Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339

    Doreshkrimet e Bardhyl Ajetit

    Te Nderuar Anetare te Forumit Shqipetare
    Ju lus qe mundet dikush prej jush te sjelle ne kete tem q'do doreshkrim te ndjerit Bardhyl Ajetit qe i beri ai ne revisten Bota Sot.Me vyjne shume ato doreshkrimet, komentet e tij qe i beri ne revisten Bota Sot per arsyje se duke i lexuar ato doreshkrimet e tij, komentet e tij, duke i lexuar ato ate une do ta ndjeje sikurse ende eshte Bardhyli me ne, me mua.Do i jem per shume mote mirenjohes secilit anetare te ketij forumi te nderuar i cili keto doreshkrimet dhe komentet e te ndjerit Bardhyl Ajetit do t'i sile ketu.Ju falemnderit nga zemra.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Te Nderuar Anetare te Forumit Shqipetare
    Ju lus qe mundet dikush prej jush te sjelle ne kete tem q'do doreshkrim te ndjerit Bardhyl Ajetit qe i beri ai ne revisten Bota Sot.Me vyjne shume ato doreshkrimet, komentet e tij qe i beri ne revisten Bota Sot per arsyje se duke i lexuar ato doreshkrimet e tij, komentet e tij, duke i lexuar ato ate une do ta ndjeje sikurse ende eshte Bardhyli me ne, me mua.Do i jem per shume mote mirenjohes secilit anetare te ketij forumi te nderuar i cili keto doreshkrimet dhe komentet e te ndjerit Bardhyl Ajetit do t'i sile ketu.Ju falemnderit nga zemra.
    Ai ka qenė gazetar i dobėt dhe ėshtė marrė mė shumė me ato qė i kanė servir tė tjerėt e nė veēanti Ramė maraj me sigurimin e tij.
    Nuk e di se a tė duhet edhe njė dėshmi qė e tregon atė duke marrė frigorifer nga njė shtepi e zbrazur nga lufta.
    Mos u lodh pėr gjėra koti ti!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gjilan55
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    310
    shkrimet e tij ne bota sot nuk kan qen shkrime te tij por vetem emri i tij u perdor nga te tjeret per ta njellos luften e uqk -se ,ne fund kur deshi te largohej nga ata qe e urdheronin dhe perdornin emrin e tij per qellimet e tyre edhe u vra nga ata qe e paguan per emrin e tij ne gazet.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Kurre Shqiperi s'kam m'et harue....ky eshte drejteshkrim i titullit te larte permendur

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Kurre Shqiperi s'kam m'et harue....ky eshte drejteshkrim i titullit te larte permendur
    Je i paqart; sqaroju pak mundėsishtė?
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Ase nuke thuhet dhe ase nuke shkruhet " sqaroju". keso fjale nuke egziston ne fjalorin shqip.
    Por thuhet dhe shkruhet "s'kjaro" atyre , etj.

    E sa i perket titullit te lartepermendur !!!, me lart eshte shkruar kurre'...kjo shenje nuke duhet te shkruhet mbi fjalen ne forme te preses ', por me fjalen "kurre" presja nuk shkruhet ne mbarim te saj mbasi nuk i paraprin fjala tjeter.Pra, kjo presje shkruhet ne keto raste s, p, sh m'ka mare malli, n'a u duft te mesojme, s'kamja eshte e rende etj.

  7. #7
    Me informacionet qe une kam, Bardhyl Ajeti u vra ne nje kohe kur ishte duke hetuar per disa trafiqe mbi zotin Rramush Haradinaj ne ate kohe kryeminister i Kosoves. Sa eshte e vertete??

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    ju lumte juve qe hapet nje teme kaq me rendesi ne vendin ku e meriton
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Ase nuke thuhet dhe ase nuke shkruhet " sqaroju". keso fjale nuke egziston ne fjalorin shqip.
    Por thuhet dhe shkruhet "s'kjaro" atyre , etj.

    E sa i perket titullit te lartepermendur !!!, me lart eshte shkruar kurre'...kjo shenje nuke duhet te shkruhet mbi fjalen ne forme te preses ', por me fjalen "kurre" presja nuk shkruhet ne mbarim te saj mbasi nuk i paraprin fjala tjeter.Pra, kjo presje shkruhet ne keto raste s, p, sh m'ka mare malli, n'a u duft te mesojme, s'kamja eshte e rende etj.
    Mbase e kam lexuar me vonesė kėtė gjė; JU ndėrhyni dhe shkruani duke mos pasur fare njohuri tė bollshme!
    Nėse dua tė shkruaj diēka nga Buzoku do t'pėrdorė termin " gluha" dhe ti do tė ndėrhysh duke mė thėnė qė shkruhet " gjuha"!

    Pastaj, Ju atje na shkruani pėr njė " presje" por qė nuk kemi tė bėjmė me presje por me " APOSTROF" dhe siē duket i ke ngatėrruar gjėrat.
    Nė fund tė fundit, unė kam shkruar njė thėnje qindpėrqind origjinale, jo siē duhet tė jetė e shkruar sot por siē e ka shkruar Gjergj Fishta dje!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PĖRMENDĖ KAM!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Viti 2005 - Vit i Denoncimeve te atyre qe kane keqperdorur Luften e UCK-se ne Kosove

    Shkruan: Bardhyl Ajeti

    Ish-Komandanti i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, Sylejman Selimi, i njohur me nofken e luftes, "Sulltani," gati gjashte vjet pas perfundimit te Luftes ne Kosove, me ne fund shpalos "luften intime," dhe tregon te verteten e luftes se UCK-se. Ai me ne fund nuk mundet me te fsheh luften e drejte heroike te UCK-se.

    Ky Komandant ka filluar te tregoj te verteten dhe te distancohet nga aktet e liga te Kosoves se para dhe pas luftes ne Kosove.

    Ai nje interviste dhene nje gazete ditore ne Kosove, ka treguar qarte se Hashim Thaci, Xhavit Haliti dhe Jakup Krasniqi, gjate kohes se luftes ne Kosove, me shume kane qendruar ne Zvicer, Shqiperi dhe ne ato pjese te Kosoves ku nuk ka pasur lufte, se sa kane qene ne zonat e rrezikshme, apo aty ku nuk kishte lufte. Ne po paraqesim vetem disa nga thekset e Sylejman Selimit gjate nje interviste ne nje gazete ditore ne Kosove.

    "Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin"

    Sylejman Selimi ne kete interviste dhene nje gazete ditore ka treguar qarte se si Hashim Thaci ne vitin 1997 ishte futur ne Kosove nje here, por me Adem Jasharin nuk ishte takuar.

    Ne kete kontekst Sylejman Selimi thekson: "Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin. Shkuarja ne Perendim e Hashim Thacit dhe e disa shokeve te tij, ka shkaktuar ftohje te raporteve ne mes Adem Jasharit dhe Hashim Thacit e disa shokeve te tij.

    Pse keta te fundit nuk kane mundur te qendojne ne Kosove, kurse Ademi e Hamza, Sahit Jashari, Fadil Kodra - po." ka thene Sylejman Selimi.

    Po ashtu Sylejman Selimi tregon se si me 5 Mars te vitit 1998 eshte sulmuar familja e Komandantit legjendar te UCK-se, Adem Jasharit dhe se si Hashim Thaci, Xhavit Haliti e te tjere gjate kesaj kohe nuk kane qene fare ne Kosove.

    Sylejman Selimi tregon se si Jakup Krasniqi e Xhavit Haliti kane percare Popullin Shqiptar te Kosoves dhe berthamen e UCK-se, duke i injoruar ne teresi Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves, te dala atehere nga Qeveria Bukoshi.

    Sipas Sylejman Selimit, Qeveria e Bukoshit ka ndihmuar disa here me shuma te medha te hollash UCK-ne, por kane qene pikerisht Jakup Krasniqi, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti ata qe kane urdheruar Radion "Kosova e Lire," qe te thuhet se Bukoshi po e manipulon luften.

    200 mije markat e Qeverise se Bukoshit, te cilat ai ia ka dhuruar UCK-se kane bere qe Jakup Krasniqi te inatoset thelle dhe urdheroj drejtuesit e Radios "Kosova e Lire," te injorojne Qeverine Bukoshi.

    Sipas Sylejman Selimit, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti mbajne barren me te madhe, pse ne si Shqiptare nuk jemi bashkuar.

    "Cfare qellimesh kane pasur nuk e kemi ditur, por po shieht qarte se ata na kane demtuar," ka thene Sylejman Selimi.

    "Ne fund te fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter te Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)"

    Po ashtu, ish-numri nje i UCK-se ne Kosove, thekson se gjate kohes sa Delegacioni i Kosoves ishte ne Rambuje, e bashke me ta edhe disa drejtues te UCK-se, ai gjate nje bisede telefonike me Hashim Thacin, atij i ka thene prerazi: "Ju mund te nenshkruani dokumentin, por ne rast se e beni nje gje te tille, atehere me mire mos u ktheni fare ne Kosove.

    "Ne fund te fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter te Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)," ka thene Sylejman Selimi.

    Sylejman Selimi po ashtu those ai gjate kohes sa ka qene Komandant i UCK-se ka pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, por me Bukoshin jo, sepse sipas tij ai nuk ka mundur te kontaktoj me te.

    Por, kur ai kishte pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, ata i kane thene Sylejman Selimit, se Bukoshi eshte i gatshem qe te ndihmoj, por per fat te keq, sic thote edhe vete Sylejman Selimi, Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, nuk ka qene i gatshem ne kete drejtim.

    Ushtaret dhe popullata kane qene per bashkim te faktorit ushtarak, por jo edhe Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, me ne krye Hashim Thacin, Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin...

    "Shtabi i Pergjithshem i UCK-se nuk ishte Shtab, por nje grup prej 7-8 shokesh"

    Sylejman Selimi, i cili tash eshte zevendes-Komandant i TMK-se, eshte bere Komandant i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se ne kohen kur Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi dhe Rame Buja ishin ne Rambuje.

    Me pas kater te fundit e kishin akuzuar Sylejman Selimin, se ky ka bere puc ne zgjedhjen e tij si Komandant, dhe si kunderpergjigje ndaj kesaj ata me vone kishin sjelle Komandant te Pergjithshem te UCK-se, Agim Cekun.

    Ne lidhje me keto akuza te lartepermendura, ne intervisten ne fjale dhene nje gazete ditore ne Kosove, Sylejman Selimi thekson se ai nuk ka bere puc.

    "Emerimin e Komandantit te Pergjithshem te UCK-se kemi mundur ta bejme edhe para kesaj kohe, pra kur keta (Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi v.j.) nuk kane qene fare ne Kosove, por kane qene here ne Zvicer, here ne Shqiperi, por edhe ne Kosove ne zonat ku nuk ka pasur rrezik, pra ku nuk eshte luftuar," ka thene Sylejman Selimi.

    Sylejman Selimi po ashtu tregon se Shtabi i Pergjithshem i UCK-se nuk ishte Shtab, por nje grup prej 7-8 shokesh qe kane qene te izoluar edhe perkunder faktit se zhvillohej lufta.

    Cka thote Sylejman Selimi per Xhavit Halitin?

    Sylejman Selimi po ne kete interviste tregon se Xhavit Haliti pas perfundimit te luftes ne Kosove eshte thirrur si anetar i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, dhe per me shume kete njeri nuk e kam pare kurre ne Kosove.

    Ai ka qene ne Zvicer, Shqiperi apo ku e di une... Tash po del se ai pas luftes ka qene njeri shume i rendesishem dhe ideator i UCK-se...

    Po te mos ishte Adem Jashari, ketu nuk do te behej lufte. Le te harrojne keta njerezit e Shtabit te Pergjithshem te UCK-se se do te mund te zhvillonin lufte, po te mos ishte flijimi i Adem Jasharit," ka thene Sylejman Selimi.

    Sylejman Selimi duke folur ne ate interviste, po ashtu ka bere disa pyetje:
    Pse nuk kane qene ne gjendje pas vitit 1993, Jakup Nura, Sami Lushtaku, Hashim Thaci, qe te takohen me Adem Jasharin?

    Ne kete kontekst Sylejman Selimi ka potencuar se te lartepermendurit eshte mire qe te pergjigjen per kete.

    Me tej ai ka shtuar se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dine mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin.

    Sylejman Selimi po ashtu thekson per keqperdorimet e shumta qe ka bere fondi "Vendlindja Therret," dhe per ate se si as sot e kesaj dite askush nuk ka dhene llogari per kete fond. Pra, keto kane qene disa nga thekset e Sylejman Selimit.

    Ne besojme se Sylejman Selimi ka edhe shume gjera te tjera per t'i thene, por jo vetem ai, por edhe te gjithe Komandantet e tjere te cilet gjate kohes se luftes ne Kosove ishin te dalluar. Andaj, eshte koha dhe momenti i fundit qe t'i denoncojme te gjithe perdhunuesit dhe perfituesit e luftes ne Kosove

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •