Shume te ndryshem jo, por pak me te ndryshem po ama :-D
Per Temen : cka "filozofoj" une eshte evolimi (e kam permendur ne te gjitha Tema qe kam hapur)
Psh nese me lejohet te flas per shembullin tim ne Temen time :
Kur emigrova, kisha nje jete te perkryer dhe me siguri me te lumtur se sot !! Isha nje Shqipetar KokeQoshe qe as e ndiente fare ku dhe me cfare perplaste Qoshet e Kokes se tij. Moskokecarje dhe Vetebesim ne max.
Per nga ana ekonomike dhe arsyet e emigrimit, nuk diskutohet - Familja, detyrimi dhe pergjegjesia ... etc etc - spo e permend me poshte sepse vetekuptohet ...
Per nga qejfi (jeta e bukur ne kendveshtrimin e ngushte !!!): ne Shqiperi kishin filluar te futeshin (edhe pse me pakice) makina dhe motorre nga jashte .... Ne djemte i shikonim dhe na dukeshin maja e botes (Ti Dea p.sh ndoshta mahniteshe pas Kepuceve apo Fustaneve :-) nuk e di dot)
Dola me pikesynimin (po flas vece per qejfin tim personal) te beja leke per te blere nje motorr dhe te kthehesha i lumtur aty ku kisha vendin ....
Dikur leket per motorr u bene shpejt dhe mua filluan te me pelqejne makinat ..
Por edhe makinat kollaj blihen :-)) dhe keshtu ja ku jam me shume kerkesa qe jane edhe me absurde se me pare ... por jo me i lumtur se me pare ...
Cfare do ishte per mua personalisht nga kendveshtrimi i sotshem "jeta e bukur" - vallaj arrij deri ne ate pike sa them .... te mos kishin hyre as motorre dhe as makina ne Shqiperi ...
Ndoshta eshte e mjerueshme cka them por thjesht perpiqem te filozofoj
dhe "filozofimi" eshte i tille vetem kur gjysma te quajne .. torobellodhe gjysma tjeter ben sikur te kupton .. - hahaha
Do kisha shume deshire qe Tema te merrte ca ngjyra si konkrete ashtu dhe "filozofike" ... them se do behej shume e bukur
Krijoni Kontakt