Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Patatja mbillet në tokë!

    Patatja mbillet në tokë!
    » Vendosur: 26/06/2009 - 06:36



    • Mirela Kumbaro

    Çfarë lloj populli jemi që edhe pas njëzet vjetësh kemi nevojë të dëgjojmë leksione fillestare demokracie se si duhet të votojmë, se çfarë quhet manipulim zgjedhor, mashtrim i zgjedhësve, blerje komisionerësh, falsifikim dokumentesh, vjedhje votash?! E kam fjalën për abc–në që ambasadori amerikan na dha dje në televizion. Ishte përkthimi më i thjeshtuar i mundshëm, i të gjitha spoteve publicitare zgjedhore, i të gjitha fjalimeve të politikanëve majtas, djathtas, lart, poshtë, i të gjitha mesazheve mediatike që u kanë folur këto kohë zgjedhësve shqiptarë. Që të mos dalë njeri nesër e të thotë, “nuk dija si të votoja!”
    Dje ambasadori amerikan doli për të thënë një gjë shumë të thjeshtë “Patatja mbillet në tokë!” ose e thënë ndryshe: “Kaloni në vijat e bardha që të mos ju shtypë makina!” E dëgjuam? Tani ta përsërisim së bashku deri të dielën. Që të mos e harrojmë! Se kemi njëzet vjet që e dëgjojmë, por sapo hedhim hapin për të kaluar rrugën e harrojmë! Madje, ambasadori amerikan do bënte mirë të nxirrte ca para nga qesja e t’ua japë kompanive të telefonisë celulare që të na i çonte me sms, si aq shkollat, kaq rrugët, po aq rrogat e po kaq investimet (e kush i numëroi!) të Sali Berishës, ose, në shqipen e vet amerikançe, le të na i këndojë në vesh si përshëndetjet zanore të Edi Ramës që na kujton numrin 33 në listën e partive. Kështu, kuptohet më mirë për ata që nuk dinë të lexojnë, ose kanë harruar syzet në shtëpi, ose thjesht përtojnë të lexojnë!
    Ndonëse kemi dëgjuar me ditë, javë e muaj të tërë, një pjesë të politikanëve tanë që mburren për rritjen më të lartë ekonomike në Europë (A mos ka gabuar vend ambasadori amerikan?! Mos është më mirë të shkojë në Francë të predikojë rregulla demokracie…?!, nejse, ai e di), ose, pjesën tjetër që bën thirrje për ndryshimin e madh dhe ajër të ri, na tërheq vëmendjen më shumë leksioni i thjeshtuar i ambasadorit. “Një gjë duhet ta dijë ky, që e thotë këtë! Edhe atëherë kur iu qepën Prokurores ky ndërhyri, edhe kur deshën të votonin ligjin për lustracionin, prapë ky ndërhyri, edhe kur… edhe kur…, vend i madh Amerika! I di të gjitha!” Ne ende jemi një publik shumë i kërkuar për ambasadorët amerikanë që vdesin të japin mësime demokracie nëpër botë në formë muhalebie. Në kontinente të tjera si në Afrikë apo Azi të tilla skena i kanë me shumicë, por në Europë kanë gjetur perlën e rrallë që u ofron një podium të tillë dhe duhet ta përdorin se zor se u vjen prapë ky rast.
    Mos më keqkuptoni! Ndonëse ndjehem e fyer, e vrarë, se vazhdojmë të bëjmë pjesë te nxënësit që rregullisht përsërisim vitin në klasën e demokracisë (edhe kësaj radhe BE-ja nuk i liberalizoi vizat për Shqipërinë!), nuk e kam inatin me ambasadorin amerikan. E kam me veten tonë! Me kujtesën tonë të shkurtër dhe me mundimin tonë të gjatë! Unë uroj që të dielën, më 28 qershor, ambasadori amerikan të mos më japë më mend se si votova. Unë uroj që të dielën, më 28 qershor, të kem mundësi t’u tregoj fëmijëve të mi se si duhet votuar!.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Une e kuptoj indinjaten e trajtuar ketu po eshte per te ardhur keq qe nuk po dalim dot nga injoranca jone ne teresi e te dalim para botes me dinjtoze.
    Te ne akoma ka:
    1.Saliu eshte eshte karizmatik po cjerrjet e tij jane shume anakronike per boten.
    2.Deri zdhjedhjet e fundit vjedhja e votes ka qene me stil te gjere.
    3.Ne bejme lufte luditesh e akoma thyejme e grisim postera.
    4.Ne mitingjet tone degjohen akoma parrulla te epokes se gurit si o filan o legen prit filanin se po vjen, ose vdekje vdekje vdekje komunizmit.
    6. Ne inagurojme 5 here nje veper.
    7. Te ne shefi policise lidhet me pranga nen nje makine qe mos ta lejoje te eci !!!!!
    8. Ne votojme akoma ne menyre patriarkale (famijare)
    9.Ne bejme akoma antimintingje.
    Nuk ka faj fare bota qe kerkon te ne mesoje abetaren.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    ani ttregoja ti, CDE-ne ambasadorit amerikan pra, mbase qenke shume i zgjuar!

    Ty duhet cdo dite me ta tregua ABC-ne demokratike, kur nuk njeh demokracine!


    Patatja mbillet ne toke, e mendimi ne koke, po nje ndryshim ka: plehu ndihmon mbimjen e patates dhe shkatrron mbimjen e mendimit!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 26-06-2009 më 14:00 Arsyeja: fakultative
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •