Përshedetje!
Para 20 ditësh kam mbaruar testin e maturës këtu në Kosovë duke dalë me 90 pikë. Tani jam para një vendimi të vështirë - Ku të studioj?
Një gjë për të cilën jam i sigurtë është se dua të studioj Informatikë - përkatësisht jetën të ai kushtoj programimit. POR, mundesi të mirë të studimit në Prishtinë nuk kam ngase kjo lami nuk ka ecur shumë këtu. E vetmja zgjidhje po më mbetët Tirana.
Nese këtu në forum ka dikush qe studion Informatikë (pran fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Tiranë), ka përfunduar studimet apo e njeh ndonje shok të tillë iu kisha lutur të më ndihmojë sado pak.
Le të më dërgojë në PM e-mail të tijë/saj e posaqërisht nëse e përdorë MSN.
Faleminderit Shumë!
Krijoni Kontakt