Dobësia e vejushës
Nën flamurin e dy të dobëtëve hyn edhe gruaja vejushë.
Kjo është më e dobëta e kësaj kohe, po qoftë edhe me karakter të fortë apo e
pasur.
Kjo e ka humbur burrin dhe mbështetjen.
Burri është i nevojshëm sepse ai ndaj saj e shprehë dashurinë që asaj i nevojitet.
Sot befasohemi kur shohim se këtë vejushë njerëzit nuk e trajtojnë mirë, madje sillen si ujqër.
Disa prej tyre qeshin dhe tallen me të.
Në islam është obligim që të ta ndjesh dhembjen, të shoqërohet nga gratë, t'i shprehin keqardhje, të kujdesen për ndjenjat e saj dhe të sillen me të mirë, ashtu që të mos ndjehet e vetme dhe e huaj në shoqëri.
Islami është fe e vlerave dhe e ndjenjave shpirtërore, na mëson si të përkujdesemi për vejushën, për fëmijët e saj jetim dhe se si të tregojmë dhembshuri ndaj tyre.
Gjithashtu, duhet të sillemi në mënyrë më të përkryer me to.
Të gjitha këto, përkujdesja ndaj jetimit, mirësjellja me vejushat dhe ndihma e atyre që kanë nevojë, kanë një shpërblim të cilin besoj se e kemi përmendur më parë përmes ajeteve të Kuranit dhe fjalëve të Muhamedit a.s.
Autor: Omer Abdulkafi
Perktheu: Ziber Lata
Marre nga libri: ''Kjo eshte feja jone''
Krijoni Kontakt