Autostrada Durrės-Morinė ėshtė cilėsuar si rruga qė do lidh dy shtetet shqiptare. Jo vetėm si projekt komunikimi me Kosovėn, por segmenti lidhės do tė ndihmojė edhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit tonė. Rruga lidh portin e Durrėsit me pikėn kufitare tė Kosovės, Morinin. Varianti i rrugės sė re, pothuajse ėshtė krejtėsisht fushor, pasi kalon nga Miloti nė Ndėrfushė, nė Reps, nė Thirrė e deri nė kufi nė Morinė. 400 milionė euro do tė arrijnė tė pėrfundojnė kėtė projekt infrastrukturor ndėr gjigandėt dhe mė tė rėndėsishmit nė Shqipėri. Sipas drejtuesve tė kėtij projekti, pėrfundimi i autostradės parashikohet nė korrik tė vitit 2009.
Projekti :
Qeveria ka pėrgatitur projektin se ku do tė kalojė aksi Durrės-Kukės-Morinė. Kjo rrugė lidh portin e Durrėsit me pikėn kufitare tė Kosovės, Morinėn. Varianti i propozuar i rrugės sė re, pothuajse ėshtė krejtėsisht fushor. Kostoja totale e kėtij investimi pėr ndėrtimin e kėtij aksi lidhės ndėrmjet dy vendeve fqinje do tė kushtojė rreth 400 milionė euro. Aktualisht kjo rrugė pėrshkohet nga dy drejtime rrugėsh ekzistuese, qė as njėra dhe as tjetra, nė gjendjen aktuale, nuk iu pėrgjigjen kėrkesave pėr njė rrugė qė do tė lidhte dy rajonet nė fjalė nevojave tė trafikut dhe tė lėvizjes sė mallrave apo pasagjereve. Tė dy variantet ekzistues kalojnė nė qafa mali nė lartėsi mbi 1000 metra dhe zbresin nė lugina nė kuota 300-600 metra, duke pėrshkuar distancėn prej 234 apo 214 km nė 5 deri 7 orė, me shpejtėsi tė automjeteve 30-45 kilometra nė orė.
Segmentet :
E gjithė autostrada Durrės-Morinė, prej 111 kilometrash, ėshtė ndarė nė 5 segmente. Segmenti i parė, Durrės-Vorė-Fushė-Krujė-Milot ka njė gjatėsi prej 59 kilometra, konsiderohet ekzistuese dhe pjesė e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje-Pėrėndim (Korridori VIII). Segmenti i dytė, Milot-Reps, i cili ka njė gjatėsi prej 54 kilometrash dhe kushton rreth 28 milionė dollarė. Investimi pėr kėtė aks do tė financohet nga Banka Botėrore dhe qeveria shqiptare. Segmenti i tretė, Reps-Thirrė, ka njė gjatėsi prej 27 kilometėr. Segmenti i katėrt, Thirrė-Kalimash, ka njė gjatėsi prej 13 kilometra, ndėrsa segmenti i fundit Kalimash-Kukės-Morinė ka njė gjatėsi prej 30 kilometrash dhe do tė kushtojė rreth 60 milionė dollarė.