-
i/e regjistruar
Fetwa Sali el Feuzani, Allahu e ruajt!
Pyetje-pėrgjigje nga el-alame Salih el-Feuzan
shkėputur nga libri 'el-Ixhabat el-Muhimeh fi Meshakil il-Mudlehimeh' te Muhamed bin Fehed el-Husejn
Pyetje: A janė tė pranishėm sot ata qė mbartin ideologjinė e Hauarixhėve?
Pėrgjigje: I pastėr nga tė metat ėshtė Allahu. Ajo qė po ndodh sot, a nuk ėshtė kjo nga
veprimet e Haurixhėve? Dhe kjo ėshtė tė shpallurit e muslimanėve mosbesimtarė. Dhe
mė e rėndė se kjo ėshtė vrasja e muslimanėve dhe shkelja e tyre nėpėrmjet aktiviteteve
terroriste. Ky ėshtė mehexh [metodologji] i Hauarixhėve. Kjo pėrfshin tre aspekte:
- Tekfirin nė muslimanėt
- Mosbindjen ndaj sunduesit
- Lejimin e vrasjes sė muslimanėve
Ky ėshtė menhexh i Hauarixhėve, edhe nėse ndonjė person beson nė kėtė me zemrėn e
tij por nuk e ka folur kėtė, apo nuk ka vepruar diēka nga kjo, ai megjithkėtė bėhet
Harixhi nė besimin dhe opinionin e tij, tė cilin ai nuk e ka shfaqur haptas.
Pyetje: A konsiderohen Hauarixhėt njerėz tė Kibles, a bėn tė falet namazi prapa tyre,
dhe ēfarė ėshtė vendimi i pėrgjithshėm pėr sa u pėrket atyre prapa tė cilėve bėn tė falim
namazin, nga njerėzit e Kibles?
Pėrgjigje: Dijetarėt kanė dallime nė mendime pėr sa i pėrket asaj se a janė Hauarixhėt
mosbesimtarė apo thjesht devijues dhe mėkatarė. Opinioni se ata janė mosbesimtarė
ėshtė mė afėr sė vėrtetės, meqė dėshmitė tregojnė se ata janė mosbesimtarė. Pėr sa i
pėrket namazit prapa tyre, kjo nuk ėshtė e lejueshme, pėrveē nėse e marrin pushtetin
mbi popullin, siē ėshtė pėrmendur nga dijetarėt. Nė kėtė rast, muslimani duhet tė falė
namazin prapa tyre dhe tė mos e lė faljen me xhemat.
Pyetje: A duhet konsideruar nga Hauarixhėt atė qė bėn tekfir nė pushtetarėt dhe nxit
muslimanėt pėr t'u rebeluar kundėr pushtetarėve?
Pėrgjigje: Ky ėshtė mehdheb [drejtim] i Hauarixhėve, kur njė njeri konsideron qė ėshtė e
lejueshme kryengritja kundėr pushtetarėve muslimanė, dhe mė e rėndė sė kjo ėshtė tė
shpallurit e tyre mosbesimtarė, ky ėshtė medhheb i Hauarixhėve!
-
-
i/e regjistruar
"Baba pse nuk mund
ta shohim Allahun nė
kėtė jetė? "
Shejkh Salih el-Feuzan
hafidhehUllah, ėshtė
pyetur nė emėr tė njė
vajzė tė re me pyetjen
e mėposhtme: [1]
Vajza ime vazhdimisht
me pyet mua se: "Pse
nuk mund ta shohim
Allahun nė kėtė jetė?
"Cila ėshtė pėrgjigja
mė e mirė pėr t’iu
dhėnė asaj meqense
ajo ėshtė akoma e re?
Shejkhu (Allahu e
ruajt) tha:
Thuaj asaj: "Kjo ėshtė
pėr shkak se ti nuk jeni
nė gjendje ta shofėsh
Atė [nė jetėn e kėsaj
bote]. Ti do tė
digjeshe nė copa. "Kjo
nuk ėshtė e mundur
pėr njė qenie tė
krijuar qė ta shohė
Allahun nė kėtė jetė.
Ndėrsa nė Ahiret
(jetėn tjetėr) Allahu, i
jep besimtarit forcėn
dhe aftėsinė, e kėshtu
qė ai (Besimtari vetėm
atėherė) ėshtė nė
gjendje pėr ta parė
Allahun. Po.
Nė njė vend tjetėr
Shejkh Salih el-Feuzan
hafidhehUllah,
pėrmend dhe thotė:
[2]
Pozita e parė:
Xhehmijet dhe
Mu'tezilit tė gjithė ata
e refuzojė shikimin e
Allahut nė Ahiret.
Pozita e dytė: Ekiston
dhe njė grup tjetėr tė
cilėt thonė se:
"Vėrtetė, Allahu shihet
nė jetėn e kėsaj bote
dhe nė botėn tjetėr."
Ky ėshtė njė pozicion
qė mbahet nga disa
prej Sufive.
Pozita e tretė: Dhe ky
ėshtė qėndrimi i saktė,
dhe e vėrteta ėshtė se
Allahu Azze ue Xhel,
do tė shihet nė Ahiret
nga banorėt e
Xhennetit siē gjendet
nė hadithet qė janė
transmetuar prej tė
Dėrguarit tė Allahut
sal-lAllahu alejhi ue
sel-lem, tė cilat kanė
arritur gradėn e hadith
Muteuatir (njė numėr i
madh hadithesh qė
nuk ėshtė e mundur
qė tė gjitha kėto
(hadithe) tė kenė
qenė shpikur). Por
sidoqoftė e vėrteta
qėndron se nė kėtė
jetė Allahu Subhanehu
ue Teala, nuk mund tė
shihet nga njerėzit,
sepse njerėzit nuk
mund ta durojnė dhe
ti mbijetojnė shikimit
tė (Dritės sė Tij) Tij tė
Lartėsuar.
Kur Musai alejhi ue
sel-lem, i kėrkoi
Allahut tė Lartėsuar,
pėr ta parė Atė nė
kėtė jetė,
Allahu i Lartėsuar, ka
thėnė:
"Dhe kur erdhi Musai
nė kohėn dhe vendin
e pėrcaktuar prej
Nesh dhe atij i foli
Zoti i Tij, ai tha:" O
Zoti im ! M’u shfaq qė
tė shoh Ty hapur.
"Allahu tha:" Ti nuk
mė sheh dot Mua, por
shiko malin, e nėse ai
do tė mundet tė
qėndrojė nė vendin e
tij, atėherė ti do tė Mė
shohėsh Mua, "Kėshtu
kur Zoti i tij iu shfaq
malit, Ai e bėri atė hi e
pluhur, ndėrsa Musai
ra pa ndjenja. Pastaj
kur erdhi pėrsėri nė
vete tha: "Lavdi tė
qoftė Ty ! Tė kthehem
Ty me pendim dhe
unė jam i pari (dhe mė
i pėrkushtuari) i
besimtarėve "[Al-A'raf:
7:143].
Mali pra, mali prej guri
u bė hi e pluhur pėr
shkak tė Madhėshtisė
sė Allahut, tė
Fuqishmit dhe tė
Madhėrishmit. Pra, si
mundet qė njė qenie
njerėzore ta
pėrballojė shikimin e
Allahun, nė jetėn e
kėsaj bote? ".
Referencat:
(1) http://
www.sahab.net/
forums/index.php?
showtopic=119604
(2) Shejkh Salih el-
Feuzan hafidhehUllah,
nė Shpjegimin e Al-
Haa'iyyah, fq. 78-79
Marrė nga http://
uponistiqaamah.
blogspot.com
http://asmawasifaat.
wordpress.com/2012/
09/12/my-young-
daughter-constantly-
asks-me-why-cant-we-
see-allah-in-this-life/
Pėrshtati dhe
pėrktheu: Arbrit Kraja
(Ebu Jusuf)
Shkodėr, 18 Dhul
Ke’ide 1433.
-
-
i/e regjistruar
Burimi : shkėputur nga
libri:
“Understanding Islam, the
solution for the trials of
life”
“Tė kuptuarit e
Islamit, zgjidhja
pėr sprovat e jetės”
Autor : Shejh: Salih ibn
Feuzan el- Feuzan (Allahu
e ruajtė e ja shtoftė
jetėn)
Zgjidhja pėr sprovat e
jetės
Shejh Salih ibn Feuzan el-
Feuzan thotė:
Ka dhe ekzistojnė
shumė pengesa nė jetė tė
cilat i ndodhin njė
personi, tė cilat edhe
mund ta largojnė
atė jashtė prej Islamit,
nėse ai ėshtė njė
Musliman ose ta
dobėsojnė besimin
(Imamin) e tij. Nėse ai nuk
ėshtė Musliman,
kėto pengesa mund edhe
tė shėrbejnė pėr ta
penguar atė
prej hyrjes sė tij nė Islam.
Kėshtu qė ka
shumė sprova tė mėdha
nė kėtė jėtė, qė me tė
cilat njė person do tė
ballafaqohet
dhe pėrballet, kėshtu qė
ėshtė obligim pėr tė, qė
tė ketė njohuri (dije)
pėr ta nė mėnyrė qė ai tė
jetė nė gjendje pėr tė
qėndruar i qartė (i
palėkundur / i
qėndrueshėm) dhe pėr ti
kapėrcyer ato nėse ai
ėshtė duke sprovuar.
Pra njeriu, sė pari
duhet tė ketė dije dhe
njohuri (tė kuptuarit) pėr
Islamin, pėr rregullat dhe
gjykimet e saj. Pra
njėriu duhet ti dinė kėto
gjėra tė cilat e
largojnė prej
Islamit dhe pengesat tė
cilat e pengojnė atė
(shėrbėtorin e Allahut)
prej adhurimit tė Tij.
Njėriu duhet ti dinė kėto
gjėra qė ndikojnė
nė besimin e tij, tė tilla
si mėkatet, nė mėnyrė pėr
tė qėndruar larg
prej dėmit tė tyre dhe
prej kėsaj tė mbledhin
(korrin) shpėrblime (duke
qenė i qėndrueshėm ndaj
tyre).
Nėse njeriu nuk i
njeh kėto gjėra (ēėshtje)
qė mund ta
dėmtojnė dhe
devijojnė atė, ata
mund ta
shkatėrrojnė atė.
Allahu, na urdhėron
ne pėr tė qenė
tė qėndrueshėm dhe pėr
tu mbajtur fort nė fenė e
Tij derisa tė vdesim.
Allahu i Lartėsuar thotė:
"Dhe mos vdisni ndryshe
veēse duke qenė
muslimanė"
(Al-Imran:102)
-
-
i/e regjistruar
A qėndron prapa terrorizmit Muhammed bin Abdul
Vehabi?
el-Alame Salih bin Fawzan el-Fewzan Kaseta:As'hab Nadxhet-il-Ummeh Burimi:darulhadith.com
Pyetje: Nė kohėt e fundit, dueti/thirrja e Muhammed ibn Abdul Vehabit (rahimehullah)
ėshtė nė qendėr tė shpifjeve dhe ofendimeve. Madje as librat selefite, si p.sh. ed Durer es-
Sunnijjeh, nuk janė tė kursyera nga kėto shpifje, deri nė atė masė, saqė flitet pėr kėto
libra se janė shkaktarėt e tė gjitha problemeve, sprovave, sulmeve me eksplozivė dhe
tekfirit. Shpresojmė nga hirėsia juaj qė tė na sqarosh dhe t’i refuzosh kėto pretendime tė
tyre.
Pėrgjigje: Po, unė ju thash se do tė ketė sprova, deri nė Ditėn e Gjykimit. Ka thėnė All-
llahu, azze ve xhel-le:
”... Ne secilit pejgamber ia bėmė ndonjė armik prej jobesimtarėve...”1
Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka pasur armiq. E ēka tė themi pėr tė tjerėt?
Shejhul-Islam Muhammed ibn Abdulvehab (rahimehullah) nuk ka ardhur pėr t’i kėnaq
njerėzit, por ka ardhur pėr ta kėnaq All-llahun, subhanehu ve teala:
“Kush kėrkon kėnaqėsinė e All-llahut dhe shkakton hidhėrim tek njerėzit, All-llahu do
ta mbrojė nga mundimet e njerėzve, ndėrsa, kush kėrkon kėnaqėsinė e njerėzve duke
shkaktuar hidhėrimin e All-llahut, All-llahu do t’ua lė njerėzve.”2
Shejhu nuk ka ardhur pėr t’i kėnaq njerėzit, porse erdhi pėr ta kėnaq Krijuesin e vet. Ka
qenė thirrės (dai) dhe bamirės. Me dauen e tij All-llahu u bėri dobi njerėzve, gjeneratave
tė muslimanėve, tė cilėt jetuan dhe vdiqėn me thirrjen e tij, dhe u ndėrtuan shtete. Pra,
daueja e tij ka qenė e shėndosh. Ai ėshtė pėrpjekė qė tė thėrrasė nė rrugėn Pejgamberit,
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Nuk ėshtė ēudi qė hipokritėt, jobesimtarėt dhe heretikėt e fyejnė dauen e shejhut. Ata
kanė fyer edhe dauen e Resulullahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. I kanė nėnēmuar
thirrjet e tė gjithė pejgamberėve, duke i akuzuar se kanė pėr qėllim pushtetin dhe luksin
nė kėtė botė. Njashtu i kanė akuzuar se janė magjistarė dhe gjėra tė tjera, pėr tė cilat All-
llahu na ka treguar nė Kur’an. Nuk na befasojnė tani kėta kriminelė, qė i kanė ithtarėt e
vet. Shpifin pėr dauen e cila thėrret tek e mira vetėm e vetėm qė t’ua hapin derėn
mynxyrave tė tyre, dhe kjo daue dhe librat e dobishme u janė bėrė halė nė fyt.
Dikur bashkėsitė jomuslimane konsideronin se tė Dėrguarit sillnin fatkeqėsi. Thoshin se
ēdo fatkeqėsi qė ju ndodhte u vinte pėr shkak tė pejgamberėve. Kanė thėnė pėr Musain
dhe Salihun, alejhimu selam, se paralajmėronin fatkeqėsi:
Page 2
2 MBUROJA.net
“Ne parandiejmė kob me ju dhe, nėse nuk tėrhiqeni, ne do t'ju gurėzojmė dhe do tė
pėrjetoni ndėshkim tė hidhėt prej nesh".3
Zaten, edhe tani pėrflitet e njėjta gjė, kinse kjo daue dhe librat e monoteizmit e tė akides
janė shkak i tė gjitha fatkeqėsive qė po ndodhin tani. Ky ėshtė besimi kotė.
Konsideronin se Muhammedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, krijesa mė e mirė, u sillte
fatkeqėsi. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
"Nėse i qėllon ata (munafikėt) ndonjė e mirė, thonė:'Kjo ėshtė nga All-llahu'; nėse i
godet ndonjė e keqe, thonė:'Kjo ėshtė nga ti (Muhammed)'".4
Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė jobesimtarėt, hipokritėt dhe heretikėt shpifin kundra shejh
Muhammed ibn Abdul Vehabit dhe librave tė Ehli Sunnetit. Ata tė gjithė ata bien nė
mesin e atyre kriminelėve:
“Kėshtu, pra, Ne secilit pejgamber ia bėmė ndonjė armik prej jobesimtarėve, por
mjafton qė Zoti tė jetė udhėrrėfyes, ndihmės i yti”.5
Ata vetėm vetėve tė tyre u shkaktojnė dėm, dhe falėnderimi i takon All-llahut.
E vėrteta do tė qėndrojė, edhe pse ata nuk e pėrfillin. Thirrja e shejhut ėshtė e qartė, dhe
falėnderimi i takon All-llahut. Nė tė nuk ka paqartėsi apo ekstremizėm. Dėshmohet se ai
ka ndaluar ekstremizmin dhe ka urdhėruar rrugėn e mesme, tė drejtė.
Ka qenė Muxhedid, i cili ripėrtėriu fenė sikurse ripėrtėritėsit e tjerė. Ēdo njėqind vjet,
All-llahu dėrgon ripėrtėrirės, qė t’ua ringjall fenė popullit tė vet. Kjo qėndron nė njė
hadith.6
A mos mendoni se populli i keq do ta falėnderojė shejhun dhe librat e tij? Kurrė! Ne nuk
e presim kėtė. Prej tyre presin vetėm shpifje. Ka thėnė poeti:
Nėse njė person i gjymtė shpif kundra teje
Dije se je i mirė
Kjo na e qartėson mirėsinė e shejhut (rahimehullah).
Referenca:
[1] el-Furkan, 31. [2] Tirmidhiu (2527). Thotė shejh Albani: Hadithi ėshtė autentik (Sahih Sunen et-Tirmidhi (2/2570)) [3] Ja-sin, 18. [4] Nisa, 78. [5] el-Furkan, 31.
Page 3
3 MBUROJA.net
[6] Transmetohet nga Ebu Hurejra (RadiAll-llahu anhu) se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem, ka thėnė:
“All-llahu, subhanehu ve teala, ēdo njėqind vjet i dėrgon njė njeri kėtij ummeti qė t’ua
ripėrtėrijė fenė”.
-
-
i/e regjistruar
Mbajtja e flokėve tė gjata, mbartja e
byzylykėve dhe e qaforeve
Shejh Salih ibn Feuzan Mexhelleh ed-Da'weh, Shewal 1428
Pyetje: Ndėr tė rinjtė ėshtė pėrhapur njė trend i rrezikshėm, ai i
zgjatjes sė flokėve, bazuar nė hadithin e pejgamberit (salallahu
alejhi ue selam), i cili i zgjaste flokėt, si dhe ai i bartjes sė
qaforeve (zinxhirėve nė fyt) dhe i byzylykėve (zinxhirėve nė kyē
tė dorės)… A keni pėr tė thėnė diēka lidhur me kėtė?
Pėrgjigje: Nėse qėllimi i tij me zgjatjen e flokėve ėshtė ndjekja e
shembullit tė pejgamberit (salallahu alejhi ue selam), atėherė
ėshtė e domosdoshme qė ai t'u kthehet haditheve tė cilat
pėrmendin kėtė dhe thėnieve tė dijetarėve dhe tė veprojė me
flokėt e tij ashtu siē vepronte pejgamberi (salallahu alejhi ue
selam), me qėllim qė tė kuptohet mirė kjo ndjekje.
Sa u pėrket meshkujve qė mbartin byzylykė dhe qafore, kjo
ėshtė e ndaluar, sepse nė kėtė ka imitim tė femrave, kurse
pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) i mallkoi meshkujt qė u
ngjasojnė femrave…
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt