Analistėt: PD-LSI koalicion i stabilitetit
Analistėt nė Kosovė vlerėsojnė se koalicioni ndėrmjet PD-sė dhe LSI-sė do tė ofrojė qeverisje stabile, nga e cila nuk do tė pėrfitojė vetėm Shqipėria, por edhe Kosova. Ata konsiderojnė se bashkimi i LSI-sė me PD-nė, ka shmangur krizėn eventuale nė vend.
Ujdia e arritur, ditė mė parė, mes Partisė Demokratike tė Sali Berishės dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, qė nė katėr vjetėt e ardhshėm ta qeverisin sė bashku vendin, nga analistėt kosovarė shihet si zgjidhje pragmatike, qė i sjell stabilitet Shqipėrisė.
Po ashtu, analistėt kosovarė mendojnė se hapi i Ilir Metės ka shmangur njė krizė eventuale, pėr shkak tė rezultatit tė ngushtė tė zgjedhjeve tė 28 qershorit.
Analisti Ramush Tahiri konsideron se marrėveshja e arritur tregon pjekurinė e shoqėrisė shqiptare.
“Kjo ėshtė gjetje e mirė, sepse ėshtė rezultat i zgjedhjeve parlamentare nė Shqipėri; doli fituese PD dhe PD ka mundur t’i fitojė numrat me LSI-nė ose me PS-nė. Duket se janė pėrcaktuar pėr LSI-nė, sepse kanė orientim pak mė liberal dhe me qėllim qė tė lihet njė opozitė e fortė, e cila do tė ishte njė kritikuese e fortė e qeverisė”.
“Sido qė tė jetė ēėshtja, ėshtė mirė qė u tejkalua kriza, sepse Shqipėria nuk mund tė hynte nė zgjedhje tė reja, e as nė qeveri teknike. Pranimi i rezultateve e krijimi i qeverisė ėshtė ndihmesė pėr Shqipėrinė”, tha Tahiri.
Edhe pse Komisioni Qendror Zgjedhor nuk i ka certifikuar ende rezultatet pėrfundimtare, mediat nė Tiranė kanė nisur tė spekulojnė madje edhe pėr ndarjen e posteve mes koalicionit Aleanca pėr Ndryshim dhe LSI-sė.
Analisti tjetėr politik, njėherėsh drejtor i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, e sheh pranimin e ofertės sė PD-sė nga ana e kreut tė LSI-sė, Ilir Meta, si njė veprim tė matur.
“Kėtu do tė ofrohet stabilitet i mjaftueshėm pėr qeverisje, por forma e qeverisjes sė deritanishme do tė ndryshojė, sepse kjo ėshtė eksperiencė unike pėr Shqipėrinė, pasi qė deri tash ka qenė nė fuqi ose e majta, ose e djathta”, u shpreh Peci.
Nė anėn tjetėr, tė dy analistėt pajtohen se karshi Kosovės, politika e Tiranės ka ndjekur pothuajse njė kurs tė njėjtė. Megjithatė, Ramush Tahiri mendon se mandati i dytė i Berishės do t’i mundėsojė atij qė tė pėrfundojė projektet e nisura, pėrkatėsisht rrugėt, qė, siē thotė ai, lidhin kombin shqiptar.
“Ky koalicion ėshtė i mirė, se ėshtė vazhdimėsi e politikės 4 vjeēare dhe e investimeve ekonomike dhe rrugėve qė lidhin kombin shqiptar. Gjithashtu ėshtė interes pėr Kosovėn qė Shqipėria ta kalojė kėtė fazė pa ndonjė krizė dhe qė tė jetė shtet stabil, i cili u hyn proceseve tė integrimeve evropiane dhe nė kėtė bazė i ndihmon Kosovės”.
“Stabiliteti nė Shqipėri dhe angazhimi i Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare i ndihmon ēėshtjes sė Kosovės”, deklaroi Tahiri.
Ndėrsa, Lulzim Peci mendon se edhe po tė vinte nė pushet Partia Socialiste, qasja karshi Kosovės nuk do tė pėsonte ndryshime.
“Shqipėria, sa i pėrket Kosovės, ka pasur njė politikė stabile dhe nuk do tė kishte refleksione kushedi ēfarė, ose po tė ishte njėra palė, ose pala tjetėr“, tha Peci.
Debati i vazhdueshėm nė Shqipėri nė lidhje me atė nėse Meta bėri mirė ose jo qė iu bashkua tė djathtės, duke krijuar kėshtu njė pėrvojė unike nė periudhėn 18-vjeēare tė tranzicionit, ku e djathta qeveris bashkė me tė majtėn, nė Prishtinė nuk perceptohet si diēka e jashtėzakonshme.
Ky fakt, ndėrkohė, ka bėrė qė Edi Rama i Partisė Socialiste tė reagojė ashpėr, duke e quajtur marrėveshjen Berisha - Meta si “pazarin mė tė turpshėm tė viteve tė fundit".
Por, Ramush Tahiri thotė se shembuj tė tillė ka pasur gjithandej, pėrfshirė edhe koalicionin PDK-LDK nė Kosovė. Ai mendon se nė raste tė tilla, vėnia e shtetit para ideologjisė partiake ėshtė parėsore.
“Lufta nuk zhvillohet gjithmonė i majtė e i djathtė, por pėrpjekjet bėhen pėr ndėrtimin e shtetit dhe votat janė ato qė janė. Ne kemi shembullin nė Austri e Gjermani. Kjo tregon pjekurinė e shoqėrisė nė Shqipėri dhe pjekurinė e forcave politike. Ėshtė mirė qė pas 18 vjetėsh u thye ky balast, tė themi i majtė dhe i djathtė”, tha Tahiri.
Nė anėn tjetėr, pėr Lulzim Pecin, ēdo skenar tjetėr, qė do tė pėrjashtonte koalicionin PD-LSI, do tė prodhonte njė qeverisje jostabile.
“Nė rast se Meta nuk do tė kalonte tani me zotin Berisha, nė Shqipėri do tė kishte njė koalicion shumė fragjil, i cili do tė kishte mundėsi tė dėshtonte shumė shpejt dhe nuk do tė ofronte kurrfarė stabiliteti tė qeverisjes“, theksoi Peci.
Analistėt kosovarė lavdėrojnė popullin shqiptar pėr maturinė e treguar nė ditėn e zgjedhjeve. Por, ata thonė se procesi i numėrimit tė votave, i pėrcjellė me incidente tė herėpashershme, tregoi se standardet nuk mund tė arrihen nėse edhe nė proceset e rėndėsishme, siē janė zgjedhjet, ndėrhyn politika.
/rel/
Krijoni Kontakt