Nje numer i madh i antarve te forumit shqiptar ndodhen ne kurbet ose dikur ne jeten e tyre kan jetuar ne nje shtet tjeter. Te gjith dim ca eshte rracizmi dhe disa kemi qene viktima te tij.
Po e hap kete teme per disa arsye:
1. kam ikur nga nje shtet ku rracizmi ndaj shqiptarve eshte i egzagjeruar dhe kam vajtur ne nje shtet ku targen e makines para e kam te kuqe me shqiponj te zeze...
2. Nje insident para ca kohesh ne pune me beri te doja te merrja nje burr me grushta ne mes te dyqanit sepse u soll shume keq me nje meksikan.
Qe thoni ju shteti nga i cili ika eshte Greqia dhe shteti ku vajta jan shtetet e bashkuara. Jo se amerikanet jan me te mire se greket, por ne amerike vendin qe kan shqiptaret ne greqi e kan meksikanet. Pra meksikanet jan shumica dermuese e emigrantve dhe ata jan qe vijn ktu ilegalisht dhe punojn per nje cope buke (stereotipi ky se ka dhe meksikan qe ngasin cadillac escalade dhe kan shpin me pishin...pakica kta).
Personalisht ndihem superiore qe nuk jam amerikane. Shumica e profesorve ne shkolle me duan se mendojn se te gjith studentet Europian jan inteligjent dhe din harten e botes ne maje te gishtave...na mbajn si me openminded dhe eshte nje plus per ne qe kemi udhetuar neper bote.
Pastaj shumica e Amerikanve nuk e din ku ndodhet shqipria...sa thua "next to Italy" buzeqeshin deri te veshet dhe thon sa shume duan te ven ne Europe. Ca te tjere me me shkolle din ku eshte shqipria dhe din sa e rendesishme eshte historia dhe traditat tona.
Spo e zgjas shume...me pak fjale un personalisht si filanja nga fieri kam eksperienca te mira ne kte vend ku po jetoj.
Problemi eshte se si thash me para mexikanet e amerikes jan shqiptaret e greqise. Perbuzen shume dhe pse shumica e tyre kan ardhur ktu per nje jete me te mire dhe jan puntor.
Para disa muajsh kisha nje pune ku rrija pas nje tavoline duke u folur njerezve qe kalonin dhe u jepja info/mbushja mendjen te hapnin credit card me kompanine ton. Nje meksikan erdhi pyeti per ca behej fjal dhe donte me shume informacione dhe un po i shpjegoja. Vjen nje amerikan mbrapa tij dhe ja ben me urrejtje ne ze
"shiko te maresh green card ti nje here pastaj kerko informacione per credid card!" u nevrikosa aq shume sa po uroja mos te isha ne pune. i thash qe eshte me mire te jesh nje mexikan pa kart jeshile sesa nje amerikan pa njohuri qe nuk ka udhetuar me larg se kryeqyteti shtetit ku jeton. Ne fund i thash te dilte nga dyqani se do therrisja policin. Mos te kishte ikur do ta kisha bere ceshtje shume te madhe. Mexikani shkret nxori portofolin me von dhe me tregovi qe kishte dokumentat
Jo se me intereson mexikani se as e njifja as me njifte, por ne ate moment mendova per te gjitha veshtiresirat qe mund te ken kaluar prinderit e mi dhe gjith shqiptaret e tjere ne greqi dhe ne shtete te tjera ku shqiptaret perbuzen.
Krijoni Kontakt