Close
Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 103
  1. #91
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Nese mos e kishte ndryshuar ftyren do ishte keshtu
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #92
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Ca te thuash per Majkellin eshte thjesht e paket...

    Per ne Shqiptaret Majkelli nuk ishte thjesht mbreti i muzikes, ishte gjithashtu simboli i demokracise dhe i brezit tone te ri qe e kishte shikimin drejt Amerikes dhe Europes, ishte simbol i te rese dhe modernes, simbol i stilit te ri... qysh tek pantalloni i grisur deri tek koka e lidhur dhe kercimet e guximshme qe filluan te shoqerojne rinine shqiptare.

    Megjithese Majkelli eshte i paperseritshem kam frike se nuk me pelqen me muzika Pop dhe R'n'B keshtu si eshte katandisur sot.... shume show dhe pak talent.

    Majkelli vet ishte nje talent i lindur por kopjuesit e tij me shume u kapen pas show-t, ngase me sa duket nuk e arrinin dot ne vesh muzikor. Shume tinguj qysh atehere u riperpunuan per ta bere Pop-in dhe R'n'B dicka te rendomte dhe te perseritshme.

    Pra i madh Majkelli, Zoti vet e pati zili, por keta te tjeret duke u bazuar tek Majkelli e vrane fare muziken! Para viteve 90 muzika kishte shume rruge e shtigje, mbas furtunes Majkell Xhekson nuk shikojme gje tjeter vecse riprodhimet dhe rimundimet e kopjaceve te tij.... shume show pak muzike.

    Inshallah po na dalin disa konkurente te tjere tani te Majkellit (dhe te gjithe atyre producenteve te prekur nga magjia e tij)... se po na behen kalamajte monotone te felliqur.

    Shpresojme me vdekjen e Majkellit te vihet nje kufi ne prodhimet boshe te kopiaceve te tij (Pop dhe R'n'B)... rinia ka nevoje per dicka me te forte, me me pak llogje e show dhe me me shume ritem... Majkelli i dha botes dhe rinise ritem, le te pushojne me ne fund mbeturinat e tij te ndalojne destinacionin rreth nje bote me ritmike.... e ardhmja duhet te jet Dance.

    Show eshte per familjaret qe kane nevoje per shlodhjen e ekranit kurse llogjet jane per pleqte dhe parazitet.

    Rinia do ritem!

  3. #93
    Presidenti Obama shpreh ngushėllime pėr Majkėll Xhekson
    Presidenti Barak Obama, i shprehu ngushėllime familjes sė yllit tė muzikės pop Majkėll Xhekson, i cili vdiq tė enjten.





    Presidenti Barak Obama, i shprehu ngushėllime familjes sė yllit tė muzikės pop Majkėll Xhekson, i cili vdiq tė enjten.



    Dejvid Akselrod, njė nga kėshilltarėt mė tė lartė tė Shtėpisė sė Bardhė, duke folur dje nė emisionin "Meet the Press" nė kanalin televiziv NBC, tha se Presidenti e konsideronte Majkėll Xheksonin si njė artist spektakolar, i cili bėnte njė jetė tė trishtueshme.



    Familja e Xheksonit deklaroi se do tė kėrkojė njė autopsi tė dytė tė bėrė nė mėnyre private, pėr tė gjetur shkaqet e vdekjes sė papritur tė tij. Gazeta Los Angeles Times njofton se autopsia ėshtė pėrfunduar, edhe pse rezultatet e saj nuk janė publikuar ende.



    Avokati i mjekut personal tė Xheksonit, i tha agjencisė sė lajmeve Associated Press nė njė intervistė tė djelėn se klienti i tij e gjeti Xheksonin nė shtrat pa ndjenja me njė puls tepėr tė ulėt dhe menjėherė u pėrpoq ta zgjonte e ta nxirrte nga ajo gjėndje. Ai tha se ishte mjeku ai qė e kishte kėshilluar familjen e Xheksonit tė bėnte njė autopsi tė dytė.



    Ndėrkohė, pas vdekjes sė Xheksonit, albumi me hitet mė tė njohura tė tij "Number Ones" ka arritur vendin e parė nė klasifikimin e albumeve mė tė dėgjuara britanike. Po ashtu katėr albumet e tjera janė ngritur nė listat e klasifikimeve duke u renditur ndėr 20 vendet e para.

  4. #94
    Pronat e Majkėll Xhekson i ka nė dorė nėna e tij
    Administrimin e pėrkohshėm tė pronave tė yllit tė popit Majkėll Xhekson, i cili u nda nga jeta para pak ditėsh, do ta ketė nė dorė vetėm nėna e tij, Katerina Xhekson.




    Bėhet fjalė pėr vilėn e tij nė Neverland tė Kalifornisė, si edhe tė drejtat pėr kėngėt e grupit Beatles.




    Ka qenė gjykata e Lartė e Los Anxhelosit e cila ka pranuar kėrkesėn e paraqitur pėr kėtė qėllim nga avokati i nėnės sė Michael Jackson, 79 vjeē.

    Po ashtu, mėsohet se nėna Katerina ka fituar tė drejtėn, po nga kjo gjykatė edhe mbi kujdestarinė e pėrkohshme tė tre fėmijėve tė djalit tė saj, Prince Michael (12 vjeē), Paris (11 vjeē) dhe Prince Michael II (7 vjeē).

    Vetėm nė njė seancė tė datės 6 korrik do tė pėrcaktohet mė tej fati i kėtyre fėmijėve dhe administrimi i pronave qė la i ndjeri, kėngėtari i popit Majkėll Xhekson.



    Ndėrkaq, kanė nisur “betejat” lidhur me njė testament tė mundshėm qė mund tė ketė lėnė ai, pėr tė cilin flet vetėm njė avokat i Majkėll Xheksonit.

  5. #95
    Thashethemet e para pas vdekjes se Michael
    Kete radhe eshte ish dado e tre femijeve te tij, 42 vjecarja nga Ruanda Grace Rwaramba ajo qe flet per momente nga jeta e Jackson para se te vdiste ne menyre te mistershme.





    Pas vdekjes se Michael Jackson jane ish te afermit dhe puntoret e tij ata qe dalin tani te flasin per jeten e tij ne ditet e fundit, ndoshta disa te verteta dhe disa genjeshtra, por nje gje eshte e sigurt qe Mbreti i Pop-it nuk do te mund as ti pohoje as ti mohoje dot me deklaratat e tyre.



    Kete radhe eshte ish dado e tre femijeve te tij, 42 vjecarja nga Ruanda Grace Rwaramba ajo qe flet per momente nga jeta e Jackson para se te vdiste ne menyre te mistershme.



    “I kam kryer shume here pastrim te stomakut per t’i pastruar perzierjet e rrezikshme te barnave farmaceutike qe konsumonte. Merrte aq shume barna saqe ndonjehere dukej aq keq dhe une i ndaloja femijet qe ta shikonin. Nje dite thirra mamane dhe dhe motren e Michael dhe u thashe qe t’i mbushnin mendjen per te hequr varesine ndaj ilaceve, por kjo gje e nxehu jashte mase Michael i cili me pushoi duke me akuzuar per tradheti pas 17 vjet pune”- tha Grace Rwaramba.



    Sipas tabloidit anglez “News of the World” kujdestaren e femijeve te Jackson pak caste pasi ai ka vdekur e kane marre ne telefon familjare te tij dhe e kane pyetur “di gje se ku i mbante parate? Ne realitet Michael ishte shume troke detyrohesha i jepja karten time te kreditit per t’i blere dhurata femijeve te tij”- shprehet Grace Rwaramba.



    Por duket se polemikat jane te destinuara te zgjasin me muaj. Familja e popstarit akuzon dr. Conrad Murray kardiologun personal i Jackson si te paafte dhe fajtor ne vdekjen e tij.

  6. #96
    Mamaja e Jackson do te kujdeset per femijet e tij
    Femijet e popstarit Michael Jackson do te jene nen kujdestarin e perkoheshme te mamase se tij, Katherine Jackson.



    Femijet e popstarit Michael Jackson do te jene nen kujdestarin e perkohshme te mamase se tij, Katherine Jackson.

    Diten e hene nje gjykate e Los Angeles ka vendosur nen kujdestarine e mamase se Michael Jackson tre femijet e tij 7, 11, 12 vjec.

    Nderkohe qe mamaja biologjike e dy femijeve me te medhenj te Michael, Debbie Rowe do te ftohet ne gjykate per te paraqitur kerkesen e saj per marrjen e kujdestarise se femijeve dhe te njihet me vendimin e gjykates.

    Familja e ‘Mbretit te Pop’ nuk ka percaktuar akoma nje date per funeralin e tij.

    Babai i Michael Jackson, Joe tha se kengetari i famshem nuk do te digjet ne rezidencen e tij ne ‘Never Land’ dhe se familja do te prese edhe nje rezultat te dyte te autopsise perpara se te vendose per funeralin e tij.

