Close
Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 249
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ukshin Zajmi: Njė rrugė antike e pastudiuar e Dardanisė


    Njė rrugė antike e pastudiuar e Dardanisė

    Segmenti rrugor qė lidhė Scupin me Ulpianėn

    Nga Ukshin Zajmi

    Nė kėtė shkrim, do tė mundohem qė pėrmes gjurmėve qė ruhen sot, por edhe pėrmes shkrimeve tė autorėve tė ndryshėm tė vjetėr, klasik dhe tė tashėm, tė dėshjmoj pėr njė segment rrugor qė ka lidhur Scupin me Ulpianėn, qytete kėto tė Dardanisė. Nėpėr Dardaninė antike tė banuar me dardanėt evropian kanė kaluar rrugė tė ndryshme, tė cilat kanė shėrbyer, po sikur sot, pėr tė bėrė komunikim nė mes tė banorėve, pėr tė levizur nėpėr to nė raste tė mbrojtjeve dhe sulmeve tė ndryshme, por edhe pėr tė bartur mallra tė ndryshme si nė sferėn e blerjes (importit) dhe tė shitjes (eksportit), po edhe pėr tė kėmbyer prodhime tė ndryshme. Kėtė e dėshmoi zbulimi nė vitin 1993 nė Cezarėn bregdetare (Palestinė), nė njė anije tė pėrmbytur tė gjashtė kallėpėve tė aliazhit (lėgures) sė aluminit. Nė kėtė kallėpe shkruan:

    IMP DOMIT CAESARIS AVG GER MET

    DARD SVB C CAL P.T CLO

    CAES XXCCIICXXXCIII CAES CCXV

    HIXXIV

    Nga formula e kėtij shkrimi: Met(alla) Dard(aniae), Met(alli) Dard (anici) apo tė ngjajshme, dėshmohet se ky ėshtė prodhim nga Dardanija ballkanike, dhe se ky mall ėshtė eksportuar pėrmes rrugėve qė kanė ekzistuar edhe ate pėrmes segmentit rrugor Ulpiana-Scupi-Tjessalonica[1].

    Nė bazė tė te dhėnave, edhe nė kohėt e vjetra rrugėt ishin tė kategorizuara, nė rrugė tė rendit tė parė (via militaris apo via publica) dhe rrugė lokale (viae vicinales)[2]. Si rrugė via militaris apo via publica, nė Dardani konsiderohet rruga Lissus-Naissus dhe ajo qė lidhte Dubrovnikun (Raguza) me Shkupin (Scupi) dhe Selanikun (Thessalonica). Ekziston edhe njė mendim tjetėr se rrugė parėsore ka qenė rruga Viminacium-Naissus-Scupi-Thessalonica, ndėrsa segment i saj ishte segmenti i rrugės Naissus-Lissus, e cila tek stacioni apo udhėkryqi Vicianum (nė afėrsi tė Ulpianės) ėshtė ndarė nė drejtim tė Lissus-it[3]. Se sa tė vjetra janė kėto rrugė, autorėt antik nuk japin shumė tė dhėna, por nga Polibi mėsojmė pėr ekzistimin e rrugės Apollonia-Selanik nė vitin 120 p.e.s . Mė vonė rrugėt i pėrmend edhe Staboni (i cili jetoj nė periudhėn 63 p.e.s-20 tė e.s.). Nga kjo mund tė kuptohet se kėto rrugė kanė ekzistuar kėtu edhe para pushtimit tė romakėve dhe se janė projektuar dhe ndėrtuar nga banorėt vendor. Siē shihet, nga kjo, mund tė kuptohet se Dardanija, falė pozitės sė pėrshtatshme gjeografike ka qenė urė lidhėse nė mes tė perendimit dhe lindjes[4], por edhe pjesės kontinentale tė Gadishullit ilirik me detin Adriatik.

    Pėr ekzistencėn e segmentit rrugės Ulpiana pėrkatėsisht Veclanum-Scupi, na dėshmon njė gur miliar i gjetur nė fshatin Runjevė tė Kaēanikut (CIL III 8158) i cili i ėshtė kushtuar Jupiterit nga vilicus-i Talion edhe ate pėr ruajtjen apo shpėtimin e mbretėrve fatlum Septimija Severa dhe Mark Aurelija Antoninit dhe Nėnės Tabora Julije Augustae[5]. Mėqe nė shkrim nuk flitet pėr rolin e Talionit si vilicus (drejtues i pasurisė), mund tė thuhet se Runjeva ka qenė njė vend afėr stationes vectigalis Illyrici dhe se vilic-ėt kanė udhėhequr kėto stacione, thot Sanader. Pėrndryshe ekziston pėr kėtė edhe njė mendim tjetėr, se pirgu i gjetur nė Runjevė dy kilometra nė veriperendim tė Kaēanikut i ėshtė kushtuar IOVI OPTIMO MAKSIMO, pėr shėndetin e impetarorit S.S. Karakalla si dhe pėr gruan e tij Julia Domna, tė cilėn e pranon si Mater Castrorum, nė Konsulatin POMPEIANO dhe AVITO [6].

    Foto. 1

    Njė dokument tjetėr qė dėshmon pėr ekzistencėn e kėsaj rruge ėshtė shkrimi i Jordanit, i cili veē tjerash thot: “Thiudimeri duke parė se sukseset e ndiqnin kudo, sulmoi Naisin, qytet i parė nė Ilirik, kurse birin e tij Theodorihun, pasi i dha me vete komitėt Astat dhe Iuvilia, e nisi nėpėrmjet kėshtjellės sė Herkulit pėr nė Ulpianė. Posa arritėn kėtu, ata e nėnshtruan menjėherė kėtė, ashtu edhe Stobin, dhe pastaj u futėn nė shumė vende tė tjera tė Ilirikut, qė mė pėrpara nuk i kishin pushtuar dot.”[7]. Ndonėse Jordani shkroi kėto nė shekullin e pestė, kjo dėshmon se Ulpiana pėrmes Scupit ishte e lidhur edhe me Stobin (Shtipin) e prej kėtu edhe me Selanikun.

    Pėr ekzistencėn e kėsaj rruge dėshmojnė edhe sot disa toponime tė cilat gjinden nėpėr fshatrat e komunės sė Kaēanikut, e qė, nga kėto toponime, por, edhe objekteve tė tjera antike qė gjėnden kėtu, supozohet se kjo rrugė nuk ka kaluar e tėra nėpėr luginėn e lumit Lepenc dhe Nerodime, por, se ajo ka kaluar nėpėr pjesėn kodrinore tė rrjedhės sė majtė tė kėtyre lumenjve. Pėr kėtė nė fshatin e sotėm Stagovė ekziston toponimi Drum, qė don tė thot rrugė, nė Runjevė ekziston toponimi Udha e Rimit, nė Llanisht kjo rrugė duhet tė kėtė kaluar nė mes tė Kalasė qė gjendet nė bregoren mbi Gurin e Shpuem dhe fshatit , ndėrsa nė fshatin tjetėr Gjurgjedel, nė katundin e poshtėm, ekziston toponimi Udha e Rimit, dhe sipas disa deklaratave tė fshatarėve nė kėto pjesė janė gjetur edhe gurėt mė tė cilat ka qenė e shtruar kjo rrugė. Pos qė nė Runjvė ėshtė gjetur pyrgu qė kėtė e dėshmon se kėtu ka qenė stacioni i parė nė rrugėn Scupi-Ulpiana, supozohet se nė Stagovė ka qenė njė udhėkryq, nė tė cilin, me kėtė rrugė ėshtė lidhur edhe njė rrugė tjetėr (kuptohet e rendit tė dytė) e cila nė veri-lindje drejton pėr nė pjesėn e Vitisė nė Anamoravė dhe tjetri segment qė ēon nė drejtimin jug-lindor, sepse nė Sopot (ish-Soponicė)nė lagjėn e Tushėve, ekziston toponimi Sarajet e Karavaneve.

    Nga e gjithė kjo qė u tha, kuptohet se territori i Dradanisė ashtu si edhe sot Kosova, qė nė kohėt e moēme ka pasė njė pozitė tė rėndėsishme gjeostrategjike, sepse ka qenė vend ku janė kryqėzue rrugėt qė kanė lidhur lindjen me perendimin dhe pjesėn bregdetare me ate kontinentale.

    Foto.2

    Pėr ekzistencėn e kėtyre rrugėve ka dėshmi nga autorėt antik, e pėr kėtė kanė shkruar edhe autorėt e mėvonshėm, por me supozimin se kėto rrugė kanė filluar tė ngriten nė shekullin e parė tė erės sonė[8]) nuk mund tė pajtohet, sepse, nėse kėto rrugė janė renovuar nė kėtė kohė, ato kanė kaluar nėpėr trasenė tė cilėn e kanė ngritur shumė kohė mė parė banorėt vendas dardanė, kurse romakėt, pas pushtimit tė kėtyre trojeve, ato i kanė rregulluar pėr nevojat e tyre, por, sigurisht, me fuqinė vendase puntore. Kėtė na e dėshmon edhe njė gur i gjetur, kur ėshtė ngritur objekti i gėlqerorės nė Kaēanik, e qė supozohet se ishte njė gur kufitar i shekullit tė III p.e.r. e qė sot ruhet nė holin e shtėpisė sė kulturės nė kėtė qytet.

    Foto:3

    Nga e gjithė kjo qė u tha, mund tė konstatohet se treva e Kaēanikut ka njė vazhdueshmi qė nga antika tė populimit dhe se kėndej pari ka kaluar njė rrugė e interesit tė gjėrė pėr popullatėn e asaj kohe, por qė ėshtė vazhduar edhe deri nė ditėt e sotme. Terreni ka njė pozitė tė jashtėzakonshme strategjike, pėr ēka dėshmojnė edhe shumė udhėpėrshkrues si francezi Philip De Frence Kanaye, turku Evelija Ēelebi e shumė tė tjerė. Por, pėr tė dalė nė dritė tė gjitha kėto, lypset njė pėrkushtim shumė mė i madh i komunės sė Kaēanikut, tė Hanit tė Elezit, tė Ferizajit por edhe tė institucioneve nė nivel shteti, pėr tė hartuar njė projekt e pėr tė nxjerrė nė dritė kėtė trase tė kėsaj rruge mė rėndėsi tė madhe tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės. Disa tė dhėna qė u shėnuan mė lartė dėshmojnė pėr ekzistencėn e kėsaj rruge, andaj investimit dhe hulumtimi e kishte zbardhė kėtė tė vėrtetė. Arsyeshmėria e njė investimi tė tillė ka rėndėsi tė madhe ekonomike e kulturore, sepse me zbulimin e kėsaj rruge dalin nė shesh edhe shumė dėshmi tė tjera arkeologjike dhe cytė zhvillimin e turizmit rural nė kėtė anė.

    [1] .) Dushanić, Sllobodan: Prosopografske beleške o rudarstvu u Gornjoj Meziji, Starinar, LVI/2006, faqe 87

    [2] .) Maksimović, Marica: Nalazi sa lokacije “Mali saborni hram” nė Nish,, nga Libri “Nishi dhe Bizanti II”, faqe 207.

    [3] .)Petrović,Vladimir P.: Novi miljokaz na rimskom putu Naissus-Lissus, Starinar nr.56, 2006, faqe 367.

    [4].) Mirdita, Zef: Prisutnost orijentalnih kultova na podruċju Dardanije,VAMZ,3s.,XXXIV,2001 faqe 38

    [5] .) Sanader, Mirjana: Vilicus-prilog poznavanja djelatnosti upravitelja imanja i drżavnog namještnika, Opvsc, archacol. Nr.19, 1995, faqe 102.

    [6]. ) Ansient Illyrian: An Archaeological Exploration (ribotim), By Sir Arthur Evans, Bejtullah D. Destani, Hardcover, New York, teteor, 2007 faqe 174 -175

    [7].) Jordanes:”Getica, De origine actibusque getarum Prejardhja dhe veprat e getėve), citim sipas: Ilirėt dhe Iliria, tė autorėve antik, botimet Toena, Tiranė, 2002, faqe. 472

    [8] .)Hoxhaj, Enver: Buletini i Kosovė e Metohisė, nr.6/1961, faqe 123-130.

    http://img690.imageshack.us/img690/7684/u1301.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.NEOLITHIC SCULPTURE 10TH-5TH MILL.BCE
    Seated female idol. Terracotta From Predionica, Kosovo. Vinca-Plocnik Culture, Neolithic(5th mill. BCE). Height 18 cm Inv. 161

    2.NEOLITHIC SCULPTURE 10TH-5TH MILL.BCE
    Seated female figure, terracotta. From Barilievo, Kosovo. Vinca-Plocnik Culture, Neolithic (5th mill. BCE). Height 18 cm Inv. BA-001

    linku me shume fotografi arkeologjike ne bote.

    http://www.lessing-photo.com/search....THIC&p=5&ipp=6
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://img715.imageshack.us/img715/9886/skanna0005.jpg
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fshati Kabash i Prizrenit ėshtė vendbanim i vjetėr. Shtrihet mbi gėrmadhat e njė kompleksi tė lashtė arkeologjik nga periudhat e lashta. Kontinuiteti morfologjik dhe arkitektonik i kėtij vendbanimi ka vazhduar edhe nė periudhat e mė vonshme historike, nė antikė, mesjetė, e deri nė ditėt e sotme. Ky vendbanim daton nga lashtėsia dhe ka qenė i banuar me popullatė autoktone ilire-dardane. Kėtė e dėshmojnė gjetjet arkeologjike, si shpata, heshta, monedha, pėrkrenare ilire tė periudhės romake, si dhe shumė monumente tė lashta tė kultit qė janė gjetur nė kėtė lokalitet, ende tė pa hulumtuar nga arkeologėt. Se lokaliteti ka qenė i banuar me popullatė ilire-dardane, dėshmojnė edhe toponimet dhe mikrotoponimet.

    Nė fshat, themelet e
    bazilikave
    Toponimi Kabashi, Kabashė, Kabashėt, qė do tė thotė territor, vend i pasur uji, kurse toponimi Korishė vjen nga fusha e gjerė pjellore rrėzė kodrave tė Kabashit (korrishte), korrja e grurit, misrit dhe tė lashtave tė tjera. Edhe mikrotoponimet nė kėtė lokalitetit janė tėrėsisht shqiptare, si Boka, Fusha e Thatė, Ara e Hysenit, Curri i Haxhės, Guri i Keq, Ahishta, Mrizet, Firajė, Kodra e Madhe, Cukali, Gurishtė, Kalaishtė etj. Kabashi ėshtė fshat i thellė i zonės malore dhe qė nga lashtėsia ende gjenden themelet e bazilikave, objekteve tė kultit, ku popullata e hershme dardane i ka kryer ritualet shpirtėrore. Nė fshatin malor, Kabash, ekziston manastiri i lashtė, manastiri i "Shėn Pjetrit", qė nė popull njihet si "Kisha e Keqe" e periudhės paleokristiane, shekullit IV-V pas lindjes sė Krishtit, qė edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė gjurmėt e freskave tė vjetra. Sipas gojėdhėnės, thuhet se murgu shqiptar, Shėn Pjetri, pėr tė qėndruar sa mė afėr me perėndinė kėtė monument kulti e ndėrton nė njė shpellė guri nė malet e larta tė Kabashit. Mirėpo, kėtė manastir tė lashtė pėr qėllime tė caktuara historiografia serbe e paraqet si manastir serb dhe emrin e Shėn Pjetrit shqiptar e pėrshtat nė "Sveti Petar". Nė dokumentet serbe ky objekt fetar thuhet se i pėrket shekullit tė XIV. Historiografia e falsifikuar serbe, tė gjitha objektet e kultit, kishave e manastireve shqiptare tė periudhės bizantine, i kthen dhe i evidenton nė dokumentet si objekte serbe. Fshati Kabash ndahet nė dy zona, nė mėhallėn e Gurit dhe mėhallėn Zenelaj.

    Kalaja e vjetėr
    Kur dihet fakti se e tėrė zona e Kabashit ėshtė njė kompleks i gjerė arkeologjik dhe historik, me bukuri tė rralla natyrore, kėrkesė e banorėve ėshtė qė institucionet lokale - Komuna, dhe ato qendrore - Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Ministria e Kulturės dhe Ministria pėr Mbrojtjen e Ambientit tė investojnė nė kėtė lokalitet historik e arkeologjik dhe Kabashin ta shndėrrojnė nė njė zonė tė bukur turistike. Buzė rrugės qė shkon nė mėhallėn Zenelaj, nė kodėr mbi fshatin Korishė, gjendet Kalaja e Vjetėr, qė nga hulumtimet e para arkeologjike nė vitin 2002 janė gjetur themelet e njė bazilike tė periudhės paleokrstiane, kurse nė afėrsi tė Kalasė, njė vendbanim i lashtė 1200 vjet para lindjes sė Krishtit. Nė Kabash gjendet edhe manastiri i "Shėn Markut", ku nė vitin 1913 pushtuesit serbė kanė masakruar mbi 100 persona popullatė civile tė Kabashit. Nė Kabash gjendet edhe pėrmendorja e luftėtarėve tė lirisė sė luftės sė fundit tė UĒK-sė, qė ranė nė luftė me forcat armike serbe pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Ia vlen qė Kabashi tė shndėrrohet nė njė zonė tė mbrojtur turistike.
    Rr. REXHAJ
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Beogradi t’i kthejė eksponatet e Kosovės
    Ekspozitat e ndryshme, kryevlerat e artit dhe eksponatet e ndryshme arkeologjike nė Muzeun e Kosovės, bėjnė qė brenda njė viti atė ta vizitojnė rreth 60 mijė qytetarė tė ndryshėm nga vendi dhe bota.
    Drejtuesit e kėtij institucioni thonė se muzeu ofron mundėsi tė shumta qė vizitorėt vendorė dhe ata ndėrkombėtarė tė dinė mė shumė pėr tė kaluarėn e lashtė tė Kosovės.
    Sali Arifi ėshtė njėri nga vizitorėt e kėtij muzeu. Ai thotė se shpeshherė e viziton kėtė institucion, duke treguar se sheh eksponate shumė interesante.
    ”Muzeun e vizitoj shumė shpesh. Sa herė qė ka ekspozita jam i rregullt. Mė pėlqen shumė. Do tė kisha veēuar gjėra shumė interesante tė arkeologjisė, gjėra shumė tė lashta dhe me vlerė, pastaj ekspozita tematike etj.”, tregon Arifi.
    Arbėr Hadri, drejtor i Muzeut tė Kosovės, thotė se pėrpos eksponateve tė ekspozuara, kėtij muzeu i mungojnė edhe 676 eksponate arkeologjike dhe 571 eksponate etnologjike, qė gjenden nė Beograd, tė cilat janė rrėmbyer gjatė luftės dhe nuk janė kthyer mė.
    Zoti Hadri shpreh shqetėsimin e tij lidhur me vonesat qė kėto eksponate ende gjenden nė Serbi, derisa shton se ėshtė arritur qė vetėm Hyjnesha nė Fron tė kthehet nga Beogradi nė vitin 2002.
    ”Ėshtė kthyer vetėm Hyjnesha nė Fron, nė vitin 2002. Kemi bėrė kėrkesa tė pareshtura nė kontekstin e negociatave qė ka pasur Kosova me Serbinė nė Vjenė dhe kjo ka hyrė nė Pakon e Ahtisarit, qė kėto eksponate duhet tė kthehen dhe presim qė tė hiqet petku politik, sa i pėrket trashėgimisė kulturore”, thekson Hadri.
    Nė anėn tjetėr, Haxhi Mehmetaj, arkeolog, njėherėsh drejtor i Institutit tė Monumenteve dhe Muzeut rajonal tė Prishtinės, thotė se ēėshtja e eksponateve ėshtė mė shumė politike dhe kthimi i tyre duhet tė bėhet sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur, duke e marrė parasysh, siē thotė ai, vlerėn e tyre kulturore dhe peshėn qė kanė ato eksponate.
    ”Nė vitin 1999 ėshtė marrė thesari arkeologjik i Kosovės qė tregon trashėgiminė arkeologjike qė nga mijėvjeēari i shtatė para epokės sonė, e deri para epokės sonė tė shekullit XII - XIII. Thuhet se janė 677 eksponate, por duhet pasur parasysh se aty ėshtė bėrė pėrzgjedhja e eksponateve arkeologjike qė nga periudha e neolitit, mijėvjeēarit tė gjashtė-shtatė para Krishtit dhe ato eksponate prezantojnė kulturat tona dhe paraqesin vlera tipike nėpėr shekuj”, thotė Mehmetaj.
    Ndėrkaq, zoti Hadri thotė se eksponatet qė janė tė ekspozuara nė muze, janė shumė atraktive dhe datojnė nga periudha e neolitit, 6 mijė vjet para erės sė re, derisa tregon se aty gjenden edhe gjėra nga bronzi e hekuri tė periudhės dardane, tė shekullit IV para erės sė re.
    Hadri shton se disa herė kanė marrė pjesė edhe nė ekspozita ndėrkombėtare, me eksponatet arkeologjike.
    ”Muzeu ka realizuar rreth 10 ekspozita muzeore. Nė punėn kėrkimore realizojmė njė sėrė projektesh tė natyrės arkeologjike nė Kosovė, punės kėrkimorė historike, artit, si dhe studimin e koleksionit. Si partner me muzeun e Londrės, kemi pasur bashkėpunim tė mirė dhe kemi mbajtur ekspozitė atje. Tani jem nė negociata dhe pritet tė kemi njė bashkėpunim me Muzeun arkeologjik tė Francės nė Paris, ku shpresojmė ta realizojmė edhe atje njė ekspozitė”, shpjegon Hadri.
    Ndėrkaq, zoti Mehmetaj shpreh shqetėsimin e tij duke thėnė se qė nga paslufta janė ndėrmarrė shumė veprime qė ky thesar qė gjendet nė Serbi, tė kthehet nė Kosovė, mirėpo kanė rezultuar pa sukses.
    Sipas Mehmetajt, kjo ēėshtje duhet tė sensibilizohet edhe ndėrkombėtarisht dhe t’u bėhet presion vendimmarrėsve nė Serbi, nė mėnyrė qė eksponatet tė kthehen nė Muzeun e Kosovės, aty ku edhe e kanė vendin.
    * * * * *
    Pėrfaqėsues tė Muzeut tė Kosovės kėrkojnė kthimin e menjėhershėm tė qindra eksponateve etnologjike e arkeologjike, tė cilat, siē thonė ata, po mbahen peng nga Beogradi. Ata u bėjnė thirrje autoriteteve pėrgjegjėse nė Serbi tė zhvishen nga petku politik dhe tė kthejnė prapa pjesė tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės, ndėrsa shfaqin shpresėn se kjo ēėshtje mund tė zgjidhet nė kuadėr tė dialogut tė ardhshėm ndėrmjet palės serbe e asaj kosovare.(rel)
    Vidio linku.http://www.botasot.info/def.php?category=15&id=102686
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Serbia ekspozon artefaktet qė i plaēkiti nė Kosovė
    Serbia ka hapur ekspozitė me eksponatet etnografike tė Kosovės, tė cilat i kishte marrė dhunshėm nė vitin 1999 dhe tash 12 vjet nuk pranon t’i kthejė. Muzeu Etnologjik i Beogradit ėshtė bėrė nikoqir i veshjeve, gjėsendeve dhe dekorimeve nga koleksioni prej 3 mijė artefaktesh tė Kosovės nė ekspozitėn e hapur tė martėn nė mbrėmje.
    I ashtuquajturi Muzeu nė Prishtinė - njė institucion me seli nė Beograd i themeluar pas luftės nė Kosovė, ku u bart thesari arkeologjik qė iu mor Kosovės - ėshtė bartėsi i ekspozitės. "Trashėgimia etnografike nga fondusi i Muzeut nė Prishtinė", ėshtė titulli i saj. Pos kėsaj, pėr autoren e ekspozitės, Mina Darmanoviq, nuk ėshtė i diskutueshėm fakti qė eksponatet janė tė Serbisė. Me ekspozitėn qė ka hapur ajo thotė se ka pėrmbledhur "vetėm njė pjesė tė koleksionit tė ēmueshėm tė Muzeut nė Prishtinė nga 30 mijė eksponate tė tjera tė shtetit serb qė kanė mbetur nė Prishtinė". Nė Muzeun Etnografik nė Beograd prehen dy mijė eksponate etnografike dhe njė mijė nga koleksioni arkeologjik.
    Autorja e ekspozitės, atė ēfarė ka ekspozuar e cilėson si "retrospektivė e vogėl e njė koleksioni tė ēmueshėm tė Muzeut nė Prishtinė. Mė 1999, pikėrisht me 3 mijė artefaktet e vjedhura nga Kosova ishte themeluar i ashtuquajturi Muzeu i Prishtinės nė Beograd, i cili tash "pret" qė t’i kthehen edhe 30 mijė artefakte tė tjera qė janė nė Kosovė.
    Mediet serbe kanė cituar autoren Dermanoviq, teksa ka falėnderuar Ministrinė e Kulturės tė Serbisė pėr mundėsinė qė u ka dhėnė qė kėto artefakte tė digjitalizohen dhe tė shihen nė botė.
    Mirėpo, institucionet e Kosovės nuk kanė reaguar fare ndaj kėtij akti provokues tė Serbisė, qė bėhet nė prag tė bisedimeve Kosovė-Serbi e qė pritet qė artefaktet tė jenė nga temat e para qė trajtohen, pėrkatėsisht kthimi i tyre nė Kosovė, prej ku janė vjedhur, apo plaēkitur nė periudhėn e okupimit tė Kosovės nga Serbia.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rrėfime pėr Kalanė e Pogragjės
    Tefik Selimi
    Kalaja ėshtė e pazbutur dhe e pahulumtuar gjer nė fund. Ajo ėshtė sot e “gjallė” dhe ka vlera tė jashtėzakonshme karshi kalave tjera qė ekzistojnė vetėm si toponime
    Kalaja e Pogragjės, sipas gojdhėnave tė kėtij lokaliteti, ėshtė njė monument shumė i vjetėr. Nė Kala thuhet se ekzistojnė brenda mure tė ndryshme, shpella tė ndryshme, koridore tė ndryshme etj. Brenda kalasė qėndrojnė muret, dhe me gjasė se ka ekzistuar mė herėt njėfarė qyteti. Edhe fshati Pogragjė e ka marrė emrin sipas kėsaj Kalaje. Kėshtu kjo gojėdhėnė ėshtė bartur brez pas brezi. Nga afėr Kalaja ka dukje tė qartė. Ajo ėshtė e ndėrtuar nga muri i trashė. Ky muri ėshtė prej gurve, ndėrsa gurėt janė forcuar e lidhur me anėn e gėlqerės. Gurėt e Kalasė, thonė, i kanė marrė mjeshtrit prej lumit Moravė e Binēit, aty afėr. Kėta gurė janė bartur dorė mė dorė nė maje tė Kalasė. Pastaj tregohet sikur edhe pėr kalanė e Artanės legjenda, qė babai e mbyt tė birin me ēekan pėr arsye qė edhe i biri tė mos e ketė fatin e tij, qė krejt jetėn ta kaloj rob duke ndėrtuar mure nė kėtė kala.. Kjo ėshtė njėra nga gojdhėnat e popullit tė kėsaj ane qė flitet e pėrflitet pėr Kalanė e Pogragjes dhe “historinė” e saj. Pėr kėtė kala janė bėrė isa studime, apo shkrime. Sherafedin Kadriu, punėtor nė Zyrėn pėr Ruajtjen e Trashėgimisė Kulturore, nė Gjilan, ai nė njė shėnim tė tij ka shkruar kėto fjalė: “Kalaja e Pogragjės e identifikon fshatin pėr vjetėrsinė shekullore. Ajo (Kalaja) ndodhet nė perėndim tė Pogragjės ngritur nė njė kodėr nė anėn e djathtė tė rrjedhės sė Moravės. I takon periudhės antike. Ėshtė njė prej toponimeve qė gjendet nė listėn e gjatė tė shkrimtarit bizantin Prokopit tė shekullit VI (Procopius, De aedeficiis IV 43). Kalaja e Pogragjės ėshtė e vetmja nė komunėn e Gjilanit qė nuk ėshtė dėmtuar e tėra. Pirgu i Kalasė e ka formėn e njė katėrkėndshi me gjatėsi prej 13m. Nė veri dhe jug gjatėsia e mureve nuk ėshtė mė shumė se njė metėr. Ndėrsa, se sa ishte lartėsia e pirgut tė Kalasė, vetėm mund tė supozohet ose do duhej tė vijė nė ndihmė analogjia. Muri i mbetur ėshtė i gjerė 1.8 m, ndėrsa i gjatė 9 m. Kalaja ėshtė e ndėrtuar me gurė dhe rrallė ndonjė tullė. Lidhja e gurėve ėsht bėrė me gėlaqere tė papėrpnuar. Hidhej nė dorė gėlqere pluhur, pastaj ujė, kur gėlqerja shkrihej nė temperaturė vluese, murohej rreshti i murit tjetėr”. Mandej, ai shton: “Kalaja ėshtė e rrethuar me tri mure. Muri i parė ėshtė larg nga pirgu 14 m, ndėrsa largėsia nė mes tė murit tė parė rrethues dhe tė dytė 41 m.”Ndėrsa, kodra qė ekziston kalaja e Pogragjės ėshtė shumė karakteristike. Thonė se, prej kėsaj Kalaje lart shihen kalatė tjera, si ajo e Artanės, Prishtinė etj. Kjo “gjė” na dėshmon se Kalatė kanė pasur lidhje mes veti. Bile, si shton Y. Latifi, arsimtar, -“me hyp lart, atje nė maje Kalaje, shihet shumė larg e mė larg. Maje, ky vend, ku sot gjendet Kalaja, kalojnė lumenjtė: Moravė e Binēit dhe Llapushnik. Reka (lumi) Llapushnik rrjedh nga dy lumenj nga Presheva. Bile, kėta dy lumenj takohen bashkė dhe mu te Morava, ku formojnė vendin qė quhet “Goven”. Goven do tė thotė, vend i thellė me ujė. Tė shtojmė edhe kėtė se, para 25 vjetėsh apo mė tepėr, kėtu nė kėto male e kodra, kanė ardhur ekspertė nga Beogradi pėr tė bėrė hulumtime. Pas disa ditėsh hulumtimi, kanė marrė diēka dhe kanė ikur.
    Po edhe Ukshin Zajmi, gazetar, pėr Kalanė e Pograxhės, shton: “Nė popull flitet njė legjendė se, njerėzit duke kalur natėn prej Gjilanit pėr Pogragjė, atyre u ka diftua njė pamje e njė vajze. Ajo u ka dalė para syve tė tyre duke i krehur flokėt te vendi i quajtur “Goven”. Sipas tė gjitha gjasave, kėtu duhet tė ketė qenė njė daljen nėntokėsore e mėshehtė, nga e cila banorėt e brendshėms tė Kalasė janė furnizuar me ujė nga Morava. Thonė, se atyre mund t’u kėtė dalė ndonjė shpezė apo dicka tjetėr, por njerėzve, nga frika, u ėshtė dukur si ndonjė vajzė “hyri” (e bukura e dheut) apo dicka tjetėr. Mandej, Kalaja ka tri mure. Mė duket se nė murin e dytė, si shton U. Zajmi, ekziston njė guri i bardhė, nga i cili buron ujė pa u ndalė. Dhe, atė ujė banorėt e vjetėr e kanė shfrytėzuar si njė “mehlem” (ilaē), pėr gratė tė cilat nuk kanė pasur tambėl (qumsh) pėr t’i ushqyer fėmijėt e vegjėl. Dhe, e dhėna tjetėr flet se, kur e kanė rrethuar armiqt e kohės Kalanė pėr tė hyrė brenda, ata se kanė ditur derėn e hyrjes. Por, aty qėllon njė plakė, e cila u tregon dhe nga ai moment ajo pushtohet nga armiqtė e kohės.” Kalaja ėshtė e pazbulur dhe e pahulumtuar gjer nė fund. Ajo ėshtė sot e “gjallė” dhe ka vlera tė jashtėzakonshme karshi kalave tjera qė ekzistojnė vetėm si toponime si ajo e Resulės nė Pidiq, Kalaja e Zhegrės (e Kurexhajve), e Mireshit dhe ajo e Sllakovcit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjurmėve tė lashtėsisė sonė
    Qamil S. Llashtica, Toronto
    Njė vend gėrmim i ardhshėm arkeologjik
    Hasan F.Salihu nga Banulla e Lipanit kishte vendosur ta hiqte njė shtresė zall nga ara e tij te Mullini i Begut apo-Livadhi i Thatė. Ai para nja 20 vjetėsh me djemtė e tij iu pėrvesh punės pėr ta heq kėtė shtresė zall qė po e pengonte rritjen e prodhimeve tė tij, s’ka dyshim se fjala ishte pėr shtratin antik tė lumit lokal qė vjen nga ana e lindjes. Sipas fjalėve tė Faikut, djalit tė Hasanit i cili jeton kėtu dhe po kėto fjalė m’i pat thanė edhe plaku Hasan kur i erdh shtegu me u takue me ta, gjatė punės ata hasėn nė shumė gjėsende me vlerė arkeologjike. Gjetėn mjaft fragmente keramike madje edhe gjėsende tė tėra e tė padėmtuara enėsh; si shtamba, kupa, vegsha, qypa, vorba, etj. dhe duke mos ua ditė rėndėsinė asgjė nuk ėshtė ruajtur. Pėr tė gjitha ato qė i gjetėn, mundoheshin ta dinin sė pėrse janė pėrdorur apo ēka nevojiteshin ato nė atė kohė. Shumė mė bėri pėrshtypje fakti se pėr disa gjėsende as qė kishin idenė se pėr ēka mund tė ishin pėrdorur, mbetet tė mendojmė mbase ato kanė qenė objekte kulti, stolie, dekorimi, etj. Shpresojmė se ky shkrim do t’i bie nė sy dikujt nga Instituti Arkeologjik i Kosovės dhe se pa humbur kohė t’i dėrgojnė njerėzit e tyne nė Banullė dhe qė sė paku tė pėrcaktohet lokacioni dhe qė nė nji tė ardhme, shpresojmė jo tė largėt, tė futet nė plan pėr gėrrmim vazhdimėsia e kėtij shtrati. Jam shumė i bindun se me kėtė rast arkeologėt tanė tė nderuem do tė kenė kėnaqėsine tė befasohen nga objektet qė sigurisht do tė gjenden aty dhe kėshtu do tė pasunohen kthinat e Muzeut Arkeologjik tė Prishtinės dhe shkenca arkeologjike nė pėrgjithėsi.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Hyjnesha nė fron ėshtė njė statujė balte e mbretėreshės Dardane qė besohet tė jetė punuar rreth vitit 3500 p.e.s. e gjetur nė rrethinėn e Prishtinės. Ajo ėshtė njė simbol i rėndėsishėm pėr shumė njerėz dhe institucione tė Kosovės. Ėshtė bėrė emblemė e qytetit tė Prishtinės, vulave tė shumta, madje ėshtė edhe statuja e ndarjes sė ēmimeve nėpėr festivale tė ndryshme. Por, ajo vazhdon tė jete e vetmuar edhe pse nuk ėshtė e vetmja.

    Koleksioni kryesor arkeologjik dhe etnologjik i Kosovės, i pėrbėrė nga 676 eksponate arkeologjike dhe 571 eksponate etnologjike vazhdon t’i mungojė Kosovės. Aktualisht koleksioni mbahet nė Beograd derisa kthimi i tij nė muzetė e Kosovės vazhdon tė mbahet peng nga politika.

    Kjo pasuri e madhe e Trashėgimisė Kulturore tė Kosovės ėshtė marrė hua nga muzetė e Kosovės pėr ekspozim tė pėrkohshėm nė Beograd, me qėllim tė organizimit tė ekspozitave “Thesari Arkeologjik i Kosovės” shkurt-mars 1999 dhe “Thesari Etnologjik i Kosovės” mė 1998.

    Kėto dy ekspozita tė pėrkohshme janė realizuar nė bazė tė marrėveshjes pėr ekspozim tė pėrkohshėm ndėrmjet dy institucioneve kulturore tė Muzeut tė Kosovės, pronarit tė ligjshėm tė tyre, atėherė nėn administrimin e dhunshėm serb dhe huazuesit tė Galerisė sė Arteve tė Akademisė sė Shkencave, respektivisht Muzeut Popullor dhe Muzeut Etnologjik nė Beograd.

    Pas intervenimit tė NATO-s koleksioni ėshtė vendosur nė depot e Muzeut Popullor tė Beogradit, dhe tė Muzeut Etnologjik. Hyjnesha ka nėntė vite qė ka mbetur e vetmuar. Ajo u kthye nė Kosovė nė vitin 2002 nga PSSP-ja gjermani Michael Steiner.

    Rėndėsia e artefakteve tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės sipas arkeologut Naser Ferri, ėshtė e jashtėzakonshme nga dy aspekte. “E para ėshtė qė Kosovės i janė plaēkitur artefaktet qė dėshmojnė vazhdimėsinė e kulturės autoktone gjatė periudhave tė ndryshme qė nga parahistoria, pėrmes antikės e mesjetės e deri nė kohėt moderne, ndėrsa nga ana tjetėr keqpėrdorimi i kėtyre artefakteve nga ana e serbėve tė cilėt i paraqesin si artefakte tė kulturės sė tyre pėr ta dėshmuar tezėn e njohur "Kosova ėshtė djep i Serbisė", thotė Ferri.

    Artefaktet nga Kosova qė gjenden nė Serbi, sipas tij, janė mė shumė sesa deklarohet meqė flitet vetėm pėr artefaktet qė janė "huazuar pėr njė ekspozitė" pak para bombardimeve tė NATO-s. Ferri thotė se mbesin pa u llogaritur artefaktet e jashtėzakonshme siē janė 477 monedha tė tipit drahma ilire prej argjendi tė prera (mes shekujve IV dhe II p.e.s.) nė Apolloni e tė gjetura nė Ēellopek tė Pejės, ikona prej guri tė hyjit Mithra tė gjetur nė Janjevė (sh. II tė e.s.), skulptura nė reliev tė zonjės dardane nga Kllokoti (Vėrbani), stolitė e argjendit nga varri princor i zbuluar nė Banjė tė Pejės (sh. VI p.e.s.) e shumė tė tjera.

    “Po ashtu nuk pėrmenden disa dhjetėra monumente mbivarrore (stela) dhe votive (altare) qė janė marrė nga Kosova nė vitet e tridhjeta tė shekullit XX dhe janė dėrguar nė Shkup”, kujton arkeologu Ferri dhe shton se institucionet e Kosovės nuk merren sa duhet me kthimin e artefakteve.

    Sipas Ferrit “edhe 12 vite pas plaēkitjes sė fundit tė artefakteve thesari arkeologjik akoma gjendet nė Serbi. As kthimi "spektakular" i Hyjneshės nė fron nuk ėshtė rezultat i angazhimit tė institucioneve tona”. Hyjnesha nė fron nė Prishtinė ėshtė sjellė nė Prishtinė nė njė kuti kėpucėsh nga Michael Steiner, atėherė administrator i Kosovės.

    Muzeu i Kosovės ėshtė ai qė ka pėrgjegjėsi tė plotė pėr Hyjneshėn nė fron dhe pėr artefaktet e tera qė mungojnė. Drejtori i kėtij institucioni, Arbėr Hadri, thotė se “thesari arkeologjik dhe etnologjik i muzeve tė Kosovės duhet tė kthehet nė shtėpinė e tyre nė Kosovė. Kjo ėshtė domosdoshmėri edhe pėr kultivimin e qasjes pozitive ndaj trashėgimisė kulturore tė Kosovės dhe specifikave tė saj, ndaj njė pjesė tė sė cilės serbėt kanė interesa tė veēantė”.

    Hadri thekson se vendet nė rajon duhet tė japin njė porosi tė qartė qė kultura dhe trashėgimia kulturore duhet tė depolitizohet. “Kthimi i thesarit arkeologjik dhe etnologjik tė Kosovės duhet tė bėhet sa mė shpejt pėr krijimin e klimės sė mirėbesimit dhe pa paragjykime pėr trashėgiminė tonė tė Kosovės, nė mėnyrė qė tė ulen tensionet dhe qė me tė vėrtetė tė pėrkujdesemi nė formė profesionale pėr tėrė trashėgiminė kulturore tė Kosovės, pa asnjė konotacion politik”, thotė ai.

    Pėr Enver Rexhėn, drejtor i Institutit Arkeologjik, me kthimin e artefakteve duhet tė merret Muzeu i Kosovės. “Ata i kanė numrat e saktė tė tyre dhe dinė se cilat janė etnologjike, e cilat arkeologjike. Ne si institucion arkeologjik nuk kemi tė drejtė tė flasim pėr to, ne nuk jemi nė atė ngjarje, nė njėfarė forme nuk jemi as pėrgjegjės, pėrgjegjėsia ėshtė e institucionit ku janė marrė”.

    Ministri i Kulturės, Memli Krasniqi, po ashtu mban shpresa nga bisedimet Kosovė-Serbi. Ai thotė se “ne besojmė qė gjatė procesit tė dialogut do tė vijė njė moment kur do tė bisedohet edhe pėr to, dhe kėto artefakte tė kthehen nė Kosovė”. Si gjithmonė, fajin e ka Serbia e cila sipas Krasniqit nuk po tregon vullnet pėr kthimin e artefakteve.

    Deri nė kthimin e plotė tė artefakteve tė vjedhura, do kalojė edhe shumė kohė, kurse Hyjnesha nė Fron tė qėndrojė e vetme duke zbukuruar emblemėn e qytetit tė Prishtinės dhe duke mbushur raftet e shitoreve tė suvenireve.
    Gresa Kraja | 02-04-2011
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1. lloj Statu e gjetur ne Prishtin 5 mijavjeqarin para.e.son.
    2.Figur Kentauri e gjetur ne Zveqan ne Iber 5 mijavjeqarin para eres son.
    (te ngjajshme me kulturen Vinqes afer Beogradit)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 03-04-2011 mė 02:55

Faqja 17 prej 25 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •