Shkruar nga Nir Hasson
e premte , 26 qershor 2009


Ja çfarë do të ndodhte nëse në vendin tonë do të krijohej një “Izrael i dytë”
Në vitin 1935, gazetari hebreo-britanik Leo Elton udhëtoi për në Shqipëri. Në pamje të parë me iniciativën e tij për të parë nëse do të ishte e mundur për të krijuar një entitet kombëtar hebre atje. Duket se e vetmja gjurmë e tij, e cila ka mbijetuar nga ky udhëtim, është raporti i tij 10 vjet më vonë në gjuhën hebraike në universitetin e parë të presidentit Xhudah Leib Magnes. Ky dokument ndodhet në Arkivin Qendror të Historisë së Popullit Hebre, në kampusin e universitetit “Givat Ram” në Jerusalem. Udhëtimi i Eltonit ishte i nxitur nga rritja e nivelit të persekutimit të hebrenjve gjermanë në dy vitet e regjimit nazist dhe refuzimit britanik për rritjen e kuotave të emigracionit çifut në Palestinë. Elton shkruan se ai së pari lexoi idenë në lajmet e gazetave britanike, se qeveria shqiptare mirëpret emigracionin hebre. Kështu ai udhëtoi për në vendin e vogël me një milion banorë, i cili ishte krejtësisht e izoluar nga Evropa e industrializuar. Një ministër i qeverisë i tha atij se, "intoleranca fetare në Shqipëri është mjaft e panjohur .... myslimanët e sotëm shqiptarë nuk janë fanatikë".

Ministri gjithashtu theksoi se, në krahasim me pjesën tjetër të Evropës, Shqipëria nuk ka pasur histori të anti-semitizmit. "Nuk ka asnjë arsye të çfarëdoshme për të menduar, se qoftë edhe një vendbanim çifut nuk do të jetojë në harmoni të plotë me elementë të ndryshëm të popullsisë", shkruan Eltoni. Opsioni shqiptar kishte gjithashtu avantazhe ekonomike. Toka ishte tejet pjellore dhe në qoftë se do të përdoreshin metodat moderne bujqësore, mund të plotësoheshin me lehtësi nevojat e pesë milionë njerëzve. Portokallet dhe limonët, shkruan me entuziazëm Eltoni, ishin më të mirat në botë dhe suksesi hebre në ngritjen e agrumeve para krijimit të shtetit të Izraelit mund të përsëritej në Shqipëri. Sugjerimet të tjera përfshinin rritje të prodhimit të duhanit dhe ndërtimin e tekstileve, dhe industrinë e vajit të ullirit. Ana më pak pozitive, sipas Eltonit, ishte se kryeqyteti Tirana nuk kishte teatro apo salla koncertesh. "Unë besoj se, nëse këta burra dhe gra janë pionierët e së drejtës, ata do të arrinin jo vetëm shpejt prosperitetin material, por edhe respektin dhe dashamirësinë e shqiptarëve", shkroi për Magnes Eltoni. Ai tha se "në rrjedhën e shumë pak viteve, jo qindra, por mijëra hebrenj në të gjitha sferat e jetës do ta ndiqnin". Si fazë të parë Eltoni rekomandoi krijimin e një entiteti hebre kombëtar në Shqipëri, si ai i detyrueshëm në Palestinë, me bashkëpunimin e dy lëvizjeve sioniste. Më vonë edhe Shqipëria mund të shndërrohej në një shtëpi kombëtare për hebrenjtë. Nuk është bërë e ditur se çfarë u bë me këtë ide, nëse ndonjë organ zyrtar e diskutoi atë dhe, nëse Magnes iu përgjigj Eltonit. Hebrenjtë, sido që të jetë, nuk emigruan në numër të madh në Shqipëri. Hadassah Assouline, drejtor i arkivit, thotë se raporti ndoshta ishte paraqitur pranë universitetit më 1945, gjatë kohës së problemit të refugjatëve në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Mjaft interesante, vlerësimi i lartë i Eltonit për shqiptarët gjatë holokaustit: Ata ruajtën në vendin e tyre të vogël komunitetin hebre, deri në anëtarin e tij të fundit.


Botuar dje në gazetën izraelite “Haaretz”