Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791

    Krimet Serbe në Kosovë

    Së pari do iu paralajmëroj që të mos e shikojnë ata njerëz që kanë probleme shëndetësore , që janë fëmijë , gra apo pleq (për disa prej tyre) sepse kjo video që unë do e tregoj do të jetë e papërshtatshme për disa prej atyre që unë përmenda .
    Tani do të shohim një video të krimeve serbe në Kosovë .

    http://video.google.com/googleplayer...39793627441851


    Dhe tani :

    Thaçi: Ndihem krenar për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë
    Kryeministri Hashim Thaçi të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe me Akademinë për Zhvillimin e Arsimit (AED) në funksion të zbatimit të Programit për Nismën e Ndryshimeve Pozitive (IPCP) që financohet nga USAID-i. “Ajo që më bën edhe më tepër sot të ndihem mirë dhe krenar me funksionimin e kësaj Zyre, është se kemi punuar edhe konkretisht në terren për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë dhe partneriteti me USAID-in, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, ka qenë jetike në suksesin tonë të përbashkët”, tha me këtë rast Thaçi, njofton Zyra për informim e Kryeministrisë.

    Dhe tani :

    Decentralizimi



    Marrëveshja ofron një sistem të decentralizimit që ka për qëllim të avancojë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike. Duke njohur shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë, kjo Marrëveshje në veçanti i ofron këtij komuniteti një shkallë të lartë të kontrollit të punëve të tyre.


    Krijimi i komunave të reja

     Marrëveshja krijon gjashtë komuna të reja apo komuna me kompetenca shtesë me shumicë serbe të Kosovës: Mitrovica veriore; Graçanicë; Ranillug; Partesh; Kllokot/Vërboc dhe Novobërdë.
     Komuna e tanishme e Mitrovicës do të ndahet në dy komuna, në Mitrovicë veriore dhe Mitrovicë jugore, me një bashkëpunim dhe bashkërendim mes veti të ndihmuar nga një këshill i përbashkët i ri i formuar.
     Komunat shtesë për komunitetet jo shumicë mund të krijohen në konsultim me komunat përkatëse.
     Dispozitat e Marrëveshjes në lidhje me krijimin e komunave të reja mund të shqyrtohen dhe korrigjohen sipas nevojës nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil pasi të kryhet regjistrimi i popullsisë.


    Kompetencat komunale

     Të gjitha komunat do të kenë përgjegjësi për fushat që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve kosovar përfshirë: arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm; kujdesin shëndetësor primar publik; zhvillimin ekonomik vendor; planifikimin urban dhe rural; banimin publik; emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike; dhe ndër të tjera sigurimin e shërbimeve publike dhe komunale.
     Përveç kësaj, komunat serbe të përcaktuara të Kosovës do të kenë përgjegjësitë shtesë si në vijim:
     Komunat e Mitrovicës veriore, Graçanicës dhe Shtërpcës do të qeverisin me spitale dhe me sigurimin e kujdesit mjekësor sekondar në komunat e tyre.
     Komuna e Mitrovicës veriore do të ketë përgjegjësit e caktuara lidhur me universitetin në gjuhën serbe në Mitrovicë.
     Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të jenë përgjegjëse për mbrojtjen dhe avancimin e çështjeve kulturore dhe religjioze në nivel lokal;
     Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të kenë një rol të avancuar në përzgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale.



    Financat komunale

     Të gjitha komunat do të jenë përgjegjëse për buxhetin e tyre dhe kanë të drejtën për burime financiare vetanake.
     Do të krijohet një sistem i drejtë dhe transparent i pakos së grandeve, i cili do të siguroj autonomi më të madhe komunale për dhënien dhe shpenzimet e fondeve qendrore.


    Bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar

     Komunat do të ketë të drejtën e krijimit të shoqatave dhe partneriteteve me komunat tjera në Kosovë për kryerjen e funksioneve me interes të dyanshëm.
     Komunat do të kenë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet në Serbi, përfshirë edhe të drejtën e pranimit të donacioneve financiare dhe ndihmës teknike nga Serbia, në kuadër të parametrave të qarta përkatëse të cekura në Marrëveshje.



    Çfarë mendoni ju ?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    po pse i shoqnojne fotot me muzike arabe nuk e kuptoj. nuk kan gjete muzike shqiptare?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Po Mir Mer Vllau Jem....... Mir Bane Qi Nxorre Ket Video Dhe Shkrimet Por Po Te Lutem Shum Miqsisht.... Nuk Kan Asnji Lidhje Me Muziken E Bashkanjitun ... Asgja......
    Mos Harro Qi E Shofin Te Tan Shqiptaret E Te Gjitha Besimeve Dhe Kjo Duhet Rrespektu
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Po Mir Mer Vllau Jem....... Mir Bane Qi Nxorre Ket Video Dhe Shkrimet Por Po Te Lutem Shum Miqsisht.... Nuk Kan Asnji Lidhje Me Muziken E Bashkanjitun ... Asgja......
    Mos Harro Qi E Shofin Te Tan Shqiptaret E Te Gjitha Besimeve Dhe Kjo Duhet Rrespektu

    po pse i shoqnojne fotot me muzike arabe nuk e kuptoj. nuk kan gjete muzike shqiptare?
    Këtë video e kam parë në një Forum (nuk e di ku saktsisht) dhe e kam marr thjesht sepse aty shihen disa foto ku nuk mund ti gjesh askund tjeter . Nuk kisha qëllim tjeter me atë Video përveq të ju tregoja fotot (dhe trazirat) e asaj kohe në foto që besoj asnjëherë më parë nuk i keni parë.Ju Faleminderit.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE

    " - Edhe sot e kësaj dite nuk e di se sa ditë kishin kaluar kur policia serbe na hyri brenda. Aq shumë u frikësova por, shpëtova,nuk na ndodhi asgjë. Na i dhanë tre minuta të dilnim nga shtëpia, dhe dolëm. Kur arritëm në Pejë, policia na ndalën përsëri, na kërkuan nga 50 DM për person nëse donim të vazhdonim për në Shqipëri. Ne kishim vetëm 200 DM, e ishim nentë veta. "Kush do të shpëtonte? Cilin do ta ndalnin? Pyesnim në heshtje, ndërkaq babai ua dorëzoi paratë dhe u tregoi se ishim nëntë veta. Na shikuan dhe pasi ia morën nënës dhe mua unazat nga duart, na lëshuan. Në dalje të Pejës, na ndali grupi tjetër i policisë. Edhe ata na kërkuan para dhe nuk do t'na lëshonin sikur një familje nga Gllogjani të mos i jipte 200 DM. U nisëm. Disa metra më larg, policia kishte ndalur kolonën që ishte e gjatë deri në kufi. Ata ishin banorë nga fshatrat e Ferizajit, Suharekës, Rahovecit, Prizrenit, Malishevës e ndoshta edhe të Gjakovës. Policia nuk lëshonte askë pa e kontrolluar dhe ne duhej të prisnim në rrugë. Edhe pse nuk bënte shumë vapë, ishte vështirë të rrije e të prisje aty. Nuk kishim as ujë e as bukë. Policia nuk na lejonte as të ktheheshim por as të vazhdonim, madje as të uleshim. Ashtu në këmbë, të mbështetur në njëri-tjetrin, qëndruam mbi 11 orë. Kishte rënë errësira e parë kur kolona filloi të lëvizë ndagalë. Ishim aq të lodhurë, por, megjithatë, shpresonim se do të arrinim të gjallë në Shqipëri. Rruga ishte e gjatë por, ajo u vështirësua edhe më shumë kur gjatë natës filloi një shi i madh dhe mëngjesi gëdhiu i ftohtë. Fëmijët të lodhur filluan të qanin, e policët ishin egërsuar shumë. Si dukej, ata kishin humbur shokët e tyre diku. Kishim edhe dy-tri kilometra për të arritur deri te kufiri,dhe në momentin kur arritëm tek vendi ku bëhej pengesa për vazhdimin e rrugës, policët filluan të na kontrollonin sërish. Na preknin trupit, kurse meshkujtë i rrahnin dhe i detyronin t'u jepnin para. Ne nuk kishim, edhe herën e fundit na ndihmuan të tjerët. Kur vëllanë tim 12 vjeçar filluan ta rrahnin, unë i ika nga dora e policit që po më kontrollonte dhe u hodha mbi vëllanë. Doja që, së paku, një të rame t'ia marrë unë. Eshtë vëllau i vetëm pas nëntë motrave. Polici që po e rrahte, më tërhoqi për flokët e gjata dhe më drejtoi kah kryepolici i cili, në prani të kolonës, me majën e thikës filloi t'mi zhvishte rrobat. Mi hoqi të gjitha në prani të babës, nënës, vëllaut,burrit dhe fëmijëve të mij. Fëmijët filluan të qajnë me të madhe, por aq u bënte atyre, dhe kryepolici më tërhoqi deri tek strehimorja e tyre e improvizuar që ishte në afërsi të rrugës. Më hodhën mbi tavolinë, mi lidhën duart për të, të cilën siç duket e kishin përgatitur enkas për t'i dhunuar femrat shqiptare. E di që pasi filloi të më ç'nderojë, me kokë i rashë tavolinës, kurse ata qeshnin e flisnin sikur të ishin në spektakël. Tërë këtë e shihnin edhe të afërmit e mi, e shihnin edhe qytetarët e tjerë dhe tërë kolona e gjatë që po lëvizte andej. Si në ëndërr më kujtohet kur i urdhëruan familjarët e mi të ecin. Edhe sot më tingëllon në kokë zëri i nënës sime, e cila nuk kishte dashur të vazhdojë pa mua. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se ku është. Më kujtohet se përveç dhunimit, më goditën disa herë me kondak në kokë. Nuk më kujtohet si, dhe kush më ka dërguar deri në Kukës, por e di se aty kam dëgjuar edhe shumë klithma, dhe shumë gjëmë, shumë thirrje për ndihmë nga shumë femra të tjera që i dhunuan. Në spitalin e Tiranës qëndrova e shtrirë 19 ditë. Gjashtë ditë me radhë më kishte qëndruar burri tek koka, e unë nuk e njihja. Nga goditja në kokë kisha harruar çdo gjë.Vetëm zëri i bijës sime 5 vjeçare që më thërriste e qante pse nuk i flisja, më nxorri nga ajo komë, që edhe mjekët u befasuan. Sot nuk kam fuqi të shkojë e të jetojë në vendin ku kam jetuar më herët me burrin dhe fëmijët. Nuk mund të kthehem as në vendlindjen time, sepse nuk kam fuqi. Më vjen turp për atë që më ka ndodhur. E kanë parë edhe qindra bashkëfshatarë të mi. Unë kam pasur fatin të më kuptojë burri, por jetoj me dy plagë që nuk do të më shërohen kurrë. Jetoj me plagën që ma morën nënën, dhe me plagën e dhunimit, që është më e rëndë se vdekja", - theksoi, në fund të rrëfimit, D.R. nga një fshat i Pejës

    Dhe tani :

    Thaçi: Ndihem krenar për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë

    Kryeministri Hashim Thaçi të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe me Akademinë për Zhvillimin e Arsimit (AED) në funksion të zbatimit të Programit për Nismën e Ndryshimeve Pozitive (IPCP) që financohet nga USAID-i. “Ajo që më bën edhe më tepër sot të ndihem mirë dhe krenar me funksionimin e kësaj Zyre, është se kemi punuar edhe konkretisht në terren për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë dhe partneriteti me USAID-in, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, ka qenë jetike në suksesin tonë të përbashkët”, tha me këtë rast Thaçi, njofton Zyra për informim e Kryeministrisë.

    Dhe tani :

    Decentralizimi



    Marrëveshja ofron një sistem të decentralizimit që ka për qëllim të avancojë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike. Duke njohur shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë, kjo Marrëveshje në veçanti i ofron këtij komuniteti një shkallë të lartë të kontrollit të punëve të tyre.


    Krijimi i komunave të reja

     Marrëveshja krijon gjashtë komuna të reja apo komuna me kompetenca shtesë me shumicë serbe të Kosovës: Mitrovica veriore; Graçanicë; Ranillug; Partesh; Kllokot/Vërboc dhe Novobërdë.
     Komuna e tanishme e Mitrovicës do të ndahet në dy komuna, në Mitrovicë veriore dhe Mitrovicë jugore, me një bashkëpunim dhe bashkërendim mes veti të ndihmuar nga një këshill i përbashkët i ri i formuar.
     Komunat shtesë për komunitetet jo shumicë mund të krijohen në konsultim me komunat përkatëse.
     Dispozitat e Marrëveshjes në lidhje me krijimin e komunave të reja mund të shqyrtohen dhe korrigjohen sipas nevojës nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil pasi të kryhet regjistrimi i popullsisë.


    Kompetencat komunale

     Të gjitha komunat do të kenë përgjegjësi për fushat që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve kosovar përfshirë: arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm; kujdesin shëndetësor primar publik; zhvillimin ekonomik vendor; planifikimin urban dhe rural; banimin publik; emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike; dhe ndër të tjera sigurimin e shërbimeve publike dhe komunale.
     Përveç kësaj, komunat serbe të përcaktuara të Kosovës do të kenë përgjegjësitë shtesë si në vijim:
     Komunat e Mitrovicës veriore, Graçanicës dhe Shtërpcës do të qeverisin me spitale dhe me sigurimin e kujdesit mjekësor sekondar në komunat e tyre.
     Komuna e Mitrovicës veriore do të ketë përgjegjësit e caktuara lidhur me universitetin në gjuhën serbe në Mitrovicë.
     Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të jenë përgjegjëse për mbrojtjen dhe avancimin e çështjeve kulturore dhe religjioze në nivel lokal;
     Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të kenë një rol të avancuar në përzgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale.




    Financat komunale

     Të gjitha komunat do të jenë përgjegjëse për buxhetin e tyre dhe kanë të drejtën për burime financiare vetanake.
     Do të krijohet një sistem i drejtë dhe transparent i pakos së grandeve, i cili do të siguroj autonomi më të madhe komunale për dhënien dhe shpenzimet e fondeve qendrore.


    Bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar

     Komunat do të ketë të drejtën e krijimit të shoqatave dhe partneriteteve me komunat tjera në Kosovë për kryerjen e funksioneve me interes të dyanshëm.
     Komunat do të kenë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet në Serbi, përfshirë edhe të drejtën e pranimit të donacioneve financiare dhe ndihmës teknike nga Serbia, në kuadër të parametrave të qarta përkatëse të cekura në Marrëveshje.


    Çfarë Mendoni Ju ?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    mire eshte muzika shume e qelluar, sepse vdekja ska te beje me ndjenja kombetare por fetar,pastaj aty nuk kishte asnje katolik ,

    kshu qe nuk ka nevoje te bejme patriotizeme ne kuriz te dikujt tjeter

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga sajmiratn Lexo Postimin
    mire eshte muzika shume e qelluar, sepse vdekja ska te beje me ndjenja kombetare por fetar,pastaj aty nuk kishte asnje katolik ,

    kshu qe nuk ka nevoje te bejme patriotizeme ne kuriz te dikujt tjeter
    Po ju lutem dhe një herë që të mos e diskutoni mbi këtë gjë , pasiqë nuk ishte qëllimi ke feja por ke trazirat , fatkeqësitë , masakrat , vrasjet , krimet etj., ky ishte qëllimi im mos u kapni tek gjëja më e vogël shikoni për çfarë është hapur tema .
    Shikoni dhe postimin e dytë : S'KAM FUQI TË KTHEHEM NË VENDLINDJE dhe krahasoni me vendimet e marra (të fundit) të KryeMinistrit të Kosovës Hashim Thaqit.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    JETA MA KËTHEU SHPINËN ATËHERË, E TASH VETËM E SHIKOJ ATË

    Bedrija jeton e vetmuar, dhe çdo ditë heq të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës. Banesa ku ishte strehuar ajo ishte një banesë e improvizuar mbi kulmin e një ndërtese në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Banesa gjysëm e errët, me mobile shumë të vjetra, toka pa mbulojë dhe banjo, e parregulluar, ngjanin me shtëpitë e vjetra të fshatrave rurale në shumë komuna të varfëra në Kosovë . Në një nga dollapët e pakët që kishte improvizuar në afërsi të shtratit, ajo kishte lënë rrobat e saja të pakëta, disa libra, dhe pothuajse hapësirën më të madhe e kishte lënë për disa fotografi që ishin gjysmë të grisura dhe të përlyera. Ajo që binte në sy mbi të gjitha, ishte një nga fotografitë e saj gjysëm e djegur të cilën ajo e kishte futur në një kornizë të vlefshme. Fytyra e saj ndonëse e bukur, që larg të jepte të kuptosh se ishte e mërzitur. Edhe gjatë përshëndetjes dhe fjalëve të zakonshme ajo e ulte shikimin dhe mënyra se si vështronte njerëzit të jepte të kuptosh, se ajo ishte e shqetësuar. Bedrija derisa po i largonte mbulojat e shtratit, dhe bënte një vend të ulej, lëshoi një ofshamë dhe fshehurazi kafshoi buzën sikur donte të fshihte diçka . U ul në shtratin e vjetër që mezi i ngjante një shtrati, dhe pa pasur nevojë t’a pyesësh asgjë me sytë e përlotur foli:“ e sheh këtë banesë? Këtu jetoj tani dy vite. Do të pajtohesha për skamjen dhe mobilet e vjetra, sikur të kisha një çmim më të lirë për qiranë. Unë për këtë qymez detyrohem të paguaj çdo muaj nga 100 DM . Kështu kur nuk bie shi, nuk duket edhe aq keq. Po kur bie shi, detyrohem ta tërheq shtratin në mes të dhomës, dhe në katër vende në këtë dhomë, nëse mund ta quaj dhomë, detyrohem të vendosi enë që ta presin shiun . Kështu e kisha edhe gjatë gjithë dimrit të kaluar. Merre me mend si mund të ngrohet njeriu në këtë banesë, kur ka vrima, dhe të ftohtit depërton brenda. Zot si po qëndroj....po ky nuk është halli im i vetëm. Nuk vuaj pse nuk kam banesë më të mirë, pse jetoj me 240 DM aq i marrë nga puna si infermjere, dhe ka raste kur detyrohem ta ha bukën thatë, edhe pa kripë.....halli im është i madh, shumë i madh, e unë duhet të bëhem si të gjithë, të punoj, të jetoj dhe aktroj për të mos u dhënë mundësinë njerëzve të kënaqen me fatkeqësinë time“. Deshti të vazhdoj të flas edhe më Bedrija, por me duar mbuloi fytyrën e saj të bukur që sa vinte e zverdhej edhe më dhe ashtu në heshtje qau për disa minuta. Qante dhe herë pas here shtrëngonte duart e saj që i dridheshin dhe ajo përpiqej ti fshihte duke i shtrënguar në mes vete, e herë duke i futur në mes të gjunjve që i dridheshin. Në dhomën gjysëm të errët dënesja e saj behej edhe më e rëndë, dhe lotët që i bashkoheshin në mjekërr sikur tërë botën e kthenin në epokën e rëndë të luftës, e cila ende nuk ka marrë fund për të gjithë njerëzit. Bedrija shikoi disa sekonda kah fotografia në kornizë , e mori atë në dorë dhe pasi mori frymë thellë tha “ I sheh këta njerëz, janë njerëzit e mi më të dashur që kam pasur. Është babai, nëna, vëllau im i vetëm dhe unë. Janë këto ditët kur unë isha fëmijë, kur nuk kuptoja se çka po ndodhte rreth meje, kur unë me vëllanë merresha me lojërat fëmijërore, dhe nuk kuptoja pse babai e kishte të rëndësishme ti dëgjonte lajmet, të dinte çka po ndodhte rreth nesh dhe me ne . Ai e dinte se koha që po vinte, për ne ishte e tmerrshme , se lufta ishte e pashmangshme dhe, se për liri duhej sakrifica që për të ardhmen duhej punuar. E unë si çdo fëmijë përpiqesha të kënaqesha me ato që kisha, pa e kuptuar se policët që endeshin e plaçkinin çdo ditë në qytetin tonë, një ditë do të jenë ata që do të ma marrin lumturinë mua, dhe njerëzve të qytetit tim. Babai nganjëherë si në mahi na thoshte: nëse mua më ndodh diçka apo ndonjërit nga ne, ata që mbesin duhet të vazhdojnë të jetojnë me lirinë që vjen, sepse liria do sakrifica, liria do gjak dhe liria i ka rrënjët në gjak. Unë ato i shihja si fjalë të urta të popullit pa e kuptuar se ato ishin udhërrëfim i vërtetë dhe pa ditur ta kuptoj e pa menduar se ato ditë ishin shumë, shumë afër. Kur serbët bënë masakër mbi Jasharajtë, babai na tha “ kjo është ajo që jam përpjekur të ua sqaroj me vite , serbët janë të tillë, ata për ta mbajtur Kosovën të pushtuar, bëjnë çdo gjë dhe po i njejti fat do ti ndjek edhe shumë familje kosovare.Derisa të mbaroj lufta, Kosovës do ti bëhen edhe shumë familje dëshmore, do ti kushtoj shumë shtrenjtë liria, por ajo duhet të vij me çdo çmim, sepse është koha e fundit që ne kosovarët duhet të zgjohemi dhe ta marrim pushkën e lirisë në dorë. Atëherë e kuptova se babai fliste tërë kohën për një luftë të afërt, por që edhe unë si të gjithë fëmijët, frikën e mbaja por nuk guxoja të besoja se ajo do të më ndodhte mua , mua që isha rritur e përkëdhelur nga familja dhe një ditë do të mbetesha e vetmuar, krejt e vetmuar pa askënd në këtë botë… “ dhe vaji prap ia ndali fjalët në fyt dhe këtë herë ajo u ngrit në këmbë dhe sillej nëpër dhomë e trishtuar duke i fërkuar duartë mes tyre . Pas masakres së Prekazit, babai nuk e fshihte më nga ne fëmijët se ishte i lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe se po punonte me komandën e tyre. Kishte edhe me nga dhjetë ditë që nuk vinte në shtëpi. Kur vinte nuk i hiqeshim nga prehëri, edhepse as unë e as vëllai im nuk ishim më fëmijë. Në shtator u vra dhe botën e shihja si të rrënuar, si ferri vetë. Atë kohë mendoja se nuk ka asgjë në botë që do të më bënte më të mërzitur. Muaj më vonë njerëzit e UÇK-së, na u lutën që ta lëshojmë shtëpinë dhe të shkojmë në një vend më të sigurt, por nëna tha “ do të rrimë të presim edhe ne, le të bëhet me ne çka të bëhet me gjithë Gjakovën” dhe aty mbetëm.Kur filluan bombardimet dhe filluan ti vrasin njerëzit, nëna nuk fliste asgjë , ndoshta atëherë e kuptoi pse duhej të vendoseshim në vend më të sigurt. Ditën e katërt kur ushtarët serbë na erdhën në shtëpi pushkatuan nënën dhe vëllanë. Mua më morën me vete, më dhunuan, dhe trupin tim e masakruan, për së gjalli, e dogjen me cigare sa më nuk kam forcë ta kujtoj. Sa herë e zbuloj trupin tim dhe shoh gjurmët e dhunimit sikur vdes diçka në mua dhe tani jeta ime është shkatërruar përgjithmonë. Tani, jetoj pa asnjë ndihmë edhpse do të duhej dikush të mendoj pëe mua.
    "JU LUTEM, ME LINI TE VDES!"
    Kur ushtarët e sollën H.N. në spitalin ushtarak, ajo ishte në mes jetës dhe vdekjes. Ndonëse mjekët ushtarakë nuk dinin si ta ndihmonin, pasiqë ajo ishte e dhunuar, ata ftuan një mjeke femër që ishte në zonën tjetër. E tëra ç`po bënìn ata ishte se po i jepnin gjak, ndonëse gjaku nga plagët vazhdonte t'i rridhte. Mjekët donin ta shpëtonin me çdo kusht. Kur erdhi mjekja, ndonëse gjinekologe e padiplomuar, vendosi që, edhe në ato kushte çfarë ishin, ta bënte intervenimin kirurgjik. Mjekja tjetër ndërkaq, gjinekologe e diplomuar, kur i pa plagët e vajzës, i tha: "mos e mundo, lëre të vdes. E sheh se kanë filluar t'i dalin organet jashtë, unë nuk do t'i hyja një pune të tillë". Mjekja e re, e shqetësuar, fshiu djersët dhe iu drejtua koleges: "Do t'më ndihmosh apo jo". "Unë mendoj se është rrezik, ajo mund të vdesë", foli prapë mjekja. Por, megjithatë, filloi të përgatitet. "Ajo edhe ashtu do të vdesë, nëse nuk qepet shumë shpejtë, prandaj, të lutëm më ndihmo, mos të humbim kohë", - foli mjekja e re e cila kërkoi ndihmën nga infermieret. Të gjithë në atë zonë tani ishin të informuar për atë që po ndodhte! Mjekja e re ishte mike gati me të gjithë, por ajo që e bënte të çmohej me tepër nga të gjithë ishte këmbëngulësia e saj. Minutat ishin të gjata, jo vetëm për H.N. por edhe për mjeken, edhe për ndihmësit... Më e rënda ishte se kur po mbushej një orë punë në atë sallë operacioni, mbi atë zonë filluan granatimet. Tani mund të vinte ndonjë i plagosur! Salla e vetme ndërkaq, ishte e zënë. Granatimet vazhdonin, kurse ushtarët filluan mbrojtjen. Dy granata ranë në afërsi të spitalit. Mjekja e re për një moment u tremb, por prapë vazhdoi punën. Çdo sekondë ishte luftë në shumë fronte për te dhe për të tjerët. Ajo pa se mitra e vajzës ishte e shqyer dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, andaj vështirë e kishte ta qepte, pa e pastruar mirë çdo pjesë të plagës. Kur e përfundoi qepjen e brendshme, asaj iu duk se puna përfundoi, por po aq u shqetësua kur pa se edhe në stomak kishte një plagë tjetër. Ndonëse e shqetësuar, mjekja përfundoi punën me sukses. Ajo edhe pas operacionit nuk doli nga aty. Vazhdoi t'i qëndronte te koka. Pasi e vështroi disa minuta, mjekja e re prapë e zbuloi trupin e saj dhe filloi t'ia pastronte plagët e tjera. Ajo filloi nga këmbët e gërvishura, pastaj u ndal në gjoks, ku në mes të dy gjinjëve kishte të vizatuar, me maje thike, kryqin serb, dhe kur po pastronte aty, vërejti një copë xhami. E hoqi me kujdes, e pastroi mirë dhe i vuri sipër një fashë. Pastaj prapë ia mbuloi trupin. Dhe, kur në ditarin e saj filloi të shkruante diçka, H.N., me gjithë zërin e humbur, filloi të gjëmonte. "Mos lëviz, të lutem, je e operuar!", - i tha mjekja e re, e cila nuk e ndante shikimin e trishtuar nga sytë e saj të zverdhur. "Pse?", - pyeti ajo dhe dy lot i ranë nga sytë. "ke qenë në rrezik, por tani gjithçka ka përfunduar. Të duhet forca, ndaj të lutem, mos u mundo t'i kujtosh gjërat që të kanë lënduar, tani vetëm mbylli sytë dhe përpiqu të pushosh", - i foli mjekja, duke menduar se ajo nuk e dinte që ishte operuar. "Pse ma bëre këtë, pse më shpëtove? Të lutëm më le të vdes! Të lutem, ma bëj këtë shërbim! Te lutëm…", - i tha ajo dhe lotët vazhdonin t'i binin në flokë, e buza i dridhej pandërprerë. Dëgjo: mos mendo por vetëm pusho tani! i tha mjekja, ndërsa ajo, duke kafshuar buzën, tundi kokën në shenjë mohimi.


    Dhe tani :

    Thaçi: Ndihem krenar për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë

    Kryeministri Hashim Thaçi të martën ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ndërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe me Akademinë për Zhvillimin e Arsimit (AED) në funksion të zbatimit të Programit për Nismën e Ndryshimeve Pozitive (IPCP) që financohet nga USAID-i. “Ajo që më bën edhe më tepër sot të ndihem mirë dhe krenar me funksionimin e kësaj Zyre, është se kemi punuar edhe konkretisht në terren për përmirësimin e jetës së qytetarëve serbë dhe partneriteti me USAID-in, në mbështetje të Ambasadës Amerikane, ka qenë jetike në suksesin tonë të përbashkët”, tha me këtë rast Thaçi, njofton Zyra për informim e Kryeministrisë.

    Dhe tani :

    Decentralizimi



    Marrëveshja ofron një sistem të decentralizimit që ka për qëllim të avancojë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike. Duke njohur shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë, kjo Marrëveshje në veçanti i ofron këtij komuniteti një shkallë të lartë të kontrollit të punëve të tyre.


    Krijimi i komunave të reja

     Marrëveshja krijon gjashtë komuna të reja apo komuna me kompetenca shtesë me shumicë serbe të Kosovës: Mitrovica veriore; Graçanicë; Ranillug; Partesh; Kllokot/Vërboc dhe Novobërdë.
     Komuna e tanishme e Mitrovicës do të ndahet në dy komuna, në Mitrovicë veriore dhe Mitrovicë jugore, me një bashkëpunim dhe bashkërendim mes veti të ndihmuar nga një këshill i përbashkët i ri i formuar.
     Komunat shtesë për komunitetet jo shumicë mund të krijohen në konsultim me komunat përkatëse.
     Dispozitat e Marrëveshjes në lidhje me krijimin e komunave të reja mund të shqyrtohen dhe korrigjohen sipas nevojës nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil pasi të kryhet regjistrimi i popullsisë.


    Kompetencat komunale

     Të gjitha komunat do të kenë përgjegjësi për fushat që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve kosovar përfshirë: arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm; kujdesin shëndetësor primar publik; zhvillimin ekonomik vendor; planifikimin urban dhe rural; banimin publik; emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike; dhe ndër të tjera sigurimin e shërbimeve publike dhe komunale.
     Përveç kësaj, komunat serbe të përcaktuara të Kosovës do të kenë përgjegjësitë shtesë si në vijim:
     Komunat e Mitrovicës veriore, Graçanicës dhe Shtërpcës do të qeverisin me spitale dhe me sigurimin e kujdesit mjekësor sekondar në komunat e tyre.
     Komuna e Mitrovicës veriore do të ketë përgjegjësit e caktuara lidhur me universitetin në gjuhën serbe në Mitrovicë.
     Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të jenë përgjegjëse për mbrojtjen dhe avancimin e çështjeve kulturore dhe religjioze në nivel lokal;
     Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të kenë një rol të avancuar në përzgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale.



    Financat komunale

     Të gjitha komunat do të jenë përgjegjëse për buxhetin e tyre dhe kanë të drejtën për burime financiare vetanake.
     Do të krijohet një sistem i drejtë dhe transparent i pakos së grandeve, i cili do të siguroj autonomi më të madhe komunale për dhënien dhe shpenzimet e fondeve qendrore.


    Bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar

     Komunat do të ketë të drejtën e krijimit të shoqatave dhe partneriteteve me komunat tjera në Kosovë për kryerjen e funksioneve me interes të dyanshëm.
     Komunat do të kenë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet në Serbi, përfshirë edhe të drejtën e pranimit të donacioneve financiare dhe ndihmës teknike nga Serbia, në kuadër të parametrave të qarta përkatëse të cekura në Marrëveshje.



    Çfarë Mendoni Ju ?
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •