Close
Faqja 0 prej 38 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 371
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Çfare i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?

    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
    (Sa për hyrje në temë!)

    Nga: Astrit Kosturi


    Mos të na çudisin ndonjëri, të na mbush mendjen se jetojme në demokraci!
    Se gjithë kjo, katraurë dhe liri darviniane, është demokraci, se gjithe kjo rrapëllimë retorike për gati 20 vjet, eshte e shumepritura demokraci. U bë kohë e gjatë, që veçanërisht pjesa e mençur e kësaj shoqërie, ka ngrënë sapunin për djath, teksa përpëlitet nën morsën shtërnguese të uzurpatorve dhe grabitësve të kësaj gjëje kaq të çmuar, të këtyre ndjenjave të bukura të shqiptarëve, të mbajtura të burgosura për dekada me radhë.
    Kaq budallenj dhe të cektë paskemi qënë, teksa si një popull i tërë vetëm kemi shpresuar në inaktivitet dhe në pritje se do vinte si dhuratë, si keqardhje e të tjerëve për vuajtjet tona pafund? Gjithnjë pritje, gjumë dhe përgjumje rreth llafeve dhe thashethemeve të llumit të kafesë, në lokalet pafund.
    Dhe nga ana tjetër, ustallarët e pangopur për sundim e pasuri dhe elita mafioze politike e bërë tashmë anishqiptare dhe antikombëtare, u vu në shërbim të vetes së tyre dhe të huajve. Teksa kemi pritur e shpresuar, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan që në ditët e para, me teorine e tullës së parë më hile, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri, të ardhur bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e thellë ekonomike, që sot është bërë rrezik edhe mw evident.
    Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij forumi shqetesimin jetik shqiptar dhe mbare kombëtar dhe në të njëjtën kohë pasi të japim mendime se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e zgjidhjes.
    Shumëkush prej nesh, ka vite që mediton, vuan dhe perpiqet të punojë për këtë dhe mendoj se ka ardhur koha e një bashkëpunimi real dhe të vërtetë.
    Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    I Nderuar : Astrit Kosturi
    Kjo që tanimë ne e gëzojmë (mendoj unë) quhet AntiDemokraci ose më mirë Demokraci Diktatoreske , Demokraci e Modernizuar.
    Nuk mund të gëzosh Demokracin dhe ta quash vetën Demokrat përderisa nuk qeverisësh në mënyrë të mirë siq duhet qeverisur një vend . Por gjithsesi nuk kemi mundësi të qeverisemi më mirë pasiqë Politikanët Shqiptarë (Kosovë-Shqipëri) kufinjtë e dijes i kishin deri më këtu , ata nuk mund ti kalojnë këta kufi aq më pak të mundohen . Për të gëzuar një Demokraci të vërtet nevoitet një revolucion i vërtet i cili i përshtat Shqiptarëve (Kosovë-Shqipëri) ne nuk mund të përdorim revolucionin e krijuar evoropian përderisa nuk na përshtatet., ne Shqiptarëve na nevoitet më shumë dituri sepse me dituri thyhet çdo barikadë e mundshme , ndërsa me këta Politikan që tanimë kemi nuk mund të thyejmë këto barikada që vetë politikanët i kanë krijuar me qëllime personale dhe interese personale të politikanëve . Pasiqë politikanët mendojnë për interesa personale dhe individuale atëherë pjesa tjetër e cila është populli duhet të mendoj për problemet dhe interesat kolektive , të gjitha problemet e krijuara nga politikanët mbesin nën kurrizin e popullatës .
    Këta politikan mundohen fjalën Demokraci ta keqpërdorin (dhe e keqpërdorin) por fatkeqësisht populli këtë nuk e kupton dhe kështu i gëlltit këto gënjeshtra duke mos thënë STOP , dhe ne këtu jemi për të treguar këto gjëra.
    Mendoj gjëja e vetme që i mungon popullit shqiptar (Kosovë-Shqipëri) është një qeverisje me plan dituri dhe popullat me plan - dashuri , vetëmohim , durim , mirësi , vërtetësi etj. nëse këto gjëra rregullohen dhe përmbushet kjo kërkesë atëherë gjendja në këto dy shtete do të stabilizohet .
    Si gjithmonë një shtet Demokrat kërkon fjalën e popullit ndërsa tani fjala e popullit nuk ndëgjohet . . . pse . . . sepse populli nuk flet ngaqë frigohet dhe kështu kjo frikë jona do i kushtoj shumë brezave të ardhshëm.
    Demokraci e tanishme quhet Demokraci Diktatoreske dhe njerëzit në qeveri janë diktator të modernizuar .
    Gjëja e vetme që duhet është qeverisja me plan dituri dhe populli me plan -mirësia vërtetësi,durim dhe vetëmohim.


    Me Rrespekt : ILMGAP

  3. #3
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    DEMOKRACIA = Kracia(shtet) + Demos(popull) !

    - Sa eshte shtet i populit, ky shteti i fisit, i mikut, shokut e tarafit?
    - Sa na perfaqeson dhe si jemi të perfaqesuar në kete "shtet te popullit", të pushtuar nga djajt e dallaveres ?


    Teksa kemi pritur e shpresuar, keto gati dy dekada, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan që në ditët e para, me teorine e tullës së parë me hile, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri. Sistem, që erdhi para syve të ketij populli gojekyçur nga sistemi i kaluar dhe që akoma ka mbetur i fjetur, i pergjumur dhe i mashtruar sistematikisht. Sistem(demokraci), që erdhi bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e vet ekonomike, drejt lindjes, që sot ajo krizë eshte thelluar, është bërë rrezik edhe më evident, duke gjetur perseri forma te reja që ta paguajne popuj e kombe të traumatizuar si Shqiperia.
    Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij forumi shqetesimin jetik shqiptar e mbare kombëtar, per kete deformim ekstrem të demokracise dhe per rrjedhoje per pragkatastrofen tone kombetare. Duke e patur të qarte, se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e korrigjimit të saj dhe zgjidhjes së kesaj katraure institucionale dhe shpirterore.
    Shumëkush prej nesh, ka vite që mediton, vuan dhe perpiqet të punojë për këtë dhe mendoj se ka ardhur koha e një bashkëpunimi real dhe të vërtetë.
    Të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike.
    Aktualisht, demokracia, eshte vetem boja e bukur, eshjte loja e matrapazeve, ndersa në thelb eshte populli i shkelur dhe i braktisur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 29-06-2009 më 03:57

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sistem(demokraci), që erdhi bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e vet ekonomike, drejt lindjes, që sot ajo krizë eshte thelluar, është bërë rrezik edhe më evident, duke gjetur perseri forma te reja që ta paguajne popuj e kombe të traumatizuar si Shqiperia.
    ----------
    Z.Kosturi,
    Kam një përshtypje se këtu i keni ngatrruar nocionet ...
    Erërat e lindjes të mbrasura me liri....perendimi...që paska ekportua krizen.....në lindje..
    Sipas jush,del se demokratizimi i Shqipërisë paska ardhur nga "erërat e lindjes" !,
    A thua është kështu ?
    Përvoja tregon gjithëmonë të kundërtën në këto 100 vitet e fundit.
    Eksporti i krizës në lindje..!!!
    Z.Astrit,
    Lindja ishte vet kriza dhe sipas mendimit tim, perendimi është ai që e shpëtoi lindjen nga asgjasimi total të nxitur nga luftërat për pushtet,teritore e ideologji të perenduara...

    Demokracia është proces i gjatë,me plotë kundërthënie e zikzake Kundërreforma dhe r. i vonuar "demokratik" i 97-së është shembull tipik i një kundërpërgjigjje të "lindjes"përballë uraganit të lirisë...

  5. #5
    kuaj fuqi Maska e limbo
    Anëtarësuar
    28-04-2008
    Postime
    492
    demokracis shqiptare i mungo sensi i mases ene i arsyes. dmth osh i pjese e caktume e popullsis qe vetem qajne ulerijn e bojn vjersha.. ky menoj osh problem i modh

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    demokracis shqiptare i mungo sensi i mases ene i arsyes. dmth osh i pjese e caktume e popullsis qe vetem qajne ulerijn e bojn vjersha.. ky menoj osh problem i modh
    E mor LIMBO , sa do më pëlqente të vije trurin në përdorim , a kupton si flet apo jo , është Astrit Kosturi nuk është ndokush tjetër , nëse nuk e njeh se kush është do të tregoj unë në pak fjalë sa kam kuptuar unë në këtë forum :

    Astrit Kosturi është njëri i cili mirret me letërsi dhe është poet , autor i shumë librave , librat e tij përmbajnë fjalë të bukura të cilat secili njëri mund ti kuptojë përveq atyre që lexojnë duke u munduar të gjejnë gabime.
    Astrit Kosturi është antari i këtij forumi i cili ende nuk ofendoj askënd , pse ? sepse mban qëndrim , është i përmbajtshëm dhe nuk dëshiron të bie në nivelin e tjetrit .
    Pra ti që mundohesh ta ofendosh Astritin , me fyerje letrare e ke gabim , pse e ke gabim ?
    Sepse Astrit Kosturi ka një potencial të madh , dhe potenciali i tij shfrytëzohet për vizionin e tij dhe vizioni i tij është Rinia , ti tregohet rinisë realitetin.


    Do dëshiroja nga ti që Astrit Kosturin kur dëshiron ta replikosh , replikoje me fjalë komode siq të ka hije , dhe jo ofendime , replika më e mirë dhe e bukur është argumenti.


    Me Rrespekt : ILMGAP
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  7. #7
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Guri i Kuq Lexo Postimin
    Sistem(demokraci), që erdhi bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e vet ekonomike, drejt lindjes, që sot ajo krizë eshte thelluar, është bërë rrezik edhe më evident, duke gjetur perseri forma te reja që ta paguajne popuj e kombe të traumatizuar si Shqiperia.
    ----------
    Z.Kosturi,
    Kam një përshtypje se këtu i keni ngatrruar nocionet ...
    Erërat e lindjes të mbrasura me liri....perendimi...që paska ekportua krizen
    .....në lindje..
    Sipas jush,del se demokratizimi i Shqipërisë paska ardhur nga "erërat e lindjes" !,
    A thua është kështu ?
    Përvoja tregon gjithëmonë të kundërtën në këto 100 vitet e fundit.
    Eksporti i krizës në lindje..!!!
    Z.Astrit,
    Lindja ishte vet kriza dhe sipas mendimit tim, perendimi është ai që e shpëtoi lindjen nga asgjasimi total të nxitur nga luftërat për pushtet,teritore e ideologji të perenduara...
    Demokracia është proces i gjatë,me plotë kundërthënie e zikzake Kundërreforma dhe r. i vonuar "demokratik" i 97-së është shembull tipik i një kundërpërgjigjje të "lindjes"përballë uraganit të lirisë...
    I nderuar, Guri i kuq !
    Së pari te falenderoj, per menyren njerezore, se si shkruan, edhe kur kundershton. Kjo eshte natyra e gjithe atyre, që kane dije rreth problemit që diskutohet dhe llogjika e etika e komunikimit, që perhere dominojnë pasionet dhe emocionin... Edhe në histori, asgje nuk eshte absolute.
    Pergjithesisht, per ngjarje apo persona, ka nje version zyrtar, i cili eshte produkt i interesave dhe qellimeve te shtetit. Sipas tyre, heroi i pagezuar nga masat e thjeshta të popullit shpallet aventurier, budall, **** etj. pra, nga historia zyrtare.
    Dhe problemi i kesaj anarshisë, që na vjen rehat ta quajme demokraci, vjen në veshet tane me versione te ndryshme, dhe ngulitet më shume versioni i fituesit. Pra, fituesi pergjithesisht ben historine dhe ne perpiqemi të krijojme "supernjerez", që të na shkelin edhe më shume.

    Kemi krijuar një bindje të gabuar, se perendimi eshte perendia, drejtesia, shpirti, njerezia, demokracia etj. etj., ndersa lindja shihet me perçmim. Nuk jane të ndara me thike. Ka shqiptarë, që nuk e perballojne Ameriken: ka pune, kosto jete, ka taksa, rregull e ligj .......... Per t'i renë shkurt, lindja ka qenë liberale në politike dhe ne ekonomi dhe kjo qe trampolini dhe vendi ku u bene programet dhe marreveshjet...... Duket sikur gjerat, behen rastesisht... por asgje nuk behet pa dijenine e të madhit.
    Per ta mbyllur, se me postime eshte veshtire te spjegohem, po them: Kur del pas nje kohe te gjate nga erresira, direkt e ne drite, verbohesh! Edhe, frymezimi apo uragani perendimor, erdhi i perthyer, i pasqyruar nga lindja, nga Moska e Gorbaçovit dhe e Perestrojkes, perndryshe do ishim "verbuar"(shkalluar).
    Jo gjithçka eshte e dukshme, e dukshme eshte vetem "buzeqeshja"!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit Kosturi : 29-06-2009 më 08:41

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mungesat e thella ne demokraci jane prapambetja e thelle e shqipatreve.
    Edhe se dolem e pame boten kemi shume e shume per te bere qe te gdhendemi si qytetare normale te botes.

  9. #9
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga limbo Lexo Postimin
    demokracis shqiptare i mungo sensi i mases ene i arsyes. dmth osh i pjese e caktume e popullsis qe vetem qajne ulerijn e bojn vjersha.. ky menoj osh problem i modh
    Duke humbur orë të tëra, mbi gazeta, libra, apo forume, janë shume njerez si unë, që japin nje kontribut te madh per shoqerine. Prandaj, më pak servilizem me pushtetin dhe me teper perkrahje ndaj antikonformisteve dhe zerave ndryshe, sepse keta e çojne shoqerine perpara.
    Tranzicioni po zgjat kaq shume, sepse demokracia eshte tepër fraxhile dhe here-here fallso. Shoqeria shqiptare, ka nevoje te emancipohet, te piqet dhe te behet e vetedijshme, për gjithçka ndodh në emer të demokracise.
    Keto nuk jane as qarje e as vjersha, por perpjekje per te dale nga ky hon i pakuptimtë, ku kemi rene dhe ku të tjerët nuk ndjejne të ngopur teksa ushqehen me djersen dhe gjakun e tjetrit.

  10. #10
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Mungesat e thella ne demokraci jane prapambetja e thelle e shqipatreve.
    Edhe se dolem e pame boten kemi shume e shume per te bere qe te gdhendemi si qytetare normale te botes.
    Juanito, eshte e vertete dhe thua se jemi te mallkuar...!
    Shohim, kudo neper bote, bisedojme dhe kenaqem me njerez që kane krijuar nje mentalitet të tille, prej të cileve, dua të mesoj. Me njerez, qe kane kuptuar sistemin, ligjet dhe rregullat e tij dhe në menyre te ndershme kane bere histori personale keto gati 20 vjet...
    Por, edhe nga keta, ndodh, që tundohen nga joshjet e miqeve që kane kapur pushtet ketu, dhe shume shpejt bien ne preherin e ustallareve të korruptuar.
    Ketu fillon humbja e atij mentalitetit perendimor dhe kthimi i puneve perseri, në shtratin alla-shqiptarçe. Pse? Sepse ka nevoje "per nje prashitje" te thelle e serioze dhe jo me pazare.

    Te pershendes!

Faqja 0 prej 38 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •