
Postuar më parë nga
ILMGAP
LOGIC nuk e di si mirreni me këto lojra , një këshillë fut këtë temë nga Lojra dhe Rebuse , sepse nuk ka vend ke komuniteti Musliman pasiqë gjithë Muslimanët do të thonë që ditën , vitin apo datën nuk e di askush përveq All-llahut Xh.Sh , edhe ti këtë besoj e dije por thjesht të postoj një temë.
Ja një temë tjeter e gjetur në forume tjera ku thuhej se dihej dita , viti dhe data kur do ndodhi :
21 Dhjetor 2012
A është e mundur të njohim të ardhmen tonë? Ka nga ata që thonë po. Ka nga ata që thonë se fati i çdo njeriu është shkruar tashmë dhe se ekzistojnë persona që janë në gjendje ta lexojnë. Por, a mund t'u besohet profetëve dhe profecive të tyre? Nga India, në Amerikën e Jugut, nga Nostradamusi deri tek Mayat, të gjithë duket se tregonë një datë të saktë për atë që shumëkush e quan dita e Fundit të Botës: 21 Dhjetori 2012. A është e mundur që kalendarë të ndryshëm dhe popuj të largët nga njëri-tjetri, flasin për të njëjtën datë prej mijëra vitesh tashmë? Çfarë do të ndodhë me saktësi? Sipas disave, është një sekret i shkruajtur në gur dhe i fshehur prej shekujsh.
Ka shumë mistere që janë të lidhur me numrin shtatë. 7 janë shenjat e apokalipsit, që kur të shfaqeshin të gjitha, sipas librave fetarë do të shkaktonin fundin e botës. Natyrisht, shpresojmë që kjo të mos ndodhë, Apokalipsi i Shën Xhovanit është një prej librave më të vështirë për t'u deshifruar dhe ai e ka origjinën në shekullin e parë pas Krishtit.
21 Dhjetori 2012 është një datë, e cila përkon me fundin e Kalendarit Maya. Kalendari Maya ka shumë karakteristika të ngjashme me tonat, ka javë dhe muaj që përsëriten, ka orë dhe ditë që përsëriten, por ndërkohë që kalendari ynë ka vitet që nuk përsëriten dhe, të cilët shkojnë drejt pafundësisë, vitet në kalendarin maja përfundojnë pikërisht në 21 dhjetor të vitit 2012. Por gjëja, që të habit më shumë është se edhe në popuj të tjerë, në qytetërime të tjerë dhe në besime të tjerë fetarë parashikohet pikërisht kjo datë si dita e fundit të botës. Megjithatë, është një zotëri që quhet Nostradamus, i cili thotë se "Kujdes! Aty nuk do të marrë fund bota, por do të ketë një zbulim të madh dhe bota do të pësojë një ndryshim të madh dhe që nga ai moment e tutje do të ketë 400 vite paqe. Atëherë, çfarë është profecia e famshme e 2012?
E premte 21 dhjetor. Viti 2012. Eshtë kjo data që profecitë e lashta e tregojnë si ditën e fundit të botës. Ka nga ata që parashikojnë apokalipsin apo Armagedonin. Por ka të tjerë që flasin për një epokë të madhe kozmike, një erë e re paqeje dhe harmonie. Në secilin prej këtyre rasteve, shenjat paralajmëruese duket se kanë nisur të manifestohen. Dhe gjithçka që njerëzit po përpiqen të interpretojnë është e shkruar tashmë që në kohët e lashta, në gurë dhe në kalendarë të fshehtë të një populli të lashtë amerikan: Majat. Po çfarë thonë ekspertët më të mëdhenj të profecive? Geoff Stray, autor i "2012: ekstazë apo katastrofë" thotë se, "populli i lashtë mezoamerikan i Majave kishte një kalendar jetëgjatësia e të cilit ishte 5125 vite. Fillonte në 3114 para Krishtit dhe përfundonte në 2012". Prej kohësh ishte ngritur pyetja, se cila ishte domethënia e tij, por shpjegimi është gejtur vetëm kohët e fundit falë një profecia Maja që ishte ruajtur në fshehtësi. Një zbulim në qytezën e vogël të Tortugeros, në një send antik që mban pikërisht datën 21 dhjetor 2012 dhe e tregon pikërisht si ditën e fundit të kalendarit. Tre kalendarë përmbajnë të dhëna që tregojnë pikërisht atë ditë. Carlos Barrios, një studiues i Majave dhe pjesëtar i grupit që merret me studimin e kalendarëve të lashtë thotë se ka hyrë në kontakt me botën e Majave përmes këshillit të të lashtëve. "janë pikërisht ata që më kanë mësuar gjithçka", thotë ai. "Më kanë bërë një Hihmajer", domethënë ai që numëron ditët. Bota e Majave nuk është zhdukur asnjëherë, ka patur gjithmonë një vazhdimësi. Ka ende këshilla të urtësh që ruajnë sekretet e lashtë. Falë 23 viteve të kaluar në brendësi të tyre mund të pohoj se, sot kam të qartë shumë gjëra dhe se jam futur në thellësi të shumë sekreteve. Për ne, ekziston një spirale me cikle që përsëriten në mënyrë precize. Pikërisht kështu jemi në gjendje të bëjmë profecira mbi të ardhmen. Dhe mund të them se, profecitë e Majave janë gjithmonë të sakta dhe kanë një gradë të jashtëzakonshme precizioni. Janë të shumtë shembujt. Duke filluar që nga viti 1992, ka patur një periudhë nëntë vjeçare që ka sjellë një seri ndryshimesh. Që nga viti 2001, ka patur ngjarje të cilat i kishim lajmëruar dy vjet më herët. Si për shembull sulmi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Ne kemi bërë një studim dhe kemi qenë në gjendje të japim një datë të saktë. Edhe atentatin kundër kullave binjake e kishin paralajmëruar, pasi kishim dhënë një periudhë prej pesë ditësh, në të cilat do të kish mundur të ndodhte. Në fakt, sulmi ndodhi në ditën e pestë. Pra, ishte parashikuar, ishte studiuar. Ne kishim profetizuar gjithashtu se, që nga gushti i vitit 2001 e tutje do të kish patur ngjarje, të cilat në fakt janë verifikuar. Kishim parashikuar që do të ndodhnin katër gjëra: Një tërmet, vrasja e një diktatori, një përmbytje e madhe si dhe një sulm kundër sistemit, një sulm terrorist".
Eshtë e sigurtë se profecitë astronomike të Majave deri më sot kanë rezultuar jashtëzakonisht shumë të sakta, si përshembull eklipsi diellor i gushtit të vitit 1999. Ai ishte parashikuar pesë mijë vite më parë, me një gabim prej vetëm 33 sekondash. Por ka edhe më. Të njëjtat profeci mund t'i gjesh në tekstet e shenjtë të popujve të largët dhe të lashtë dhe në qytetërime, të cilët nuk kanë pasur asnjëherë kontakte të drejtpërdrejta me Majat. Si është e mundur atëherë që profeci të ndryshme të bashkërendojnë për ngjarje të ndryshme të historisë së njerëzimit?
Geoff Stray thotë se "prej vitesh, Torah përfshinte praktikisht gjithçka që ndodhte në botë. Megjithatë, kohët e fundit disa rabinë e kanë studiuar, duke vënë në përdorim një superkompjuter dhe mënyra dekodimi. Duke zbërthyer disa mesazhe të koduar, ata kanë arritur të gjejnë aty profeci për ngjarje botërore, që kanë ndodhur realisht, si përshembull atentati kundër Itzhak Rabin, kryeministri izraelit. Eshtë zbuluar se data, emri i vrasësit dhe vendi i vrasjes kanë qenë të gjithë të koduar në të njëjtin kod të Biblës. Këtu ka patur gjithashtu informacione edhe në lidhje me kometën që u përplas në Jupiter. Por, këtu ka edhe parashikime të tjerë në lidhje me kometa. Njëra, sipas librit thuhet se do të godasë tokën në vitin hebraik 5777, ekuivalenti i 2012".
Carlos Barros thotë se, "edhe profecitë e tibetianëve të lashtë koincidojnë në mënyrë ekzakte me ato të Majave. Flasin për një periudhë, në të cilën është i domosdoshëm ndryshimi. Por edhe kulturat e Amerikës Qendrore dhe ato të indianëve të Amerikës Veriore kishin profeci të ngjashme. Profecitë janë ekzaktësisht të njëjta. Ka shumë koincidenca edhe me kultura të tjera, si përshembull ajo Judeo Kristiane dhe me atë islamike, me atë hindu si dhe atë kamboxhiane. Kemi të njëjtin vizion. Të gjithë profecitë flasin për këtë cikël që po jetojmë dhe që ka nisur në 2001, e sipas të cilit do të hyjmë definitivisht në 2012. Pra, bëhet fjalë për kultura dhe për popuj që nuk janë takuar asnjëherë e që megjithatë kanë të njëjtat profeci. Pra, nuk mund të jetë një koincidencë".
Edhe fiset amerikano-latinë Opi në Jugperëndim të Shteteve të Bashkuara kanë profeci që kanë të bëjnë me fundin e botës tonë dhe hyrjen në një botë të re. Një detaj i këtyre profecive të tyre parashikon riardhjen në këtë botë të paraardhësve të tyre të lashtë, të cilët i kanë dhënë dikur jetë qytetërimit të tyre. Ka shumë teori dhe hipoteza në lidhje me atë se, cili është ylli ngjyrë blu Kachina, i cili sipas profecive të fiseve Hopi mendohet të jetë një trup qiellor që merr forma njerëzore, i cili në mënyrë ciklike ka hyrë në sistemin tonë diellor, është larguar dhe tashmë është duke u afruar. Ndoshta mund të bëhet fjalë për Kometën Hale-Bopp, e cila u shfaq në vitin 1997 e cila ka qenë këtu mes nesh 54 mijë vjet mëparë, gjithashtu 12 mijë vjet më parë në epokën e përmbytjes së madhe si dhe dy mijë vjet më parë në kohën e lajmërimit të ardhjes së Krishtit.
Tregues të ndryshëm të çojnë në të njëjtën datë. Por, çfarë do të ndodhte ekzaktësisht në këtë datë në këtë datë, nëse këto profeci do të rezultonin të vërteta? "Ka shumë tregues që mund të na bëjnë të mendojmë për një gjendje të re vetëdijeje", thotë Geoff Stray. "Do të ketë ndoshta një epokë të re të njerëzimit, e cila mund të jetë më optimiste me shumë gjëra të mira. Dhe 21 Dhjetori 2012 nuk do të jetë apokalipsi, apo shkatërrimi i botës".
Eshtë thjeshtë një datë, një datë precize në të cilën do të ndodhë një ndryshim, do të ndryshojë një cikël. Do të jetë një periudhë që do të karakterizohet nga shumë ndryshime në ekonomi, në shoqëri, në marrëdhënien me natyrën. Kështu, kjo botë e re do të ndryshonte mënyrën tonë të të menduarit, mënyrën tonë të të jetuarit, mënyrën tonë të krijimit të marrëdhënieve me njëri-tjetrin, që do të thotë se do të niste kështu një botë e re njerëzish të iluminuar.
Me Rrespekt : ILMGAP
Krijoni Kontakt