
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Cila bote i ka dhene parate per kete rruge dhe keta i kane vjedhur dhe do te kete probleme se kjo rruge eshte bere shkel e shko?
A jeni ne terezi nga trute kur shkruani?
Ke ardhur shume vite me vonese ne kete teme, sepse po te ishe anetaresuar me heret, ose te pakten po ta kishe deshiren qe te lexoje shkrimet e meparshme, do ta kishe kuptuar se ku qendron ndryshimi!
Ndryshimi qendron ne faktin se:
* kjo qeverisje e drejtuar nga Berisha dhe PD, pati vullnetin politik per ta cuar nisur dhe per ta perfunduar kete projekt,
* kjo qeverisje, permes reformave te suksesshme ekonomike, arriti te krijoje mundesite qe Shqiperia te perftoje kredi tregetare,
* kjo qeverisje u beri te qarte shqiptareve ne fushaten e vitit 2005, se pikesynimi i pare i saj do te ishte realizimi i ketij projekti,
Pse nuk u realizua ky projekt me heret, kur kushtet politike dhe gjeostratregjike te krijuara pas vitit 1999, ja mundesonin kete gje?
A e ke pyetur ndonjehere veten se pse kjo rruge nuk u ndertua me pare?
Berisha nuk e ndertoi me parate e xhepit, as me parate e PD, por me parate qe u mblodhen nga efektiviteti i sistemit tatimor, nga efektiviteti i doganave, nga kryerja me sukses e reformave politike dhe ekonomike, nga vullneti politik per ta nisur e kryer kete projekt.
Te paret (opozita e sotme) kishin vetem deshiren, naivitetin, propaganden dhe nuk bene asgje tjeter vecse trumbetuan e perrallisen dhe nuk bene minimalisht as dhe projektin e plote, megjithe fondet e dhena per kete qellim nga buxheti dhe nga institucionet nderkombetare.
Rrjedhimisht, qeveria e drejtuar nga Berisha ka meriten e madhe, se diti te realizoje nje projekt madhor, nje projekti qe shume shpejt do te verehet se cfare ndryshimi do te sjelle ne zhvillimin ekonomik mbarekombetar.
Uroj qe ti shkohet te gjitha projekteve deri ne fund dhe shqiptaret te perftojne sa me shpejte qe te jete e mundur nga kushtet e favorshme gjeopolitike qe ju jane krijuar.
Cdo vonese ne realizimin e projekteve te tilla, con vetem ne ngushtimin e hapesires jetike gjitheshqiptare, gje qe do te thote moszhvillim, tkurrje, veteizolim dhe falimentim para konkurences se kombeve te tjere ne rajon.
Te varej ne doren time, do ta vazhdoja projektin me buxhetin e shtetit shqiptar (bashke me qeverine e Kosoves dhe shqiptaret ne Maqedoni) dhe drejt Prishtines e nje degezim te tij dhe ne drejtimin Prizren-Tetove.
Krijoni Kontakt