Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Kodra e Trimave me Xhami tė re

    Banorėt e Kodrės sė Trimave qė nga nesėr do tė kenė mundėsinė ti kryejnė adhurimet e tyre nė xhaminė e re.


    E enjte, 25 Qershor 2009 14:08

    Xhamia e re e filluar nė Pranverė tė 2008-ės tanimė ėshtė nė fazėn e fundit tė punimeve.

    Nesėr pritet tė falėt xhumaja e parė, qė do tė jetė edhe koha e hapjes jo-zyrtare tė kėsaj xhamie.

    Xhamia ėshtė punuar me stil ballkanik tė xhamisė por ėshtė dekoruar me kaligrafi Islame pėr dallim nga shumė xhami tjera tė Kosovės.

    Xhamia e re e Kodrės sė Trimave ėshtė njė objekt i madh qė pritet tė akomodojė njė numėr tė madh tė adhuruesve Islam, tė cilėt deri tani kanė kryer adhurimet nė njė shtėpi tė lėshuar nga njė prej banorėve aty pėr vite me radhė.



    Xhamia ėshtė ndėrtuar mu afėr shkollės fillore "Zenel Hajdini" nė pjesėn mė tė populluar nė Prishtinė.



    "Mezi presim ta bėjmė hapjen e xhamisė", thonė disa tė rinj qė banojnė aty afėr.



    Xhumaja e nesėrme do tė jetė njė ditė mė shumė gėzim pėr banorėt e kėsaj ane, dhe pritet qė pas faljes sė namazit tė behėt njė program mikpritės pėr pjesėmarrėsit./mesazhi.com



    Video incizim nga punimet e kaligrafistit Blerim Frangut nė xhaminė e re
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  2. #2
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Shum xhami e bukur , dhasht Zoti qe Prishtina te ket edhe xhami te tjera , sic dihet muslimanet kerkojn xhami te reja , por disa personalitete ateisto-komuniste pengojn ndertimin e xhamive , por do te behen patjeter.



    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  3. #3
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Hapet xhamia e re nė Kodrėn e Trimave

    Gjatė ditės sė sotme nė Kodrėn e Trimave u bė hapja e xhamisė sė re ku predikimin e xhumasė e bėri myftiu i Kosovės Naim Tėrnava.


    E premte, 26 Qershor 2009 17:46

    Pas falėnderimeve qe shprehu pėr Zotin fuqiplotė myftiu falėnderoi donatoret dhe ata tė cilėt e pėrkrahen hapjen e xhamisė

    Me tej myftiu vazhdoi e tha :

    "Me tėrheqjen e forcave Osmane nga Kosova ne 1912 nė Kosove dhe nė trojet e tjera etnike u bė njė gjenocid i pa parė mbi popullatėn shqiptare ne veēanti mbi myslimanet."

    "Ata pėr ta thyer moralin e muslinaneve zgjedhėn metoda te natyrave te ndryshme, ndėrsa me se tepėrmi ne shkatėrrimin e xhamive."
    "Nė Shqipėrinė tone mbi 98 % e xhamive u rrėnuan, te paret tanė ishin ata qe i ndėrtuan ndėrsa vjen njė sistem komunist dhe ateist i cili i shkatėrron , dhe shtėpitė e Allahut i shndėrrojnė ne teatėr, kinema filmi , WC publike etj."

    "Me fuqizimin tone nga brenda erdhėn ndryshimet ne Shqipėri, Kosovė e Maqedoni , e ne sot jemi duke shtuar numrin e xhamive."
    "Ne vėllezėr musliman duhet patjetėr qe tė krijojmė hapėsire te mjaftueshme qė muslimanet tanė te kenė vend ku ti kryejnė ibadetet ndaj Allahut xh.sh."

    Me tej myftiu vazhdoi e tha "se regjimi i Millosheviqit shkatėrroi 218 xhami dhe menduan se do ta shkatėrrojnė ketė popull edhe fizikisht edhe fetarisht."
    "Por sot dhjetė vjet pas luftės kemi riparuar 218 xhami dhe ja kemi dalė te ndėrtojmė mbi 300 xhami te reja ne Kosovė. Ne vėllezėr te nderuar do ta hijeshojmė Kosovėn me ndėrtimin e xhamive, shkollave, spitaleve e ēerdheve dhe objekteve qe e ēojnė pėrpara ketė shoqėri e kurrsesi ne te kundėrtėn."

    "O ju musliman shikoni se ēka po merrni me vete kur ju po varroseni kur ju po kaloni ne boten tjetėr, keni frike Allahun gjithnjė".

    "Ndėrtimi i xhamive ėshtė lufte pėr mbrojtjen e fjalės se Zotit, kėtu ne ketė xhami do behet namaz sot e deri ne ditėn e kiametit, kėtu do mėsojnė fėmijėt e juaj , fėmijėt e fėmijėve tuaj kėtu do te marrin edukatėn islame kėtu do edukohen brezni e brezni deri ne kiamet."
    "Lufta e bijve dhe bijave tanė dhe gjaku i shehidėve beri qe me ndihmėn e Zotit qe ne sot ti gėzojmė kėto xhami "

    Me tej myftiu vazhdoi e tha se kur te pėrfundon namazi i xhumasė , pėrvishuni punės , mos ja lejoni vetes qe te tjerėt te jene me te forte se ju, mos lejoni qe te tjerėt te jene me te zotet se ju, si ekonomikisht, nė arsim dhe te tjera , por gjithmonė te jeni te paret se kjo ėshtė ēka kėrkon islami pėr ne vėllezėr te nderuar

    "Te nderuar vėllezėr prej sot kjo xhami po i bashkėngjitet 23 xhamive tjera te Prishtinės dhe gjatė kėsaj vere pritet te fillon ndėrtimi edhe i tre xhamive tė tjera ne Prishtinė" shtoi myftiu Tėrnava.

    Nė xhumanė e sotme nė xhami morrėn pjesė pėrmbi 2000 persona, dhe pėrveē disa anėtarėve tė Bashkėsisė Islame tė Kosovė dhe Shoqatave qė kanė ndihmuar nė ndėrtimin e xhamisė aty rastisi tė merr pjesė edhe personi qė ka ndėrmjetėsuar qe shteti afrikan i Senegalit ta njohė Kosovėn i cili edhe ua fali namazin e xhumasė xhematit.

    mesazhi.com
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •