Një grua e mirë!
Ky është një shembull i rrallë i një gruaje të mirë, të cilën kam vendosur ta përmend këtu:
Është thënë që Shurejh, i cili ishte një gjykatës, u takua me esh-Shabin. Ky i fundit e pyeti për jetën e tij në shtëpi. Shurejh i tha: “Unë nuk kam patur asnjë problem me gruan time për njëzet vite”. Esh-Shabi tha: “Si kështu?”
Shurejh iu përgjigj: “Natën e martesës, unë e pashë atë dhe pashë një bukuri të mahnitshme. Unë pastaj i thashë vetes: “Duhet të marrë abdes dhe t’i fali dy rekatë dhe ta falenderoj Allahun. Kur unë mbarova, unë e pashë se ajo ishte duke më ndjekur mua në falje dhe mbaroi sapo mbarova unë. Kur fqinjët u larguan, unë u drejtova drejt saj dhe u përpoqa ta prek. Por ajo më tha: “Prit një minutë, O Ebu Umejah (Shureih), qëndro aty ku je”. Pastaj ajo tha: “Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut.
Ne e falenderojmë Atë, kërkojmë ndihmën e Tij dhe kërkojmë faljen e tij. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin salallahu alejhis ua selam. Unë jam e huaj për ty dhe unë nuk di për moralin dhe sjelljet e tuaja. Kështu më trego çfarë të pëlqen dhe unë do ta bëj dhe çfarë urren dhe unë do t’i shmangem.
Ajo vazhdoi: Duhet të ketë midis njerëzve një grua që ti duhet të martoheshe dhe një burrë midis njerëzve të mi që unë mund të martohesha por Allahu, subhanehu ve teala, e ka marrë vendimin me dijen e Tij. Allahu, subhanehu ve teala, të ka dhënë fuqi mbi mua, kështu bindju Atij, ose më mbaj mirë ose më lësho me këndshmëri. Kjo është çfarë desha të them dhe Allahu na faltë të dyve”.
Shurejh, pastaj tha: “Unë e pashë të nevojshme të mbaja një hutbe e cila nuk ishte mbajtur për një kohë të gjatë. Unë thashë: “Të gjitha falenderimet i takojnë Allahut. Ne e falenderojmë Atë, kërkojmë ndihmën e Tij dhe kërkojmë për faljen e Tij. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Muhammedin salallahu alejhis ua selam. Ti (gruaja e tij) ke thënë shumë gjëra, të cilave, nëse i qëndron fort ti do të shpërblehesh por nëse nuk i përmbahesh ato do të jenë fakt kundër teje. Unë dua të tilla dhe të tilla gjëra dhe unë urrej të tilla dhe të tilla gjëra. Ti mund ta përhapish çdo të mirë që sheh dhe ta mbulosh çdo të keqe që sheh. Ajo pastaj tha: “Çfarë do t’i thuash të afërmve që më vizitojnë? Unë ju përgjigja: “Unë nuk dua që familja joteb të më imponojë gjëra mua” Ajo tha: “Kë prej fqinjvë të tu dëshiron që unë të vizitoi? Unë i tashë: “Familjen e filanit dhe filanit sepse janë njerëz të mirë ndërsa familja e filanit dhe filanit janë njerëz të këqinj”.
Shurejh, pastaj tha: Unë pata një dasëm të mrekullueshme dhe vitet e para ishin të bukura. Kur vinte viti i ri dhe kur unë u ktheva nga gjykata, unë pashë një grua në shtëpinë time. Unë e pyeta gruan time: “Kush ishte ajo? Gruaja ime u përgjigj: “Vjerra jote”. Vjerra ime më pa dhe më pyeti: “Si po të duket nusja jote?” Unë i thashë: “Gruaja më e mirë që një burrë mund të ketë”. Ajo pastaj i tha: “O Ebu Umejah, ti do të jesh në kushte më të këqija sesa ajo në dy raste, nëse ajo lind një fëmijë ose nëse gëzohet për nderet tuaja. Unë betohem që burrat nuk janë sprovuar më keq sesa me një grua të llastuar. Kështu disiplinoje gruan tënde”.
Unë kam jetuar me gruan time për njëzet vjet dhe kurrë nuk jam ankuar për të, përveçse një here dhe pastaj unë kam qenë i padrejt ndaj saj.
Kjo është sesi një burrë duhet të jetë, sesi një grua duhet të jetë dhe si një vjerrë duhet të jetë.
Shejh Ibrahim Ibën Salih el-Mahmud
Përktheu: Ammar Ardit Kraja
Krijoni Kontakt