Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 65

Tema: Poezi Islame

  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Hape derėn, jam unė!

    Nė portėn e zemrės sate,
    Fillova tė trokas,
    Pėrgjigje s'dėgjoj dot,
    U ula te pragu, mbushur sytė me lot!
    Dielli filloi tė perėndojė,
    Qielli tė zbehet
    Ēdo gjė ndryshim ka pėsuar,
    E unė ende nė prag duke qėndruar...
    Errėsira mėnjanoi ditėn,
    Hėna me krenari zėvendėson diellin,
    Yjet nė mėnyrė tė pėrsosur kanė solisur qiellin,
    Pa mėshirė e luftojnė terrin.
    Femėr! Natė! Vetėm!
    Vallė, nga tė shkoj?
    Po ta dija se pas 100 viteve do ta kishe hapur portėn,
    Me gjithė qejf do tė qėndroj!
    Ky mendin mė dha shpresė,
    Pra, do tė qėndroj e do tė pres.
    E ngre kokėn lart,
    E i bashkėngjitem valles sė yjeve tė zjarrtė...
    Papritmas ata filluan tė shuhen,
    Rrezet e diellit filluan tė shkėlqejnė,
    Tėrė botėn me dritė e mbuluan,
    Pyes veten:
    Pse hėna dhe dielli kurrė nuk u takuan?
    E ula shikimin...
    Shikoj veten ulur nė prag,
    Lotėt si rrėke mė shkojnė,
    Dhe fillova me veten tė flas.
    Pyes shumė gjėra,
    Pa pėrgjigje mbes,
    Atėherė fillova tė zgjohem nė kėmbė,
    E kuptova se tani ėshtė e kotė tė pres!
    Porta e zemrės sate do tė hapet nė atė moment,
    Kur dielli dhe hėna do tė takohen,
    E kur yjet dhe rrezet do tė bashkohen,
    E atėbotė, pra, ndoshta porta do tė hapet vetė,
    Por mos shiko nga prapa,
    Se aty s'ke pėr tė mė gjet'!

    Sadete SULIMANI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Qielli qan pėr gabimet tona

    U lodha...
    S'mundem mė tė duroj,
    Dua tė fle,
    Ēdo gjė tė harrroj...
    Si njė e vdekur
    Rashė nė shtrat
    Pa u lutur te Zoti,
    Sikur nuk kisha asnjė mėkat.
    Nė shtratin tim fle si njė fėmijė,
    Papritmas nė dritaren time
    Trokasin pikat e shiut,
    Me aq fuqi tė madhe
    Godasin dritaren time,
    Nuk mundem mė tė fle,
    U zgjova, por prapė qetėsi nuk gjej
    Mbeta vetėm, nė heshtje tė plotė,
    Papritur njė nga thellėsia,
    "Pendohu" mė thotė!
    I kujt ėshtė, vallė, ky zė?
    Kush i ditka mėkatet e mia?
    Nga cila anė mė vjen ky zė?
    A ka kah gjithėsia?
    U ula pranė dritares,
    Fillova tė qaj me zė,
    Ky pėrkujtim i mėkateve tė mia,
    Po ma shkatėrron zemrėn nė thėrrmia!
    E hodha shikimin nga dritarja,
    Sa shumė shi qė binte,
    Qielli ishte aq nė vetmi,
    Saqė harrova tė mendoj pėr mėkatet e mia.
    Dola jashtė krejtėsisht e tronditur
    Dhe pyes veten:
    Pse, vallė, qielli ėshtė nė mėrzi;
    Dhe diellit i vjen turp tė shkėlqejė para tij?
    Ėshtė fshehur prapa mjegullave,
    E s'mundem me e pa,
    Pyes veten: mos, vallė, ėshtė duke qarė?
    Sigurisht dielli qan!
    Nuk do mė tė na ngrohė,
    Vajza tė zbuluara mė nuk do tė shohė!
    Qielli i kaltėr gati u bė i zi,
    Nga ajo qė po sheh nė tokė,
    S;do mė tė rrijė mbi!
    Dua tė ngrihem lart nė qiell,
    Sė bashku me tė lotėt pėr t'i derdh'.
    T'i afrohem diellit e t'i hudhem nė pėrqafim,
    Edhe nėse digjem e s'kam shėrim,
    Dua dhimbjen time ta ndaj
    E sė bashku me qiellin tė qaj!
    Unė qaj pėr mėkatet e mia,
    Qielli qan pėr tė gjithė ne,
    Mendohu mirė, o njeri!
    Kush je ti qė nuk qan pėr te?!

    Sadete SULIMANI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kushtet e imanit

    Iman do tė thotė
    Bindje e besim
    Lidhje e shpirtit dhe mendjes
    Qė tė kesh shpėtim.

    Kushtet qė e pėrbėjnė
    Janė tė ngritura nė saktėsi
    Sikur lulja me gjashtė rrema
    Qė rritet ne saksi.

    Nėse dyshon nė ndonjėrėn
    Apo nuk tė flen zemra
    Studio dhe pyet atė qė di
    Gjithsesi do tė tė mbushet mendja.

    Amentu bi lahi - Allahun Njė me besu

    Ve melaiketihi - dhe engjėjt (melekėt) qė i ka kriju

    Ve rusulihi - Tė zgjedhurit, pejgamberėt

    Ve kutubihi - Librat e shenjtė

    Ve bil jevmil ahiri - Botėn e amshuar, pa mbarim

    Ve bil kaderi min Allah - Ēdo gjė nė kėtė botė ka caktim.

    Shkruar nga Refik Gėrbeshi
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Beso All-llahun

    Besoni Zotin tuaj
    o robt tė Allahut
    e mos iu bashkoni
    armikut tuaj djallit.

    Mos shkoni hapave
    te armikut,tuja se
    ai ėshtė perbetuar
    qė gjdoher juve
    te ju ngacmoj prej
    rrugės te All-llahut,
    te ju largoj e nė xhehnem
    te ju qoi.

    Mos u mashtroni
    pas knaqesive tė kesaj jete
    se kjo ėshtė knaqesi e pa
    perjetshme.

    Mos u devijoni o rob
    te All-llahut,po pasoni ymetin
    e Resulallahut.Me Kuran tė punojm
    urdhrat e All-llahut ti praktikojm.

    Kijani friken All-llahut e mos
    u devijoni si popujt qe u
    ndeshkuan nga hidherimi i
    All-llahut.

    Punoni pėr dynja dhe
    Ahiret o robt e All-llahut,
    nė menyr qe ta keni
    knaqesin e All-llahut.

    Kur thirret emri All-llahu
    Ekber te gjith qiejve iu
    tregohet emri i Zotit tė
    vet.

    Kur thirret Ezani qielli toka
    i perkulen madheris se All-llahut
    E kur te vin shpalljet
    prej all-llahut,gjdo gje
    i druhet frikes se All-llahut.

    Behuni te devotshem o ymet
    i resulallahut e friken tja kemi
    gjithmon All-llahut.

    Xheneta Bufaj
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Ēdo ditė luftė mes melaikeve dhe djallit



    Pėr ēdo natė kurdisi orėn
    Qė tė zgjohem nė mėngjes
    Me All-llahun tė takohem
    Ti kėrkoj falje e ndjesė

    Dhe mu atėherė lufta fillon
    Mes melaikeve edhe djallit
    Se kush do tė ngadhnjejė
    Tė fitojė titullin e fitimtarit

    Tek unė kėshtu dita fillon
    Nė kohė tė sabahut ora cingrron
    Unė nga shtrati ngrihem ngadalė
    Ndezi dritėn dhe abdest marr

    Por djalli afėr gati qėndron
    Dhe menjėherė shpejt vepron
    Thotė mos u ngut, gjumin vazhdo
    Se pėr sabahun ende ka kohė

    Unė sa dua qė tė shtrihem
    Melaiket menjėherė nė punė vihen
    Jo jo mė thonė mos u shtri
    Me ujė tė freskėt laj kėto sy

    Djallin e mallkuar dėshprimi e ka zėnė
    Hyn mė thotė nė banjo lai kėto dhėmbė
    Shfrytėzon mungesėn e melaikeve pėr pak
    Dhe mė thotė sa shumė tė qesin dhėmbėt gjak

    Unė nga meraku dal nė korridor
    Atėher melaiket e bėjnė djallin horė
    Dhe mua mė ofrohen nė vesh mė pėshpėrisin
    Fillo merr abdest , mos dėgjo iblisin

    Pasi marr abdestin nisem pėr nė xhami
    Prap vepron iblisi mė thotė falu nė shtėpi
    Koha ėshtė e keqe shi po bie shumė
    Fale thotė namazin dhe prap vazhdo me gjumė

    Melaiket e Allahut pėrgjigju mė thonė ezanit
    Ec shko nė xhami e lidhju imamit
    Fito sevapet e namazit me xhematė
    Dhe dil kėrko rriskun mos ubėn i ngratė

    Kur dal nga xhamia me plot energji
    Djallit tė mallkuar kėmba iu thy
    Melaiket e Allahut gjithnji triumfojnė
    Pėr besimtarin e sinqert duat i vazhdojnė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pse mė fajėsoni?!!!

    "Gjithė shoqet e tua u fejuan",
    Kėshtu mė thonė mbushur me mllef,
    Largohen pa mė dhėnė selam,
    Si njė tė marrė, vetėm mė lėnė!
    Vetėm, e mėrzitur,
    Filloj tė mendohem,
    Dua tė shpreh ndjenjat e mia,
    Por kujt t'i drejtohem?!
    Kujt t'i flas, vallė, pėr ndjenjat e mia,
    Kur njeri pa ndjenja mė pandehin?!!!
    Pse botėn e njė femre,
    Askush s'e kupton?
    Si mund tė jem pa ndjenja,
    Kur Zoti me ndjenja mė krijoi!
    Kur gjysmėn e zemrės sime e la tė zbrazėt,
    Qė tjetėr kush ta plotėsojė!
    E pse nuk mė kuptojnė,
    Se nė zemėr e zbrazėt jam!
    Dua gjysmėn tjetėr ta plotėsoj!
    Por kujt, vallė, t'ia dhuroj?
    Thonė se tė vendosėsh ėshtė njė gjė e lehtė,
    Sikur tė afrohesh te stacioni e tė marrėsh njė biletė.
    Ėshtė shumė e vėrtetė se nė stacion merr biletė,
    Por nė kėtė rast,
    Bileta mė duhet pėr njė rrugė tė gjatė,
    Qė ne i themi jetė!
    E nėse biletėn e marr gabim,
    Sa i tmerrshėm do tė jetė ai udhėtim,
    A tė vazhdoj, a tė stagnoj?
    Ēfarė tė bėj e si tė veproj?
    Dhembjet qė zemrėn ma ngushtojnė
    Mėrzitė qė shpirtin nė grimca ma copėtojnė,
    Sytė qė nga pikėllimi mė lotojnė,
    A nuk janė dėshmi qė vetminė time e argumentojnė?
    Nė detin e dashurisė,
    S'mund tė zhytem nė thellėsi,
    Ngase mund tė fundosem,
    Pa e kuptuar njeri...
    Por, ndoshta kjo fundosje
    Ėshtė mė e mirė se vetmia!
    Jo rastėsisht nga dashuria,
    U krijua tėrė njerėzia!
    Nė perlat e dashurisė,
    Njė ditė sytė e mi do tė shkėlqejnė,
    E atėherė nuk do tė mė fajėsojnė,
    Arsye s'do tė kenė!

    Sadete SULIMANI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Gjykimi mė i pėrsosur

    Kur t’kaluarės
    ia mbylla derėn
    Njė ditė
    kur rrezet ndalen
    kur zėri bilbilit shterret
    kur pemėt thahen nga rrėnja
    kur toka ēahet pa ujė
    kur kodrat do tė rrafshohen
    kur malet digjen e shkatrrohen
    kur vullkanet trazohen
    kur hėna
    natėn nuk ndriēon
    kur nėna
    nga fėmiu i vet vajton
    kur I rritet vlera
    fjalės sė komplotit
    kur syri pikon
    gjak nė vend tė lotit
    kur lulet do tė vdesin
    qė pranverėn mos tė presin
    kur ga tabloja
    shkronjat fshihen
    kur gėnjeshtrat
    me hakun pėrzihen
    kur gjithēka do tė tretet
    kur mė as faqja e tokės
    zdo tė mbetet
    atėherė
    fillon gjykimi mė I pėrsosur
    pėr veprat nė botėn e pėrllosur.

    Adnan AMETI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shekulli i dritės

    E rėndė fjala nėn kthetrat e dyshimit....
    e ajo, lehtė, valvitet nė turbinat llomotitėse tė injorantit modern.
    Tė them se s'bėn ndryshe..
    plaga mė rri nė zemrėn e rėnduar nga mėkatet
    e ti armiku im qarkullo shlirshėm ndėr venat e mij...
    "humanėt" shkatrrimtar! thoni se jeni demokrat...
    e ligėsia ju ecėn zvarrė...
    pohoni se jeni mendje hapur por smira ju qėndron mėnjanė...
    Gjithmonė njė mision patėt...
    Thonė se tė gjitha u provuan...
    deri te modernizimi total
    dhe tani mė keni ngecur,sikur,
    s'gjeni alternativė...
    sa i paarritshėm paska qenė materializmi
    ndėr shekuj mbanė...
    por ja qė edhe ajo iku me tufan e murlan.
    Shkatrruat bukurinė njerzore...
    o ju injorantėt modern...
    helmuat shpirtin e padjallzuar
    dhe pikė nderi s'treguat...
    cfarė turpi melankolik ndėr kataklizmat
    periodal...
    klasicizmi...
    baroku....
    humanizmi...
    materializmi
    dhe nė fund shkatrrimi i zemrave.....
    post modernizmi i mendjės...
    zemrės dhe unit shpirtėror.
    Sa thyerje ndėr popujsa luftėra barbare...
    urrejtje shtazarake nė zemrat e kallėpit Njeri..
    Sa vetmohues e jo falendėruesdhe koha tik tak po ikėn ...
    fundi lehte nėn tytat e tankeve e shpjetesisė B-2 shjane po mbėrrin,
    e njerzimi mbeti pa rezultat adekuat...
    Tani mė mbetet dhe njė shansė ..
    e ju o mendje "ndritur"
    nxitoni ta kapni me dhėmbėt e mramė.
    sepse kėtij shekulli i thonė,
    pa dashur pėr ti thėnė....
    kapėrcimi nga Shkenca nė Islam.
    Ti refuzo po tė duash,
    por faktet e kanė treguar,
    e keni thėnė dhe vet....
    se shekulli i pas post modernizmit
    ėshtė shekulli i Besimit.

    Minushe DAKU
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Edhe nėna po vuan moj

    Kur e pash nėnėn duke qarė
    Sikur shpata tė mė kishte therrur.
    Zemra mu shėndėrrua nė vullkan zemėrimi.
    Dhe se shtėpia mė ra mbi kokė.
    Ishtė rėndė shumė, shumė.
    Kur nga pabesia e njėrit apo njėrės
    Tė i shohėsh tė tjerėt duke vuajtur.
    Nėna, ah moj nėnė, ah moj nėnė
    Pse mė je zemėruar edhe ti?
    Pse ti u zemėrove?
    A mos isha unė shkaku?
    Me tė ma shtove dhimbjen edhe mė.
    Mjaftoi, mjaftoi kur tė pashė me zemėr tė therrur
    Tė kisha ikur nga kjo botė.
    Por jo. Jo dhe jo! Jo moj nėnė se nuk iki!
    E nuk tė lė tė vetmė nė vetmi.
    Derisa ti tė gėzohesh me mua.
    E tė tė zbardhohet zemra nga tė bėmat
    E t’ėt bir.
    Edhe nė qoftėse marr urdhėr nga ti
    Pėr t’i pastruar punėt me tė padrejtit
    Me gjuhėn tė cilėn ata e kuptojnė.
    Dhe dije moj nėnė se atė po bėj.

    Hevzi ZEQIRI
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Paratė nuk janė ēdo gjė



    Me para mundemi qė tė blejmė shtėpi

    por nuk mundemi te blejmė familje


    Mundemi qė tė blejmė orė

    Mirėpo nuk mundemi qė ta blejmė kohėn


    Mundemi qė tė blejmė post

    Mirėpo nuk mundemi qė tė blejmė respektin dhe nderin


    Mundemi qė tė blejmė krevat

    Por nuk mundemi qė ta blejmė gjumin


    Mundemi qė tė blejmė libra

    Mirėpo nuk mundemi qė tė blejmė diturinė


    Mundemi qė tė blejmė barna

    Mirėpo nuk mund qė tė blejmė shėndet


    Mundemi qė tė blejmė gjak

    Mirėpo nuk mundemi qė tė blejmė jetė


    Pėr kėtė shkak duhesh ta kesh tė njohur se paratė nuk janė gjithēka

    Bile ndonjėher paratė na shkaktojnė probleme, dhimbje dhe shqetėsime …
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •