Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Pëshpëritje në hapësirë...

    Esselamu alejkum we rahmetullah të nderuar vëllezër dhe motra në Islam.

    Meqenëse edhe forumi ka filluar të merr pamje tjetër elhamdulilah

    edhe me këshillat e juaja të mëhershme ( Allahu ju shpërbleftë të gjithëve) , e

    hapa ketë temë të bëj një përmbledhje të disa shkrimeve të mia.

    InshaAllah do të jenë rikujtim, këshillë, pëshpëritje për të mirë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga burbuqe1 : 01-05-2009 më 08:26

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Lidhja në emër të Allahut


    A keni menduar ndonjëherë po të mos ekzistonte etja a do të ndjenim aq shumë shijen dhe ëmbëlsinë e ujit?!

    Mëshira e Allahut, elhamdulilah, njëra nga begatitë e panumërta është edhe afërsia me motra dhe vëllezër në islam. Lidhje shumë e veçantë aq sa shpeshherë as që shpjegohet me fjalë. Të miqësohesh për hire të Allahut është njëjtë si të shuash etjen nga burimet e kristalta...

    Nëse ende nuk jeni të afruar me vëllezërit dhe motrat e juaja në islam, jeni shumë më të “varfër”, te mbyllur, me të mangët.

    Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi. (Atyre besimtarëve, që ishin shoqëruar për hir të Zotit, u thuhet): O adhuruesit e Mi, sot nuk ka as frikë për ju, e as që do të jeni të pikëlluar!” (Ez-Zuhruf: 67-68)

    Transmetohet prej Omer Ibën Hattabit, i cili thotë: “Pejgamberi i Allahut ka thënë: “Ka disa njerëz, të cilët nuk janë as pejgamber e as dëshmorë, por në Ditën e Gjykimit do t’ua kenë lakmi pejgamberet dhe dëshmorët për pozitën e tyre te Zoti.” Shokët i thanë: “O Pejgamber i Allahut, na trego kush janë ata?” Ai u përgjigj: “Ata janë njerëzit të cilët janë dashur mes veti në emër të Zotit, pa pasur lidhje fisnore mes vete, e pa pasur ndonjë interes material të përbashkët. Betohem në Allahun, fytyrat e tyre me të vërtetë janë dritë, ata janë mbi dritë, nuk frikohen kur frikohen njerëzit, e as që dëshpërohen kur dëshpërohen njerëzit.” Dhe e lexoi ajetin: “Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje.” (Junus: 62) /Transmeton Ebu Davudi/

    Dhuntitë e miqësisë, selame të shumta, komunikime të lirshme, syçka e buzëqeshje te çiltra, pjekuri, këshilla të sinqerta, afërsi, plotësim i vetvetes. Bilës kur ju flet, nganjëherë aq afër ndihesh, thuajse i pëshpërit vetvetes. Të mbushur jetë, gjallëri, optimizëm, reflektime tejet pozitivë. Me të vërtet kjo është vetëm dhe vetëm mëshira e Allahut.

    Prill, 2008

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Ti thua


    E ndrojtur me hapa të ngadalshëm e të lehtë, rikthehesha.

    E mbyllur si guaskë, pëshpërita në hapësirën e pafund...

    Ti thua

    Ti e do dritën - çiltërsinë

    Por nëse shkëlqen – ta fal

    Ti thua

    Ti e do miqësinë për hir të Allahut

    Por nëse humbet dhe shkëputet si meteor

    E kërkon ngrohtësinë në errësirën e dheut...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Vajzës me shami

    Mbretëreshë moj mbretëreshë
    Shikim ulur, seç ecën me modesti
    Krenare, me vello mbi supe lëshuar
    Dritë e nur në fytyrë, të gjithë të kanë zili.

    Robëreshë moj robëreshë e Krijuesit të Vetëm je ti
    Keni mbërritur ndonjëherë në maje të maleve ?!
    Mbulesa, ndjesia më e ëmbël e përjetuar ndonjëherë...
    Le të na falin, se kjo nuk shpjegohet, motër ketë ti e di.

    Me çka do që të përballesh, qëndro e fortë tani !
    Ruaje atë qetësi, mos lejo të trazojë asgjë, asnjeri !
    Edhe nëse e gjithë bota kundër të jetë
    Do të mjaftojë Allahu ty.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Të gjitha falënderimet i takojnë Allahut


    Nënë kush do të thoshte se do të udhëzoheshim gati të gjithë? Falënderimi i
    takon vetëm dhe vetëm Allahut, pranuesit të lutjeve. Ende më vjen te qaj nga
    gëzimi...

    Derisa në fillim faleshim vetëm unë dhe ti. Të kujtohet nënë? Mbas një kohe
    na u bashkëngjitën edhe vëllezërit më te vegjël. Me kënaqej shpirti tek i
    shikoja që zgjoheshin dhe falnin namazin e sabahut ne xhami. Ndryshimet
    vinin dita ditës tek ne. Më lajmëruan që edhe motra ka filluar të falej.
    Falënderimi i takon Allahut për të gjitha mrekullitë që na ndodhin. Por të
    gjithë kishim një brengë, ishte vëllai qe kthehej në mesnatë. Nëna
    shpeshherë lotonte. Nuk flinte e qetë, e linte derën hapur. Njëmijë e një
    pyetje silleshin në kokën e saj." Ku ndodhesh tani biri im ?!! Me kë
    shoqërohesh ? Mos vallë ? Athua mos...?!!... " Nënë të lexonim edhe atëherë
    kur i fshije lotët. Vazhdimisht na rikujtoje dhe përsërisje "lutuni për
    udhëzimin e vëllait !". Të vërenim edhe atëherë kur sytë te flisnin diçka
    tjetër. Brenga vazhdonte për të gjithë. Filluam të shtonim lutjet. Luteshim
    edhe në namaze të natës. Por ende nuk kishte ardhur momenti, nuk ndryshonte
    asgjë. Vëllai kthehej në mesnate...

    E xhuma, nuk mund ta shpjegoj atë emocion që më përcillte gjatë gjithë
    ditës. E kërkoja arsyen po ende nuk e merrja përgjigjen. Pasdite bisedova
    me vëllanë. Pasi bëmë bisedë të zakonshme ndër të tjera e pyeta edhe për
    namazin e xhuma-së. "Po e kam falur" u përgjigj . "Përveç kësaj mbrëmë skam
    fjetur fare"-vazhdoi të tregonte ."sot , sot kam filluar të fali edhe
    namazin e sabahut"... Elhamdulilah !!! Falënderimi i takon vetëm dhe vetëm
    Allahut !!! fillova të lotojë nga gëzimi... Allahu bën mrekulli !!! ....
    Mezi prisja ti takoja të gjithë. Të jetoja ato çaste. Atmosferë gëzimi
    mbizotëronte në shtëpi. Ndjenjë shumë e mirë. Të gjithë të zgjuar për të
    falë namazin e sabahut. Më ngjasonte në ditë Bajrami. Më kënaqej shpirti,
    kur e shihja të rregullohej. Tani jo për të dalë në jetën e natës, tani
    rregullohej- përgatitej të shkonte ne xhami .Ishte thellë i penduar për
    kohën e humbur. Më duket se e dëgjoja-e lexoja në sytë e tij :

    "Allah më fal jam rikthyer përsëri tek ty Allah !...

    Nënë ma bëj hallall ! Ke shumë netë pa gjumë, të kam lënduar shumë. Nënë
    mos qaj më, jam kthyer përsëri. Mos shiko më nga rruga, mos e le derën
    hapur, në shtëpi me ke Mësohu me faktin që jam kthyer. Jam penduar! Nënë, më
    fal për dhimbjen qe të kam shkaktuar, mallin që të dogji shpirtin, humbjen
    për se gjalli. Kam rilindur edhe njëherë. Prapë po jetoj, po jetoj momentet
    e humbura. Jetoj edhe ti këto çaste, lutja ju është pranuar." ...

    Falënderimi i takon Allahut dhe vetëm Allahut!


    Janar 2008

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Më falni, si erdhët... ?!


    Kohëra të vështira, çdo gjë ishte kundër nesh. As edhe të besonim nuk të lenin e lëre më të dëshmonim me vepra.
    Po u zbuluam, ndërmerrnin masat më ndëshkuese të mundshme. Duke filluar nga internimi, torturat më shtazarake, së fundi edhe ekzekutim, vetëm dhe vetëm të na ç'rrënjosnin besimin në Zot. Në fakt, sa më shumë shtohej presioni dhe torturat, arrihej e kundërta, aq më shumë rritej besimi dhe mbështetja tek Allahu...
    Burrin e internuar, e vetme me djalë të sëmur, e izoluar nga bota. Askush nuk guxonte t'i vizitojë e lerë më të ju ofrojë ndihmë, qoftë edhe më elementaret. Në mes jetës dhe vdekjes zgjodhën shpresën, në mes vuajtjes dhe trishtimit zgjodhën durimin. Në mes dhimbjeve dhe humbjes zgjodhën lutjet dhe mbështetjen vetëm tek Allahu.
    Gjendja e djalit përkeqësohej çdo ditë e më shumë, plogështi, ethe, temperatura sa vinte e rritej. Përveç lutjeve dhe lotëve nuk kishte tjetër ndihmë e as ilaç që ti ofronte nëna e shkretë. Në kohën kur vërtetë mendoi që përfundoi jeta e tij, ai kishte rëne në kolaps. Nëna e përlotur me dhimbje në shpirt, pa vënë fare gjumë në sy, i shtonte lutjet çdo herë e më shumë. Asnjë moment nuk humbiste shpresat tek Zoti...
    Mesnatë. Një trokitje e lehtë e derës. Gruaja e trishtuar pyet me vete:
    - Kush mund të jetë tani ?!
    - Jam unë - përgjigjet një zë burri. E frikësuar e hapë derën. Shikon një burrë mesatarë, të veshur me pallto të zezë e me çantë në dorë.
    - Ku është fëmija ?
    - Fëmija ?! - belbëzoi gruaja e shtangur, teksa e drejtonte shikimin e habitur kah djali i shtrirë.
    Me të shpejtë burri i mat temperaturën. Djali ishte i alivanosur.
    - Oh, si more e keni lënë kaq gjatë në këso gjendje! - mërmëriste doktori, derisa vazhdonte t'i jepte ndihmën e parë.
    - Një injeksion ia dhashë tani, ndërsa këto ilaçet tjera vazhdoja edhe për ca dite - foli burri i panjohur... Gruaja kishte mbetur pa fjalë, mori udhëzimet për vazhdim të kurës. Mirëpo, teksa e përcolli tek dera s'rrinte dot pa e pyetur.
    - Më falni si erdhët, kush ju ka lajmëruar ?! - iu drejtua me gjysmë zëri.
    - Perse, nuk më telefonuat ju ?! - ngriti zërin burri i habitur.
    - Jo unë nuk kisha me se t'ju lajmëroja - belbëzoi kjo.
    - Eh, po paskam ngatërruar adresë pra. Ku është shtëpia e këtij misionarit ? - ia drejtoi adresën e shkruar në një copë letër. Ishte një shtëpi tjetër shumë pranë...

    Nuk ke ngatërruar adresë mendonte gruaja, Allahu të ka drejtuar për tek ne, elhamdulilah, mëshira e Tij është shumë e madhe...


    p.s. Frymëzuar nga një ngjarje e vërtet, e ligjëruar në një ligjërate fetare me temë: "Mbështetja në Allah"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Nëse edhe e sotmja


    Eh, iku pa thënë e bërë shumë gjëra. Sa e sa doja të bëja, të flisja, të rrëfeja, të qëndroja edhe pa fjalë, qoftë edhe veç meditim. Të bëja më shumë, të prisja, të përcillja në ketë apo në atë mënyrë...

    Rrjedha që s'i ndalojmë dot. Udhëtime të pandalura nëpër stacione, nuk mund t'i shtysh as t'i kthesh qoftë edhe për një sekondë të vetme. Atëherë, pse të mos e bëjmë të duhurën në momente të caktuara? Çka dhe kush na ndalon?
    Nëse edhe sot ka aguar, falëndero, se ndoshta ke edhe një ditë më shumë, ke edhe një rast për t'u penduar e vetëllogaritur. Ji i kënaqur që ke edhe një mundësi, për një fillim të mbarë, për një rikthim...

    Kuptoje që je në minierë, nga këtu mund të nxjerrësh më të çmuarën, nëse bën durim dhe qëndron përballë udhëzimeve të duhura, pa iu shmangur atyre në asnjë moment. Në të kundërtën, do të fundosesh në humnerë. Beteja më e fuqishme je ti, vetja. Nëse arrin ta luftosh, ta mundësh atë, të tjerët janë veç zëra, asgjë më shumë. Përballë qëndrueshmërisë tënde do të zbehen nga zëra të fuqishëm e jehona do të ngelen psherëtima, derisa arrin edhe të mos i dëgjosh fare.

    Mëso që njëherë të vetme hyjmë dhe do të gjendemi në këto miniera, mendoje mirë se si do dalim dhe me çfarë peshe do të jemi.

    Askush s'e ka thënë se është e lehtë, pa pengesa, sfida e sakrifica. Vetëm se ato bëhen më të lehta kur e kupton se i Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thëne "Sa e mrekullueshme është puna e besimtarit! Çdo gjë që i ndodh është e mirë për të dhe kjo nuk vlen për askënd tjetër veçse për besimtarin. Nëse i ndodh një gjë e mirë, ai është falënderues dhe kjo është e mirë për të. Nëse ndodh një gjë e keqe, ai e bart këtë me durim dhe kjo është e mirë për të." Hadith, transmeton Muslimi.

    Jo gjithkujt i është dhënë mundësia e kuptimit, e mësimit të së vërtetës, falëndero shumë se je i privilegjuar. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Allahu e ka ndarë qëndrimin tuaj mes jush, njëlloj siç e ka ndarë furnizimin tuaj. Allahu u jep furnizime të kësaj jete atyre që i do dhe atyre që nuk i do, por fenë ia jep vetëm atij që e do, pra, kujt i është dhënë feja, Allahu e do atë..." (Trasmenton Ahmedi)

    Mund të përfitosh shumë më shumë seç mendon, të arrish më të shtrenjtën, shpëtimin e premtuar. "Përse t'ju ndëshkojë Allahu, nëse ju e falënderoni dhe e besoni?! Allahu është Mirënjohës dhe i Gjithëdijshëm." (En-Nisa,147)

    Në të kundërtën nga minierat mund edhe të mos nxjerrësh gjë, eh sikur të ishte veç ashtu pa e llogaritur barrën e rëndë, të fundërrinave të dheut, peshën e rendë të mëkateve...

    E nëse edhe e sotmja ka perënduar e ti ende nuk je penduar, nuk ke filluar namazin, agjërimin, apo veç ke menduar për mbulesën e ende nuk e ke plotësuar, për fillimin dhe ndalimin e asaj apo kësaj vepre. Mendo kur mund të jetë kohë ideale për këtë? A të garanton dikush për fundin e të sotmes apo për fillimin e të nesërmes tjetër?!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Allahu ta shperblefte per mundin!
    Esselamu aleikum!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orientalist : 09-05-2009 më 10:15

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    Citim Postuar më parë nga Orientalist Lexo Postimin
    Allahu ta shperblefte per mundin!
    Esselamu aleikum!
    Alejkum selam we rahmetullah !
    Amin! Allahu ju shperblefte edhe juve, eshte per tu lavderuar puna, uniteti kohet e fundit tek forumi, mashaAllah, nisme e mbare inshaAllah !

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256
    Shpresojme te bejme ate qe eshte me e mira per Islamin, sepse edhe vete jeta jone varet prej tij, dhe mos u befshim hipokrite InshaAllah.
    Allahu na forcofte mendjen dhe punen tone per hir te Tij.
    Selam moter!

    Citim Postuar më parë nga burbuqe1 Lexo Postimin
    Alejkum selam we rahmetullah !
    Amin! Allahu ju shperblefte edhe juve, eshte per tu lavderuar puna, uniteti kohet e fundit tek forumi, mashaAllah, nisme e mbare inshaAllah !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Miliarderi i Mikrosoft,turizem ne hapesire!
    Nga YaSmiN në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 13:27
  2. Një shqiptare në hapësirë
    Nga Davius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2006, 15:21
  3. Hotmail me hapësirë 250 MB
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 06-11-2005, 09:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •