109-vjetori i lindjes sė Zef Valentinit (1900-1979), njė jetė e tėrė nė shėrbim tė popullit shqiptar.
Veprimtaria e misionarėve jezuitė nė Shqipėri u pėrqendrua kryesisht nė dy fusha: apostullim e kulturė. Nė kėto dy fusha ata shkrinė pa kursim tė gjitha energjitė e tyre shpirtėrore, intelektuale, morale, duke lėnė pas gjurmė tė pashlyeshme. Ndėrmjet tyre, i paharrueshmi Atė Zef Valentini, njeriu me jetė tė lodhshme, jezuiti tė cilit iu deshėn shumė mund, djersė e shqetėsime, pėr tė lėnė pas vėllime e vėllime pėr Shqipėrinė e shqiptarėt.
Atė Zef Valentini lindi nė Padovė mė 1 korrik 1900, por jetoi mė shumė nė Shkodėr, ku njohu virtytet racore, vlerat intelektuale e shpirtin patriotik tė popullit shqiptar. Kėndej, krijoi njė lidhje tė fortė e tė sinqertė shpirtėrore, e cila ia ushqeu e ia mbajti gjallė dėshirėn fisnike qė tė punonte pėr vendin e misionit. Edhe kur u largua nga Shqipėria, spushoi sė lypuri ndihma e su zhyturi ndėr arkiva, nė kėrkim tė dokumenteve tė reja pėr historinė e vendit, i cili e konsideronte tė padėshirueshėm. Mbeti jashtė tij, por duke jetuar e duke punuar pėrherė nė njė mjedis shqiptar. Miqtė e bashkėpunėtorėt e tij qenė Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Martin Camaj , me tė cilėt dha kontributin e vet tė vlerėsuem e tė vlerėsueshėm pėr dobinė e kulturės shqiptare.
I konsideruar si armik nga regjimi komunist, i akuzuar si spijun i Vatikanit, i sulmuar me armėn e tmerrshme tė harresės, Atė Valentini vijon tė mbetet njė nga figurat mė tė shquara nė kulturėn shqiptare.
E gjatė, lista e veprave qė shkroi, duke nisur nga Kolegja Saveriane ndėr 50 vjetėt e para:
Biografi e Garcia Morenos;
pėrkthimi i Polieucte tė Kornejt e Sauli tė Alfierit;
Studim mbi hakmarrjen historike tė shqiptarėve;
Kronologji mbi historinė e Shqipėrisė nga viti 313 e deri nė shekullin XIII;
E drejta e komunitetit nė traditėn juridike shqiptare(1956), Ligji i maleve shqiptare 1880-1932(1969);
E drejta juridike shqiptare; Akte shqiptaro-veneciane tė shekujve XIV-XV; Revista Letture (Themeluar prej tij nė vitin 1946 nė Itali); Shkodra dhe poeti i saj (Kushtuar Ernest Koliqit);
Fishta (studim pėr Gjergj Fishtėn) etj, etj. Kujtojmė se vetėm nė revistėn Shęjzat botoi mbi njėqind artikuj e studime, qė prekin tė gjitha fushat e kulturės.
Atė Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen mė mirė se njė shqiptar dhe bėri pėr kulturėn shqiptare, atė qė pak shqiptarė e kanė bėrė.
Pėr kontributin e madh qė dha si njeri kulture e si bari shpirtrash nė Shqipėri, e kujtojmė sot me nderim tė thellė, duke cituar fjalėt qė tha pėr Tė Papa Pali VI mė 25 prill 1968, me rastin e festimit tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut, nė Romė: Shqiptarė, duenie At Valentinin, se Ai ju dashunon me zemėr. Ēmonie se Ai punon pa prā, pėr tia ba tė njohun botės vlerat shpirtnore e artistike tueja. Ai asht i jueji, pse ia ka kushtue ēashtjes suej menden e zemrėn e vet.
Krijoni Kontakt