Jetimi qe prinderit i ka te gjalle

Ėshtė fakt se shoqėria ka shumė kategori tė njerėzve: tė varfėr, tė mjerė, jetimė etj.
Tė gjitha kėto kategori kanė kuptim tė veēantė nė gjuhėn arabe.
Ajo qė ne po e trajtojmė nė kėtė temė ėshtė jetimi.
Fjala jetim nė Kuran ėshtė pėrmendur nė shumė vende.
Allahu xh.sh. na ka urdhėruar disa punė qė ne duhet t'i kemi parasysh me jetimin.
Momentalisht jemi duke folur pėr jetimin nga i cili kanė hequr dorė edhe nėna edhe babai e jo pėr atė qė i ka vdekur babai.
Ky ėshtė njė lloj i veēantė i jetimit, tė cilin nėna e ka braktisur, kurse babanė e ka tė zėnė me punė.
Atij qė i vdes nėna ėshtė i mjerė, pra ky ėshtė nė situatė mė tė vėshtirė sesa jetimi tė cilit i ka vdekur babai, sepse nėna ėshtė ajo qė tregon dhembshuri pėr fėmijėn dhe qėndron mė afėr tij, kurse babai nga vetė natyra ėshtė mė i ngurtė nė ndjenja.
Jetimi qė prindėrit i ka tė gjallė ėshtė mė keq se jetimi qė i ka prindėrit e vdekur, sepse ata jetojnė, nuk tregojnė pėrkujdesje pėr tė dhe nuk ndjejnė dashuri dhe dhembshuri ndaj tij.
Ka disa baballarė qė pėr ta shtėpia ėshtė vetėm njė hotel pėr tė pushuar nga monotonitė e ditės.
Ky baba vjen nė shtėpi pasi fėmijėt bien tė flenė, ata as qė e shohin babanė por as babai nuk i sheh ata.
Pastaj tė nesėrmen del herėt nga shtėpia kur fėmijėt janė nė shkollė.
Ėshtė e vėrtetė se ky baba ua siguron anėn materiale fėmijėve tė tij, por nuk e di se me kėtė rend shtėpiak i shkatėrron ata shpirtėrisht dhe nė aspektin social.
Jeta nuk ėshtė vetėm materie, por ėshtė materie, shpirt dhe ndjenja.
I thėrrasim tė gjithė baballarėt e tillė qė t'i frikėsohen Zotit dhe tė pėrkujdesen pėr fėmijėt dhe pėr shtėpitė e tyre.
Nuk i ndalojmė prindėrit qė tė mos udhėtojnė, por u themi qė edhe familjen mos ta harrojnė, pra ta lėnė nėnėn qė t'i kryej punėt e prindit.
I themi atij bashkėshorti qė ėshtė i zėnė me tregti, qė tė mos e preokupojė edhe gruan me punėt e tij, sepse ai ėshtė i zėnė jashtė, gruaja brenda, atėherė ku mbesin fėmijėt?
Le ei frikėsohet Zotit ky baba dhe le ta lė gruan e vetė me fėmijėt, qė fėmijėt tė mos i prekin dy fatkeqėsi, humbja e babait dhe e nėnės.
Po ashtu, u bėjmė thirrje baballarėve qė tė qėndrojnė me fėmijėt, sado i madh tė jetė aktiviteti i tyre.
Ne nė islam kemi tradita tė veēanta, nuk punojmė me racizėm, me politikė shkatėrruese dhe as me teorinė e kolonializmit nė shtėpitė dhe me fėmijėt tanė.

Autor: Omer Abdulkafi
Perktheu: Ziber Lata
Marre nga libri: ''Kjo eshte feja jone''