemrën me pasuri dhe do t’i japë fund varfërisë Tënde. Por nëse se bën këtë, Unë do t’i bëjë duart tua të zëna (më çështje të kësaj bote) dhe nuk do t’i japë fund varfërisë tënde.” (et-Tirmidhi tha se hadithi është i mirë).

    Qëllimi i ekzistencës sonë në tokë është më kuptimplotë sesa të qenit robër ndaj fitimeve të kësaj bote. Nuk mund të ketë jetë më kuptimtplote se ajo që është urdhëruar nga Krijuesi jonë, Allahu.
    Çdo akt i bërë sipas rrugës së Allahut është akt i adhurimit. Njeriu është ai që fiton, ndërsa Allahu nuk ka nevojë:

    “O njerëz! Ju jeni ata që keni nevojë për Allahun, por Allahu është i pasur (i lirë nga çdo kërkesë dhe nevojë), i denjë për tërë Lavdërimin.” (Kur’an, 35:15).

    Autor: Dr. Salih es-Salih
    www.mburoja.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga tulipanonero : 28-06-2009 më 21:10

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Po ti u merzite,qe fitoj sala.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e tulipanonero
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Postime
    226

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •