-
i/e regjistruar
Met Sejko, luftëtari i pafrikshëm
marrë nga http://www.tokajone.com/

Met Duçe Sejko lindi më 1/10/1880 në Filat, e vdiq më 1918. Kishte prejardhje nga Sulejman Dino. Dallohej për atdhedashurinë e tij, dhe trimërinë që tregoi gjatë Luftave Ballkanike.
Ka mbetur i veçantë tregimi mbi guximin e tij në betejën e Shkallës e Qeramicës. Nga fundi i nëntorit 1912 çetat filogreke kishin mundur të zinin malësinë në lindje të Filatit. Met Sejko në krye një grupi shumë të vogël luftëtarësh me shpejtësi doli mbrapa forcave filogreke dhe shkaterroi çetën e Spiro Kremidhas.
Më 1917 u vendos në Konispol. Atje u zgjodh kryetar i Shoqerisë për Shpëtimin e Çamërisë. Çetat greke po e kërkonin akoma, dhe e gjetën kur ai i shoqëruar nga 6 anëtarë të shoqërisë ishte duke kaluar nga Markati në Shalës në grykën e quajtur Qafa e Palkotisë. Atje e priste e fshehur prapa shkëmbenjve çeta e Vasil Kollovoit prej Sotire. Në luftimin më 25/3/1918 para se të vdesin Met Sejko dhe 6 bashkëluftëtarët e tij vranë 22 grekë.
Lavdi!!
Të paharrueshëm janë:
Met Duçe Sejko
dhe bashëluftëtarët e tij:
- Ali Brahimi
- Dino Subhi Sulejman Dino
- Fate Kaso Duçe
- Malo Kasimi
- Refik Nikolica
- Sami Xhafer Sejko
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt