Close
Faqja 18 prej 25 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 249
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    “Motelit Romak” afėr Prizrenit nė dorė tė ekspertėve ndėrkombėtarė
    Publikuar: Sot, mė 06 prill 2011

    Prishtinė, 6 prill - “Moteli Romak” - i zbuluar nė qershorin e vitit tė kaluar dhe i mbuluar nė dhjetor tė po atij viti - ėshtė nė pritje tė ekspertėve ndėrkombėtarė. Pas hallakamės qė ishte bėrė pėr tė mbrojtur kėtė lokalitet, nė janar tė kėtij viti ishte marrė vendimi qė tė formohej njė komision ekspertėsh qė do tė hartohej njė raport i detajuar pėr dėmet e shkaktuara nga kompania ndėrtuese e autostradės, e cila e kishte mbuluar me zhavorr lokalitetin arkeologjik nė Poslishtė, afėr Prizrenit.
    Por komisioni i paraparė tė ketė nė pėrbėrje njė pėrfaqėsues nga Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve, njė nga Ministria e Transportit me vendim tė sė cilės ishte mbuluar lokaliteti, njė nga Kėshilli i Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore dhe tre ekspertė tė arkeologjisė, nuk ėshtė formuar kurrė.
    Kjo, sherri i kėrkesės sė KKTK-sė qė dy nga tre ekspertėt tė jenė ndėrkombėtarė. Dy ekspertėve ndėrkombėtarė tė arkeologjisė tash tre muaj nuk u janė bėrė punėt qė tė vijnė nė Kosovė pėr tė hulumtuar njė lokalitet qė i takon periudhės romake, pėrkatėsisht shekujve II-IV.
    Pėrderisa Ministria e Kulturės nuk ka komentuar asgjė, Xhejlane Hoxha, drejtoreshė ekzekutive e KKTK-sė, ka thėnė se njė raport pėr gjendjen e lokalitetit nuk mund tė bėhet pa eksperiencėn ndėrkombėtare. Pėr arkeologėt vendorė njė arsyetim i tillė ėshtė absurd.
    Xhejlane Hoxha, e cila ėshtė caktuar ta pėrfaqėsojė KKTK-nė nė komisionin e “Postlishtės”, thotė se ai asnjėherė nuk ėshtė formuar.
    “Arsyeja ka qenė se ne si kėshill kemi kėrkuar qė njė ekspert i arkeologjisė tė jetė nga Kosova, njė me pėrvojė rajonale dhe njė ndėrkombėtare. Ai nga rajoni ka qenė nga Shqipėria, ndėrsa tjetri ka qenė nga Sllovenia”, ka thėnė Hoxha.
    E kėtyre tė dyve nuk u janė bėrė punėt qė tė vijnė nė Kosovė.
    “Ata nuk kanė mundur tė vijnė nė Kosovė pėr shkak tė agjendės sė tyre tė ngarkuar. Pėr probleme tė tjera nuk e di nėse ka, pse nuk ėshtė funksionalizuar ky komision”, ka theksuar Hoxha.
    “Ai nga Sllovenia ka thėnė se do tė vijė nė fund tė muajit prill”, ka shtuar ajo.
    Por pohimi i Hoxhės, sipas sė cilės pėrvoja ndėrkombėtare ėshtė e gjithsesi e nevojshme qė tė pėrgatitet njė raport i mirė detajuar, ėshtė kundėrshtuar nga i pari i arkeologėve kosovarė.
    Enver Rexhaj, drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, pėrpos qė konsideron se janė lėnė anash nė “rastin Postlishtės”, thotė se IAK-u ka kapacitet tė mjaftueshėm pėr kėtė hulumtim.
    “Arkeologėt qė janė nė Institutit janė tė doktoruar nė Evropė. Kemi arkeologė tė mjaftueshėm pėr tė vlerėsuar nė fushėn e arkeologjisė”, ka thėnė Rexhaj. Sipas tij, pėr Postlishtėn nuk ka nevojė qė tė priten dy ndėrkombėtarė.
    “Nuk kemi nevojė tė presim, sepse ėshtė ēėshtje e arkeologėve vendorė. Edhe nuk ėshtė ēėshtje qė duhet tė vlerėsohet nga ndėrkombėtarėt, por nga vendorėt”, ka theksuar Hoxha.
    Pėr Haxhi Mehmetajn, drejtor i Institutit tė Monumenteve Kulturore dhe Muzeut Rajonal tė Prishtinės, ky arsyetim ėshtė pėr turp.
    “Kjo ėshtė marrėzi e llojit tė vet”, ka thėnė ai shkurt.
    Sipas tij, pėrpos qė pritja e tyre ėshtė banale, kjo tregon edhe pėr njė injorim tė ekspertėve vendorė.
    “Ky ėshtė zhvleftėsim i punės sė arkeologėve vendorė”, ka theksuar ai.
    Anash dhe pa informacion se ēfarė mund tė ketė ndodhur nė Postlishtė ėshtė edhe arkeologu Shafi Gashi, i cili ka punuar pėr muaj tė tėrė nė zbulimin e tij.
    “Prej janarit na ėshtė thėnė qė do tė merret njė komision me Postlishtėn dhe unė kam hequr dorė”, ka thėnė ai shkurt, duke mos dashur tė komentojė gjendjen e tanishme tė lokalitetit.
    “Nuk e di”, ka thėnė ai prerazi.
    Gazeta nė ditėt e para tė kėtij viti kishte raportuar pėr siē ishte thėnė shkatėrrimin e lokalitetit tė Postlishtės nė Prizren, qė ėshtė nė aksin e autostradės Morinė-Merdar. Kompania ndėrtuese e autostradės, “Bechetel&Enka” kishte mbuluar me zhavorr lokalitetin me njė vendim tė Ministrisė sė Transporteve, e cila kishte thėnė qė kėtė vendim e ka marrė duke u bazuar nė njė raport tė Institutit Arkeologjik tė Kosovės. Ky i fundit e kishte mohuar se ka rekomanduar mbulimin duke thėnė se krejt ajo ēfarė ka kėrkuar ka qenė ndėrtimi i disa mureve mbrojtėse. Pas kėsaj MKRS-ja kishte paralajmėruar se nėse do tė gjendet se fajtor ėshtė kompania, kjo ēėshtje do tė shkonte nė gjykatė. Ky lajm kishte bėrė qė Kėshilli i Kosovės pėr Trashėgimi Kulturore tė kėrkonte njė takim ndėrmjet MKRS-sė, Ministrisė sė Transporteve dhe Kėshillit. Pas takimit tė mbajtur mė 19 janar tė kėtij viti qe marrė vendim pėr formimin e njė komisioni pėr Postlishtėn pėr tė nxjerrė dėmet dhe fajtorin. Pas kėsaj tė gjitha autoritete nuk kanė bėrė asnjė hap nė pritje tė raportit.
    Lokaliteti i Poslishtės ishte zbuluar pjesėrisht nė gusht tė vitit tė kaluar nė trasenė e autostradės dhe ka gėlltitur me se 13 mijė e euro. IAK-u kishte paralajmėruar se nė rast se lokaliteti duhet tė rizbulohet, kjo do t’i kushtonte buxhetit tė Kosovės mijėra euro.
    Sipas arkeologėve, aty qenė zbuluar themelet e njė objekti i pėrbėrė nga njė stacion rrugor, i cili ka shėrbyer pėr qėndrim tė karvanėve tregtarė, apo tė luftėtarėve. Ai pėrbėhej nga disa vende tė ndejės pėr njerėz dhe njė stalle pėr kafshėt udhėtuese, si dhe nga njė termė apo banjė romake. Monumenti i takon periudhės romake, pėrkatėsisht shekujve II-IV dhe ka qenė nė shėrbim tė rrugės Naisum - Lissus (Nish - Lezhė), nga kanė kaluar karvanė tė ndryshėm.
    Arkeologėt e kishin “pagėzuar” si “Motel Romak”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #172
    Mos germoni shum se po ju dalin edhe juve varreza Serbesh, se na dolen deri ne Tirane varrezat e Grekve dhe hajde gjeje se ku kemi jetuar ne Shqipet
    Revolution 1848

  3. #173
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Serbija e kishte bamur menjiher kish.Po shihet qe ashte vendi,per pike kontroli qe ashte pague ruga.Kurfare vlere nuk ka pore dikund afer duhet te jet ndonji qytet ose katund,ma i madhe.Kurgja tjeter vetem nji post ose ndrimi i kuajve.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Reshtan, 25 maj – Gėrmimet arkeologjike nė Reshtan tė Therandės kanė rezultuar me gjetjen e njė vendbanimi tė periudhės sė mesme dhe tė vonė tė Neolitit, shkruan sot “Koha Ditore”. Arkeologėt kanė hasur nė shumė elemente qė dėshmojnė se kjo zonė ka qenė e populluar dhe mjaft e zhvilluar nė kėtė periudhė parahistorike.

    Gėrmimet arkeologjike tė nisura muajin e kaluar nga Instituti Arkeologjik i Kosovės, nė bashkėpunim me Universitetin e Prishtinės, atė tė Tiranės dhe tė Tetovės, kanė pasur karakter shpėtimi tė kėtyre vlerave arkeologjike, pasi qė mu mbi kėtė vend ka nisur tė ndėrtohet rruga Therandė-Studenēan.
    Udhėheqėsi i gėrmimeve nė kėtė lokacion, Shafi Gashi, nga Instituti Arkeologjik i Kosovės, ka bėrė tė ditur se kjo ėshtė njė ndėr qendrat mė tė mėdha tė Neolitit tė mesėm.
    “Qėllimi ėshtė qė nė kėtė pjesė tė kryhet gėrmimi me karakter shpėtimi dhe tė njėjtėn kohė tė bėhet njė kurs i studentėve tė arkeologjisė, qė tė pėrfitojnė nė aspektin metodik e shkencor”, ka thėnė ai. Gashi ka bėrė tė ditur se gjer tani kanė arritur tė evidencojnė tri horizonte tė banimit, tė Neolitit tė mesėm dhe tė vonė dhe shumė gjurmė arkeologjike tė kėsaj periudhe, me dysheme, vatra dhe me shumė objekte tė lėvizshme.
    “Synimi ėshtė qė i gjithė materiali tė analizohet dhe nė fund tė vitit me kėtė do tė botohet njė monografi pėr vendbanimin parahistorik tė Reshtanit”, ka bėrė tė ditur ai.
    Adem Bunguri, specialist nė Institutin e Arkeologjisė tė Shqipėrisė, ka theksuar se vendbanimi i Reshtanit ka qenė njėri nga mė tė rėndėsishmit nė parahistorinė e Kosovės dhe Ballkanit Qendror.
    “Ky vendbanim nė literaturėn arkeologjike ėshtė bėrė i njohur qė nė vitin 1979. Ka nisur fushata e gėrmimit nga arkeologėt serbė, nė vitet 1967, megjithatė botimi i plotė i materialit nuk ėshtė realizuar”, ka potencuar ai.
    Bunguri ka thėnė se nė Reshtan mbizotėron elementi apo komponenti kulturor Danilik apo adriatiko-mesdhetar. Sipas tij, njė nga tiparet e kėsaj kulture - pėrpos poēarisė tė dekoruar me metoda dhe teknika tė larmishme dekorative - janė edhe ritonet e kultit, tė cilat i kushtoheshin kultit tė gjallesės.
    Sadat Baraliu, profesor nė Universitetin e Prishtinės, ka bėrė tė ditur se Theranda ėshtė njė ndėr zonat mė tė pasura arkeologjike nė territorin e Kosovės, por ka theksuar se regjimi i kaluar disa prej tyre i ka shkatėrruar gjatė ndėrtimit tė vreshtave.
    “Deri mė tani gjurmėt datojnė qė nė Neolitin e mesėm, qė ėshtė pikėrisht lokaliteti i Reshtanit. Gjithashtu kemi Hisarin, qė ėshtė njė territor shumėshtresor qė ka vlera arkeologjike. Pastaj kemi Tumat e Shirokės, varreza tė periudhės sė hekurit. Por ato varreza gjatė ndėrtimit tė vreshtave tė asaj kohe shumica janė shkatėrruar. Pastaj kemi Hisarin e Kostercit, gjithashtu janė kryer gėrmime vitin e kaluar. Aty kemi njė kala tė antikitetit tė vonė. Gjithashtu kemi lokalitete tė tjera qė nuk ėshtė arritur tė gėrmohen, por janė evidencuar dhe shpresoj qė nė tė ardhmen do tė gėrmohen”, ka thėnė Baraliu.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 25-05-2011 mė 06:39

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Zbulime arkeologjike

    Naser Shatrolli | 30-05-2011

    Drejtori i Institutit tė Arkeologjisė tė Kosovės, Enver Rexha, pėr veprimtarinė e kėtij instituti pėrgjatė vitit paraprak dhe kėtij viti, ndėr tė tjera, shpjegon pėr disa hulumtime arkeologjike qė janė bėrė nga institucione tė specializuara vendore nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Frankfurtit.

    Kėto ndėrmarrje institucionale kanė vazhduar me hulumtime arkeo-botanike (flora, fauna) tė sė kaluarės, ndėrsa pėr peizazhet arkeologjike dhe gjeoarkeologjike, (formacioni e shtresave gjeologjike, veprimet njeri natyrė), e cila hyn kuadėr tė lashtėsisė janė tė angazhuar ekspertė nga Haidelbergu i Gjermanisė.

    Hulumtimet e fundit janė zhvilluar nga ekspertėt gjermanė si: Dr. Bubenzer, Dr. Felix Teichneir, pohoi Rexha. Sipas tij, ky projekt ėshtė vazhdim i punėve nga viti 2010, dhe rezultatet janė tė kėnaqshme. Njėra prej pėrparėsive nga ky bashkėveprim i ndėrsjellė ėshtė se janė mostrat pėr analiza, ku me metodėn “Radiokarbon c14” do tė vlerėsohen datimet e sakta tė sė kaluarės ndėrshekullore.

    Rezultatet priten nga raportet shkencore tė marra nga instituti gjerman. Po ashtu, nė muajin mars tė kėtij viti janė zhvilluar hulumtime “survei arkeometalurgjike”, nė prapatokėn e Ulpianės, qė kap njė radius prej rreth 30 km. Nė Shashkoc, Veletin, liqeni i Badovcit dhe deri tek lokaliteti Surēin i komunės sė Ferizajt.

    Pra tė gjitha kėto hulumtime janė zhvilluar nga institucionet vendore nė bashkėpunim me Muzeun e Minierave Antike tė Bochumit tė Gjermanisė, (DAI) Franfurt am main. Shkencėtarėt e kėtij instituti si Dr. Gabriele Koerlin, Dr. Guntram Gasmann dhe Felix Teichner kanė bėrė njė punė tė mirė. Ndėrsa, nga stafi vendor kanė marrė pjesė Kemal Luci, Milot Berisha, dhe Enver Rexha.

    Rezultatet janė evidente, pėr faktin se kanė arritur tė gjejnė dėshmi materiale qė lidhen me periudhėn e epokės sė metaleve (periudha e bronzit) qė pėr trevėn tonė janė shumė tė veēanta dhe karakteristike, sqaron Rexha. Paraprakisht, me kėto hulumtime ėshtė vėrtetuar se xehetaria vendore ėshtė zhvilluar qė nga kohėt e hershme. Pra, ky projekt do tė karakterizohet pėr marrjen e mostrave qė do tė zhvillohen mė tutje nė institucionet gjermane, pėr faktin se institucionet e Kosovės nuk i kanė kėto mundėsi teknologjike, pohon Rexha.

    Incizimet gjeofizike janė bėrė me metodėn “Elektrorezistiviti” (aparatura mė bashkėkohore pėr hulumtim). Kėto hulumtime janė zhvilluar nga muaji mars 2011, nė kuadėr tė institucioneve tė lartpėrmendura. Rezultatet e kėtij bashkėpunimi janė dėshmitė nga parahistoria, antika, periudha romake, antikiteti i vonė, mesjetė e hershme dhe ajo e vonė, qė nėnkupton kontinuitetin e veprimtarisė dhe banimit nė kėto treva.

    Veprimtaria e institutit arkeologjik karakterizohet edhe me gėrmimet arkeologjike qė janė duke u gėrmuar nė lokalitetin Reshtan Suharek, ku punimet po udhėhiqen nga Shafi Gashi, i cili vjen nga Instituti Arkeologjik i Kosovės dhe nga Prof. Dr. Adem Bunguri, Tiranė ku ėshtė bėrė gjetja e njė vendbanimi i kohės sė Neolitit.

    Punimet rreth kėtij projekti kanė filluar nė prill tė kėtij viti, dhe do tė vazhdojnė edhe mė tutje hulumtimet. Po ashtu, nė kėtė muaj, sipas Rexhės, kanė filluar gėrmime arkeologjike nė lokalitetin antik Zllatar tė Ferizajt, tė cilat do tė zhvillohen nga Luan Gashi, arkeolog i Institutit Arkeologjik tė Kosovės.

    Po kėshtu gjatė muajit maj 2001 ky institut, nė bashkėpunim me institutin rajonal tė Prishtinės, me arkeolog Haxhi Mehmetaj, dhe nė bashkėpunim me Agron Islamin dhe Klejdis Zguro, dy restauratorė tė Institutit Kombėtar tė Konservim-restaurimit tė Shqipėrisė, kanė zhvilluar veprime nė lokalitetin Ulpiana, me qėllim tė hartimit tė projektit pėr konservim restaurim pėr lokalitetin e Ulpianės.

    Pra, konkretisht do tė ketė konservime nė lokalitetin Ulpiana pėrgjatė kėtij viti.

    ZĖRI
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Dėshmi stralli pėr periudhėn mezolitike
    Publikuar: E diel 19 Qershor 2011,
    Projekti pėr pėrpilimin e Hartės Arkeologjike tė Kosovės ka dhėnė rezultate, duke bėrė tė mundur pasje nė njė vizioni mbi vendbanime dhe lokalitete tė vjetra kosovare. Njė ndihmė tė madhe nė kėtė drejtim ka dhėnė Institutin Arkeologjik i Frankfurtit tė Gjermanisė, i cili nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Kosovės ėshtė duke bėrė incizime tė rėndėsishme pėr tė zbuluar vendndodhjen e lokaliteteve antike. Rezultat i Projektit tė Hartės Arkeologjike dhe nė veēanti i bashkėpunimit tė Institutit gjerman dhe atij kosovar, gjatė vitit 2008, ėshtė zbuluar edhe njė lokalitet antik nė komunėn e Ferizajt. Lokaliteti gjendet nė fshatin Zllatar, nė veri-lindje tė Ferizajt, pjesė ku sot shtrihet Baza Amerikane “Bonstill”. Ky ėshtė njė ndėr territoret mė tė pasura arkeologjike nė Kosovė. Njė gjė tė tillė e kanė bėrė tė ditur vetė drejtuesit dhe shkencėtarėt e Institutit Arkeologjik tė Kosovės. Nė njė prononcim pėr “Kosova Sot”, antropologu i IAP-sė, Luan Gashi ėshtė shprehur se gjatė pėrnjohjes sė fshatrave nė komunėn e Ferizajt, nė kuadėr tė pėrpilimit sė Hartės Arkeologjike tė Kosovės, gjatė vitit 2008 nė kėtė fshat ėshtė njė vendbanim parahistorik qė i takon periudhės neolitike. “Me gjasė, bazuar nė disa artefakte stralli, kemi edhe indikacione tė periudhės mezolitike, periudhė shumė e rrallė dhe diskutabile”, ka pohuar Gashi. Nė lokalitetin e pėrmendur, nė njė sipėrfaqe rreth 2 km, sipas tij janė gjetur fragmente qeramike tė kohės parahistorike si dhe gur e vegla stralli tė periudhės antike. Po mė 2008, nė bashkėpunim me Institutin Arkeologjik tė Frankfurtit, arkeologėt kosovarė kanė incizuar njė sipėrfaqe prej 70 arė me gjeoradar, me ē’rast si rezultat ėshtė fituar njė pamje grafike-magnetike me shumė struktura dhe anomali ovale tė cilat rezultojnė me njė vendbanim tė periudhės neolitike me gjithė infrastrukturėn siē janė, kasollet e banimit, punėtoritė etj. “Gjatė kėtij viti, nga muaji mars, filluam disa gėrmime-sondime me qėllim tė identifikimit tė hapėsirės, vendbanimit dhe sqarimit tė elementeve si shtrirja hapėsinore e vendbanimit, pėrcaktimit kronologjik, kontinuitetit kohor, statusit tė kėtij vendbanimi, nivelit tė zhvillimit dhe raportet me vendbanimet e kėsaj periudhe”, ka thėnė Gashi, duke shtuar se nga materiali i lėvizshėm arkeologjik zbuluar nė gėrmimet-sondazhet e ndėrmarra dolėn nė dritė gjurmė banimi apo njė vendbanimi tė pėrkohshėm parahistorik nė kontinuitet e qė vazhdoi tė jetė aktiv edhe gjatė Mesjetės. Sipas tij, njė vend tė vlefshėm nė mesin e gjetjeve e zė qeramika. Nga pikėpamja e teknikes sė punimit tė qeramikės duhet theksuar punimi tipik i periudhės neolitike nė rajon. “Qeramika e zbuluar kėtu ėshtė shumė e fragmentuar dhe mjaft e dėmtuar dhe kryesisht i pėrket periudhave parahistorike (neolit, eneolit, duke mos e anashkaluar faktin e gjetjeve fragmentare qė u takojnė periudhave tė tjera si bronz, hekur e nė disa raste antikė dhe Mesjetė e hershme”, ka thėnė Luan Gashi, arkeolog-antropolog nė Institutin Arkeologjik tė Kosovės.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga fegi Lexo Postimin
    1. lloj Statu e gjetur ne Prishtin 5 mijavjeqarin para.e.son.
    2.Figur Kentauri e gjetur ne Zveqan ne Iber 5 mijavjeqarin para eres son.
    (te ngjajshme me kulturen Vinqes afer Beogradit)
    1-Pamje e Zeusit ne kete statu

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shtyhet kthimi i eksponateve

    Publikuar: 26.06.2011 -
    Prishtinė, 26 qershor - Raundi i fundit i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nuk pritet t’i sjellė nė shtėpi, 1.247 artefaktet qė mbahen tash e 13 vjet nė Serbi, raporton KTV. Derisa pritet qė nė takimet e ardhshme ndėrmjet dy shteteve tė vendoset pėr kthimin, ministri Krasniqi ėshtė shprehur kritikė ndaj rrėnuesve tė objekteve kulturore dhe fetare.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Territori i Prishtinės ishte i banuar para 7000 vjetėsh
    Nga mr. Qazim Namani
    Qyteti i Prishtinės nė mileniume dhe shekuj (1)
    Gjatė punimeve tė rastit nė qytet janė hasur gjurmė tė qytetėrimit qė nga kultura e neolitit tė vjetėr: Kompleksi i spitalit tė Prishtinės, Glladnica te Graēanica.
    Prishtina shtrihet nė mes tė lumenjve tė vegjėl Prishtinės dhe Vėlleshės, qė rrjedhin nga kodrinat xehetarie nė anėn perėndimore tė malėsisė sė Gallapit. Nė anėn jugore dhe perėndimore Prishtina kufizohet me kodrina tė vogla qė lėshohen nė tokat pjellore tė Fushės sė Kosovės. Lartėsia mbidetare sillet prej 585m , 640, 670 dhe rreth 700 m lartėsi mbidetare nė disa lagje tė qytetit.
    Studimet shkencore pėr etimologjinė e emrit Prishtina ende nuk e kanė dhėnė njė pėrfundim tė qėndrueshėm, por shumė studiues emrin e Prishtinės (Pristina castra) e shpjegojnė nga gjuhėt e lashta indoevropiane, qė ka kuptimin i lashtė, i fazės fillestare, diēka e vjetėr. Territori i qytetit tė Prishtinės ishte i banuar qė para 7000 vijete. Gjatė punimeve tė rastit nė qytet janė hasur gjurmė tė qytetėrimit qė nga kultura e neolitit tė vjetėr: Kompleksi i spitalit tė Prishtinės, Glladnica te Graēanica. Kultura e neolitit tė ri: te tjerrtorja, Bėrrnica, Matiēani. Kultura materiale e bronzit: Fusha e Badocit, Bėrrnica e Poshtme, Kolovica, Grashtica, Keqekolla. Periudha e hekurit: Badoc, Matiēan, Tauk-Bahēe, Shkolla normale. Periudha romake: Ulpiana, Grashtica, Siqeva, Keqekolla. Periudha Bizantine- mesjeta e hershme: Matiēani. Nėpėr qytetin e Prishtinės kanė kaluar shumė rrugė tė rėndėsishme, rrugėt qė vinin nga Bosna, rruga Naissus-Lissus, nga Scupi etj. Sipas Tabula Peutingeriana, stacioni rrugor Viciano i rrugės Naissus-Lissus ka qenė ndėrmjet fshatrave Uglar dhe Ēakllavicė, nė afėrsi tė Prishtinės.
    Diku rreth 7 km nė juglindje tė Prishtinės gjendet qyteti i madh antik Ulpiana. Si duket, Ulpiana e rrėnuar dhe e plaēkitur nė mesjetėn e hershme, ia lėshon rėndėsinė Prishtinės si lokalitet nė afėrsi tė saj. Tokat pjellore nė Fushėn e Kosovės dhe trevat minerare nė malėsinė e Gallapit, ndikuan nė pėrparimin dhe zhvillimin e kėtij vendbanimi.
    Shkrimet e para deri mė tani tė publikuara pėr Prishtinėn si toponim, janė nga njė dokument tė knezit kroat, Mutimirit, tė vitit 892, ku thuhet se me pallat ka qenė edhe Prishtina si shpatėmbajtėse.
    Nga literatura dhe dokumentet tjera arkivore, Prishtina pėrmendet nga kontaktet e para raguzane me Prishtinėn qė i gjejmė tė shėnuara nė fund tė viteve tė shtatėdhjeta tė shekullit XIII. Nė kėtė kohė bujari raguzan me origjinė shqiptare Gregorius Marini de Petrana (1253-1280) emėrohet konsull nė Bėrskovė. Pėr tė arritur nė Bėrskovė Gregorius M. De Petrana kalon ndėr vende tjera edhe nėpėr Prishtinė. Nė njė dokument tė lėshuar nga Prishtina nė vitin 1325, ju kėrkohet targa e Shėn Mitrit dubrovnikasve.
    Shkrimet e perandori bizantin Johan Kontaguzeni nė vitin 1342
    Pėr Prishtinės ka shkruar edhe perandori bizantin Johan Kontaguzeni nė vitin 1342, i cili njė atė kohė ka dhėnė disa tė dhėna tė rėndėsishme pėr lokalitetin. Sipas shkrimeve tė Johan Kontakuzenit thuhet se nė Prishtinė ka pasur pallat me oda tė mėdha, pėr tubime shtetėrore, pėr procese gjyqėsore, pėr solemnitete dhe gostitje. Prishtina e kishte edhe kalanė, tė cilėn e kishte rrėnuar Sulltan Mutati I gjatė rrethimit tė qytetit nė vitin 1389. Kėtė e pohon edhe Evlija Ēelebiu nė vitin 1662 kur shkruan se kalanė e Prishtinės tė ndėrtuar nga mbreti Millutin e rrėnoi Sulltan Murati I pas hyrjes nė Prishtinė. Sipas burimeve serbe pallatin e ka ndėrtuar mbreti Millutini nė mes tė sahat kullės sė sotme dhe xhamisė sė ēarshisė. Njė qytetar gjatė bartjes sė dheut pas hapjes sė njė themeli afėr entit tė statistikės dhe xhamisė sė gurit (ēarshisė), nga ky vend kishte bartur edhe disa gurė tė mermertė. Gurėt kanė plastikė gurore dhe tė rrethuara me kanelyra dhe sipas ekspertėve janė tė punuar nė periudhėn antike. Se a janė bartur nga Ulpiana apo ndonjė lokalitet tjetėr mundė tė vėrtetohet vetėm pas vėzhgimit tė gėrmimeve pėr ndėrtime nė atė hapėsirė. Bazuar nga tė dhėnat e cekura mė lartė pėr vendin e ekzistimit tė kalasė ndėrmjet sahat kullės dhe xhamisė sė ēarshisė, mundė tė pohojmė se kėto tė dhėna janė tė vonshme pas ndėrtimit tė xhamisė dhe sahat kullės. Kėtu kur bėhet fjalė pėr xhaminė e ēarshisė duhet pasur parasysh xhamin e Llukaqit qė ishte e ndėrtuar te teatri, afėr ēarshisė sė mbuluar tė Prishtinės.
    Sido qė tė jetė pėr vendin ku thuhet se ka ekzistuar kalaja e qytetit dėshmojnė edhe kėta gurė tė zbuluar qė lėnė tė kuptohet se Prishtina e kishte kalanė e saj qė nga periudha romake apo bizantine e hershme. Kjo mbetet tė vėrtetohet vetėm pas gėrmimeve arkeologjike nė kėtė lokalitet.
    Po ashtu gjatė bartjes sė dheut nga ndėrtimet nė Prishtinė gjatė vitit 1997, ėshtė gjetur njė bazament shtylle nė tė cilin janė tė skalitura pranė njėri tjetrit simboli i kultit tė diellit dhe kryqi. Vėrehet se ky guri i punuar me llaē gėlqeror dhe i pėrzier edhe me qeramikė tė bluar ėshtė ka edhe shenja tė djegies ēka lenė tė kuptohet se kemi tė bėjmė me njė shtyllė tė ndonjė objekti tė kultit qė pėrveē kryqit ka edhe simbole astrale tė periudhės sė paganizmit e i cili edhe ėshtė djegur. Vend gjetja e kėtij guri nuk dihet por ėshtė gjetur i hedhur nė greminėn e hapur nga fabrika e tjegullave nė Prishtinė. Gjetje e kėtij guri ėshtė edhe njė dėshmi tjetėr pėr tė besuar se Prishtina ishte vendbanim para mesjetar.
    .Prishtina gjatė mesjetės u bė seli e rėndėsishme
    Prishtina gjatė mesjetės u bė seli e rėndėsishme. Para betejės sė Kosovės Prishtina ishte bėrė kryeqytet i provincės dhe si i tillė mbeti edhe shumė kohė pas kėsaj beteje.
    Pėrveē ndėrtimeve nė Prishtinė nė afėrsi ndėrtohet mbi themele tė njė kishe mė tė hershme, manastiri i Graēanicės, si monument i kulturės me rėndėsi tė veēantė.
    Shihet se Prishtina me rrethinė nė atė kohė kishte shumė monumente, dhe prania e kėtyre monumenteve tė kulturės siē ėshtė manastiri i Graēanicės, pėr nga vlerat artistike hynė nė krijimtarinė mė tė pėrsosur tė Evropės dhe Botės.
    Pėr zhvillimin e Prishtinės flasin edhe faktet e vendosjes sė tregtarėve tė huaj edhe dubrovnikasve nė vitin 1387. Po kėtė vit dubrovnikasi Marko Zvizdic, i cili jetonte nė Artanė, me vullnetin e tij me 9 nėntor 1387 ka dhėnė 5 dukatė pėr mirėmbajtjen e kishės sė Shėn Marisė nė Prishtinė. Kjo tregon se Prishtina ishte qendėr e zhvilluar tregtare edhe para betejės sė Kosovės. Pėrveē kishės sė Zojės Mėri, nė vitin 1421 nė regjistra tė kėshillit tė vogėl raguzan, pėrmendet edhe njė kishė tjetėr pa emėr.
    Nė Prishtinė nė vitin 1426 e kishte edhe konsullatėn dubrovnikase. Nė Prishtinė, nė shekujt XIV dhe XV, vepronin njė numėr i madh i tregtarėve dubrovnikas, tė cilėt bėnin tregti me qytetet mė tė zhvilluara nė rajon. Tregtarėt dubrovnukas, gjenovas, hebrenj etj kryesisht merreshim me metale fisnike si ari argjend dhe gllamė. Pas pushtimit osman, nė Prishtinė u ndėrtuan disa objekte sakrale dhe profane tė stilit oriental si xhami, hamame, teqe, tyrbe, shtėpi qytetare etj. Sipas regjistrimit tė sanxhakut tė Vushtrrisė nga viti 1477, Prishtina nė kėtė kohė i kishte 9 mėhallė, tė cilat sipas emrave tregojnė se kishte vetėm popullsi tė krishterė. Gjatė shekullit XV nė kazanė e Prishtinės pėrfshiheshin disa xeherore tė njohura pėr kohėn. Nė kėtė kohė nga Prishtina kanė dalė edhe dijetar tė shquar si Mesihi Prishtina i cili me veprat tij “Mesihi Divani” edhe pse e shkruar me vjersha nė gjuhėn turke ka vlera tė mėdha letrare dhe historike. Mesehi Prishtina vdes nė Bosnje nė vitin 1512. Nė shekullin e XV Prishtina i kishte gjithsejtė 20 lagje. (vijon

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Prishtina u shkatėrrua kur forcat serbe hynė nė qytet mė 1912
    Nga mr. Qazim Namani
    Qyteti i Prishtinės nė mileniume dhe shekuj (2)
    Gjatė mesjetės sė vonė, nė Prishtinė, kanė qėndruar dhe kanė shkruar shumė personalitete tė njohura tė kohės si; Jovan Kontaguzeni, mbreti hungarez Vlladisllavi II, Pjetėr Bogdani, Haxhi Kallfa, Evlija Ēelebiu etj. Pjetėr Bogdani me origjinė shqiptare, kryeipeshkvi i Shkupit dhe Sofjes i raporton Vatikanit qė Prishtina kishte 3000 shtėpi. Evlija Ēelebiu shkruante nė atė kohė pėr 2600 shtėpi tė mėdha dhe tė bukura duke veēuar sarajin e Allaj Begut dhe pallatin e gjyqit, dy hamamet e mėdha, mikpritjen dhe kulturėn qytetare. Nė Prishtinė ka 11 hane, ndėr tė cilėt mė me i njohuri nė atė kohė ishte hani i Haxhi Beut. Bazuar nė tė dhėnat nė vitin 1689 qė i jep Coronelli nė “Iliricum”dhe nė “Corso delli fiumi Drino e Boiana nella Dalmatia” nė vitin 1689 Prishtina i kishte 4000 shtėpi. Nė kėtė kohė Prishtina i kishte 360 fshatra dhe njė numėr i tyre ishte djegur. Qyteti ka dy banja, njėra ėshtė banja e Fatihut nė treg, e tjetra ėshtė banja e vjetėr. Nė njė qoshe tė banjės sė Fatihut ekziston njė shenjė, pėr kėtė arsye kjo banjė quhet si e shenjtė dhe vizitohet shumė. Nė Prishtinė ka 3000 dyqane qė janė pak pėr kėtė qytet, kėtu ka rrush dhe dardha shumė tė mira shkruajnė udhėpėrshkruesit qė e vizituan Prishtinėn nė shekullin e XVII.
    Nė vitin 1690 osmanėt dhe tatarėt dėmtuan rėndė vendni, veēanėrisht rrethit tė Prishtinės
    Nė vitin 1690 me ardhjen e osmanėve dhe tatarėve, pėsoi rėndė krejt vendi, veēanėrisht ai i rrethit tė Prishtinės. Atje shumė katunde mbetėn shkretė, shumicėn e tyre i dogjėn dhe i zhdukėn turqit dhe tatarėt. Prishtina u dobėsua gjatė luftės austro-turke, kur Prishtina ishte bėrė qendėr e shtabit tė gjeneralit austriak Pikolominit. Nė mbarim tė luftės austro-turke 1689-1690 trupat osmane dhe tatare hynė nė Prishtinė dhe e bėnė njė hakmarrje tė madhe ndaj shqiptarėve. Siē ka shkruar mė vonė Gjergj Bogdani nipi i argjipeshkvit Pjetėr Bogdani, edhe pse Pjetėr Bogdani kishte vdekur dhe ishte varrosur, ai u zhvarros nga osmanėt dhe u hodh si ushqim qenesh nė mes tė sheshit tė Prishtinės. Prishtinėn gjatė shekujve XVIII dhe XIX e kanė sunduar Gjinollėt. Prishtinėn e pėrmend edhe Feliks De Bozhur, sipas tė cilit me 1812, Prishtina kishte dy panaire, tė vjeshtės dhe tė pranverės, ku merrnin pjesė shumė tregtarė nga lindja dhe perėndimi. N ė vitin 1822 rreth 3000 shqiptarė nga Kosova bėnė pėrpjekje qė tė shkojnė nė Stamboll pėr tė kėrkuar dorėheqjen e Maliq pashė Gjinollit i cili nė atė kohė njihej si tiranik dhe e sundonte Prishtinėn.
    Nė Prishtinė ishin tė zhvilluara shumė zeje tė lashta e ndėr to ishte edhe zeja e hasrave. Pėrveē kėtyre zejeve ishin tė njohura edhe zejet e lėkur punuesve, kazangjijėve, punimi i enėve shtėpiake nga argjila dhe metalet, punimet e veshjeve tradicionale etj.
    Prishtinės sot i mungon muzeu i qytetit, gjatė ndėrtimeve nė qytet nuk janė pėrcjellė gėrmimet pėr hapjen e themeleve nga institucionet kompetente, andaj si rezultat i kėsaj gjendje shumė eksponate tė lėvizshme janė hedhur nė gremina dhe janė mbuluar me dhe e mbeturina. Nė vitin 1997 nė greminėn e fabrikės sė tjegullave ku hidhej dheu gjatė gėrmimeve nė qytet janė gjetur edhe enė tė emaluara me argentius-gllama. Reformat nė Perandorinė Osmane filluan nė vitin 1892 dhe komisioni i ri i reformave pėrbėhej nga persona tė njohur dhe tė respektuar me pėrkatėsi shqiptare. Nga Prishtina ishte Danish Beu i cili mė vonė u bė ministėr i punėve tė brendshme tė Perandorisė.
    Kryengritjet e Prishtinės nė shekullin XIX
    Nė gjysmės e parė tė korrikut tė vitit 1844, ushtria turke nė krye me serasqerin valiun e Rumelisė dhe Omer Pashėn hynė nė Prishtinė pėr ta shuar kryengritjen e shqiptarėve. Selia e serasqerit u bė Prishtina. Kryengritėsit u tėrhoqėn nė malet e Prishtinės. Omer Pasha i kishte deklaruar konsullit anglez se 7000 shqiptar kryengritės ishin tėrhequr nė malet afėr Prishtinės. Osmanėt bėnin regjistrimin e myslimanėve tė Prishtinės tė cilėt refuzonin tė jepnin rekrut pėr nizam. Mė 8 mars 1845 konsulli anglez nė Selanik njoftoi se shqiptarėt e rrethinės sė Prishtinės nuk do tė japin rekrut pa forcė. Nga plaēka qė bėnė ushtarėt osman gjatė shuarjes sė kėsaj kryengritje u pasuruan shumė.
    Konsulli austriak shkruan se kryengritėsit shqiptar e pushtuan Prishtinėn nė Pranverėn e vitit 1844. Prishtina ra nė duar tė kryengritėsve nė mars tė vitit 1844, kur Abdyrrahman Pasha i Prishtinės u largua nė Prizren te miku i vet Izet Mehmet Pasha. Izet Pasha i kishte dhėnė 6000 njerėz pėr ta kthyer Andyrrahman Pashėn nė Prishtinė, por kryengritėsit e ndalėn kėtė sulm dhe e mbanin nė kontroll Prishtinėn. Nė Prishtinė, nė qershor e gusht tė vitit 1837 ēdo ditė vdisnin nga mortaja 80-140 persona.Nė vitin 1846 Maliq beu vendosi qė tė gjithė kryeparėt e familjeve shqiptare katolike ti dėrgoi nė njė vend tė rrethuar nė Prishtinė. Ė gjithė tė burgosurit i futen nė pranga tė rėnda nė duar dhe nė kėmbė, me njė zinxhirė tė rėndė pėr mjedisi dhe tė lidhur pėr njė kėmbe. Kjo ishte njė peshė prej 40 okėsh turke, pėrafėrsisht 5o kg. Jashar Pasha i Prishtinės kėta tė burgosur i mbylli nė njė burg edhe mė tė rėndė dhe urdhėroi qė nė burg tė lėshohet edhe uji. Kėta tė burgosur nga Prishtina u transferuan nė Shkup dhe pėrmes Selanikut u dėrguan nė Azi tė vogėl.
    Nė Prishtinė janė kultivuar, lojėra fisnike nė fushėn e quajtur Poteēishtė. Kėto gara janė organizuar ēdo vit tė ngjashme me hallkėn e Sinjit-vetėm me njė dallim nė vend tė hallkės ėshtė pėrdorur dorėza, tė cilėn kalorėsit e kanė pasur pėr detyrė ta qėllojnė me shpatė, shigjetė ose topuz. Nė Prishtinė janė mbajtur edhe bejlege (dyluftime) tė ndryshme. Prishtinėn e kapluan dy zjarre tė mėdha mė 1859 dhe 1863. Sipas banorit Gamer, Prishtina ėshtė qyteti mė i madh qė gjendet mes Selanikut dhe Sarajevės. .Nė vitin 1874 selia e Vilajetit tė Kosovės kalon nė Prishtinė dhe 3 vite mė vonė filloi tė botohet revista nė gjuhėn turke “Kosova”. Nė Prishtinė nė vitin 1887 u hap konsullata serbe, dhe nė vitin 1890 u vra konsulli serb Lluka Marinkoviq. Sipas Cvijiqit, Prishtina nė fillim tė shekullit XX kishte 4000 shtėpi.
    Prishtina e kishte edhe ēarshinė e vjetėr tė mbuluar. Nga monumentet publike nė Prishtinė, veēohet objekti ku ėshtė sot Muzeu i Kosovės, objekti ku ėshtė vendosur Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, Hamami i Madh, Kulla e Sahatit, Kompleksi i Emin Gjikut etj. Nga objektet sakrale veēohet xhamia e Ēarshisė, Xhamia e madhe, Xhamija e Jashar Pashės etj. Nė Prishtinė ekziston Teqja e Prishtinės dhe Kisha evangjeliste. Nė periferi tė Prishtinės , nė fshatin Shkabaj ekziston tyrbja e vogėl dhe nė fshatin Mazgit ėshtė tyrbja e sulltan Muratit.
    Sylejman Kylqe (studiues turk), shkruan se nė telegramin e 29 mars 1910 ėshtė organizuar kryengritja prej 2000 vetė nga populli i kazave tė Prishtinės dhe Vushtrrisė dhe i okupuan rrugėt e Llapit dhe Gallapit duke i ftuar popullatėn tė ju bashkoheshin. Kryengritja ishte bėrė pėr heqjen e taksės sė otrovės (taks nė administratėn osmane).
    Nė telegramin e datės 19 prill 1910 njoftohet se para kryengritjes sė Llapit dhe Gallapit, Jahja Efendiu nga Prishtina nė dyqanin e Kafexhi Rifatit i ka varur nė qafė njė fletė kalendari pulės qė njė shqiptar po e sillte pėr ta shitur nė tregun e Prishtinės, duke kėrkuar taksė prej tij. (vijon)

Faqja 18 prej 25 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •