Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çmenduria, sëmundja e shekullit

    Çmenduria, sëmundja e shekullit

    Shkenca e psikiatrisë po pëson rënie, ndërsa pacientët shtohen çdo ditë

    Çdo shkencë, në rrugën e saj, ka periudhat e lulëzimit, të zhvillimit e nganjëherë dhe të rënies. Sot, psikologjia po përjeton krizën e saj të dytë. Pas bumit frojdian, kjo shkencë është kthyer në një rutinë, pa mundur të kapërcejë kufirin që kërkon koha. Si rezultat i kësaj krize, ndjehet që mangësitë janë shndërruar tashmë në gabime fatale në atë që është më kryesore, në mënyrën e trajtimit mjekësor të pacientëve. Ndarja e psikiatrisë nga psikanaliza është burimi parësor i të gjitha gabimeve të sotme: ky hap që dikur ka qenë i nevojshëm, sot ndjehet se është me pasoja negative. Kjo ndarje ka çuar në një praktikë tashmë të vjetruar, duke i trajtuar pacientët me çrregullime mendore me të njëjtat koncepte si për çdo sëmundje tjetër organike. Si pasojë ndodhemi përpara dështimit të kësaj praktike. Është i pafalshëm koncepti i sotëm që kur pacienti çmendet, psikanalisti duhet të heqë dorë prej tij, sikur çmenduria të ishte një sëmundje vetëm organike, ndërkohë që në krizat e vogla e të mëdha, mbetet rezultat i ndikimit të psikikës e logjikës së njeriut. Aspekti organik në këtë sëmundje është vetëm pasojë. Tashmë ka ardhur koha që këto dy degë të psikologjisë t‘i japin dorën njëra∑tjetrës. Nëse kirurgut gabimet e tij ia fsheh toka, mjekut psikiatër ia zbulojnë rrugët e qyteteve, dhomat e errëta nëpër familje dhe spitalet e zymta ku dergjen mijëra vetë. Praktika e sotme e dështuar e trajtimit mjekësor të pacientëve ka çuar në faktin e dhimbshëm që çmenduria të bëhet sëmundje e pashërueshme, me përjashtim të rasteve kur vetë pacienti gjen mënyrën e vetëkurimit. Tashmë është fakt real se trajtimi i pacientëve nëpër spitalet psikiatrike, i lë ata në gjysmën e rrugës së shërimit. Kjo kurë shërben vetëm për të ndaluar zhvillimin e sëmundjes, për të ndërprerë vazhdimin e krizës. Spitali psikiatrik nuk e shëron pacientin, aty ai kurohet vetëm përkohësisht.

    Koncepti i gabuar i terapisë mjekësore nëpër spitale ka çuar që kura e pacientëve të bëhet dhunë. Fill pas shtrimit në spital, i sëmuri i nënshtrohet një kure të menjëhershme, duke e çorientuar pacientin si nga ana mendore ashtu edhe ajo fizike. Prandaj, kura e dhunshme, e pashoqëruar me psikanalizë e psikoterapi, nuk mund të jetë kurrë e qëndrueshme.

    Sëmundjet ciklike të pacientëve (apo përsëritja e shpeshtë e krizave) janë rezultat i përkryer i kurimit me dhunë. Çmenduria ciklike është diskreditimi më i madh që i bëhet gjendjes së shkencës së psikiatrisë. Rezultat i konceptimit të gabuar të punës është edhe fakti që nëpër spitalet psikiatrike përdoren praktika të njëjta me ato të klinikave veterinare. Fshatari e çon lopën ose kalin e sëmurë në klinikë dhe e nxjerr të shëruar, ndërkohë që as lopa e as kali nuk marrin vesh se çfarë ndodhi me to nga kjo sëmundje. E njëjta gjë ndodh edhe me pacientët që kanë çrregullime mendore. Ata dalin nga spitali pa kuptuar asgjë se çfarë u ndodh atyre apo çfarë duhet të bëjnë për t‘u vetëmbrojtur nga krizat psikike. Askush nuk i sqaron të çmendurit. Psikiatri punon me pacientin a thua se është një qenie e paaftë për të menduar.

    Masat parandaluese janë të nevojshme jo vetëm për të ruajtur individin nga çmenduria, por edhe për personat normalë dhe pacientët e çmendur. Te këta të fundit bashkëjetojnë normalja dhe anormalja, e fjetura dhe të qëndruarit zgjuar. Prandaj masat parandaluese do ta ndihmonin pacientin për të ruajtur ekuilibrin mendor. Këtë detyrë nuk e kryen psikiatri, por duhet ta bëjnë të tjerët. Duhet pohuar se nuk ka ende një përcaktim psikologjik se çfarë është çmenduria, i cili duhej të vihej në themel të psikanalizës dhe psikoterapisë, për të eliminuar punën e sotme pasive të vënë mbi teknika teatrale. Sidoqoftë, në rrethanat e sotme, kura që u jepet pacientëve në spitalet psikiatrike, është e vetmja rrugë për t‘i mbrojtur ata dhe kur diagnostikimi bëhet i saktë, kura është edhe më e dobishme. Por nëse duam të shpëtojmë nga çmenduria, pacienti duhet të vetëkurohet. Tani ka ardhur koha që shkencëtarët, të cilët udhëheqin këtë profesion, të bëjnë transformime rrënjësore në këtë shkencë. Nuk duhet harruar që çmenduria po vihet në rendin e dytë të sëmundjeve në botë. Gjithsesi ky ndryshim është i vështirë për t‘u bërë, sepse ka nga ata pseudoshkencëtarë që marrin rroga të majme dhe nuk duan t‘u prishet qetësia e mirëqenies së tyre e fituar mbi fatkeqësinë e pacientëve të tyre.

    SHQIP.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Kot i cojne ne spitale,jane mire ne kisha o xhamia,kane edhe mundesin te votojne o per Saliun o per Edin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    fino,

    sbehet llaf per shqiperine ketu,

    eshte per te cmendurit boterore.

    une mendoj qe ti japin nji laptop te tereve dhe te hyne ne forum, se do kete me larshmeri...

    lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Le ti sjellin ne Shqiperi mo xhuje se mbase u ben mire klima pulitike.
    Feelings change - memories don't.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    i mirepresim te gjithe, edhe ty

    jo per gjo po rritet edhe turizmi...

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    fino,

    sbehet llaf per shqiperine ketu,

    eshte per te cmendurit boterore.

    une mendoj qe ti japin nji laptop te tereve dhe te hyne ne forum, se do kete me larshmeri...

    lol
    E kuptoj,qe ne shqiperi ka dhe ndonje te sakte.

    Se kam per ata te forumit,se ne forum nuk merren me fene edin o salen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    i mirepresim te gjithe, edhe ty

    jo per gjo po rritet edhe turizmi...

    Pse mo me budallenjte do rritet turizmi?
    Une nuk vij se une jam ne rregull lol, dhe te une nuk ndikon mire klima pulitike.
    Feelings change - memories don't.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Pse mo me budallenjte do rritet turizmi?
    Une nuk vij se une jam ne rregull lol, dhe te une nuk ndikon mire klima pulitike.
    turizmi rritet edhe me lebrozet, mi goce, se di ti kete?

    po ti hajde, se ste marrim per ashtu jo

    ka kohe robi edhe me u budalleps ...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Pse mo me budallenjte do rritet turizmi?:@ii
    Une nuk vij se une jam ne rregull lol, dhe te une nuk ndikon mire klima pulitike.;)
    Rritet rritet,dhe nga budallenjte turizmi.
    Nuk i ke degjuar budallenjte,qe ne shqiperi vine 3 milion turist.

    Ne skemi ku cojm budallenjt tone,ti do te sjellesh te tjere,e si turista.

  10. #10
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Nuk eshte per te qeshur, por eshte per te qar. Lajmi ne fjal eshte nje nga lajmet me reale dhe te verteta.Nder njerez vihet re nje lloj cmendurie qe sa vjen dhe po ju shtohet ne gjithe boten, me perjashtim te vendeve muslimane, qe eshte me e pakesuar. Ky sukses eshte fal permbajtjes te urdherave te Allahut te Lartesuar, sic eshte dhe refuzimi i perdorimit te interesit bankar (Riba). Fajdet e shkaterojne njeriun psiqikish kjo eshte fakt sot. Eshte nje nga mekatet e medhaja, bile Allahu ka e cilesuar ne Kuran lufte kunder Tij atyre qe e perdorin kamaten.

    Hadith ...Atje ku fillon kamata, fillon dhe cmenduria


    Kurse doktorat nuk ju bejne gje tjeter ketyre pacienteve, vetem se i shkaterojne me ilace droguse qe momentalisht i qeteson, por ju shkateron sistemin nervor pergjithmon.

    Shirku (adhurimi tjeter ne vend te zotit si piktura statuja jezusi etj)
    Kamata
    Alkoli
    Mishi i derrit e shkaterojne njeriun, sa qe Serafimi me shoke, e quan degjenerimin perparesi, por qe ne realitet eshte cmenduri.

    Njerezit e semure psiqikisht, kane aritur sukset te largojne kete lloj cmendurie, duke degjuar Kuran vazhdimisht. Kurani ka nje veti qe i djeg keto lloj semundje, dhe kjo eshte nje mrekulli e ketij libri hyjnor.


    Ps A ju kujtohen firmat piramidale se cndodhi! njerezit u hallkaten kaq shume, saqe vajte dhe shqyen depot e armeve
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 23-06-2009 më 11:55
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •