Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Një grua e re nga Elbasani, shtatzënë me një fëmijë pa kokë



    Tiranë, 18 qershor NOA – Një grua e re, ka pësuar gjendje shoku në maternitetin kryesor të Tiranës, pasi ka mësuar se fëmija që ajo pas pak javësh pret të sjellë në jetë, do të lindë pa kokë.

    Lajmin tronditës, gruaja 22-vjeçare nga fshati Shijon i komunës Bradashesh pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, e ka mësuar mesditën e djeshme (e Mërkurë), në orën 13.30, në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, konfirmuan sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime mjekësore nga ky institucion shtetëror i shëndetit të gruas dhe fëmijës.

    Burimet e mësipërme, sqaruan se gruaja e re, kishte ardhur e shoqëruar nga familjarë të saj, për të kryer një Eko në këtë maternitet.

    Sipas mjekëve dhe mamive, gruaja e re që pret të bëhet nënë e një fëmije me problem fatal, vinte të bënte Eko për herë të parë, pas shtatë muajsh që fëmija ishte ngjizur në mitrën e saj.

    Kryerja e Ekos ka evidentuar faktin se fëmija merrte frymë normalisht në barkun e nënës, zemra funksionon në mënyrë optimale, kurse i mungon plotësisht koka.

    Pjesëtarët e ekipit të përkujdesjes ndaj nënës dhe fëmijës, kanë shprehur habi të thellë, kur janë përballur me këtë fakt, dhe pohuan se e kanë pasur shumë të vështirë që t’ia tregojnë gruas së re, e cila pritet të sjellë në jetë fëmijën e parë, me një handikap të tillë.

    Bluzat e bardha kanë mësuar se e reja shtatzënë vinte për herë të parë të kryente një konsultë dhe një Eko.

    Sipas mjekëve, nëse shtatzëna, do të ishte paraqitur për të bërë një kontroll mjekësor në maternitet si dhe një Eko, më së shumti deri në muajin e tretë, do të ishte mësuar që herët se fëmija nuk kishte kokë dhe mund të realizohej një operacion për dështimin.

    Por, kanë pohuar bluzat e bardha, në kushtet aktuale, kur barra e shtatzënës është në muajin e shtatë, kur mbeten edhe pak javë nga lindja e pritshme, një ndërhyrje është e pamundur.

    Në këto kushte, mjekët dhe mamitë, do të presin daljen në jetë të fëmijës pa kokë, pikërisht pas pak javësh, duke u kujdesur edhe për shëndetin e gruas së re.

    Bluzat e bardha kanë pohuar se pavarësisht faktit se bebja do të lindë me organet e tjera në funksionim optimal, përfshirë zemrën, ajo nuk mund të jetojë.

    Shtatzëna, jeton në fshatin Shijon, të komunës Bradashesh, pranë rrugës nacionale Elbasan-Tiranë.

    Në këtë zonë, vetëm pak kilometra larg qytetit të Elbasanit, gjendet ish-Kombinati Metalurgjik, tashmë efektiv vetëm në një pjesë të saj.

    Specialistët e mjedisit, si dhe mjekë onkologë në Elbasan dhe Tiranë, kanë evidentuar mëse një herë faktin se ndotja nga Metalurgjiku, i cili momentalisht, në pjesën kryesore të tij menaxhohet nga firma turke e hekurit, “KURUM”, sjell probleme të shumta për njerëzit që banojnë përreth zonës.

    Ndër to, më të prekshme janë tumoret që shkaktojnë në Elbasan, rreth 300 të vdekur të moshave kryesisht 25-40 vjeç çdo vit, si dhe lindje të njerëzve dhe kafshëve me deformime gjenetike në shkallë të ndryshme. Lindje të tilla, disa herë janë evidentuar në Elbasan, por ato haseshin më shumë te kafshët dhe shpezët shtëpiake.

    Mjekët kanë pohuar hapur, se pasojat e ndotjes nga Metalurgjiku nuk janë akute, pra të menjëhershme, por efektet e saj tek njerëzit shfaqen vite të tëra më pas, duke shkaktuar probleme serioze, deri në marrje jetësh.

    e.l/NOA
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    shum e trishtueshme,me vjen keq per ata njerez qe jetojn ne at zone ,do te ken edhe shum raste te tilla....!!!

  3. #3
    Interisti Maska e beratii
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    107
    gjynah ishalla seshte e vertet

  4. #4
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    pupupu sa gjynaf mer zot shpresoj se nuk esht keshtu se dhe mjeket anej ja fusin kot ndonjier....
    na lajmroni kur te lindi jam shume kurjoze a esht e vertet kjo gje....

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Nga do iki ky pa koke? Ca nuk ndodh aman..
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anëtarësuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    Keta doktoret jane fare anormal.
    Po si e bejn publike nje rast te tille?
    Keto raste mbahen shume sekret, dhe u jepet mundesia prinderve te zgjedhin, ta mbajne apo ta heqin femijen.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e chanel
    Anëtarësuar
    16-06-2009
    Postime
    50
    wowwwwwwwwwww sa e frikshme

    ZOTI E BEKOFT ATE GRUA
    In politics, if you want anything said ask a man. If you want anything done, ask a woman.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Tosku Lexo Postimin
    Keta doktoret jane fare anormal.
    Po si e bejn publike nje rast te tille?
    Keto raste mbahen shume sekret, dhe u jepet mundesia prinderve te zgjedhin, ta mbajne apo ta heqin femijen.
    Po te kishte funksionuar sic duhte mjeksia dhe sherbimet e tyre nuk do te kishte ndodhur ky rast fare.Nje shtatezane duhet te kete kontrolle te shumta te gjinekologu.
    Zoti i ndihmofte asaj familje dhe atyre prinderve.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    E kam lexuar Temen dhe me ju thane te drejten me ka ardhur shume keq per familjaret e sidomos per Gruan shtatzene, une personalisht jam shokuar.

  10. #10
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Pse pikerisht ne zonen e Elbasanit ndodhin keto? Mos ka te beje me Cernobilin e Shqiperise..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2006, 16:49
  4. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •