Close
Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 249
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdim nga pjesa e pare
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 17-05-2010 mė 04:35

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdime nga pjesa e dyte
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 17-05-2010 mė 04:36

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Gjenden gjurmėt e pazbuluara tė njė qytetėrimi tė vjetėr?!
    Hasan Hasanramaj
    Nė anėn e majtė tė Lumit tė Bardh, mbi objektin e manastirit tė Deēanit, ku fillon Gryka piktoreske e Deēanit, nė njė gjerėsi prej tri kilometrash shtrihet masivi shkėmbore qė pėrbėhet prej shkėmbinjve tė lartė e tė rrėpishėm, tė cilėt, po u shikuan nga rruga qė shpinė pėr Kozhnjer dhe Bjeshkėt e Nemuna duken marramendės i pyllėzuar me pyje tė larta e tė dendura tė cilat shkojnė deri tė maja e Bjeshkėve tė fshatit Strellc tė Epėrm.
    Nė shkėmbinjtė e parė tė kėtij masivi gjinden Gėrmadhat e “Kullės dhe tė Kėshtjellės sė Qelisė”, e cila lė ndjenjėn sikur tė ishte rojė besnike e Grykės piktoreske tė Bjeshkėve tė Nemuna. Ky objekt i lashtė, pėr tė cilin askush nuk mund tė flasė pėr kohėn dhe ndėrtimin e saj e cila ngrihet nėn strehėn e njė shkėmbi dhe e njėjta ka njė lartėsi prej gjashtėmbėdhjetė metrash. Gjerėsia prej pesė metrash siē shihet nga fotografia e kamerės sonė nga gėrmadhat e themeleve, duke sė ka pasur edhe njė mur prej katėr metrash i cili mbron hyrjen e kullės. Brendi kullės nė katin pėrdhes, edhe pse shihet sė nuk ka kate tė ndara, ėshtė nė formė tė harkut nga ana e shkėmbinjve dhe gjerėsia mė e madhe ėshtė njė metėr e gjysmė. Kulla ėshtė e ndėrtuar me material tė fortė- gur dhe lloē. Gurėt janė tė mėdhenj dhe tė gdhendur. Mėnyra e ndėrtimit tė murit mė sė miri dėshmon pėr lashtėsinė e kėtij objekti mė rėndėsi tė madhe historike e cila nuk i pėrngjan nė kullat e stilit tė regjionit tė Rrafshit tė Dukagjinit. Njė gur i murit ka gjatėsinė prej tetėdhjetė e dy centimetra, lartėsinė tetėdhjetė e pesė, kurse gjatėsia njė metėr e njėzet centimetra. Gjerėsia e murit ėshtė njė metėr dhe nė shumė vende ka tė vendosura hatulla. Shokat e jashtme janė tė punuara nga druri i verrit dhe atė tė brendshmet nga druri i bungut. Objekti ėshtė i rindėrtuar mbi bazėn e vjetėr. Sipas kėtyre fakteve qartė shihet sė ky objekt me rėndėsi tė madhe historike nuk ka pasur asnjė mundėsi tė pėrdoret pėr banim, por mė shumė ngjason nė njė kullė tė lartė vėzhgimi nga e cila, nė kohė tė lashta, vėshtrohej fusha pėrpara apo edhe vetė liqeni. Siē shihet lėvizja brenda Kullės sė Qelisė ėshtė bėrė nėpėr shkallė tė drurit. Pjesa e poshtme e murit, nė lartėsi pre njė metėr e njėzet centimetra tregon qartė se ėshtė ndėrtuar shumė herėt.
    Kulla e Qelisė gjatė shekujve tė kaluar pati shumė emėrtime tė ndryshme sipas apetiteve tė pushtuesve ku secilit prej tyre synonte qė nėpėrmjet kėtyre objekteve tė vjetra tė kultit, tė tregonin lashtėsinė dhe dominimin e tyre nė kėto troje? Pos tjerash, Kullėn e Qelisė e quajtėn edhe “ Veku i Krajlicės, emėrtim ky qė mė sė paku i shkonte pėr shtati kėtij objekti i cili me shekuj i qėndroi kohės. Me okupimin e kėsaj pjesė tė Dardanisė nga sllavet, priftėrinjtė e tyre shpesh frenkunetonin kėtė objekt dhe nga tė njėjtit u linēuan gojėdhėnat sipas sė cilės vekun i artė tė bijės sė krajlit e ruanin gjarpėrinjtė e mėdhenj nga plaēkitėsit. Kjo pjesė ėshtė e rrethuar nga tė gjitha anėt me shkėmbinj tė lartė, nė lindje nga Kershat e Qelisė dhe tė fshatit malor Ballesė nė veri deri tė maja e Bjeshkėve tė fshatit Strellc tė Epėrm, kurse nė jug me Lumin e Bardh. Aty ku mund tė kalohet edhe sot janė gjurmėt e njė muri tė trashė dy metra i cili ka shėrbyer si rrethojė e kėtij kompleksi. Fatkeqėsisht shumė nga kėto eksponate, nė mungesė tė ndonjė muzeu komunal kanė humbur apo kanė rėnė nė duar tė priftėrinjve serb qė kanė shėrbye nė manastirin e Deēanit tė cilėt ua kanė humbur gjurmėt.
    Ekziston dėshmi sė objekti i Kullės dhe Kėshtjellės sė Qelisė dhe rrethina ishte vend i banuar para shumė shekujve. Gjithashtu nė tė njėjtin nivel nė Kullėn e Qelisė ekzistojnė edhe disa shpella tė murosura, kurse nė kilometrin i gjashtė nga Deēani, nė anėn e fshatit Belle ėshtė njė shpellė e cila nė kohėn e lashtėsisė ka shėrbyer si faltore. Kjo shpellė ėshtė e ndarė nė dy pjesė, njėra e madhe, kurse tjetra e vogėl tė punuar dhe tė pajisura me freska tė cilat nuk asgjėsoni me freskat e manastirit tė sotėm tė Deēanit. Freskat nė fjalė janė shkatėrrua pakė nga koha dhe pakė nga dora e pakujdesshme e njerėzve tanė nga arsyetimin sė kėto dy objekte janė nėn mbikėqyrjen e priftėrinjve sllav tė manastirit tė Deēanit, gjė qė nuk kishte tė bėnte me tė vėrteten.. Pėr njė gjė tė tillė dėshmon edhe gėrmadhe e njė muri rrethues i cili fillon mbi Livadhin e “Markė Gegės” dhe shkon nė drejtim tė Bjeshkėve tė fshatit Strellc tė Epėrm.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Zbulime tė reja nė Ulpianėn Antike
    Publikuar: E mėrkure 21 Korrik 2010,
    Gjurmimet arkeologjike vėrtetojnė edhe zbulimet e kohės sė fundit tė ndėrmarra nga Instituti i Monumenteve dhe Muzeu Rajonal i Prishtinės dhe Instituti Arkeologjik i Kosovės. Ekspedita arkeologjike e kėtyre dy institucione ka rezultuar me objekte tė arkitekturės, tė kultit tė varrimit, sikurse edhe katėr lloje varresh. Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit tė Monumenteve dhe Muzeut Rajonal tė Prishtinės, ka thėnė se Ekspedita e IM-sė dhe MRP-sė nė bashkėpunim me IAK-nė ėshtė duke u duke gjurmuar nė qytetin antik tė Ulpianės, mė se dy muaj. Gjurmime kėto tė cilat janė vazhdim i zbulimeve dhe konservimeve tė vitit 2009, ndėrsa janė pėrqendruar nė varrezėn veriore tė Ulpianės (Memorien Veriore), ku janė zbuluar objekte tė arkitekturės, tė kultit tė varrimit, sikurse edhe katėr lloje varresh, varre nė dhoma tė veēanta varrimi, varre tė murosura me gurė dhe tjegulla, tė suvatuara nga ana e brendshme, varre tė ngritura nga tjegullat dhe varre nė gropa dheu. Ndėrsa ato i takojnė shekujve I – VI pas Krishtit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nje gjetje arkeologjike ne truallin e Kosoves se sotme,ndryshe te dardanise antike,munde te deshmojne se punimete e zejtarve te Dardanise antike munde te jene perdorura ne luften e Trojes.
    Nje studius serbe T.P.Vukanoviq,ne "Lajmtarin e Vranjese" libri i VIII. Vranje,1972 faqe 51-60, ne gjuhen frenge,na bene me dije se ne vitin 1930, ne rrethinat e Istogut(Burimit te Sotum) te Kosoves,esht gjetur nje varese me koken e derrit te eger me dhembin e tij te syrit.
    Duke lexuar Iliaden e Homerite,botimi i dyte i ripunuar, perkthimi i Gjon Shllakut.SH.B."Naim Frasheri"TIrane 1979,kenga e X-rreshtat 304-316,na bejne me dije se nje luftatar ne Luften e Trojes,ne helmeten e tij ka bartur nje ornament me koken dhe dhembin e syrit te derrit te eger.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    “Ditėt e trashėgimisė evropiane” nisin nė Harilaq
    Publikuar: Sot, mė 13 shtator 2010



    “Ditėt e trashėgimisė evropiane” nisin nė Harilaq
    Nxirret nga arkivat flamuri i parė i Pavarėsisė

    Inva Mula ēel sezonin nė TKOB

    Amos Oz i zėmėruar nė qeverinė e vendit tė tij

    Prishtinė, 13 shtator – Debate, ekspozita, simpoziumi dhe vizita tė lokaliteteve dhe monumenteve tė trashėgimisė kulturore pėrbėjnė “menynė” e organizimit “Ditėt e trashėgimisė evropiane”. Aktiviteti i cili pėr tė pestėn herė me radhė nė Kosovė organizohet nga Ministria e Kulturės nė bashkėpunim me Kėshillin e Evropės dhe Komisionin Evropian, do tė nisė rrugėtimin mė 14 dhe do tė pėrmbyllet nė ditėn e fundit tė kėtij muaji.
    Lokaliteti arkeologjik i Harilaqit, do tė jetė nikoqir i hapjes solemne tė “Ditėve…”, nė tė cilin do tė jenė tė pranishėm pėrfaqėsues tė institucioneve dhe organizatorė tė aktivitetit.
    Burbuqe Bakija - Deva, drejtoreshė e Divizionit pėr Trashėgimi Kulturore nė Ministrinė e Kulturės, dy ditė para fillimit tė “Ditėve tė trashėgimisė evropiane”, ka zbuluar detaje lidhur me tė gjitha aktivitetet qė do tė mbahen gjatė kėtyre ditėve.
    “Aktiviteti kryesor do tė mbahet nė Harilaq tė Komunės sė Fushė-Kosovės dhe ka pėr qėllim promovimin e vlerave tė Harilaqit”, ka thėnė Bakija-Deva.
    “Pikė tė dytė do tė kemi kampanjėn nėpėr shtatė komuna tė Kosovės, si: Pejė, Kaēanik, Gjakovė, Novobėrdė, ku do tė ketė debate me tė rinjtė dhe vizita monumenteve”, ka shtuar ajo.
    Duke bėrė shpalosjen e aktiviteteve qė do tė mbahen nė kuadėr tė “Ditėve…”, Bakija-Deva po ashtu ka identifikuar dy nga mė tė rėndėsishmet.
    “Ndėr aktivitetet kryesore ėshtė simpoziumi ‘Ulpiana 2010’, ku do tė prezantohen raporte nga gėrmimet qė janė bėrė gjatė kėtij viti, ku do tė jenė tė pranishėm edhe arkeologė qė kanė marrė pjesė nė gėrmime”, ka thėnė ajo.
    “Ditėt e trashėgimisė evropiane”, sipas saj, do tė pėrmbyllen me Forumin e Trashėgimisė Kulturore qė do tė mbahet nė kryeqytet.
    Bakija-Deva po ashtu ka potencuar rėndėsinė e organizmit tė njė aktiviteti tė tillė nė Kosovė.
    “Ėshtė shumė e nevojshme pėr ne tė organizohen aktivitete tė tilla, sepse shihet se prej viti nė vit kemi suksese nė fushėn e trashėgimisė kulturore, sidomos nė njohjen e vlerave si nga komuniteti, gjė qė ka qenė edhe synimi ynė”, ka thėnė ajo.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Janjeva propozohet qytet - muze
    Publikuar: E martė, mė 07 shtator 2010


    Prishtinė, 7 shtator – Qyteza e Janjevės e njohur si “Qyteza e argjendit” - njėra prej lokaliteteve mė tė vjetra nė Kosovė - vitin e ardhshėm mund tė fitojė statusin e qytetit muze.
    Kryetari i Komunės sė Lipjanit, Shukri Buja, nėn ombrellėn e sė cilės komunė ėshtė Janjeva, nismėn qė vendbanimi i cili daton qė nga shekulli IV tė ketė kėtė status, ia ka bėrė me dije edhe Ministrisė sė Kulturės, tė Rinisė dhe tė Sporteve. Kjo e fundit apriori e ka pėrkrahur idenė. Por kusht pėr tė marrė vendimin ėshtė miratimi i Ligjit pėr muzetė.
    “Jam i bindur se ky vendbanim ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr nga vjetėrsia. Ne jemi duke e pėrgatitur njė memorandum qė do ta nėnshkruajmė sė bashku me MKRS-nė dhe tė fillojnė procedurat pėr shpalljen e Janjevės qytet-muze”, ka thėnė Buja.
    Sekretari i pėrhershėm i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka thėnė se vendimin mund ta marrin vetėm nė pajtueshmėri me Ligjin pėr muzetė, i cili ėshtė nė procedurė e sipėr.
    “Duhet tė pritet miratimi i Ligjit pėr muzetė dhe mė pas tė fillojnė procedurat pėr shpalljen e Janjevės qytet-muze”, ka thėnė Morina. Sipas tij, MKRS-ja ėshtė e pajtimit qė memorandumi pėr fillimin e procedurave pėr shpalljen e Janjevės, qytet-muze, do tė nėnshkruhet. “Komuna e Lipjanit mund tė fillojė pėrgatitjen e dokumentacionit pėr Janjevėn. Le tė mbledhin tė dhėna dhe le ta pėrgatisin dokumentacionin pėr memorandumin dhe ne do ta nėnshkruajmė. Menjėherė pasi Ligji tė kalojė nė parlament mund tė fillojnė procedurat”, ka thėnė Morina.
    I pari i Lipjanit, Shukri Buja, thotė se Kuvendi Komunal i Lipjanit e ka pėrcaktuar lokalitetin qė do tė propozohet pėr qytet-muze.
    “Lokaliteti i cili do tė futet nė kėtė memorandum ėshtė pjesa e vjetėr e Janjevės, njė pjesė e sė cilės ėshtė e banuar, ndėrsa njė tjetėr ka vetėm pjesė arkeologjike”, ka thėnė Buja. Mirėpo sipas tij KK i Lipjanit nuk ka mjete qė tė kujdeset dhe tė investoj nė atė pjesė.
    “Aty ėshtė shtėpia e shkrimtarit Shtjefėn Gjeēovi, pastaj janė shtėpitė e ndėrtuara nė stile tė ndryshme qė datojnė qė nga shekulli i 12-tė, kur ka filluar urbanizimi. Mirėpo ne nuk kemi atė luks tė investojmė nė ruajtjen e saj”, ka thėnė Buja. Sipas tij, pėr ta shpallur Janjevėn qytet-muze, do tė duheshin plot 60 mijė euro, mjete kėto qė sipas Bujės, do tė duhej tė siguroheshin pėrmes marrėveshjes me MKRS-nė.
    “Pėr tė gjitha nevojitet 60 mijė qė tė fillohet tė rregullohet sė paku pjesa e vjetėr e qytetit. Pastaj planifikojmė qė tė mos ndėrtohet asgjė nė atė pjesė, tė fusim kanalizim dhe tė rregullojmė atė qytezė qė tė bėhet njė vend i rėndėsishėm turistik”, ka thėnė Buja.
    Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Historisė, Janjeva - tash njė qytezė, njėsi pėrbėrėse e komunės sė Lipjanit - nė vitin 1874 ka qenė njė fshat i varfėr i Kosovės, ndėrsa ka filluar tė banohet gjatė shekullit XIII dhe XIV kur Republika e Dubrovnikut kishte hapur disa miniera. Mė tė pasurat kanė qenė minierat e argjendit qė i dhanė Janjevės dhe epitetin “Qyteza e argjendit”. Edhe pse deri nė atė kohė rrethina e saj ėshtė njohur pėr vendbanime tė hershme, pas pushtimit osman, Janjeva ka filluar tė marrė edhe tipare tė arkitekturės islame.
    Arkeologu Haxhi Mehmetaj, drejtor i Institutit pėr Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut Rajonal tė Prishtinės, thotė se Janjeva i plotėson kushtet qė tė shpallet qytet-muze. Ai jep tė dhėna edhe mė tė hershme pėr historinė e kėtij vendbanimi.
    “Lokaliteti i Janjevės ka shumė vlera dhe e meriton tė shpallet qytet-muze, edhe pse unė nuk kam asnjė informacion nė lidhje me kėtė iniciativė. Ai lokalitet ka gjurmė tė antikitetit dardan. Mirėpo ndėrtimi i tij ka vazhduar nė kontuinitet deri nė periudhėn e para njė shekulli”, ka thėnė Mehmetaj. Mirėpo sipas tij, Janjeva ka edhe lokalitete tė tjera qė sot nuk janė tė banuara. “Ėshtė njė lokalitet afėr Janjevės qė njihet si “Toka e Bardhė” dhe daton qė nga epoka parahistorike. Nė fakt me sa kemi tė dhėna ajo daton qė nga shekulli i katėrt. Pastaj edhe njė lokalitet tjetėr qė njihet si “Velanis” daton qė para 3200 vjetėsh para Krishtit”, ka thėnė Mehmetaj.
    Sipas Mehmetajt, pjesa e vjetėr e qytezės ėshtė e ruajtur dhe ka karakteristikat qė nga ndėrtimi dhe mėnyra e zhvillimit urban.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ulpiana, thesar i antikitetit
    Nė zbulimet e fundit arkeologjike nė Kosovė nė qytetin antik tė Ulpianės, sė fundi janė gjetur dy skelete njerėzish, njė femėr e njė mashkull.
    Luan Gashi, arkeolog-antropolog thotė se do tė hulumtojnė edhe mė tej nė mėnyrė qė tė dihet gjenetika e kėtyre skeleteve qė tė dihet se cilės popullatė i takojnė.
    “Zbulimet e fundit janė dy skelete dhe me siguri janė diēka mes vete, janė njė mashkull njė femėr. Mashkulli ėshtė i mbytur me shpatė, derisa femra e ka njė plagė nė mollėz. Kėsi raste, me tė mbytur, nuk kemi pasur deri tash”, thotė Luan Gashi, arkeolog-antropolog.
    Intensifikimin mė tė madh kėto gėrmime njohėn gjatė vitit 2009, gjė qė rezultoi edhe me incizimin e njė pjese tė mirė tė hapėsirės sė kėtij lokaliteti me metoda moderne, qė do tė ndihmojnė shumė nė gėrmimet e ardhshme.
    Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik tė Kosovės, thotė se rėndėsia e lokalitetit ėshtė shumė e madhe dhe tregon njė qytetėrim qė ka pasur rregulla, kode, ligje dhe ėshtė njė qytet mjaft i rėndėsishėm i kėtij regjioni tė Ballkanit qė ka njė shtrirje prej 120 hektarėsh.
    “Duke ju falėnderuar punėve intensive prej vitit 2009 dhe me njė buxhet vjetor prej 100 mijė eurosh, rezultatet janė tė mira. Nė marrėveshje me arkeologėt gjermanė pėrmes Ministrisė sė Kulturės, kemi arritur tė bėjmė hulumtime arke-metalurgjike nė bashkėveprim me muzeun e Kosovės , institutin arkeologjik si dhe instituti arkeologjik tė Frankfurtit me njė aparaturė shumė tė kushtueshme qė ne nuk e kemi”.
    “Gjithashtu kemi bėrė hulumtime arke-botanike, do tė thotė tri shkenca tė ndryshme, pėr tė cilat ne nuk kemi ekspert tė tillė. I kemi shfrytėzuar pėrvojat e huaja dhe rezultatet janė tė kėnaqshme”, shpjegon drejtori Rexha.
    Feliks Tajkner, profesor i Arkeologjisė, i cili pėrfaqėson Institutin Arkeologjik tė Frankfurtit, thotė se pėr tė, ėshtė njė rast shumė i veēantė hulumtimi nė qytetin e Ulpianės.
    “Jam kėtu pėr hulumtime arkeologjike. Pėr mua ėshtė me rėndėsi qė sė bashku me studentė tė Arkeologjisė nga Gjermania, ta hulumtojmė Ulpianėn dhe ėshtė njė rast shumė i veēantė, gjendet nė zemėr tė Kosovės dhe ka gjurmė tė xehetarisė dhe punimeve minerare tė periudhave antike”, shprehet Feliks Tajkner.
    Ndėrkaq, arkeologu Milot Berisha tregon se janė gjetur edhe sende me vlerė dhe bizhuteri:
    “Nga gjetjet, mė tė rėndėsishme janė ato tė luajtshme dhe tė paluajtshme, me motive gjeometrike dhe janė polikromi 4 deri 5 ngjyrėsh. Gjetjet e lėvizshme janė monedhat, ku kemi zbuluar shumė lloje, pastaj njė enė, njė shishe vaji qė ėshtė pėrdorur pėr raste mortore, pastaj varėse tė qafės nga ari”.
    Haxhi Mehmetaj, udhėheqės i gjurmimeve arkeologjike shpreh mendimin se nė tė ardhmen qyteti i Ulpianės do tė shndėrrohet nė njė muze dhe, sipas tij, gjetjet gjatė hulumtimit nė kėtė vend i takojnė shekullit tė parė dhe atij tė dytė, raporton REL.
    “Unė do tė potencoja horizontin e varrimit me djegie, e cila jo qė nuk ėshtė shfaqur nė Kosovė, por nuk janė hasur as nė Dardani nė pėrgjithėsi. Varrezat me djegie qė janė vendosur nė gropa nė formė katėrkėndėshi, e qė janė tė zbukuruara me stoli nga mė tė ndryshmet”, potencon Haxhi Mehmetaj.
    Ndėrkaq, Kemajl Luci, arkeolog, vlerėson se ėshtė duke u bėrė njė punė mjaft efektive, pasi qė ky qytet nė vitet ‘50 ėshtė hulumtuar dhe ka vazhduar deri vitet ‘80, por, siē thotė ai, pėr shkaqe tė ndryshme, gati 20 vjet ėshtė lėnė nė harresė ky vend dhe nuk ėshtė hulumtuar asgjė.
    “Rėndėsia e Ulpianės ėshtė shumė e madhe. Kėtu janė gjetur edhe shenja tė banimit tė shekullit XIII para Krishtit dhe mund tė flitet pėr njė vazhdimėsi tė kulturės nė kėtė vend”.
    “Pra, nėse i kemi shenjat e para nė shekullin XIII para Krishtit, e dimė se Ulpiana ėshtė formuar nė shekullin I. Besoj se hulumtimet qė do tė pasojnė, do tė arrijnė nė ndonjė vendbanim edhe mė tė lashtė se Ulpiana”, pohon arkeologu Kemajl Luci.
    Nga hulumtimet e kryera nė qytetin antik tė Ulpianės, pėrveē arkeologėve vendorė, kanė qenė tė pėrfshirė edhe arkeologė nga Spanja, Ēekia, Sllovakia, Zvicra, Britania e Polonia.

    Arkeologėt gjatė gėrmimeve nė qytetin Ulpiana.
    “Zbulimet e fundit janė dy skelete dhe me siguri janė diēka mes vete, janė njė mashkull njė femėr. Mashkulli ėshtė i mbytur me shpatė, derisa femra e ka njė plagė nė mollėz. Kėsi raste, me tė mbytur, nuk kemi pasur deri tash”
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-09-2010 mė 08:56

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Vendbanimet e lashta dėshmojnė autoktoninė tonė ilire-dardane

    Nė rajonin e Prizrenit ekzistojnė shumė lokalitete qė konsiderohen vendbanime tė lashta ilire, Hisari nė Therandė, Hisari nė Nishor e Kasterc, Korisha, Vlashnja, Romaja, Pirana, Vėrmica etj. Bazuar nė hulumtimet, sontazhet arkeologjike dhe lėndės sė bollshme, tė pasur dhe tė larmishme arkeologjike, ėshtė konstatuar se kėto lokalitete janė bazat e qytetėrimit tė periudhės sė eneolitit. Gjatė gėrmimeve arkeologjike tė muajit korrik 2004 nė Hisar tė Therandės janė gjetur shumė eksponate edhe tė fazės sė hershme tė hekurit, qė pėrfshin periudhėn e shekullit (11-9) tė para erės sonė. Pėrveē periudhės sė eneolitit dhe tė tri fazave kohore tė hekurit qė janė tė rezonuara bindshėm, nė kėto lokalitete arkeologjike ėshtė hasur edhe nė elemente tė periudhės sė bronzit tė hershėm. Arkeologu i njohur nga Tirana, prof. dr. Adem Bunguri, i cili me ekipin e tij ka marrė pjesė nė hulumtimet arkeologjike nė Kalanė e Korishės dhe nė Hisar tė Therandės, jep kėto dhėna:” Lashtėsia historike qė nga faza e parė e periudhės sė hekurit nė aspektin shkencor ėshtė shumė e rėndėsishme pėr popullatėn autoktone tė kėtyre trojeve tė lashta, nga vetė fakti se nė periudhėn e hekurit finalizohen apo kristalizohen proceset e formimit atnogjenetik tė popullatės ilire nė pėrgjithėsi e asaj dardane nė veēanti. Kalaja e Korishės dhe Hisari i Therandės janė vendbanime tė lashta parahistorike, lėnda e arkeologjike e zbuluar nga fragmentet e enėve janė karakteristike pėr epokėn e bronzit tė Ballkanit qendror, Adriatikut lindor dhe territorit tė Shqipėrisė. Tė dhėnat tregojnė se mund tė vihen analogji tė qarta kulturore kronologjike me grupe tė njohura kulturore tė kėtij rajoni”, ka konstatuar arkeologu prof. dr. Adem Bunguri.

    Nė komunėn e Therandės ndodhet njė lokalitet i lashtė arkeologjik nė Kasterc e Nishor dhe ekipi i hulumtimeve tė Muzeut tė Kosovės i udhėhequr nga arkeologu Fatmir Peja sivjet ka punuar katėr javė, dhe gjatė njė pune tejet tė suksesshme hulumtuese e shkencore ka arritur tė zbulojė muret e njė kalaje tė lashtė tė shek. IV-VI pas lindjes sė Krishtit. Arkeologu Fatmir Peja, tha: “Nė kėtė lokalitet arkeologjik hulumtimet e para Muzeu i Kosovės i ka bėrė nė vitin 1986, por ato kanė qenė hulumtime sondazhi dhe atėbotė kemi konstatuar se nė bazė tė lėndės sė gjetur arkeologjike bėhet fjalė pėr njė vendbanim tė lashtė. Me pėrkrahjen financiare tė Ministrisė sė Kulturės dhe komunės sė Therandės hulumtimet i kemi filluar me gėrmimin e 200 metrave katrorė dhe gjatė punės hulumtuese kemi hasur nė lėndė tė njė vlere tė veēantė arkeologjike, vegla pune prej hekuri, ashti, qeramikė, orendi pėr stoli, vathė, unaze, byzylyk , monedha etj. Po ashtu, kemi gjetur murin kryesor rrethues tė kalasė i gjerė dy metrave dhe murin mbrojtės i gjerė 1.30 metra nė distancė, rreth 30 metra larg murit rrethues. Kalaja ėshtė vendbanim i lashtė arkeologjik i shekullit IV-VI para lindjes sė Krishtit”, tha zoti Fatmir Peja. Pronari i arės ku janė zbuluar muret e kalasė sė lashtė, Nuhi Bytyēi, thotė se zbulimet e rastit tė materialit arkeologjik i ka gjetur babai tij. Ndėrkaq, arkeologu Sedat Baraliu tha se hulumtimet arkeologjike dėshmuan se nė Kalanė e Kastercit ka gjurmė edhe tė parahistorisė, rreth 4000 - 6000 vjet para lindjes sė Krishtit, qė dėshmohet se ky territor ka qenė i banuar nė vazhdimėsi edhe nė antikitet dhe nė periudhat e mėvonshme historike. Gjetja e kryqeve argumenton fillet e besimit tė krishterimit qė nga periudha paleokristiane. Rr. REXHAJ (Kosova Sot)
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    MATIQANI.
    Varreze mesjetare.
    Ndodhet 4 km ne JL te Prishtines.
    Germimet sistematike te v.1969 dhe 1973 zbuluan 112 varre te vendosura
    mbi nje vendbanim te periudhes neolite(shih:Neoliti), qe i takonte grupit kulturor te Vinqes.Skeletet e zbuluara ketu kane orintim L-P me koke te kthyera drejte lindjese se diellit .
    Materiali arkeolojike i gjetur ne varre perbehete nga objekte zbukurimi karakteristike te funeralit femror,perfaqesuar nga vathe,unaza,qafore,rruza prej qelibari,byzylyke etj.Kultura materiale e varrezes se M.perfshihet nga grupin dalmato-kroat,datuar ne shek,IX-XII.Ne mes tyre dhe objekte luksi prej argjendi,te konsideruar si importe nga lugina e Danubit.
    Nisur nga objektet e rralla dhe teper luksoze me nje variacion shume te pasur,varreza e M.ze vend te rendesishem ne mes te nekropoleve mesjetare te Kosoves dhe perfaqson njekosishte nje pike te veqante ne kontaktet ndermjet kulturave te V te Ballkanit dhe kultures se Kretes ne J.

Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •