Alfabeti i besimeve
A jane keto gjera per tu besuar, qe i kane shumica e popullit tone??
-Nusja e re nė shtėpi tė burrit nė ditėn e martesės, duhet tė hyjė (ta shkelė pragun) me kėmbėn e djathtė, nė tė kundėrtėn harmonia e familjes do tė shkatėrrohet qė nga ai ēast. ---Poashtu me tė dy duart (ndonjėherė tė lyer me mjaltė) duhet ta prekė pjesėn e sipėrme tė derės-qė jeta e ēiftit tė ri tė jetė e ėmbėl, e lumtur dhe nė harmoni me anėtarėt tjerė tė familjes.
-Bombonet, orizi, gruri e drithėrat tjera qė i hudhen nuses (apo ndonjėherė ēiftit tė ri) kanė pėr qėllim qė trashėgimia e tyre tė jetė e suksesshme.
-Nėse gėrshėrėt biejnė nga dora dhe ngulen nė dysheme-ėshtė shenjė e grindjes sė shpejtė e anėtarėve tė asaj familjeje.
-Ena qė rastėsisht thehet nė kuzhinė paralajmėron fat tė befasishėm pėr atė familje, ndėrsa nėse fotografia apo gjėsendi bie nga muri rastėsisht, pritet njė fatkeqėsi e madhe pėr shtėpinė.
-Po qe se e theni rastėsisht pasqyrėn, atėherė thonė se nė shtatė vitet e ardhėshme do tė jeni i pafat!
-Fatkeqėsi sjell gjithashtu edhe ajo nėse e harroni ēadrėn hapur nė shtrat, ēadrėn e mbyllur dhe nėse luani me gėrshėrė pa prerė asgjė.
-Nėse nė tė njėjtėn kohė i preni thonjtė edhe tė kėmbėve edhe tė duarve, nė tė njėjtėn ditė do tė keni edhe gėzim edhe hidhėrim.
-nėse gjethja nga druri vetvetiu bie dhe prek supin tuaj tė majtė-mund tė pritni sė shpejti njė fat apo gėzim tė madh.
-Fėmiu, nėse vetvetiu merr fshisėn dhe fillon ta fshijė dhomėn, mund tė pritni ardhjen e njė mysafiri nga larg. E njėjta ndodhe edhe nėse e harroni (mbetet gjatė) lugėn nėn sofėr. -Thonė se do tė takohesh me dikė nėse faqja ju kruhet, syri i djathtė nėse ju kruhet sjell gėzim, ndėrsa i majti lotė.
-Nėse ju tingėllon veshi i majtė mund tė pritni lajme tė kėqija, ndėrsa i djathti sjell lajme tė mira.
- Lemza nėse ju ngacmon intenzivisht, ėshtė shenjė se dikush pandėrprerė nė ju mendon, dikush qė ju do me zemėr.
-Nėse dėgjoni gjelin qė kėndon nė mesnatė-pritet njė rrezik i madhė pėr zotin e shtėpisė nė oborrin e tė cilit ndodhet gjeli, ndėrsa kėndon nė orėn 12 apo pak para mbrėmjes, atėherė paralajmėron fat tė papritur.
-Kur ju kruhet dora e djathtė-ėshtė paralajmėrim se do tė jipni (te disa e kundėrta) para, ndėrsa e majta se do tė merrni para.
-Po qe se nga shtrati zgjohesh dhe shkel me kėmbėn e majtė, tėrė ditėn punėt mbrapsht do tė vejnė.
-Shumė njerėz nė mesin tonė besojnė se vetėm nė mėngjes njeriut i ndahet fati, prandaj duhet zgjuar sa mėherėt!
-Nėse nė majė tė gjuhes ju paraqitet ndonjė puqėrr, dikush ėshtė duke ju sharė prapa shpine, e njėjta vlen edhe nėse ju skuqet veshi i majtė, ndėrsa i djathti do tė thotė lavdėrimin qė dikush ju bėn.
-Nėse syri vetvetiu loton, apo tymi vazhdimisht hyn nė sy, do tė thotė se dikush ėshtė pėrmalluar pėr ju. Gėzim sjell edhe nėse mjekrra ju kruhet.
-Ilirėt kanė besuar se nėse lėshohen gjarpėrinjtė nėpėr trupin e femrave pa fėmijė, ato do tė mbarėsohen nė natėn e parė tė fjetjes me burrin.
-Vėnia e dorės gjatė gogėsimit nuk ėshtė vetėm mirėsjellje bontone, por atė e bėjnė shumica ngase janė tė bindur ngase pėrmes gojės hyjnė shpirtėrat e kėqinj.
...Dhe nėse ju fiket cigarja thonė....
...thonė...thonė
...ndize edhe njėherė! )) I besoni ju keto gjera ,pra te diskutojme,dhe ne qofte se keni pas ndonje rast qe ju ka ndodhur qe eshte vertetuar dicka e tille mund ta themi.