  7. #97
    Nė pritje tė ceremonive pėrkujtimore tė Majkėll Xheksonit
    Njė zėdhėnės i familjes sė Majkėll Xheksonit tha se ndryshe nga njoftimet e mėparshme, nė pronėn e yllit botėror tė popit nė Kaliforni nuk do tė zhvillohet ceremoni pėrkujtimore.





    Njė zėdhėnės i familjes sė Majkėll Xheksonit tha se ndryshe nga njoftimet e mėparshme, nė pronėn e yllit botėror tė popit nė Kaliforni nuk do tė zhvillohet ceremoni pėrkujtimore.



    Fans of Michael Jackson take part in a candle light memorial to commemorate him in Karachi, Pakistan, 26 June 2009

    Zėdhėnėsi tha dje se nuk do tė ketė ceremoni publike nė ranēin Neverland, ku qysh tani janė mbledhur para portave turma njerėzish pėr tė nderuar kujtimin e kėngėtarit.



    Ai tha se po bėhen plane pėr ceremoni pėrkujtimore diku tjetėr por nuk dha hollėsi tė tjera.



    Po dje, gjykatės iu dorėzua testamenti i Xheksonit i vitit 2002. Nė tė pasuria e kėngėtarit vlerėsohet nė 500 milion dollarė dhe kėrkohet qė ajo tė vihet nėn kujdesin e familjes. Nė testament kujdesi pėr tre fėmijėt e Xheksonit i kalohet nėnės sė tij 79-vjeēare, Katherine, dhe nėse nevojitet, asaj t’ja zerė vendin kėngėtarja Diana Ross.



    Ross ėshtė mikeshė e familjes dhe e ka ndihmuar Xheksonin dhe vėllezėrit e tij tė hynin nė industrinė muzikore.



    Nė testamentin e Xheksonit thuhet se ai qėllimisht nuk e pėrmend aty emrin e ish gruas, Debora Rou Xhekson, e cila ėshtė nėna e dy prej fėmijėve tė tij.

  8. #98
    VIDEO: Imazhe te rralla me Michael Jackson, prkrahe femijeve te tij, ne fermen e Neverland
    Nje regjistrim i cili paraqet Michael Jackson duke luajtur me dy nga femijet e tij ne Neverland, me rastin e Krishtlindjeve, dhe ne Disneyland Paris i eshte dhene mediave relaton The Telegraph.



    Nje regjistrim i cili paraqet Michael Jackson duke luajtur me dy nga femijet e tij ne Neverland, me rastin e Krishtlindjeve, dhe ne Disneyland Paris i eshte dhene mediave relaton The Telegraph.

    Skenat nga ferma Neverland, te filmuara nga nje pjesmarres ne feste, e paraqesin Jackson duke hapur dhuratat per Prince, nder te cilave gjendet nje avion i personalizuar, ne Krishtlindjet e vitit 1998.

    Imazhet paraqesin nje banese te dekoruar me gjenerozitet, e mbushur me femije dhe pjesmarres te tjere ne feste.

    Filmimi nga Disneyland Paris, i vitit 2000, e paraqet Jacksonin i cili demakihoet ne nje dhome hoteli, prane te birit dhe dy femijeve te tjere. Prince luan afer aktoreve te veshur si Mickey Mouse, Pluto dhe Baloo. Kesaj here, Michael Jackson i ben poza te birit dhe mbetet, ne pjesen me te madhe te kohes jashte objektivit.

    Klikoni ketu per te pare VIDEON


    http://www.ikubinfo.com/ikubvideo/Vi...37c277c-d96a-4...

  9. #99
    Michael Jackson do tė varroset pa tru




    Michael Jackson do tė varroset pa tru
    Familja e ikonės sė muzikės pop, Michael Jackson, ka vendosur ta varrosė kėngėtarin edhe pse truri i tij ėshtė ende duke u analizuar.



    Familja e ikonės sė muzikės pop, Michael Jackson, ka vendosur ta varrosė kėngėtarin edhe pse truri i tij ėshtė ende duke u analizuar.



    Truri i Mbretit tė muzikės pop ėshtė duke iu nėnshtruar analizave neuropatologjike, pėr tė cilat nevojiten tri javė, kėshtu qė familja nuk ka mundur tė presė pėr rezultatet dhe ka vendosur ta varrosė atė pa tru.



    Analizat e trurit tė Jackson janė duke u bėrė pėr tė zbuluar se ēfarė lloje barnash ka pėrdorur kėngėtari, dhe nėse ka abuzuar me barnat ose ka pėrdorur doza tė mėdha, me qėllim qė tė caktohet shkaktari i vėrtetė i vdekjes.

  10. #100

Faqja 10 prej 11 FillimFillim ... 891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •