-
Mulla Vejsel Guta (1905-1986)
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
MULLA VEJSEL GUTA
(1905-1986)
Mulla Vejsel Guta ishte hoxhė, mėsues, predikues, pedagog, poet, shkrimtar, atdhetar, luftėtar
Ej ju shok tbesuem shqiptarė
Oj parija kosovare
Ej nenpunsa hem luftarė
Ej ylema dijetarė
Nket tubim kush ka ardh
I vaft per ko na ka fal
Se kshtu Zoti asht razi
Mu mbledh vllaznit kry per kry
Kujtesat mi qit nmejdan
Mu kujtu per ket Vatan
-Mulla Vejsel Guta
Mulla Vejsel Guta ishte hoxhė, mėsues, predikues, poet shkrimtar, atdhetar, luftėtar
Lindi nė katundin Zaskoc, rrethi i Ferizajit, nė vitin 1905. Mėsimet e para i ndoqi nė mejtepin e katundit, ku mėsuesi i parė i tij ishte Mulla Shefki Pleshina, i cili ishte njė mėsues i nderuar, njė atdhetar i shquar, njė hoxhė shumė i repektuar
Nė vitin 1925 u regjistrue nė Medresėn e Mehmet Pashės nė Prizren, e cila drejtohej nga Myderrizi i njohur, Nusret Efendi Galibi, ku u edukue fetarisht e kombėtarisht.
Mbas dymbėdhjetė vjet mėsimi, studimi, nė vitin 1937, Mulla Vejsel Guta diplomoi. Meqė ishte mė i shquari prej tė diplomuarėve tė brezit tė tij, drejtoria e Medresesė menjėherė e punėsoi, i dhanė ditarin dhe Mulla Vejseli mėsimit ia filloi
Mulla Vejsel Guta e vazhdoi detyrėn e mėsuesit, sipas kėrkesės sė popullit, nė katundin Vojnoc tė Shtimjes, ku kishte shėrbye si hoxhė, gjatė muajit tė Ramazanit, qysh kur ishte nxėnės.
Nė Mejtepin e Vojnocit, qė nė vitin e parė u regjistruen mbi 100 nxėnės, ndėrsa mė vonė numri i tyre erdhi duke u shtuar, Mulla Vejseli shėrbeu me pėrkushtim, me devotshmėri, deri nė vitin 1945, kur e mbyllėn partizanėt, shėrbeu me faqe tė bardhė, si nė aspektin fetar, ashtu edhe atė kombėtar
Gjatė Luftės sė Dytė botėrore, (1941-1945) Mulla Vejsel Guta ishte kundėr pushtimit italiano-gjerman, nazi-fashist, aq mė tepėr ishte kundėr pushtetit komunist.
Popullin, nė veēanti rininė e frymėzoi qė tė luftoi, tė luftoi pėr liri, siē e shpreh nė kėtė poezi:
Se shehidi qi lufton
kush ndynja
sun e livdon,
Kurani si e kalzon:
Thot nuk banė
mi than ka dekė
veē i thue
ka ndrue jetė
!
Pėrveē detyrės sė hoxhės, predikuesit, mėsuesit
, nė rrethana tejet tė vėshtira, Mulla Vejsel Guta u muerr edhe me krijimtari, duke shkrue me qindra ilahi, poezi, i frymėzuar nga ndjenjat e zjarrta fetare e kombėtare.
Sipas hulumtuesit, studiuesit guximtar, Dr. Muhamet Pirraku, i cili thotė se:
Sot kemi nė duar rreth 315 vargje ilahija dhe 415 vargje fjalime (kaside), qė do tė thotė se kemi 726 vargje poetike tė krijuesit illuminist Vejsel Xheladin Gutės
(Dituria Islame, Nr.24, Prill, 1991, faqe: 21, Prishtinė)
Mulla Vejsel Guta e kishte edhe njė vlla, Adem Guta, edhe ky hoxhė, me Medrese tė kryeme, atdhetar e luftėtar, por qė u vra, u pushkatue nga komunistėt nė Mramorak tė Kovinit, afėr Beogradit, me 2 shkurt 1945.
Pas kėsaj tragjedie, Mulla Vejseli u detyrue tė linte Vojnovcin, Mejtepin, ku kishte mėsue me mijėra nxėnės e tė shpėrngulet pėr Turqi.
Nė konsullatėn e Turqisė nė Shkup i thanė se:
Pej tashit je turkdhe tė zgjedhte njė llagap turk.
Mulla Vejseli tha me vete: Estagfirullah! dhe doli nga konsullata.
U vendos nė katundin Hasan Beg, nė rrethin e Shkupit, ku shėrbeu si imam nė Xhaminė e fshatit, ku e vazhdoi krijimtarinė deri sa ndrroi jetė nė vitin 1986, nė moshėn 81 vjeēare, duke u pėrpjekur nė vazhdimėsi pėr ēėshtjėn kombėtare
!
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt