Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e altruisti_ek84
    Anëtarësuar
    18-07-2007
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    1,151

    Exclamation Përkujtoni para se të bëni mëkat

    Përkujtoni para se të bëni mëkat

    O ju që keni frikë Allahun e Lartësuar!

    Përkujtoni para se të bëni mëkat Allahun subhanehu ue teala që ju shikon dhe e di se çfarë fshehni dhe çfarë veproni haptazi. Allahu subhanehu ue teala thotë: ''Ai di për shikimin me cep të syve e edhe për atë që e fshehin në zemra''. (Suretu Gafir)

    Përkujtoni para se të bëni mëkat engjëjt (melaikët) që ju llogarisin të gjitha fjalët dhe veprat tuaja dhe ju shkruhen në ditarin tuaj. Allahu subhanehu ue teala thotë: ''Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm''. (Suretu Kaf)

    Përkujtoni para se të bëni mëkat momentin e vdekjes, daljen e shpirtit kur të nxirret me një nxerrje të dhebshme, atëherë kur shpreson të pendohesh tek Allahu, të falesh, ta lexosh librin e Allahut. Allahu thotë: “E t'i puqet kofsha për kofshe (t'i vështirësohet gjendja). Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.'' (Suretu Kijame)

    Përkujtoni para se të bëni mëkat varrin, dënimin në të dhe errësirën e tij, i cili ose është kopsht prej kopshteve të xhenetit, ose humnerë prej humnerave të xhehenemit dhe se atje nuk ka prind që mëshiron.
    Përkujtoni para se të bëni mëkat ditën kur do të dalin njerëzit para Allahut të zbathur e të zhveshur.

    Përkujtoni para se të bëni mëkat kur do të shpërndahen librat, dikujt do t’i vijë nga ana e djathtë (shpëtim për të ) e dikujt nga ana e majtë (ndëshkim për të ).
    Përkujtoni para se të bëni mëkat ditën kur dielli do të afrohet mbi kokat sa një milje dhe do të djersiten njerëzit sipas veprave të tyre, dikush deri te këmbët e dikush deri te gjunjët e dikënd do ta mbulojnë djersët. Allahu na mbrojtë prej saj!

    Përkujtoni para se të bëni mëkat ditën kur do të dëshmojnë për ju pjesët e trupit tënd me atë që keni punuar, e mirë qoftë ose e keqe. Allahu subhanehu ue teala thotë: "E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkura e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar''. (Suretu Fusilet)

    Përkujtoni para se të bëni mëkat ditën kur do të thërrasin mizorët (zullumqarët): "Të mjerët ne! Ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?! Atë që vepruan gjejnë të gatshme, prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.'' (Suretu Kehf)

    Përkujtoni para se të bëni mëkat ditën kur do të bihen disa njerëz nga umeti I Muhamedit e do të kapen nga ana e majtë. Do të thotë Muhamedi, salallahu alejhi ue selem: “O Zoti im! Shokët e mi!” E do t’i thuhet atij: “Ti nuk e di se çfarë kanë shpikur (në fenë e Allahut) pas teje.”

    Përkujtoni para se të bëni mëkat se si do ta kaloni urën e siratit mbi xhehenem dhe sipas veprave tuaja ose do të shpëtoni, ose do të humbni. Allahu subhanehu ue teala thotë: "Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktimi xhehenemit) është vendim i kryer i Zotit tënd.''(Suretu Merjem)

    Përkujtoni para se të bëni mëkat qëndrimin tuaj para Allahut subhanehu ue teala, ku nuk do të ketë mes jush dhe Atij perde.

    Përkujto para se të bësh mëkat kur do të thotë mëkatari në ditën e Kijametit, siç thotë Allahu subhanehu ue teala :"Dhe të mos thotë ndokush: ''O I mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!''.(Suretu Zumer)

    Përkujtoni para se të bëni mëkat zjarrin e xhehenemit, thellësinë dhe nxehtësinë e tij të madhe; dënimin e banorëve të xhehenemit në të e ata do të zvarriten për fytyrat e tyre.

    Përkujtoni para se të bëni mëkat se mëkatet të shpien në mossuksesin në jetë, të ndalojnë nga kërkimi i diturisë, riskut, ngushtimit të gjoksit dhe jetë të shkurtër. Vdekja të vijë papritmas, largimin e turpit dhe xhelozisë. E ndëshkimi më i madh në këtë botë është se bëhet shkak për t’i ndërprerë lidhjet mes teje dhe Allahut subhanehu ue teala, e kur të ndodhë kjo shkëputje, shkëputen shkaqet e hajrit (të mirave) dhe hapen ato të sherrit (të kqijave).
    _____________________________________
    ™I mencur eshte ai, i cili kujton vdekjen e tij..!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Mendo para se të bësh Gjynah



    A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut...





    Mendo motër e dashur:
    Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo për dunjanë dhe parëndësinë e saj, për përgënjështrimin e saj, mendo se është kalimtare.

    Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, mendo në ahiretin e përgjithmonshëm, dhe se atje është jeta e vërtet, atje është shtëpia e përherëshme, stacioni i fundit.

    Para se ta kundërshtosh Allahun e Lartësuar, kujto zjarrin e xhehenemit dhe thellësinë e tij, nxehtësinë e tij, dënimin e rëndë që e përjetojnë banorët e tij …

    Para se ta kundërshtosh Allahun mendo për xhennetin dhe atë se çfarë ju ka përgatitur Allahu atyre që i binden Atij. Atje gjendet ajo çfarë syri nuk e ka parë dhe çfarë veshët nuk kanë dëgjuar dhe çfarë zemra e njeriut nuk e ka paramenduar.

    Mendo motër e dashur:
    Para se ta kundërshtosh Allahun, mendo se sa do të jetosh në këtë dunja, 60 vjet , 80 vjet, 100 vjet, 1000 vjet. Më pas çfarë? Më pas vdekje dhe pas kësaj xhennetin e begatshëm ose zjarrin e xhehenemit.

    A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh?
    A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. kurse ti po e shfrytëzon tokën e Tij?!
    A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. e Allahu është Ai që të ushqen dhe të japë të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetoshë!


    Njëhere nje njeri erdhi te Ibrahim ibën Ed'hem dhe i tha:
    O dijetar.. epshi im më nxit dhe stimulon për gjynahe… të lutem më këshillo!
    I tha Ibrahim Ed'hemi:
    Nëse epshi ytë të nxitë për të vepruar gjynah dhe vese të liga ndaj Krijuesit tënd… nuk ka problem (dert)…!
    Unë do ti paraqes pesë kushte nëse i plotëson bëjë gjynah ndaj Allahut!
    Tha njeriu:
    Më i jep!
    I tha Ibrahimi:
    Nëse dëshiron ti bësh gjynah Allahut, atëherë mshefu (ikë) në një vend që nuk të shikon Allahu ty!
    Tha njeriu:
    Subhanallah.. si të mshifem nga Allahu kurse ai shikon dhe sheh çdo gjë!
    I tha Ibrahimi:
    Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut e Ai të sheh.. heshti njeriu.
    Pastaj njeriu tha:
    Më trego kushtin e dytë!
    I tha Ibrahimi:
    Nëse dëshiron të i bësh gjynah Allahut... mos i bëj gjynah në tokën e Tij!
    Tha njeriu:
    Subhanallah.. ku të shkoi.. e gjithë gjithësia është e Tij..
    I tha Ibrahimi:
    Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. kurse ti po e shfrytëzon tokën e Tij?!
    Tha njeriu:
    Më trego kushtin e tretë!
    I tha Ibrahimi:
    Nëse dëshiron të i bësh gjynah Allahut... atëherë mos u ushqe nga furnizimet e Tij!
    Tha njeriu:
    Subhanallah.. si të jetoi.. si të ushqehem.. gjithë të mirat janë prej Tij dhe të Tij..
    I tha Ibrahimi:
    Subhanallah.. A nuk turprohesh të i bësh gjynah Allahut.. e Allahu është Ai që të ushqen dhe të japë të pish, të furnizon dhe të ndihmon të mbijetoshë!
    Tha njeriu:
    Më trego kushtin e katërt!
    I tha Ibrahimi:
    Kur t'i bënë gjynah Allahut.. pastaj të kapin melaiket për të të hudhë në zjarr.. mos e prano këtë! Refuzo hudhjen në zjarr!!!
    Tha njeriu:
    Subhanallah.. a kam forcë unë për këtë?!..melaiket nuk të pyesin mirëpo të zvarrisin për në zjarr!!! I tha Ibrahimi:
    Kur të i lexosh gjynahet e tua në fletushkë… mohoi ato gjynahe dhe thuaj nuk i kam vepruar!
    Njeriu:
    Filloi të qajë njeriu… u largua… thoshte:
    Ku janë melaiket (kiramen katibin) që shënojnë çdo gjë, ku janë melaiket që kujdesen dhe të ruajnë ty...

    Motër e dashur:
    O ti e cila e kundërshton Allahun! Kthehu tek Allahu, Allahu e ka të hapur derën e teubes, Allahu e zgjatë dorën natën që t’ia falë njeriut gabibet e ditës. Dhe e zgjatë dorën ditën që t’ia falë njeriut gabibet e natës. Allahu e do atë që kërkon falje, andaj drejtohu me falje kah Ai.


    Me Rrespekt : ILMGAP

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •