-
Pacolli: Kosovės i mungon demokracia
Pacolli: Kosovės i mungon demokracia
Besnik Boletini, Bota Sot-Online, 28. 06. 2009
Ėshtė folur pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike shtetėrore, qė fatkeqėsisht mungojnė nė Kosovė, tha kryetari i AKR-sė, Behgjet Pacolli.
Nė Kosovė nuk ka demokraci tė mirėfilltė dhe liri tė shprehjes, ėshtė konkluzioni i konferencės LISEEN-it, tha tė dielėn kryetari i AKR-sė Behgjet Pacolli, i cili mbajtjen e kėsaj konferenca nė organizim tė partisė sė tij e quajti tė suksesshme. Pacolli tha se AKR-ja ėshtė krenare, qė i ėshtė besuar njė organizim i tillė, qė ka rezultuar edhe me nxjerrjen e disa konkluzioneve tė rėndėsishme, pėrveē tjerash ai pėr hapjen e kufijve, qė do tė mundėsonte lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe mallrave. Kjo konferencė nuk do tė kalojė pa i lėnė gjurmėt e veta, konkluzionet e kėsaj konference do tė diskutohen edhe mė tutje. Si konkluzion i nxjerrė nė kėtė konferencė ėshtė demolimi i kufijve, qė do tė garantonte lėvizjen e lirė tė njerėzve, mallrave, kapitalit nė kėtė rajon. Kur jemi te mallrat e dimė qė lėvizja e mallrave ėshtė e vėshtirė pėr shkak tė ashtuquajturės certifikata e origjinės dhe do te kėrkojmė qė edhe kjo certifikatė tė bisedohet, qė tė mos kėtė nevojė pėr kėtė, tha Pacolli. Gjithashtu nė kėtė konferencė ėshtė diskutuar edhe pėr liberalizimin e vizave, qė edhe qytetarėt e Kosovės tė kenė tė drejtė qė tė lėvizin mė lirshėm nė vendet e BE-sė. Njė konkluzion tjetėr qė ėshtė nxjerrė ėshtė liberalizimi i vizave, qė edhe ne bashkė me shtete tė tjera tė rajonit tė kemi tė drejtė si pronar tė pasaportave tė njė shteti tė ri qė tė lėvizim pa kokėēarje edhe tė evitojmė pritjet para ambasadave tė ndryshme, u shpreh Pacolli. Ai tha se ėshtė diskutuar edhe pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike, qė sipas tij mungojnė. Pacolli tha se perceptimet e vendeve pjesėmarrėse nė kėtė konferencė janė se nė Kosovė ka mungesė tė lirisė sė fjalės. Ėshtė fol pėr ndėrtimin e institucioneve demokratike shtetėrore, qė fatkeqėsisht mungojnė nė Kosovė. Konkluzioni dhe mendimi i tė gjithė pjesėmarrėsve ėshtė se diēka kohėve tė fundit Kosovėn po e ngulfat, se qytetarėt e ndjejnė vetėn nė njė kontroll tė paparė, prandaj, ne do ta ngremė zėrin edhe kundėr kėsaj, theksoi Pacolli. Kjo konferencė ėshtė konsideruar nga Pacolli si njė hap drejtė integrimeve evropiane, sipas tij organizime tė tilla do tė kėtė edhe nė tė ardhmen. Ne kemi nė plan organizimin edhe tė njė konference ekonomike, qė do tė mbahet nė rajon, nė vjeshtė, pra do tė bėjmė pėrpjekje qė ta qojnė Kosovėn drejtė Evropės sė lashtė demokratike, tha ai.
Duke komentuar mbajtjen e zgjedhjeve nė Shqipėri Pacolli shprehu bindjen sė kėto zgjedhjeve do tė plotėsojnė tė gjitha standardet demokratike. Ne e pėrshėndesim Shqipėrinė demokratike nė hapin qė ka bėrė nė organizimin e zgjedhjeve, unė kam mėsuar dhe studiuar shumė dhe kam parė qė kėto zgjedhje janė demokratike. KQZ-ja e Shqipėrisė ka bėrė njė pėrgatitje tė pa parė dhe jam i bindur se zgjedhjet do tė kalojnė mirė. Ndėrsa partisė fituese qė nga tani i uroj sukses, qė tė punojė edhe mė tutje nė ngritjen e nivelit dhe standardeve, sepse qytetari i Shqipėrisė ka nevojė pėr ndihmėn e partive moderne demokratike, pėrfundoi Pacolli.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt