Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    268

    Rama: Ja prioritetet ne 100 ditet e para

    Kryetari i PS, Edi Rama ka deklaruar se nese vjen ne pushtet pas zgjedhjeve te 28 qershorit, 100 ditet e para te qeverisjes se tij do t’i perqendroje ne reformimin e qeverise dhe institucioneve shteterore me qellim kthimin e tyre ne institucione funksionale ne sherbim te qytetareve.

    “100 ditet e para do te jene te fokusuara tek reformimi i qeverisjes, per te krijuar kushtet qe makina e qeverise te vihet ne levizje dhe t’i nenshtrohet nje remonti kapital per operacione radikale qe do te lejojne qe institucionet tona te fillojne te pergatiten per te perballuar te gjitha kerkesat e programit tone dhe ne te hyjme ne nje proces te modernizimit te vendit, duke modernizuar me pare pushtetin, ne menyre qe qytetareve t’u sherbehet me mire”, ka pohuar Rama ne nje interviste per VOA.

    Duke folur per planet e tij, kreu i PS ka theksuar se qeveria e re do te punoje per te nxjerre vendin nga kriza ekonomike globale, duke rihapur negociatat me Fondin Monetar Nderkombetar.

    “Ne do rihapim negociatat dhe do te nenshkruajme programin me FMN dhe do t’i mundesojme Shqiperise aksesin tek ndihmat e ketij institucioni per vendet qe jane prekur nga kriza. Vemendje do t’u kushtohet edhe remitancave dhe kursimeve te emigranteve ne Shqiperi”, ka saktesuar Rama.

    Lideri i opozites ka theksuar gjithashtu se qeveria e re do te jete e hapur per te pranuar investimet e huaja, por ka nenvizuar se nuk do te lejoje ato investime qe jane te demshme per Shqiperine.

    “Ne do te jemi te hapur per idete dhe investimet e huaja ne Shqiperi, por nuk do te lejojme qe Shqiperia te behet vendi ku te shkarkojne te gjitha rrangallat e Evropes, qe konsiderohen te papranueshme ne vendet e BE. Kjo, sepse shendeti i femijeve tane nuk eshte me pak i rendesishem se ai i femijeve te vendeve te BE”, ka nenvizuar Rama.

    Duke e vene theksin te zgjedhjet, kreu i PS ka shprehur druajtjen e tij se ato nuk do te jene ne perputhje me standartet e kerkuara nga Bashkimi Evropian per shkak te qeverise Berisha, e cila sipas tij u vonua ne kryerjen e proceseve paraelektorale.

    “Para se te zhvillohet dita e zgjedhjeve ne themi se nuk jane ato qe meritojne shqiptaret. Qeveria pati gjithe kohen per te hartuar nje kod elektoral dhe e miratoi ate ne minuten e fundit. Gjithashtu, keto zgjedhje duhet te ishin me te mirat, por per shkak te paaftesise se saj, qeveria nuk arriti te bente nje plan qe do t’u mundesonte shqiptareve mundesine per te votuar me dokumentat e duhura. Qeveria e menaxhoi procesin e pajisjes me karta si nje menyre per te siguruar pushtetin e saj”, eshte shprehur Rama.

    Ai ka shtuar me tej se keto zgjedhje nuk jane nje objektiv per ndarjen e popullit shqiptar mes te majteve dhe te djathteve, por per bashkimin e tij pertej ngjyrimeve politike dhe per t’u shkeputur nga politika e vjeter.

    “Keto nuk jane zgjedhje mes se majtes dhe se djathtes, por mes se vjetres dhe se rese. Keto jane zgjedhje qe nuk i ndajne njerezit sipas vijave te caktuara nga kryetaret e partive, keto jane zgjedhje sipas nje vije te re qe eshte qartasi e vendosur mes qytetareve dhe politikes se vjeter. Jam i bindur se ne sot kemi oferten e duhur per shqiptaret dhe jemi te gatshem qe bashke me ta te hapim rrugen per nje politike te re ndryshimi”, ka shtuar Rama.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Me thane te drejten,u gezova kur pash kete titull ne faqen e pare te Forumit.Thash,epo e paska shkrepe edhe Rama..me programin e tij !
    Dua te besoj se ky kryetar, i nje prej partive kryesore te vendit, dhe njekohesisht kryetar i bashkise me te madhe ne Shqiperi,eshte shume me i zoti dhe ma inteligjent,se sa qe kenka tregue ne kete interviste,-s`paku nga impresionet e mia personale qe pata fituar prej inserteve te lexuara nga nje liber i tij i vitit 1992.
    Nga kjo qe paska postuar miku yne Kaoni,si pjese e nje inerviste (me siguri shume me voluminoze),per fat te keq , nuk shoh program per njeqindediteshin e pare te qeverisjes(natyrisht nese i fiton zgjedhjet),e qe do te duhej te ishte nje ndryshim radikal i gjendjes egzistuese,qe sipas tij dhe partise socialiste, eshte "e padurueshme".
    -E vetmja gje qe u premtohet shqiptareve,eshte premtimi solemn i dhene ne pasuesin e pare;-Remonti(spastrimi radikal i administrates shtetrore me siguri nga elemente te dyshuar si demokrate),ne emer te "modernizimit" te saj,per te hyre ne procese "radikale" drejte zhvillimit, qe do na cojne drejte e ne dyer te Evropes..!
    Ata qe dine sado pak cka eshte pushteti,e dine shume mire se cka nenkupton "reforma",pas zgjedhjeve parlamentare.
    Spastrim,spastrim,spastrim....
    -Pjesa tjeter e Programit per njeqindediteshin e pare,eshte propagande e paster pa asnje arsyetim e mbulese.Rifillimi i negociatave me FMN....per krizen...me siguri globale... qe ka kapluar evropen e gjithe globin..dhe, ne kete kontekst,kerkesat per ndihma nga FMN etj.,etj.,thua se Qeveria aktuale i paska nderprere marrdheniet diplomatike me FMN dhe BB..., dhe nuk paska kurrfare akcesi ne keto institucione financiare...!
    -Pjesa tjeter e inetervistes eshte pergatitje e terenit per arsyetimin para anetareve te vet per humbjen e thelle....
    Kartat,akuza pa mbulese per shtyrje te procesit te pajisjes me to,arsyetime shume banale per vonesen e ndryshimeve ne kodin zgjedhor e plot e plot keso margaritaresh,te cilat po i degjojme me vite.
    Dhe,dredheza mbi majen e tortes eshte se:-keto zgjedhje nuk jane zgjedhje ne mes te majtes dhe te djathtes,por jane zgjedhje mes te rese dhe te vjetres...,mes qyetetareve dhe politikes se vjeter...
    Po e perfundoje kete postim me deshiren e flaket, qe ky sllogani fundit te jete me te vertete keshtu.Ne keto zgjedhje,shqiptaret nje here e mire te ndahen nga politika e vjeter,personazhet e saj,metodat e rezultatet e saj.Politike kjo, qe aktualisht e aksidentalisht e perfaqeson ky zotni... me shoket Ruci,Gjinushi,Dokle e shume e shume te tjere..!

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Rama nuk e di se ēfare do te beje jo 100 ditet e para, po as 1000 dite po te jete ne krye te qeverise. Ne fakt, ka rreth 3000 dite si kryetar Bashkie dhe akoma nuk ka nje PLAN RREGULLUES per qytetin te cilin drejton, i cili eshte dhe Kryeqyteti i vendit. Atehere, kur nuk eshte i afte per te hartuar nje progra apo nje plan rregullues per nje qytet te vetem, si do kem besim une qe ai ka nje program te mirfillte per reformat qe do te prekin te gjithe popullsine e Shqiperise?

    Ai thjesht ka formuluar disa koncepte por kam frike se po ta pyesin se si do ti zhvillosh keto ide apo koncepte qe ke ne mendje, nuk di te pergjigjet. Ndaj dhe ka frike qe te dale ne debat me nje panel te mirfillte gazetaresh apo me kundershtarin e tij me te madh politik, por shkon e del ne emision televiziv me Lorenc Vangjelin qe eshte bere si i dashuri i Edi Rames

    Une e pashe se ēfare do beje Edi Rama nqs mer qeverine qe ne emisionin e Top Channel, kur ngeli para gazetareve pa asnje fjale dhe u turperua si mos me keq.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Me keto piksynime do te fitoje zgjedhjet Edi Rama ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ka haruar te thote se do te lejoje martesat Gay qe ti hape ruge Erion Velise qe te martohet perfundimisht.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    Rames i duket vetja si barak obama duke kopjuar paturpesisht modelin amerikan me qellim qe tja beje mendjen corbe votuesve.Rama kerkon ne menyren me qesharake te krijoje paralele midis tij dhe obames duke kopjuar terma dhe modele te huaj vend e pa vend (te gjitheve na kujtohet zhurma qe bene mediat per 100 ditet e obames).
    Te gjitha keto perpjekje te deshtuara tregojne edhe nje here mungesen e ideve konkrete qe rama ka per shqiperine.

    slogani i pakuptimte pertej se majtes dhe se djathes eshte marre nga nje liber i nje shkenctari politik dhe nuk gjen asnje aplikim praktik te pakten ne vendin tone.
    termi 100 ditet e para eshte kopjuar nga fushata obama, baltosja e veprave kombetare dhe fushata propaganduese kunder PD eshte kopjuar nga NKVD dhe ish sigurimi i shtetit qe fatkeqesisht ende ekziston ne qelizat e PS.

    Rama shfaqet para votuesit si nje kopjac i deshtuar i cili nuk ka asnje program apo ide se si ta coje vendin perpara por kerkon pushtetin per te ushqyer babezite e tij personale.
    Ky eshte nje njeri shterpe dhe injorant qe nuk di me lidh kepucet e veta lene ma te ideoje zhvillimin e vendit tone.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •