Jetimi eshte i nderuar te Zoti

Atij qė i ka vdekur babai para se ta arrijė moshėn madhore, ai ėshtė jetim, kurse atij qė i vdes nėna, ai nuk ėshtė jetim por ėshtė i ngratė.
Allahu xh.sh. nė njė hadith kudsij thotė: "Kush mundohet ta bėjė tė kėnaqur dhe ta qetėsojė njė jetim qė ėshtė duke qarė, Unė dėshmoj o melaqet e Mia se do tė jem i kėnaqur me atė person".
Kush e pėrkėdhel kokėn e jetimit, pėr ēdo fije floku ka nga njė tė mirė.
Shtėpi mė e mirė ėshtė ajo shtėpi nė tė cilėn nderohet jetimi, kurse shtėpi mė e keqe ėshtė ajo nė tė cilėn dhunohet jetimi.
Atij qė pėrkujdeset pėr jetimin i mjafton kjo fjalė e Muhamedit a.s.:
"Unė dhe kujdestari i jetimit do tė jemi nė Xhenet kėshtu", i bashkoi dy gishtat, treguesin dhe tė mesmin.
Njė jetimi babai i kishte lėnė njė lopė qė kur tė ritet tė ketė me ēka tė mbahet materialisht.
Kur u rrit, shkoi ta shiste atė, u konsultua me tė ėmėn dhe ajo ia pėrcaktoi njė ēmim tė caktuar.
Gjatė rrugės e pa njė njeri dhe i tha: "Unė do ta blej lopėn me njė ēmim mė tė madh."
Por, djaloshi i tha: "Prit sa tė konsultohem me nėnėn."
Kėshtu ndodhi tri herė, por secilėn herė ēmimi rritej.
Mė nė fund ai njeri i thotė djaloshit:
"Unė jam melaqe nga qielli, lopėn shite vetėm atėherė kur tė tė japin flori sa pesha e saj".
Pastaj ndodhi njė ngjarje tjetėr. Njė njeri dėshironte ta vrasė xhaxhanė e vet qė ta trashėgojė pasurinė e tij.
Kur e vrau, pėr kėtė u akuzuan njerėz tjerė, por Allahu xh.sh. i urdhėroi qė ta therin njė lopė me cilėsitė e caktuar nga Ai.
E lopa qė ishte caktuar prej anės sė Zotit ishte lopa e djaloshit. Kėshtu qė ata erdhėn tek ai, ua tregoi ēmimin dhe ata ia dhanė.
Pra, i dhanė flori sa pesha e lopės.
E therėn lopėn dhe vepruan ashtu siē i kishte urdhėruar Zoti, pra morėn njė copė mish dhe e prekėn tė vdekurin. I vdekuri u ēua e tregoi vrasėsin dhe vdiq
pėrsėri.
Gjithashtu, ėshtė e njohur edhe ngjarja e banorėve tė Hendekut.
Njė mbret e urdhėroi magjistarin qė ta gjejė njė djalė qė t'ia mėsojė magjinė, ashtu qė nėse magjistari do tė vdiste, mbretėria tė kishte pėrsėri njė magjistar.
Erdhi fėmija dhe magjistari filloi ta mėsojė, por njė ditė duke u kthyer, djaloshi gjeti njė dijetar duke e adhuruar Zotin, kėshtu qė edhe prej kėtij e mėsoi njėsimin e Zotit.
Pra, djaloshi mėsonte te tė dy.
Mė pastaj filloi tė vonohet, kur vonohej pėr nė shtėpi e qortonte babai, kurse kur vonohej pėr te magjistari e qortonte magjistari.
Djaloshi nuk kishte ē'tė bėnte, prandaj filloi t'ua hedhė tė dyve, kur vonohej pėr nė shtėpi i thoshte babait: "Mė vonoi magjistari, kurse kur vonohej te magjistari thoshte: "Mė vonoi familja".
Pas njė kohe magjistari vdiq, kurse mbreti u sėmur.
U tubuan rreth mbretit mjekėt dhe e thirrėn edhe djaloshin magjistar.
Erdhi djaloshi dhe filloi t'i fliste mbretit, duke i thėnė:
"O mbret, unė tė shėroj shpejt nėse beson nė Allahun".
Mbreti i tha: ''A ke zot tjetėr pos meje?"
Djaloshi ia ktheu: "E kam Zotin tim dhe tėndin, Allahun xh.sh.".
E morėn djaloshin dhe e dėrguan nė mes tė detit, por djaloshi u lut kėshtu:
"O Zot, mė mjafton Ti kundėr tyre dhe mė shpėto si tė duash!".
U pėrmbys barka dhe vdiqėn tė gjithė pos djaloshit i cili u kthye pėrsėri te mbreti.
E morėn pėrsėri ta hedhin nga njė mal i lartė, por djaloshi tha:
"O Zot, mė mjafton Ti kundėr tyre dhe mė shpėto si tė duash!", u lėkund kodra dhe ranė tė gjithė pos djaloshit i cili u kthye edhe njė herė te mbreti shėndosh e mirė.
Djaloshi i tha mbretit: "Nėse dėshiron tė mė vrasėsh, tuboi tė gjithė njerėzit, pastaj merr njė shtizė dhe thuaj: Unė emrin e Allahut, Zotit tė kėtij djali", por me zė tė lartė qė tė dėgjojnė tė gjithė.
Mbreti e bėri kėtė dhe djaloshi vdiq, por pas vdekjes sė djaloshit tė gjithė i besuan Allahut xh.sh.
Ky ėshtė besimi i fortė qė ne duhet t'ua mėsojmė fėmijėve tanė.

Autor: Omer Abdulkafi
Perktheu: Ziber Lata
Marre nga libri: ''Kjo eshte feja jone''