Close
Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 293
  1. #281
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Analistėt: PD-LSI koalicion i stabilitetit

    Analistėt nė Kosovė vlerėsojnė se koalicioni ndėrmjet PD-sė dhe LSI-sė do tė ofrojė qeverisje stabile, nga e cila nuk do tė pėrfitojė vetėm Shqipėria, por edhe Kosova. Ata konsiderojnė se bashkimi i LSI-sė me PD-nė, ka shmangur krizėn eventuale nė vend.

    Ujdia e arritur, ditė mė parė, mes Partisė Demokratike tė Sali Berishės dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, qė nė katėr vjetėt e ardhshėm ta qeverisin sė bashku vendin, nga analistėt kosovarė shihet si zgjidhje pragmatike, qė i sjell stabilitet Shqipėrisė.

    Po ashtu, analistėt kosovarė mendojnė se hapi i Ilir Metės ka shmangur njė krizė eventuale, pėr shkak tė rezultatit tė ngushtė tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.

    Analisti Ramush Tahiri konsideron se marrėveshja e arritur tregon pjekurinė e shoqėrisė shqiptare.
    “Kjo ėshtė gjetje e mirė, sepse ėshtė rezultat i zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri; doli fituese PD dhe PD ka mundur t’i fitojė numrat me LSI-nė ose me PS-nė. Duket se janė pėrcaktuar pėr LSI-nė, sepse kanė orientim pak mė liberal dhe me qėllim qė tė lihet njė opozitė e fortė, e cila do tė ishte njė kritikuese e fortė e qeverisė”.

    “Sido qė tė jetė ēėshtja, ėshtė mirė qė u tejkalua kriza, sepse Shqipėria nuk mund tė hynte nė zgjedhje tė reja, e as nė qeveri teknike. Pranimi i rezultateve e krijimi i qeverisė ėshtė ndihmesė pėr Shqipėrinė”, tha Tahiri.

    Edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor nuk i ka certifikuar ende rezultatet pėrfundimtare, mediat nė Tiranė kanė nisur tė spekulojnė madje edhe pėr ndarjen e posteve mes koalicionit Aleanca pėr Ndryshim dhe LSI-sė.

    Analisti tjetėr politik, njėherėsh drejtor i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, e sheh pranimin e ofertės sė PD-sė nga ana e kreut tė LSI-sė, Ilir Meta, si njė veprim tė matur.

    “Kėtu do tė ofrohet stabilitet i mjaftueshėm pėr qeverisje, por forma e qeverisjes sė deritanishme do tė ndryshojė, sepse kjo ėshtė eksperiencė unike pėr Shqipėrinė, pasi qė deri tash ka qenė nė fuqi ose e majta, ose e djathta”, u shpreh Peci.

    Nė anėn tjetėr, tė dy analistėt pajtohen se karshi Kosovės, politika e Tiranės ka ndjekur pothuajse njė kurs tė njėjtė. Megjithatė, Ramush Tahiri mendon se mandati i dytė i Berishės do t’i mundėsojė atij qė tė pėrfundojė projektet e nisura, pėrkatėsisht rrugėt, qė, siē thotė ai, lidhin kombin shqiptar.

    “Ky koalicion ėshtė i mirė, se ėshtė vazhdimėsi e politikės 4 vjeēare dhe e investimeve ekonomike dhe rrugėve qė lidhin kombin shqiptar. Gjithashtu ėshtė interes pėr Kosovėn qė Shqipėria ta kalojė kėtė fazė pa ndonjė krizė dhe qė tė jetė shtet stabil, i cili u hyn proceseve tė integrimeve evropiane dhe nė kėtė bazė i ndihmon Kosovės”.

    “Stabiliteti nė Shqipėri dhe angazhimi i Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare i ndihmon ēėshtjes sė Kosovės”, deklaroi Tahiri.

    Ndėrsa, Lulzim Peci mendon se edhe po tė vinte nė pushet Partia Socialiste, qasja karshi Kosovės nuk do tė pėsonte ndryshime.

    “Shqipėria, sa i pėrket Kosovės, ka pasur njė politikė stabile dhe nuk do tė kishte refleksione kushedi ēfarė, ose po tė ishte njėra palė, ose pala tjetėr“, tha Peci.

    Debati i vazhdueshėm nė Shqipėri nė lidhje me atė nėse Meta bėri mirė ose jo qė iu bashkua tė djathtės, duke krijuar kėshtu njė pėrvojė unike nė periudhėn 18-vjeēare tė tranzicionit, ku e djathta qeveris bashkė me tė majtėn, nė Prishtinė nuk perceptohet si diēka e jashtėzakonshme.

    Ky fakt, ndėrkohė, ka bėrė qė Edi Rama i Partisė Socialiste tė reagojė ashpėr, duke e quajtur marrėveshjen Berisha - Meta si “pazarin mė tė turpshėm tė viteve tė fundit".

    Por, Ramush Tahiri thotė se shembuj tė tillė ka pasur gjithandej, pėrfshirė edhe koalicionin PDK-LDK nė Kosovė. Ai mendon se nė raste tė tilla, vėnia e shtetit para ideologjisė partiake ėshtė parėsore.

    “Lufta nuk zhvillohet gjithmonė i majtė e i djathtė, por pėrpjekjet bėhen pėr ndėrtimin e shtetit dhe votat janė ato qė janė. Ne kemi shembullin nė Austri e Gjermani. Kjo tregon pjekurinė e shoqėrisė nė Shqipėri dhe pjekurinė e forcave politike. Ėshtė mirė qė pas 18 vjetėsh u thye ky balast, tė themi i majtė dhe i djathtė”, tha Tahiri.
    Nė anėn tjetėr, pėr Lulzim Pecin, ēdo skenar tjetėr, qė do tė pėrjashtonte koalicionin PD-LSI, do tė prodhonte njė qeverisje jostabile.

    “Nė rast se Meta nuk do tė kalonte tani me zotin Berisha, nė Shqipėri do tė kishte njė koalicion shumė fragjil, i cili do tė kishte mundėsi tė dėshtonte shumė shpejt dhe nuk do tė ofronte kurrfarė stabiliteti tė qeverisjes“, theksoi Peci.

    Analistėt kosovarė lavdėrojnė popullin shqiptar pėr maturinė e treguar nė ditėn e zgjedhjeve. Por, ata thonė se procesi i numėrimit tė votave, i pėrcjellė me incidente tė herėpashershme, tregoi se standardet nuk mund tė arrihen nėse edhe nė proceset e rėndėsishme, siē janė zgjedhjet, ndėrhyn politika.

    /rel/
    Sui generis

  2. #282
    i/e regjistruar Maska e Tir@nci
    Anėtarėsuar
    23-06-2009
    Postime
    71
    Po me pra mo po thuji kture analistave po per nji gjo smushet kaplloqja jeme. Meta nuk dul me kritiku PD per fushate, po i dul goja mrapa tu shajt salen personalitikisht. Si ti themi ksaj, qi Meta osht tu sakrifiku rondshem per Integriteta

  3. #283
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Skema e Berishės, PD-ja tentoi avantazhin me 25 deputetė nė 4 qarqet e Veriut

    Presioni mbi Shkodrėn, Kukėsin, Dibrėn dhe Lezhėn do tė krijonin avantazhin. Nė qarqet e Shqipėrisė sė Mesme Berisha luftoi pėr tė ruajtur barazimin

    Habjon Hasani

    Demokratėt kanė punuar “me laps nė dorė dhe me skema tė sigurta” pėr tė paktėn nė katėr qarqe nė Veri, ku krerėt e PD-sė prisnin tė krijonin njė superioritet prej afro 25 deputetėsh. Kjo ka qenė dhe arsyeja e shumė shkeljeve tė konstatuara nė qarqet e Shkodrės, Kukėsit, Dibrės dhe Lezhės. Avantazhi i synuar prej 25 deputetėsh nė kėto 4 qarqe pranohet nėn zė edhe nga funksionarė tė PD-sė. I vetėdijshėm pėr influencėn e Partisė Demokratike nė kėto qarqe, Berisha kėrkoi me ēdo kusht maksimalizimin dhe fitoren thuajse neto nė kėto katėr qarqe. Duket se plani ka filluar pikėrisht atėherė kur ekspertėt e Partisė Demokratike nuhatėn faktin se Kodi Zgjedhor dhe mėnyra e pėrllogaritjes sė votave linte shumė shteg pėr tė mos pasur njė koalicion fitues me mbi 71 vota. Nė kėto kushte PD-ja nisi intensifikimin e fushatės dhe pėrpjekjeve nė kėto katėr qarqe ku konkretisht synoi njė fitore neto prej katėr mandatesh nė Kukės, e cila pėr pak sa nuk u arrit, synoi njė rezultat 9-2 nė Shkodėr, njė avantazh nė shifrat 5-2 nė Lezhė dhe njė fitore 5-1 nė Dibėr. Ndoshta qarku i Shkodrės dhe mėnyra se si precipituan ngjarjet atje ėshtė treguesi mė i mirė se Partia Demokratike synonte njė dominim absolut nė kėto zona. Njė plan dhe njė synim pėr sigurimin e njė totali prej 25 votash “tė sigurta dhe garantuese”, qė do tė certifikonte kapjen e mandatit tė 74-t apo tė 75-tė tė PD-sė nė rang vendi. Por rezultati tregoi se kėto hesape tė demokratėve nuk dolėn ashtu si ata prisnin, megjithatė avantazhi nė kėto zona krijoi, sidoqoftė, njė shtrat tė mirė pėr tė luftuar fort nė qarqet e Shqipėrisė sė Mesme dhe ato tė Jugut, pasi Kodi e maksimalizonte vlerėn e votave tė PD-sė nė qarqet e Jugut, pėr shkak se kėto qarqe kishin njė numėr tė madh popullsie dhe pragu pėr tė kapur mandatin ishte mė i ulėt.
    Arsyet
    Partia Demokratike i kishte tė gjitha arsyet qė tė krijonte njė avantazh “paralizues” pėr socialistėt nė kėto katėr qarqe tė Veriut, pasi tė gjitha tė dhėnat pėr qarqet e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut ishin shpresėdhėnėse, aty mund tė sigurohej barazimi. Rastet mė tipike ishin Tirana dhe Durrėsi, ku kryeqytetit i ishin bashkėngjitur dhe votat e Kavajės, ndėrsa Durrėsit i ishin bashkėngjitur dhe votat e Krujės. Pra nė kėto dy qarqe tė mėdha Partia Demokratike kishte shanse reale pėr tė siguruar minimalisht balancėn e mandateve, sidomos kur numri i madh i mandateve qė ofronin kėto dy qarqe ulnin vėshtirėsitė pėr votat blu. Pėrllogaritja e votimit nė qarqe i ktheu demokratėt nė rishikimin e rezultateve dhe numrit tė votave tė zgjedhjeve lokale vitit 2007, ku ndonėse demokratėt humbėn disa nga bashkitė mė tė mėdha tė vendit, ata mundėn tė dominonin nė fshatra dhe kryesisht kėshillat e qarqeve pikėrisht falė votave qė kjo forcė politike ka mundur tė sigurojė nėpėr fshatra. Por, tani, nė vitin 2009, kėto potenciale votash tė sė djathtės merrnin njė tjetėr vlerė, pasi nga mėnyra se si u ndanė qarqet dhe mandatet kėto vota jepnin mė shumė dobi dhe siguronin mė tepėr mandate. Me kėtė Kod Zgjedhor PD-ja maksimalizonte frytet e punės sė saj jo vetėm nė Shqipėrinė e Mesme, por edhe nė disa qarqe tė mėdha nė Jug.
    Strategjia
    Sot duket qartėsisht se edhe shpalljet apo zyrtarizimet paraprake tė rezultateve zgjedhore nisėn pikėrisht nė qarqet veriore. Kishte vetėm dy institucione tė besueshme qė ofronin rezultate tė pėrditėsuara. Ato ishin konferencat pėr shtyp tė zėdhėnėsit tė KQZ-sė dhe rezultatet on-line tė projektit “ECA”. Qė tė dyja kėto institucione publike nisėn raportimin e tė dhėnave pikėrisht nga katėr qarqet nė Veri, ku demokratėt prisnin fitoren e tyre neto dhe krijimin e njė avantazhi tė pakapėrcyeshėm nga ana e kundėrshtarėve tė tyre politikė. Mė tej raportimet zbritėn nė Shqipėrinė e Mesme, ku situata ruajti njė barazi thuajse tė pėrpiktė, me pėrjashtim tė qarkut tė Durrėsit, ndėrsa Elbasani dhe Korēa treguan njė pozitė barazuese, e cila nė rastin e Elbasanit mund tė quhet edhe si njė fitore e demokratėve. Por, nėse nė Shqipėrinė e Mesme PD-ja mundi tė ruante njė ekuilibėr perfekt, nė qarqet e Jugut kjo forcė politike thuajse arriti njė rekord tė sajin falė Kodit. Nė qarkun e Fierit Partia Demokratike nuk ka mundur kurrė nė 10 vitet e fundit qė tė sigurojė mbi 4 deputetė (shpeshherė mezi kapte 3 tė tillė), ndėrsa sot numėron gjashtė tė tillė. E njėjta gjė ka vlejtur edhe me Gjirokastrėn, ku PD-ja mundi tė kapte 3 apo me Vlorėn, ku PD-ja arriti tė siguronte 4 mandate me forcat e saj dhe 1 mandat tė pestė falė aleates sė saj, PDI. Vlen pėr t’u kujtuar se nė Vlorė socialistėt nga ana e tyre pretendonin njė rezultat 9-3, qė nuk erdhi kurrė, pasi demokratėt u investuan jashtėzakonisht nė sigurimin e votave nė fshatrat e Jugut, tė cilat karakterizohen nga njė numėr i madh popullsie pėr shkak tė veēorive natyrore dhe resurseve bujqėsore. Megjithatė, sot shihet qartėsisht se PD-ja, ndonėse nuk mori dot fitoren neto nė 4 qarqet e Veriut, luftoi pėr tė rikuperuar “mangėsitė” nė Fier apo Berat nėpėrmjet “lojės” sė komisionerėve. PD-ja, falė strategjisė sė saj, mundi tė dominonte me mandatet si koalicion, ndėrsa forca e strategjisė sė demokratėve duket se ėshtė shumėfishuar gjatė rrugės falė pėrēarjes qė ekzistonte nė kampin e majtė qė mė pėrpara.


    BOX
    Votat sipas qarqeve dhe pretendimet e demokratėve

    Qarku Tiranė
    Gjithsej 32 mandate
    PS - 15 mandate
    PD - 15 mandate
    LSI - 1 mandat
    PR - 1 mandat

    Qarku Shkodėr
    Gjithsej 11 mandate
    PD - 7 mandate (kishte parashikuar 9 mandate)
    PS - 4 mandate

    Qarku Kukės
    Gjithsej 4 mandate
    PD - 3 mandate (luftoi pėr tė katra mandatet)
    PS - 1 mandat

    Qarku Lezhė
    Gjithsej 7 mandate
    PD - 4 mandate (pretendoi 5 mandate)
    PS - 3 mandate

    Qarku Dibėr
    Gjithsej 6 mandate (pretendoi 5 mandate)
    PD - 4 mandate
    PS - 2 mandate

    Qarku Elbasan
    Gjithsej 14 mandate
    PD - 7 mandate
    PS -7 mandate

    Qarku Fier
    Gjithsej 16 mandate
    PS - 8 mandate (pretendon 9)
    PD - 6 mandate
    PDI - 1 mandat
    LSI - 1 mandat

    Qarku Berat
    Gjithsej 8 mandate
    PS - 4 mandate
    PD - 3 mandate
    LSI - 1 mandat

    Qarku Vlorė
    Gjithsej 12 mandate
    PS - 6 mandate
    PD - 4 mandate
    PDI - 1 mandat
    PBDNJ - 1 mandat

    Qarku Gjirokastėr
    Gjithsej 5 mandate
    PS - 3 mandate
    PD – 2 mandate

    Qarku Durrės
    Gjithsej 13 mandate
    PD – 7 mandate
    PS – 5 mandate
    LSI - 1 mandat

    Qarku Korēė
    Gjithsej 12 mandate
    PD - 6 mandate
    PS - 6 mandate

    Albania
    Sui generis

  4. #284
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Negociatat me PD-nė, paketa e propozimeve qė do tė bėjė LSI-ja

    Ēėshtjet programore ku do tė pėrqendrohet LSI-ja nė negociata. Dy variantet e pėrfolura pėr hapėsirėn e LSI-sė nė qeverisje

    Shaban Sulēe
    Pasi ka zyrtarizuar nė Konventėn e Jashtėzakonshme vendimin politik pėr t’i thėnė “po” bashkėpunimit pėr bashkėqeverisje me Partinė Demokratike, Lėvizja Socialiste pėr Integrim pritet qė shumė shpejt tė nisė zyrtarisht negociatat me partinė fituese tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. Kreu i LSI-sė, Ilir Meta, ėshtė mandatuar nga Konventa Kombėtare e LSI-sė pėr tė zhvilluar negociata me kryeministrin dhe kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha. Takimi i parė Meta-Berisha pritet tė ndodhė nė ditėt nė vazhdim, ndėrkohė qė siē ka theksuar kreu i LSI-sė, Ilir Meta, negociatat do tė pėrqendrohen kryesisht nė ēėshtjet thelbėsore tė bashkėqeverisjes, tė cilat kanė tė bėjnė me programin qeverisės dhe pėrshpejtimin e hapave integruese tė vendit. Ēėshtjet kryesore nė tė cilat do tė bazohen negociatat janė bėrė publike dje nga kryetari i KDK-sė sė LSI-sė, Edmond Haxhinasto. Ndėrkaq pritet qė tė sqarohet edhe hapėsira qė do tė ketė Lėvizja Socialiste pėr Integrim nė qeverisjen e ardhshme, ku LSI-ja pritet tė bėjė edhe propozimet e saj konkrete.

    Hapėsira

    Dy janė variantet mė tė pėrfolura deri tani pėr hapėsirėn qė do tė ketė Lėvizja Socialiste pėr Integrim nė qeverisjen e re. Varianti i parė bėn fjalė qė LSI-ja tė pėrfaqėsohet nė qeverisjen e ardhshme me tri ministri dhe postin e kryetarit tė Parlamentit. Nė rast tė realizimit tė kėtij varianti, me shumė mundėsi kryetari i Parlamentit tė ardhshėm do tė jetė kreu i LSI-sė, Ilir Meta. Ndėrkaq, nė variantin e dytė bėhet fjalė qė LSI-ja tė marrė drejtimin e dy ministrive nė qeverinė e ardhshme si dhe tė ketė postin e zėvendėskryeministrit. Ministritė qė fliten se mund tė kalojnė nė drejtimin e LSI-sė janė Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtėsisė dhe Ministria e Punės. Megjithatė, pėr momentin asgjė nuk ėshtė e konfirmuar. Tė dyja kėto variante shoqėrohen gjithashtu edhe me propozime konkrete pėr poste zėvendėsministrash, drejtorė drejtorish, si dhe prefektė nė qarqet ku LSI-ja arriti rezultate shumė tė mira zgjedhore.


    Bashkėqeverisja

    Sipas kryetarit tė Komitetit Drejtues Kombėtar tė LSI-sė, Edmond Haxhinasto, prioritetet dhe objektivat e koalicionit tė ardhshėm qeverisės kanė tė bėjnė me marrjen e masave pėr daljen nga kriza ekonomike, realizimi i reformave tė integrimit europian, garantimi i lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve nė Bashkimin Europian, realizimi i reformės zgjedhore dhe pavarėsia e sistemit gjyqėsor. “Konventa vlerėsoi vendimin e LSI-sė pėr pjesėmarrje nė koalicionin qeverisės si alternativėn e vetme pėr tė garantuar stabilitet politik nė vend dhe pėr tė vazhduar proceset integruese. Gjithashtu, Konventa konkludoi se dalja nga kriza aktuale ekonomike, reformat e integrimit europian, lėvizja e lirė e shqiptarėve nė BE, reforma zgjedhore dhe pavarėsia e Gjyqėsorit do tė jenė objektivat kryesore pėr koalicionin e ardhshėm qeverisės”, - tha Haxhinasto.

    Albania
    Sui generis

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar RaPSouL pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #285
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ska jet nje qeverri qe del nga 70 deputet demokrat qe ne pergjithsi jan djem e vajza te mrekullueshem dhe nga 4 rrugace enveriste te llojit meta e m.utat e tjere te lsi-se..

    smund te bej qeverri partia e azem hajdarit me banden qe e vrau azem hajdarin.. pra me klos meto m.utet..

    nuk shkon kjo pune..

    me sa e parashikoj une..kjo do sjelli shkermoqjen e pd-se.. sepse demokratet e vertete smund te pranojne nje qeveri me hajdutet e klos metes.. e enveristet e xhuf zabit tak brahos..

    vendi do shkoj ne nje kriz te thelle..



    ..

  7. #286
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    vendi do shkoj ne nje kriz te thelle.
    Po o Brar Po, derisa kta fryjn barkun edhe llogarite bankare, mendon ti se u plasi atyre per cipe e seder? Ja do e shohesh po se pe Ilir Meten si deputet te djathte zgjedhjet e ardhshme!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #287
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Po o Brar Po, derisa kta fryjn barkun edhe llogarite bankare, mendon ti se u plasi atyre per cipe e seder? Ja do e shohesh po se pe Ilir Meten si deputet te djathte zgjedhjet e ardhshme!
    Si po shkon puna, ka mundėsi ti zejė dhe vendin Salės nė parti...

  9. #288
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    [QUOTE=Brari;2329962]ska jet nje qeverri qe del nga 70 deputet demokrat qe ne pergjithsi jan djem e vajza te mrekullueshem dhe nga 4 rrugace enveriste te llojit meta e m.utat e tjere te lsi-se..

    smund te bej qeverri partia e azem hajdarit me banden qe e vrau azem hajdarin.. pra me klos meto m.utet..

    nuk shkon kjo pune..

    me sa e parashikoj une..kjo do sjelli shkermoqjen e pd-se.. sepse demokratet e vertete smund te pranojne nje qeveri me hajdutet e klos metes.. e enveristet e xhuf zabit tak brahos..

    vendi do shkoj ne nje kriz te thelle..

    Nuk pajtohem tėrėsisht me ty Brari rreth kėsaj qė thua mė lartė.
    Sė pari, nėse 70 deputet demokrat janė vajza dhe djem tė mrekullushėm, atėherė do tė dinė tė bėjnė edhe poltikė tė mrekusllueshme. Meqė janė mė shumė se numri i deputetėve tė PS-sė, ata do kenė pėrparėsi tė madhe nė marrjen e vendimeve nė Parlament, dhe sigurisht nuk do tė lejojnė shkėrmoqjen e PD-sė. Pėrkundrazi do ta forcojnė atė edhe mė shumė.
    Sė dyti, koalicioni me LSI-nė ishte zgjidhja e vetme pas rezultatit tė zgjedhjeve. Se pse PD nuk fitoi mė shumė vota, kjo duhet ta shqetėsoi PD-nė dhe Berishėn, por edhe gjithė demokratėt shqiptarė. Shqipėria doli pas kėtyre zgjedhjeve njė vend ku forcė mė e madhe politike qenkan socialistėt, e jo demokratėt, dhe kėtė duhet tė na e shpjegosh pak kėtu, ngase procesi i demokratizimit tė saj nuk paska shkuar as deri nė gjysėm tė rrugės, paska ngelė atje diku nė vitet 1991/92dhe fjalėn kryesore mjerisht ende e paskan ish komunistat, ish sigurimcat, ish proletarėt bolshevik, etj.
    Sė treti, Shqipėria nuk qenka demokratizuar ende, dhe shih sot nė fillim tė mileniumit 21 komunistat e konvertuar nė socialist gati sa nuk e fituan pushtetin me votėn e popullit, ende i pa emancipuar dhe demokratizuar politikisht.
    Kjo situatė nė Shqipėri duhet tė na shqetėsojė seriozisht, e jo koalicioni qė bėri PD me LSI-nė, sepse Meta ėshtė njė politikan dhelpėr, dhe e dinė fare mirė se pse hyri nė koalicion me tė djathtėt, gjė tė cilėn edhe Berisha nė anėn e tij duhet ta shfrytėzojė me menēuri tė madhe politike, sidomos nė aspektin e pėrfitimit tė simpatisė nga tė majtėt, me shpresėn se njė ditė edhe ata do tė kėndellėn nga gjumi i rėnd i komunizmit enverist. Dhe, po ashtu fitorėn e PD-sė me rezultat kaq tė ngusht ndaj PS-sė duhet analizuar mirė dhe deri nė fund, apo jo?

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Rugova pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #289
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Po te vini re fleten e votimit PS eshte e vendosur ne fund te listes.
    Votuesi dallohet lehte kur shkruan ne fund te listes dhe kompromentohet kollaj fshehtesia e votes.
    Kjo ja kalon edhe filmimit te vote qe u perfol se do behej nga mazhoranca.
    Kjo hile eshte me sigurte dhe me e kollajshme per tu pare.
    Mjere administrata po ka votuar per ps kete here ose per ndonje tjeter.
    ja fut kot ky. sali berisha i vodhi zgjedhjet. populli votoj per ps-ne

  12. #290
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    sali berisha dhe ilir meta, te dy duke bashkpunuar me njeri tjetrin duke vjedhur floririn e shteti ne kohen kur ilir meta ishte kryeminister. keta te dy jane miq te vjeter. i ka bashkuar vjedhja e pasurise se popullit dhe mirqenia e tyre dhe familjeve te tyre. ilir meta shiti electoratin e tij qe e kishte votuar per pushtet. c'fare shprese ka populli nga keta ndyresira qe vuajne vetem per pushtet

Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •