-
Në QKUK është kryer një operacion i rrallë dhe shumë i ndërlikuar
B. Boletini
Prishtinë, 26 qershor – Fatlum në fatkeqësi. Një thënie që rrallëherë e gjen vendin kur njerëzit dëshirojnë të përshkruajnë dhimbjen tragjike dhe gëzimin e lumtur së bashku. Edhe më të kënaqur mund të ndihen ata shqiptarë kur të lexojnë, që kjo mrekulli ka ndodhë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Këtyre ditëve është kryer një operacion i rrallë dhe shumë i ndërlikuar, thonë vetë mjekëst, që me shumë mund ia kanë dal t’ia shpëtojnë jetën E. Rrahmanit 35 vjeçar nga fshati Debëlldej i komunës së Vitisë. Fatlumi Rrahmani, kishte pësuar aksident tragjik me veturën e tij, kur ishte përplasur në një qerre me dru. Për fatkeqësinë e tij, nga përplasja e qerres me veturen një prej drunjte kishte marrë hov, aq sa ishte kthyer në një projektil, dhe pasi kishte thyer dritaren e përparme të veturës, kishte depërtuar gjithë kraharorin e të riut, karrigen në të cilën ishte ulur dhe kishte arritur t’ia thyente këmbën një udhëtari në ulësen e pasme. Në bazë të përshkrimit të dëshmitarëve, situata ka qenë aq dramatike saqë zjarrfikësit, që kishin dalur ta ndihmonin, është dashur ta prejnë drurin për ta liruar nga karriga për të cilën ishte "gozhduar". “Pas ofrimit të ndihmës së parë në Spitalin rajonal të Gjilanit, i lënduari është transferuar ne QKUK. Pacienti i është nënshtruar një operacioni të udhëhequr nga kirurgët: Luan Jaha, Frederik Çuperjani dhe Floren Kavaja si dhe anesteziologët: Isak Maxhuni dhe Arben Kryeziu”, thuhet në një njoftim të QKUK-së të lëshuar të premten. Kirurgu Luan Jaha që ishte edhe udhëheqës i këtij operacioni tha për “Bota sot” se ky pacient ka ardhur në gjendje jashtë zakonisht të rëndë. “Gjendja e këtij pacienti ka qenë shumë e rëndë duke u nisur nga fakti se për ta sjell në spital së pari është dashur që të prehet druri me sharrë në të cilin ishte “gozhduar”, pra ka ardhur në gjendje shumë të rendë, ne e kemi larguar drurin, kemi konstatuar dëmtime shumë komplekse, të rënda dhe janë nevojitur disa orë për ta stabilizuar gjendjen e tij, pra për t’ia shpëtuar jetën”, thotë kirurgu Jaha. Ai thotë së ka qenë një lëndim shumë i rëndë dhe shumë i vështirë për kirurgët, pasi që lëndimi i tij ka qenë afër enëve të gjakut të cilat dalin nga zemra. “Ky intervenim kirurgjik ka zgjatë katër orë, ka qenë një lëndim i kraharorit, që është kirurgjikisht një sfidë e madhe, sepse ky pacient ka pas të lënduara enët kryesore të gjakut, që dalin nga zemra”, thotë Jaha.
Aktualisht ky pacient është dërguar për trajtim të enëve të zemrës në Shkup, meqë QKUK-ja ende nuk ka spital të kardiokirurgjisë. Por, thotë Jaha: “Pacienti është jashtë rrezikut për jetë”.
Për shkak të natyrës së lëndimit dhe kompleksitetit të ndërhyrjes kirurgjike, i gjithë rasti do të publikohet në njërën prej revistave ndërkombëtare të kirurgjisë.

http://www.botasot.info/home.php?category=43&id=21446
-
-
Obobo
Sa e tmerrshme kjo pamje .
Urime mjekeve qe kane arritur ta shpetojne . Kane bere mrekulli .
Mbase nuk do jete me si me pare por do kete kujdes me makinen .
-
-
Nuk e besoj se do ti bie nder mend me e kap timonin me
-
-
i/e regjistruar
e tmerrshme, e kam pare edhe videon te regjistruar ne celular,eshte mrekulli si ka shpetuar me tere ate dru ne trup
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt