Së pari do iu paralajmëroj që të mos e shikojnë ata njerëz që kanë probleme shëndetësore , që janë fëmijë , gra apo pleq (për disa prej tyre) sepse kjo video që unë do e tregoj do të jetë e papërshtatshme për disa prej atyre që unë përmenda .
Tani do të shohim një video të krimeve serbe në Kosovë .
http://video.google.com/googleplayer...39793627441851
Dhe tani :
Thaçi: Ndihem krenar për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë
Kryeministri Hashim Thaçi të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe me Akademinë për Zhvillimin e Arsimit (AED) në funksion të zbatimit të Programit për Nismën e Ndryshimeve Pozitive (IPCP) që financohet nga USAID-i. “Ajo që më bën edhe më tepër sot të ndihem mirë dhe krenar me funksionimin e kësaj Zyre, është se kemi punuar edhe konkretisht në terren për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë dhe partneriteti me USAID-in, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, ka qenë jetike në suksesin tonë të përbashkët”, tha me këtë rast Thaçi, njofton Zyra për informim e Kryeministrisë.
Dhe tani :
Decentralizimi
Marrëveshja ofron një sistem të decentralizimit që ka për qëllim të avancojë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike. Duke njohur shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë, kjo Marrëveshje në veçanti i ofron këtij komuniteti një shkallë të lartë të kontrollit të punëve të tyre.
Krijimi i komunave të reja
Marrëveshja krijon gjashtë komuna të reja apo komuna me kompetenca shtesë me shumicë serbe të Kosovës: Mitrovica veriore; Graçanicë; Ranillug; Partesh; Kllokot/Vërboc dhe Novobërdë.
Komuna e tanishme e Mitrovicës do të ndahet në dy komuna, në Mitrovicë veriore dhe Mitrovicë jugore, me një bashkëpunim dhe bashkërendim mes veti të ndihmuar nga një këshill i përbashkët i ri i formuar.
Komunat shtesë për komunitetet jo shumicë mund të krijohen në konsultim me komunat përkatëse.
Dispozitat e Marrëveshjes në lidhje me krijimin e komunave të reja mund të shqyrtohen dhe korrigjohen sipas nevojës nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil pasi të kryhet regjistrimi i popullsisë.
Kompetencat komunale
Të gjitha komunat do të kenë përgjegjësi për fushat që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve kosovar përfshirë: arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm; kujdesin shëndetësor primar publik; zhvillimin ekonomik vendor; planifikimin urban dhe rural; banimin publik; emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike; dhe ndër të tjera sigurimin e shërbimeve publike dhe komunale.
Përveç kësaj, komunat serbe të përcaktuara të Kosovës do të kenë përgjegjësitë shtesë si në vijim:
Komunat e Mitrovicës veriore, Graçanicës dhe Shtërpcës do të qeverisin me spitale dhe me sigurimin e kujdesit mjekësor sekondar në komunat e tyre.
Komuna e Mitrovicës veriore do të ketë përgjegjësit e caktuara lidhur me universitetin në gjuhën serbe në Mitrovicë.
Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të jenë përgjegjëse për mbrojtjen dhe avancimin e çështjeve kulturore dhe religjioze në nivel lokal;
Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të kenë një rol të avancuar në përzgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale.
Financat komunale
Të gjitha komunat do të jenë përgjegjëse për buxhetin e tyre dhe kanë të drejtën për burime financiare vetanake.
Do të krijohet një sistem i drejtë dhe transparent i pakos së grandeve, i cili do të siguroj autonomi më të madhe komunale për dhënien dhe shpenzimet e fondeve qendrore.
Bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar
Komunat do të ketë të drejtën e krijimit të shoqatave dhe partneriteteve me komunat tjera në Kosovë për kryerjen e funksioneve me interes të dyanshëm.
Komunat do të kenë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet në Serbi, përfshirë edhe të drejtën e pranimit të donacioneve financiare dhe ndihmës teknike nga Serbia, në kuadër të parametrave të qarta përkatëse të cekura në Marrëveshje.
Çfarë mendoni ju ?
Krijoni Kontakt