Mexhid YVEJSI, Gjakovė

MULLA IDRIS HAJRULLAHU
(1901-1949)

Mulla Idris Hajrullahu: ”S’ka fe pa atdhe”

Njė shembėlltyrė pėr besimtarėt!
Njė shembėlltyrė pėr atdhetarėt!
Njė shembėlltyrė pėr shqiptarėt!

Lindi nė katundin Velekincė, nė afėrsi tė Gjilanit, me 4 qershor 1901. Rrjedh prej njė familje bujqėsore, fshatare, por arsimdashėse, fetare dhe atdhetare.
Mėsimet fillestare i kreu me sukses tė shkėlqyeshėm, nėn kujdesin e Mulla Halimit, nė mejtepin e katundit Cėrnicė, rrethi i Gjilanit, nė vitin 1911.
Mėsimet i vazhdoi nė shkollėn “Ruzhdie”, ndėrsa mė vonė nė Medresenė “Atik” nė Gjilan, ku diplomoi, me 1926, pranė Myderrizit tė njohur, Abdurrahim Efendisė.
Posa diplomoi, pėr Mulla Idrisin njė jetė e re filloi. Filloi n’Emėn tė Zotit, me shumė pėrkushtim, pėr Fe e Atdhe, deri nė flijim…
Me vendim e caktuen Imam nė xhaminė e katundit Pidiē, nė Karadak, ku shėrbeu rreth tri vjet.
Duke e parė pėrkushtimin e tij, e caktojnė nė detyrė tė re, si Imam-ofiēar nė Hogosht, ku shėrbeu deri nė vitin 1938.
Nė muajin maj, tė vitit 1938, Mulla Idris Hajrullahu u zgjodh bashvaiz (kryepredikues) nė Ulema Mexhlisin e Shkupit, qė pėrfshinte territorin e Kosovės, Sanxhakut dhe tė Maqedonisė, ku shėrbeu, ku shkėlqeu, deri nė muajin prill tė vitit 1941, kur krisi lufta dhe i erdhi fundi Jugosllavisė…
Lufta e Dytė Botėrore, siē dihet, e shkatėrroi Jugosllavinė e Kralit, nėn tė cilėn shqiptarėt e shkretė kishin tė drejtė veē me vdekė…!
Kosova dhe trevat tjera shqiptare, kryesisht, nė pushtimin italiano-fashisht dhe gjermano-nazist, merrnin frymė pakėz mė lehtėsisht, mė lirisht, por ēėshtja kombėtare shqiptare rrezikohej vazhdimisht…!
Rrezikoheshin shqiptarėt dhe trojet etnike nga forcat pushtuese partizane-ēetnike…
Mulla Idrisi ishte vizionar, kėtė rrezik pėr popullin shqiptarė e kishte paraparė. Tani e gjithė veprimtaria e tij pėrmblidhet nė njė fjali:

“S’ka Fe pa Atdhe”

Nė fillim u pėrpjekė pėr ngritjen e vetėdijes fetare-kombėtare. Mė vonė, si ushtar vullnetar, u bė frymėzuesi kryesor pėr liri nė rrethin e tij.
Nė muajin gusht tė vitit 1943, pas dy vjetėsh pėrpjekjesh pėr liri, Mulla Idrisi nuk ishtė mė njė ushtar, por ishte njė Komandant Legjendar…!
Nė njė tubim, para mijėra pjesėmarrėsve, ai e mbajti njė fjalim:

“Vllazėn, trima, luftėtarė!
Ju keni ndėgjue se Tito, i quejtun baba i Jugosllavisė, po e lypė Kosovėn pėr Jugoslavinė e dytė, komuniste, nė kufijtė e asaj tė Krajl Pjetrit…
Kosova jonė, edhe ashtu e coptueme, nesėr ka pėr t’u ba kasaphane e komunistėve jugosllavė dhe ēetnikėve serbė. Sepse, pėr Kosovėn e kundėr shqipatarėve janė bashkue dreqi dhe i biri, e do tė bashkohen ēetniki e drazhisti, nediēevci e komunisti…!
Ne vetėm tė bashkuem rreth Flamurit tė Shqipnisė, tė gjithė pa tarafe e partina, mund t’u bajmė ballė anmiqėve shekullorė, e jo vetėm t’i
ruejmė pragjet e shtėpive tona, por edhe ta bashkojmė Shqipninė Etnike….
Pra, burra, t’i kapim armėt me tė djathtėn dhe tė vrapojmė nė kufinė e Shqipnisė…!”
Burrat i kapėn armėt, u betuan pranė Kur’anit, me za tė naltė, mė fjalėt, tekstin e betimit, tė cilin e kishte hartue Mulla Idrisi:

“Betohem se nuk do tė tradhėtojė, kthim mbrapa s’ka, plaēkė s’ka, dhunė s’ka, nė njerėz e nė namuz t’anmikut nuk preki dhe do tė luftojė deri nė fund tė jetės sime pėr Lirinė e Shqipnisė sė Bashkueme…”!
Mulla Idrisi, me mijėra trima, burra, luftėtarė, ashtu siē ishin betue, pranė Kur’anit, njashtu kishin luftue pėr lirinė e Atdheut, Vatanit…
Kishin luftue kundėr forcave partizane-ēetnike, pėr Lirinė e Atdheut, pėr Bashkimin e Shqipnisė Etnike…
Me 25 nėntor 1949, forcat partizane-ēetnike e dogjėn pėr sė gjalli Mulla Idris Hajrullahun, e bėnė trupin e tij shkrumb e hi, por idealin i tij, pėr njė Shqipni tė Bashkueme, s’mund ta kallin, s’mund ta ndalin asnjė fuqi, derisa tė ketė shqiptarė, deri sa tė ketė Shqipni…!

Mexhid YVEJSI, Gjakovė