"Obama të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Iranit". Kështu është shprehur presidenti i Iranit Ahmadinexhad, duke ushtruar në të njëjtën kohë edhe presion ndaj kandidatit reformist Mir Hosein Musavi, për të tërhequr kërkesën e anulimit të zgjedhjeve. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të vazhdojnë protestat, duke shtuar se ata që janë pas mashtrimeve elektorale janë përgjegjës për gjakun e derdhur. Këshilla për Obamën ka ardhur direkt nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad, dy ditë pasi Presidenti amerikan shprehu "dyshimet" e veta mbi votimin në Iran, ndonëse kishte deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndërhynin në punët e brendshme të Iranit. Obama dënoi dhunën kundër të pafajshmëve dhe arrestimeve të ditëve të fundit. "Zoti Obama ka bërë gabim që ka deklaruar këto gjëra", - mësohet të ketë thënë Ahmadinexhad, sipas agjencisë iraniane "Fars". "Pyetja që shtrohet është: - Pse ka rënë në të njëjtën grackë dhe ka thënë të njëjtat gjëra si paraardhësi i tij.
Krijoni Kontakt