Çfarë mendoni duhet të jemi Pro apo Kundër Decentralizimit në Kosovë ?
Është në dobi apo në dëm të Kosovës Decentralizimi?
Jepni mendimin tuaj . . .
Me Rrespekt : ILMGAP
Çfarë mendoni duhet të jemi Pro apo Kundër Decentralizimit në Kosovë ?
Është në dobi apo në dëm të Kosovës Decentralizimi?
Jepni mendimin tuaj . . .
Me Rrespekt : ILMGAP
marakli me qel tema koke....po gjeje ni shqiptar qe eshte pro decentralizimit?le mos qel ksi tema palidhje...cili shqiptar ka qef me u nda Kosova o lladik?
Krejt njëlloj jemi shqiptarët ... Po si ndodh kështu të gjithë shqiptarët janë kundër decentralizimit dhe të gjithë ulin kokën kur flitet për këtë gjë në vend që të ngrijnë zërin . Ne jemi shqiptarët të gjitha problemet ndodhen në shtetin (vendin) tonë por (fatkeqësisht) asnjëri nga ne nuk i kundërshton.
Ti vet the që jemi të gjithë kundër por pse asnjëri nuk flet kundër Decentralizimit pra.
Me Rrespekt : ILMGAP
pse po m`pyt mu?..shko fol me lutfi hazirin e kta t`qeverise,une qka m`takon me bo per Kosove gjithe e kom bo,mos me thon kaniher edhe budallakina qe nuk ja vlen hiq,por ma 1 muje mkan shti n`burg kta lutfi hazirat e qita qe i votoj shqiptart e i kan idolla..
dilni apet n`zgjedhje edhe votoni hajnat,dilni votoni apet "komandantat",dilni apet votoni qiftin e ramush haradinajt....
I Nderuar : B.C.B
Nuk e di (më dukesh anëtar i ri në këtë forum , ndoshta e kam gabim) kisha hapur një temë më herët : Të apo Mos Të Votojmë e cila tanimë gjindet tek koshi i plehrave dhe aty flsja për këto problematikat , edhe unë jam një ndër ata njerëzit që nuk idollizon asnjërin politikan (Kosovë-Shqipëri) dhe nuk do votoi për asnjërin.
Me Rrespekt : ILMGAP
Decentralizimi
Marrëveshja ofron një sistem të decentralizimit që ka për qëllim të avancojë qeverisjen e mirë, transparencën dhe efikasitetin e shërbimeve publike. Duke njohur shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë, kjo Marrëveshje në veçanti i ofron këtij komuniteti një shkallë të lartë të kontrollit të punëve të tyre.
Krijimi i komunave të reja
Marrëveshja krijon gjashtë komuna të reja apo komuna me kompetenca shtesë me shumicë serbe të Kosovës: Mitrovica veriore; Graçanicë; Ranillug; Partesh; Kllokot/Vërboc dhe Novobërdë.
Komuna e tanishme e Mitrovicës do të ndahet në dy komuna, në Mitrovicë veriore dhe Mitrovicë jugore, me një bashkëpunim dhe bashkërendim mes veti të ndihmuar nga një këshill i përbashkët i ri i formuar.
Komunat shtesë për komunitetet jo shumicë mund të krijohen në konsultim me komunat përkatëse.
Dispozitat e Marrëveshjes në lidhje me krijimin e komunave të reja mund të shqyrtohen dhe korrigjohen sipas nevojës nga Përfaqësuesi Ndërkombëtar Civil pasi të kryhet regjistrimi i popullsisë.
Kompetencat komunale
Të gjitha komunat do të kenë përgjegjësi për fushat që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve kosovar përfshirë: arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm; kujdesin shëndetësor primar publik; zhvillimin ekonomik vendor; planifikimin urban dhe rural; banimin publik; emërtimin e rrugëve dhe vendeve tjera publike; dhe ndër të tjera sigurimin e shërbimeve publike dhe komunale.
Përveç kësaj, komunat serbe të përcaktuara të Kosovës do të kenë përgjegjësitë shtesë si në vijim:
Komunat e Mitrovicës veriore, Graçanicës dhe Shtërpcës do të qeverisin me spitale dhe me sigurimin e kujdesit mjekësor sekondar në komunat e tyre.
Komuna e Mitrovicës veriore do të ketë përgjegjësit e caktuara lidhur me universitetin në gjuhën serbe në Mitrovicë.
Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të jenë përgjegjëse për mbrojtjen dhe avancimin e çështjeve kulturore dhe religjioze në nivel lokal;
Të gjitha komunat serbe në Kosovë do të kenë një rol të avancuar në përzgjedhjen e komandantëve të stacioneve policore lokale.
Financat komunale
Të gjitha komunat do të jenë përgjegjëse për buxhetin e tyre dhe kanë të drejtën për burime financiare vetanake.
Do të krijohet një sistem i drejtë dhe transparent i pakos së grandeve, i cili do të siguroj autonomi më të madhe komunale për dhënien dhe shpenzimet e fondeve qendrore.
Bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar
Komunat do të ketë të drejtën e krijimit të shoqatave dhe partneriteteve me komunat tjera në Kosovë për kryerjen e funksioneve me interes të dyanshëm.
Komunat do të kenë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet në Serbi, përfshirë edhe të drejtën e pranimit të donacioneve financiare dhe ndihmës teknike nga Serbia, në kuadër të parametrave të qarta përkatëse të cekura në Marrëveshje.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Perkunder deshires se politikes ditore populli duhet te i thot stop decentralizimit,kjo eshte vetem sa per ta faktorizua serbet qe neser te jen ose faktor shtet formues ose edhe te ndahet kosova ne kantone,kete politikajt tan nuk e kan ditur,ose e kan ber me vetdije per interesa personale.
Decentralizimi eshte hapi i par drejt ndarjes se kosoves,prandaj nuk ka shqipetar qe ka mendim pozitiv perveq mund te jet llapi,ky eshte i pa parashikushem sepse per nanen parti leh si zagaric ter diten.
O luene Patriotat e pasluftes ne Internet luene
a i vrat krejt hala a i kini gati a ini lodhe eiiii haaaaa
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Sebet tjeter flasin dhe tjeter veprojn,kjo esht politika si thon dredh e zhdredh. Kta politikanet tan tjeter flasin e tjeter veprojn.Jon te etshem per kolltuqe e kta te hujt veq ata qe se bejn cik i len ne pushtet.Serbet bene lojra se si kuptojn kta qyqanat tan esht tem tjeter.Ata qafira jo rasisht duan enklavizim qe neser te kerkojn bashkim e me pase edhe ndarjen e kosoves ,gje qe vetem ata qe nuke duan ta shofin sepse tani me Kosova eshte nji shtet jo funksionsl ne te nuke funksiono rendi dogana ,gjygjsia e shume institucione qe shtetin e bejn shtet.Ky decentalizim do deshtoj sepse, Serbi nuke pajtohet qe te punoi sipase auturitetit qendrore ,madje ne Shqiptaret ne nji te aferme te afert do kerkojm qe kta serb ti heqim qafe se me shum do prishin pune se na ndihmojn .Ata do perfitojn rryme qe se paguajn ,bugjet nga kosova es gje ste japin ,pse pra na duhen, vete do te themi po pajtohemi me ndarje ,pasi kete se bem me heret.Decentralizimi per mua do te thote nji shtet jo funksional ku njeri muron e tjetri rrenon ,pra shteti yne do jete nji peng si ne zhvillim ekonomik politik etj .Per aktivizimin p.sh. te shkritores ne Zveqan ata do marin arin e ne tymin.Me kete decentralizim do prishet struktura e popullates ne deme tone ku serb do sillen nga temishvari irumonise eserb nga serbska kraina e vende tjera do sillen Kinez qe do marin shtetsi serbe ku shume shpejt Kosova do kete me shume se6 mil. banore ene do jemi minoritet ku per pushtet qendrore do jet kandidat naj zhemin zhivovic .Kosova me kta njerz jo patriot te mose theme sepse nuk dua perqarjenese nuke veprojn me vendosmeri Kosova do jete vendi qe as kush sdo ket deshir te jetoj ne te ,ku sesht ne pron te vet ku levija e lire mungo ku si vje era shtet ne vete do ja lem SErbit kosoven veq sa te hym ne Bashkimin eoropjan.
Me pavarësinë e Kosovës u përmirësua një gabim historik
Ahtisari: Sot Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet gjithmonë shtet sovran.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka nderuar në New York me çmimin e tij vjetor ‘Duart e Shpresës” ish presidentin e Finlandës dhe fitues i çmimit Nobel për Paqe, Martii Ahtisaari për kontributin historik që çoi në pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq për vepër jetësore KKSHA nderoi fotografin e njohur Fadil Berisha për punën e tij artistike dhe filantropike në promovimin e kulturës shqiptare. Në mbrëmjen në të cilën morën pjesë edhe presidentët e Shqipërisë dhe të Kosovës, Sali Berisha dhe Fatmir Sejdiu, fituesi i çmimit Martti Ahtisaari, duke reflektuar në periudhën e rrumbullaksimit të statusit të Kosovës, nën përkujdesjen e të cilit u zhvilluan negociatat, tha se ‘me pavarësimin e Kosovës u përmirësua një gabim historik.“Sot Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet gjithmonë shtet i pavarur”, tha Ahtisaari. Kryeministri Berisha në përshëndetjen e tij vlerësoi personalitetin e Ahtisaarit, ndërsa për pavarësinë e Kosovës tha se ishte ‘një fitore më e madhe e shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut.’Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu falënderoi Ahisaarin për punën e tij si dhe vendet aleate mbështetëse të fuqishme të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në këtë mbrëmje në mesin e qindra pjesëmarrësve ishin edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ilir Meta e Skënder Hyseni, ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, ish negociatori amerikan në bisedimet për Kosovën, Frank Wisner, kongresisti Eliot Engel, zëvendësambasadorja amerikane në OKB, Rosemary DiCarlo, ish kryeadministratori i Kosovës Soren Jesen Petersen, ish ambasadori amerikan, William Walker, etj.KKSHA deri tash ka nderuar personalitete të njohura me çmimin “Duarët e Shpresës” si ish presidentin Bill Clinton, ish sekretarët amerikanë të Shtetit, James Baker dhe Madeline Albright, ish senatorin Bob Dole, gjeneralin Wesley Klark, etj.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt