DOSSIER
Historia e Bektashizmit nė Shqipėri qė nga periudha e largėt e shkėputjes nga Turqia dhe klerikėt qė luftuan pėr ta bėrė atė realitet
Bektashizmi dhe mrekullia plakut tė menēur Njazi Dedei
--------------------------------------------------------------------------------
Baba Edmond BRAHIMAJ
Nė trajtimet studimore shkencore mbi prejardhjen dhe zhvillimin e ideologjisė klerikane dhe doktrinėn teologjike fetare, na bėhet nder tė gjithėve, sepse nėpėrmjet kėtyre trajtimeve ne lėmė vend tė vecantė edhe pėr bektashizmin dhe besimtarėt e shumtė tė tij. Kjo na bėn tė reflektojmė pėr pėrgjegjėsitė qė duhet tė ndjejmė lidhur me tė ardhmen e shkollės sė bektashizmit nė Shqipėri. Kjo ēėshtje ju pėrketė tė gjithėve, sepse asnjė besim tjetėr fetar nė Shqipėri, as bektashizmi, deri mė sot nuk e ka fituar tė drejtėn tė quhet vlerė e shenjtė e kombit shqiptar. Sot Bektashizmi mbetet aktual, sepse merr parasysh veēanėsitė e kohėve dhe punon nė pėrshtatje me situatat e krijuara.
Ėshtė kjo arsyeja pse Bektashizmi nuk ka rėnė kurrė ndesh me qėndrimet qė ėshtė dashur tė mbahen pėr kohė e probleme tė ndryshme. Kjo doktrinė me shėnjtėrinė e saj ka ditur t'i deshifrojė mesazhet e kohėve dhe ka formuluar e pėrkrahur qėndrimet pėrkatėse mė tė mira. Kjo kthjelltėsi, qartėsi buron nga principet bazė tė saj.
Historia e Bektashizmit nė Shqipėri
Por ėshtė e nevojėshme tė hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr nė historinė e Bektashizmit nė Shqipėri. Nė pasqyrimin e vlerave tė kėsaj historie nuk kemi tė drejtė tė mbajmė anėn tonė tė Bektashizmit, as tė nisemi nga tė metat dhe tė mirat e pėrmbajtjes sė historisė sė tij. Para masakrimit tė tyre nga ana e Sulltan Mahmutit prej mė shumė se njėqinde dyzet vjet pėrpara, numėroheshin nėn vullnetin e bektashinjve me qindra misionarė tepėr aktiv, tė cilėt me zotėsinė e tyre mund tė kthenin shumė njerėz nėn influencėn e tyre. Motoja e bektashizmės si atėhere edhe sot, ka mbetur me bindje tė palėkundura e tė prera nė fjalėt e sinqerta: "Kush vjen me vullnetin e vet tė na pasojė nė kėtė udhė, me dashuri tė madhe e pranojmė, e kush nuk dėshiron tė vijė kėshtu, ne nuk e ftojmė".
Klerikėt e mencur e tė urtė shekuj mė parė predikonin se: "Bektashinjtė e Shqipėrisė janė mbrujtur me filozofinė e gjallė tė dashurisė hyjnore, sikurse dhe besimi i tyre nuk ka ardhur si fetė e tjera nga Anadolli, por sikur ka lindur nė vendin e tyre. (nėnkupto: pranoftė) dikush nga kėta klerikė qė tė mohojnė (nėnkupto: heqin, ndėrrojnė) uniformėn e tyre, ata tė varen tė gjallė nė litar ose tė theren me anėn e xhelatit. Pra, nė njė ditė tė tėrė u mbyllėn tė gjitha Teqet e Stambollit me njė urdhėr tė tillė qė pa vonesė edhe nė provincat e tjera kjo mizori tė pėrmbushej. Ndėr kėta misionarė, Shemimi Babai pati fatin tė kryejė veprėn mė tė madhe tė themelimit tė Bektashizmit zyrtarisht nė shtetin e Shqipėrisė sė atėherėshme, kurse vetė kryesundimtari i asaj Shqipėrie, Ali Pasha, u bė myhyp menjėherė, duke marrė dorė prej atij udhėrrėfenjėsi tė shquar. "Kur tė perėndojė drita ime nga lindja, ajo ka pėr tė lindur nė perėndim", predikonte ai. Shemim Babai, i dha fund jetės sė tij vėrtet si njė pjestar i udhės sė Imam Hysenjit. Edhe pas humbjes sė madhe tė Ali Pashė Tepelenės, ujrat ishin kulluar e gjakrat e ndezura pėr tėrbim qenė ftohur, e gjithė situata e perandorisė otomane pėr njė kohė tė shkurtėr u normalizua dhe bektashinjtė mezi filluan tė merrnin frymė tė lirė. Pas Sejid Nebi Dedeit, kishin ardhur nė Post njeri pas tjetrit edhe shtatė prindėr tė tjerė tė panjohur zyrtarisht nga qeveria dhe tė respektuar shpirtėrisht prej besimtarėve bektashinj. Brėnda kėsaj situatė tė rėndė, dita ditės bektashizma nė Shqipėri po forcohej. Si nė kohėn e Sari Salltikut, duke shkuar nga ky vend 600 e ca vite mė parė, bektashizmin ai e kishte lėnė si njė farė tė mbjellė dhe tė pambirė. Po kėshtu edhe Assim Babai nė Gjirokastėr, Kasėm Babai nė Kostur dhe Hysenj Babai nė Konicė, qė kėtė farė tė mbjellė e tarrėn dhe e vaditėn me kujdesin mė tė madh, pas Shemimi Babait nė Krujė, qė shartoi bektashizmin dhe e rriti atė, erdhėn nė vitet 1826, Nassibi babai nė Frashėr, qė nuk e la tė pushonte veprėn shpėtimtare dhe shpirtėrore. Ai u lavdėrua mė vonė shumė bukur nga ana e vjershėtorėve tė vjetėr Dalip dhe Shahin bej Frashėri qė u kurorėzua mandej shumė madhėrisht prej vjershėtorit mė tė madh tė gjuhės sonė, Naim beut tė pavdekshėm.
Teqeja e Frashėrit
Frashėri dhe mbarė Dangėllija (Malsija e Pėrmetit pėrkėtej Vjosės) qė me kohė ka patur njė popull tė urtė, tė zgjuar dhe tė rendur shumė pas diturisė, me pėrkrahjen dhe bindjen e kėtij populli inteligjent e bujar u arrit qė teqeja e Nassibibabait, rrėzė malit tė Kokojkės sė Frashėrit dhe pėrbri fshatit Selenicė nė pak kohė tė bėhej njė Teqe e madhe si "Porta e Pirit". "Me emrin Tahir - predikonte ai - kam ardhur mė parė nė Malinėt tė Skraparit, tani kėtu nė Frashėr, e si tė vdes kėtu, kam pėr tė vajtur nė Prishtė ku do tė bėj gjithė ato vepra mirėbėrėse". E vėrteta ėshtė se para se tė vinte shėnjtėria e tij nė Frashėr, ekzistonte tyrbeja e Tahir Babait nė Malind. Nė teqenė e Frashėrit, nė vitin 1849, shkėlqeu nė Prishtė Tahir Babai, i dėrguar nga ana e Baba Abdulla Melēanit, i cili si udhėrrėfenjės i shėnjtėruar i afrohej shumė Nassibi Sulltanit nė pikpamje tė madhėsisė shpirtėrore. Ai u dėrgua nga ana e Abdulla Babait pėr tė zgjuar popullin e malėsive tė Oparit, Tomorricės, Skraparit, Dėshnicės (krahinė e Kėlcyrės sė Pėrmetit), Toskėrisė sė Tepelenės (nga fshatrat Arrėza, Mariēani, Shalėsi, Buzi, Gllava e deri nė Klos e Hekal nė zemrėn e Mallakastėrės sė Sipėrme) dhe Nahijes sė Beratit (nga Ballgurasi, Novanji, Kapinova, Peshtani, Roshniku, Karkanjozi, Tozhari, Ēorrogjefi, Zhapokika, Plashniku, Melishti) deri nė Luar, Kurjan Lapulec dhe Cakran, nė kėrthizėn e Mallakastėrės sė Poshtėme. Duke u ēliruar nga kundėrshtimet dhe duke shpėtuar prej rreziqeve, Baba Tahiri me tė ngritur teqenė e tij nė Prishtė, i zgjoji me lehtėsi tė madhe krahinat malėsore tė Skraparit, Dėshnicės, Toskėrisė e Tepelenės, Nahijes sė Beratit dhe Mallakastrės sė Sipėrme me veprimet e tij tė shėnjtėruara. Kjo ndodhi nė njė kohė qė, Baba Hysenji i Krujės, Baba Alushi i Frashėrit, Baba Adem Melcani, Baba Ali Gjirokastra, Baba Xhafer Prishta dhe Baba Muharrem Koshtani kalonin nė zonat e tyre nė njė periudhė shumė tė shkėlqyer. Nė kėtė vit Abdyl beu (Frashėri) erdhi nė vendlindjen e tij nė Frashėr dhe nėn kryesinė e Baba Alushit nė Teqe bėri tė parėn mbledhje kombėtare pas humbjes sė Skėnderbeut, e u pėrpoq pėr shpėtimin e Shqipėrisė nga rreziqet qė e rrethonin. Baba Alushi dhe pas tij tė gjithė baballarėt bektashinj, atėhere u bėnė faktorė tė sigurtė mbėshtetės nė qėllimet patriotike tė Abdyl Frashėrit. Pas mbledhjes patriotike tė Frashėrit dhe pas Lidhjes sė Prizėrenit, Teqetė e bektashinjve nė Shqipėri mbetėn pėrsėri nėn armiqėsitė e Sulltanit, i cili ruante rastin qė t'i fshinte nga faqja e dheut. Pėrmes kėsaj situate, Baba Hysenji i Krujės, me njė nga antarėt e shquar tė mbledhjes nė Frashėr dhe njė nga pėrkrahėsit e zjarrtė tė Lidhjes sė Prizėrenit, kryen disa vjet dėnime nė internim tė rėndė. Nė kėtė kohė Varfė Meleq, Tahir Staravecka (nė kohėn e fundit Baba Meleq Shėmbėrdhėnji) tridhjet vjetė me radhė shėtitėn Shqipėrinė fshat mė fshat, nga Ulqini gjer nė Prevezė, duke pėrhapur libra pėr rilindjen e Shqipėrisė, e tė gjitha Teqetė, u kthyen nė formėn e shkollave kombėtare, duke predikuar "Qerbelanė", pėrkthyer nė poezi tė gjallė prej tė pavdekshmit vjershėtor Naim Bej Frashėrit.
Ngjyra shqiptare e Bektashizmit
Ēuditėrisht nė vitet 1880, idenė pan-Shqiptare e pėrkrahėn jo vetėm bektashinjtė e Shqipėrisė, por tė gjithė sa ishin tė deklaruar pėrkrahės tė doktrinės sė Haxhi Bektashit mbi faqen e dheut. Nė kėto kushte Bektashizmi, nė vitin 1885, pothuajse kishte marrė ngjyrėn kombėtare shqiptare. Por qeveria turke mbeti armike e kėtyre zhvillimeve. Duke bastisur Teqetė e duke gjetur atje libra shqipe tė ndaluara prej Sulltanit, dervishėt i syrgjynosi nė Janinė dhe Teqetė i mbylli pėr shumė kohė. Por kėto ndodhira kaq fatale nuk vazhduan shumė. Tashmė kishin dalė nė veprim nacionalistėt e rinj si Rexhep Pashė Mati, Shahin Bej Kolonja, Ahmed Ali Pashė Vrioni, Ismail Qemal Vlora, Fadil Pashė Toptani dhe Bajo Topulli, tė cilėt gjetėn mbėshtetje nė institucionet bektashiane, pėrfaqėsuar prej Baba Hysenj Melēanit, Baba Abedin Frashėrit, Baba Salih Elbasanit, Baba Ahmed Koshtanit, Baba Shaban Prishtės dhe Baba Xhemal Pėrmetit. Nė kėtė lėvizje pra, i pari udhėrrėfenjės qė nuk kursente veten pėr shpėtimin e atdheut, ishte Baba Hysenji nga Veleni i Devollit. Pas Baba Hysenjit vinin gjithashtu Baba Abedin Frashėri dhe Baba Shaban Prishta, tė cilėt bėnin sakrificat mė tė shtrenjta pėr veprimet kombėtare tė ēetės sė kapedanit tė shquar Ēerciz Topullit. Nė vitet 1908-1909, duke pėrfituar nga shpallja e Konstitucionit tė Turqisė dhe nga liria e reklamuar prej turqve tė rinj tė miemėruar "Jeune Turques", shqiptarėt intelektualė filluan t'i japin kombit tė tyre mėsimin e shkrimit tė gjuhės sė tij amtare edhe Teqetė e bektashinjve, duke marrė frymė lirisht ishin bėrė tė gjitha pothuajse shkolla tė pėrhapjes sė kėsaj gjuhe. Por pas njė kohe tė shkurtėr, turqit e rinj (ose xhonturqit) lirinė qė kishin reklamuar me aq shumė buje e bujari e abuzuan. Nė kėtė masė tė tyre ata u gabuan, sepse shqiptarėt kėtė herė nuk ishui mė nė gjumė si edhe mė pare, por tashmė ishin tė zgjuar. Mitingu i Korēės, qė u mbajt mė 1909, pėr kėtė qėllim u pėrkrah dhe u shpirtėsua prej Baba Hysenj Melēanit, mitingu i Pėrmetit u kryesua prej Baba Abedin Frashėrit, dhe ai i Beratit u pėrkrah prej baballarėve tė Skraparit, Mallakasrės dhe tė Tepelenės, midis tė cilėve dalloi Baba Shaban Prishta, Baba Belul Therepeli dhe Baba Ismail Gllava. Nė lėvizjet e viteve 1909-1910 tė gjitha teqetė e bektashinjve morėn pjesė aktive. Kėshtu Baba Hysenj Melcani mori malet e u bashkua me kryengritėsit pėr tė treguar edhe njė herė flakėn atdhetare qė i vlonte nė shpirtin e tij nė kohėn e pleqėrisė, pėr lirinė e kombit qė e nderonte si njė udhėrrėfenjės tė nderuar. Nė Teqetė e rithemeluara, nė vitin 1916 u shtua edhe njė teqe e re, por me rėndėsi tė madhe nė Baba Tomorr, duke pasur themelues Dervish Iliaz Vėrzhezhėn. Nė Ēukėn e Tomorrit qysh nė vitin 1600 kishte ardhur Haxhi Babai nga teqeja e Haxhi Bektashit dhe nė atė Ēukė tė shėnjtėruar prej shqipėtarėve, qė nga kohėrat parahistorike, kishte vėnė njė shėnjė e i kishte thėnė Ilauzit (nėnkupto: gjindjes, popullsisė, miletit, besimtarėve) se, ky vend paskėtaj do tė vizitohet nėn emrin e "Abaz Aliut", tė vėllait tė Imam Hysenjit dhe flamur-mbajtėsit tė Qerbelasė. Por pas themelit tė ri qė hodhi dervish Iliazi mė 1916, pranė kėtij vendi tė shėnjtėruar, si nga pikpamja kombėtare ashtu dhe fetare, Tomorri u bė njė vėnd me rėndėsi tė madhe pėr bektashinjtė dhe pėr tė gjithė shqiptarėt. Nė vitin 1919, me arritjen e paqes pas Luftės sė Parė Botėrore, pėr mbrojtjen e indipendencės shqiptare, u ndje nevoja e gjallėrimit tė lėvizjes kombėtare nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, e si nė herėt e tjera ashtu edhe kėtė herė, bektashinjtė ju pėrveshėn punės duke mbajtur e plotėsuar deri mė njė detyrimet e tyre. Nė Korcė, Baba Ramadan Qatromi, nė Tepelenė Baba Ahmet Turani, nė Pėrmet Baba Mustafa Frashėri dhe Baba Xhemali, nė Skrapar Baba Hysenji, nė Gjirokastėr Baba Sylejmani dhe Baba Selimi, nė vitin 1920 u pėrpoqėn dhe bashkuan popullin nė mbėshtetje tė Kongresit tė Lushnjės.
Plaku i menēur Njazi Dedei
Nė po kėtė vit, Shqipėria formoi themelėrisht qeverinė e saj kombėtare, duke hedhur hapa mė tė sigurta pėr lulėzimin e kombit dhe atdheut tė shuėmvuajtur. Data 4 janar 1921 ėshtė njė datė e shėnjtė, pėr faktin se veēon njė moment tepėr tė rėndėsishėm qė do tė bėhet mė vonė njė pikė referimi edhe pėr besimet e tjera fetare nė Shqipėri. Atė qė bėri kleri bektashian i kohės ėshtė njė veprim i menēur, ėshtė njė mrekulli, njė largpamėsi e kohės qė u dha mundėsinė shqiptarėve tė kenė Kryegjyshatėn e tyre, sipas organizimit madhor tė kohės sė shkuar e me vlera pėr tė ardhmen nė Shqipėri. Historia e bektashizmit nuk pėrmblidhet vetėm nė veprimtarinė e shenjtorėve nė Shqipėri, vecanėrisht pas viteve 1921. Ajo ėshtė pjesė e historisė sė shumė popujve tė shtrirė nga Ballkani nė Anadoll, Lindjen e Mesme e tė Largėt deri nė Republikat Aziatike. Duke u ndikuar nga kjo hapsirė e pamatė plaku i menēur bektashi Njazi Dedei, bėri mrekullinė shqiptare, e cila ndėr shekuj e vite ka pasur dhe ka edhe sot vlerat e pazėvėndėsueshme shpirtėrore e njerėzore tė Bektashizmit tė lashtė e tė sotėm dhe u bė njė realitet i gjallė, sepse doktrina e Haxhi Bektash Veliut edhe sot ėshtė e gjallė dhe njė udhėrrėfenjė e sigurtė drejt jetės sė mirė e liberale. Kėta shėnjtorė tė mrekullueshėm me mendje tė ndritur ngulmuan edhe njė herė qė t'i bėnin apel njerėzimit me drejtė se pėr lavdinė e tyre dhe lumturinė e kombit shqiptar, i duhet dhėnė kuptim historisė shumėshekullore, duke pėrhapur botės anembanė se Akilea, Bardhyli, Leka, Pirrua, Kastriotėt, Shpatajt, Muzhakėt, Selefkėt dhe Ptolemenjtė me shokė, nuk kanė qėnė as grekėr, as sllavė dhe as tjetėr gjė, por si nga prejardhja, raca, ashtu dhe nga zakoni, kanė qėnė shqiptar autoktonė tė kulluar. Tė parėt e bektashizmit nė Shqipėri, pjesmarrės tė Kongresit tė Parė Bektashian si, Gjysh Ahmet Baba Turani, Gjysh Sulejman Baba Gjirokastra, Baba Xhemal Pėrmeti, Baba Ahmet Elbasani, Baba Mustafa Frashėri, Baba Kamber Prishta, Baba Hajdar Turani Korēa, Baba Hasan Krahėsi, Baba Hasan Memalia, Baba Kasėm Koshtani nė Pėrfaqėsinė zyrtare tė Fehim bej Zavalanit, Baba Sulejman Kicokut, Baba Ramadan Qotromit, Baba Xhafer Tomorricės, Baba Halim Therepelit e shumė e shumė tė tjerė. Pas vitit 1921 kėta kanė realizuar punė tė mėdha, kanė bėrė mrekullira dhe kanė treguar njė gjenialitet tė jashtėzakonshėm, duke i shėrbyer njerėzisė pėr tė rezatuar ndjenja tė pastra, liri dhe dashuri. Ishte koha kur shteti turk nė efektin e reformave tė nisura po i nxirrte jashtė veprimtarisė misionarėt e shkollės sė Haxhi Bektashi Veliut. Ishte rasti dhe momenti qė kjo shkollė tė shkėputej pėrfundimisht nga ndikimi otoman dhe tė krijonte hapsirat e veta liberale nė tokėn e lirė. Menēuria e klerikut tė lartė Njazi Dedeit shkoi edhe mė larg se kaq. Ėshtė rasti i parė qė nė Shqipėri hirėsia e Tij filloi tė blinte prona pėr vendet e kultit dhe tė hidhte themele shumė tė forta pėr tė ardhmen. Bektashinjtė, nė kushtet e stabilizimit tė qeverisė indipendente shqiptare, menduan tė kryejnė njė detyrė tė madhė-rueshme pėr mirėsinė e kombit dhe lulėzimin e fesė, duke filluar tė bėnin reforma nėn vendimet e Kongresit panbektashian, qė u mbajt nė teqen e Prishtės nė vitin 1921. Nė kongres u vendos mėvetėsia e faltoreve bektashiane shqiptare dhe themelimin e njė kolegji filozofik pėr tė ngjallur njė kulturė tė lartė nė fetarėt e kėsaj faltoreje. Por fatkeqėsisht, bektashinjtė qė Shqipėria e re i kishte pėrkėdhelur si punėtorėt veteranė tė kombėtarisė, nė kushtet kur qeveria e tyre ua respektonte tė drejtat qė ua kishte mohuar qeveria e Turqisė, qė mė 1921 deri nė vitin 1928, nuk treguan dot ndonjė aktivitet tė dallueshėm pėr tė hedhur tė paktėn njė gur nė themelin e kolegjit, prej tė cilit do tė dilnin dervishėt e dijshėm tė bektashizmit tė ri nė Shqipėrinė e qytetėruar. Nė kėtė periudhė kemi edhe dy evendimente tė tjera tė rėndėsishme. Nė teqenė e shenjtė "Hajdarie" nė Gjiro-kastėr mbahet Kongresi i dytė Bektashian mė 9 korrik 1924 dhe pas pesė vitesh, nė teqenė e shenjtė tė Turanit nė Korēė mbahet Kongresi i tretė nė 5 tetor tė vitit 1929. Zhvillimet e mėvonėshme japin njė pasqyrė tjetėr tė aktivitetit tė besimeve fetare nė Shqipėri. Nė kushtet e funksionimit tė shtetit tė Mbretėrisė Shqiptare nė 9 korrik tė vitit 1929 publikohet dekret - ligji "Mbi komunitetet fetare". Nė kėtė datė tė pėrkujtimit tė njė prej momenteve mė tė spikatura tė Bektashizmit nė Shqipėri, ju pėrcjell tė gjithė besimtarėve bekta-shian urimet mė tė mira tė Kryeshėnjtėrisė sė Tij, Haxhi Dede Reshat Bardhi. Qoftė ky vit njė vit i begatė, pėr mė shumė dashuri dhe mirkuptim midis shqiptarėve kudo qė janė, u realizoftė vullneti i tė madhit Zot.
Krijoni Kontakt