Close
Faqja 33 prej 38 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 371
  1. #321
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,763
    Njerez te zgjedhur nga populli,e populli nuk di,o nuk eshte ne gjendje te zgjedhi....

    Saliu e Fatosi,jane njerez te zgjedhur nga partia komuniste.....

  2. #322
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
    (Sa për hyrje në temë!)

    Nga: Astrit Kosturi

    Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij forumi shqetesimin jetik shqiptar dhe mbare kombëtar dhe në të njëjtën kohë pasi të japim mendime se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e zgjidhjes.
    Përshëndetje z.Kosturi

    Mënyra më e saktë përë ti dhënë përgjigje pyetjes së shtruar nga ju është një analizë rreth demokracisë për të vënë re si funksionon ajo në të vërtetë. Çdo analizë demokracie fillon me konceptin e demokracisë. Një konceptim abstrak i demokracisë ka një vlerë shumë të kufizuar nëse nuk mund të dëshmohet që principet e demokracisë mund të zbatohen në një shoqëri moderne. Pra është nevojshmëria e një dëshmi që mundëson që kriteret të cilat definojnë demokracinë të jenë të lidhura me principet në të cilat demokracia bazohet.

    Principi bazë i demokracisë është sovraniteti i popullit. Në një demokraci moderne kjo do të thotë që nuk ka asnjë instancë më të lartë sesa populli i cili legjitimon pushtetin. Sovraniteti i popullit në sensin e një domosdoshmërie funksionale, është i lidhur ngushtë me principet e barazisë, lirisë dhe kontrollit. Në teorinë e sotme të demokracisë, barazia politike interpretohet në sensin e baraztrajtimit të shtetasve në vendimarrjet politike, që në rradhë të parë do të thotë, garantimin e një ligji zgjedhor të njëjtë dhe universal. Barazi politike do të thotë që preferencat e shtetasve të kenë të njëjtën peshë në përcaktimin e politikës qeverisëse.

    Lidhja e sovranitetit të popullit dhe e barazisë politike me lirinë politike në teorinë e demokracië, diskutohet në një rreth të pandashëm. Liria politike duhet parë në spektrin e lirisë së individit për vetvendosje. Një demokraci që lejon dhunën e pakufijshme të shtetit ndaj individit do të cënonte lirinë individuale dhe njëkohësisht do të asgjesonte barazinë politike të shtetasve. Pra barazia e shtetasve është e paimagjinueshme pa liritë themeltare universale. Një demokraci ka nevojë për një sërë lirishë politike mbi të gjitha të drejtën e lirisë së shprehjes së mendimit, lirinë e grupimit dhe tubimit sikurse dhe atë të informacionit dhe komunikimit. Liria politike është e domosdoshme për ta realizuar atë, që shtetasit të ndikojnë në çështjet publike dhe të ushtrojnë kontrollin e tyre në proçeset e vendimarrjes.

    Si pasojë e vetvendosjes dhe vetqeverisjes së individit dhe doemos demokracia përmban në vetvete edhe idenë e barazisë në liri. Shumë i debatueshëm është caktimi i kufirit të pushtetit politik ndaj garantimit të lirisë, dmth grada e kontrollit të institucionalizuar ndaj pushtetit politik, shtrijen e garancive shtetligjore dhe lidhjen konstitucionale të demokracisë.

    Përbërja e demokracive funksionale duhet menduar vetëm në formën e demokracive shtetligjore, ndërsa kufizimet konstitucionale dhe shtetligjore të sovranitetit të popullit duhet legjitimuar si demokratike. Në këtë mënyrë garantohen liritë e individit dhe e drejta e pjesmarrjes politike. Elementet qëndrore të shtetit ligjor janë katër;

    -Mbështetja në ligj dhe drejtësi
    -Ndarja e pushteteve
    -Pavarsia e gjykatave
    -Garantimi i lirive të individit

    Këto elementë sigurujnë kufizimin e pushtetit të shtetit dhe në veçanti atë ekzekutiv.

    Demokracia liberale e ditëve të somte bazohet në ndarjen (përherë jo strikte) të shtetit, shoqërisë dhe sferës individuale private. Një demokraci e cila nuk mbron autonominë e individit ndaj dëshirës së shumicës, nuk mund të quhet demokraci. Vetëm lidhja e demokracisë me konstitucionalizmin ofron mekanizmin e duhur kundër rrezikut të vetshkatërrimit të saj ndërmjet të ashtëquajturës ''tirani të shumicës''.

    Shteti ligjor ju mundëson shtetasve, garancitë juridike për të drejtat e tyre politike. Kontrolli dhe lidhja konstitucionale janë logjika interne e demokracisë.

    Më i përshtatshëm për analizën e demokracive, dhe sidomos atyre ''defekte'', paraqitet një definicon i cili kombinon faktorët e demokracisë me elementët e shtetit kushtetues të së drejtës. Thelbi i një definicioni të tillë intistucionalist qëndron në identifikimin e arritjeve proçeduriale dhe isntitucionale për një efektivitet sa më të madh të kontrollit shtetoligjor dhe konstitucional të pushtetit politik. Ky definicion korrespondon me kërkesën për ndërthurjen e barazisë dhe lirisë politike, pjesmarrjen dhe mbrojtjen e garantuar nga shteti si dhe kontrollin vertikal dhe horizontal ndaj pushtetit. Dmth përmbledh më tepër se vetëm dimensionin vertikal të pushtetit dhe shmang në këtë mënyrë një ''gënjeshtër elektorale'' që barazon demokracinë me zgjedhjet demokratike.

    Pra funksionimin e një demokracie e siguron funksionimi i të gjithë elemteve të saj, si rasti i pjesëve të një ingranazhi që sigurojnë funksionimin e orës klasike. Keqfunksionimi i njërit prej tyre çon në një reaksion zinxhir i cili ndikon direkt në keqeverisje, fenomen i hasur shpesh tek demokracitë e cilësura si ''të brishta'' të ish vendeve komuniste ku hyn edhe rasti i Shqipërisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 12-02-2010 më 16:57

  3. #323
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Pershendetje Henor,
    nderime per mendimet e dhena.
    Kisha deshiruar mendimin tend ne kete pike: Si mendon, jane te siguruara keto lirite, per te cilat flet ne Shqiperi? Si eshte puna per shembull konkretisht me lirine per barazi politike? Si ide, kisha thene ndoshta eshte mire te besh nje veshtrim dualist. I pari te merret me sigurimin abstrakt te lirise ne fjale, dhe i dyti pastaj me sigurimin e saj konkretisht ne prakse. Pra nje here ate cfare thote ligji, pastaj ate qe ekziston ne jeten e perditshme. Barazine politike ka per qellim te sjelle Kodi i Zgjedhjeve. Si mendon ti: Permbush ky kod kerkesat aktuale te botes demokratike? Nese po, funksionon ky ne prakse? Ka deficit mbimesatar ne funksionimit te tij?

    *

  4. #324
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Përshëndetje chino

    Liria politike lindi nga nevoja e lirisë ekonomike si një kundërshtim ndaj despotizmit aristokratik të shek të 18, ku lindi edhe nevoja e lindjes së një shoqërie të re e cila kërkonte liri veprimi dhe një iniciativë që nuk mund të mjaftohej me sistemin e punës koorporatist. Pra ishte borgjezia ajo që lindi lirinë politike dhe njëkohësisht edhe atë ekonomike. Si koncept liria politike është mungesa e ndërhyrjes (që mund të jetë ndëhyrje agresive imponuese) në sovranitetin e një individi. Ky koncept përdoret nga shtetet e lira dhe domokratike ku nuk ndodh shtypja e qeverisë ose ajo çka thash më sipër në lidhje me ''tiraninë e shumicës''. Si këndvështrim është relativ por me siguri mund të them që në Shqipëri ky fenomen ndodh dhe si pasojë ndikon në keqfunksionimin e sistemit. Por nuk është i vetmi. Gjithsesi nuk është e thënë bashkëjetesa mes këtyre dy lirive dhe si të qënë kemi shembullin kinez ku ekziston liria ekonomike por jo ajo politike.

    Barazia politike në Republikën e Shqipërisë është gjysmake. Si koncept të barazisë politike kemi pohimin se dy shtetas janë biologjikisht të barabartë, si në të drejtën e votës, po ashtu edhe në ndikimin mbi çdo ligj dhe në politikën e shoqërisë së tyre. Pjesa e parë respektohet pasi proçesi zgjedhor në Shqipëri ka ardhur duke u përmirsuar në përpjesëtim të drejtë me faktorin kohë, ndërsa pjesa e dytë lë shumë për të dëshiruar dhe si defiçit të sistemit në rastin konkret kemi problemin e kudo hasur të korrupsionit. Demokraci nuk do të thotë vetëm zgjedhje të lira dhe demokratike, por një sërë faktorësh që veprojnë ngushtë me njëri tjetrin dhe janë të pandashëm. Pra nuk mund ta innkuadrojmë veç tek Kodi i Zgjedhjeve.

    Shteti i së drejtës është parimi themelor i demokracisë. Realizimi sa më i plotë i tij në jetën e përditshme është garancia më e mirë për zhvillimin e demokracisë dhe për njohjen dhe zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve. Për këtë arsye parimi i përgjithshëm i shtetit të së drejtës dhe elementet e tij kryesore zënë vend të veçantë dhe fiksohen shprehimisht në kushtetuat dhe legjislacionet demokratike bashkëkohore. Të ashtëquajtura demokracitë perëndimore kanë krijuar prej kohësh një përvojë mjaft të pasur e me vlerë në këtë drejtim. Kjo ka shërbyer si busull orientimi edhe për kushtetutat në përgjithsi, për të gjithë legjislacionet e vendeve që kanë synyar hyrjen në rrugën e demokracisë. Kjo dukuri është vënë re sidomos vitet e fundit pas ndërhyjreve të rëndësishme politike që u bënë në vendet e Europës Lindore dhe Qëndore. Në kushtetuat dhe legjislacionet e mirtuatuara prej tyre është treguar kujdes i veçantë që parimi i shtetit të së drejtës të zërë vendin që i takon në të gjithë sistemin shtetëror e shqorëror.

    Hapa të rëndësishme në këtë drejtim janë bërë edhe në Shqipëri ku ligjet kushtetuese dhe legjislacioni i ri i miratuar pas vitit 1991 si dhe vetë kushtetuta e vitit 1998 kanë krijuar një bazë të mirë për njohjen dhe zbatimin e parimit të shtetit të së drejtës. Megjithatë praktikisht mbetet shumë për të bërë në këtë fushë. Jeta e përditshme është e mbushur me raste mosrespektimi dhe me shkelje flagrante të hapura e të kamofluara të elementeve të rëndësishme të këtij parimi, jo vetëm individë të veçantë, por edhe nga organe dhe mekanizma shtetërore, nga parti politike dhe nga shoqata. Këto dukuri cënojnë rëndë të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe bëhen pengesë serioze për forcimin e shtetit dhe zhvillimin e mëtejshëm të proçeseve demokratike. Prandaj është më se e domosdoshme të theksohet se përpjekjet për njohjen dhe zbatimin sa më të mirë të parimit të shtetit të së drejtës duhet të jenë në qendër të vëmëndjes dhe shqetësim kryesor për të gjithë shtetit dhe shoqërinë shqiptare. Reailizimi i kësaj detyre tepër të rëndësishme por edhe tepër të vështrië është i lidhur ngushtë me vetë fatet e demokracisë në vendin tonë. Këtu do citoja veprën e Thomas Hobbes ''Leviathan'' ku kemi të bëjmë me një gjëndje natyrore në një botë pa autoritetet e qeverisjes e pa rend shoqëror, ku njerëzit sundojnë përmes pasioneve dhe jetojnë në një gjëndje frike e pasigurie të përhershme. Jeta e njeriut paraqitet si e vetmuar, egoiste dhe madje shtazore. Duke kaluar në një nivel studimi politik, në mungesë të autoritetit shtetëror të pa aftë për të vendosur rend dhe të imponojë ligje, shoqëria ndodhet në një gjëndje e njohur ndryshe me termin anarki. Shtetet e lëna në gjëndje anarkike veprojnë si njerëzit e Hobbes-it ku si zgjidhje e vetme e keqfunskionimit të sistemit është ekzistenca e një shteti unitar ku pushteti është i qëndërzuar dhe absolutisht i kontrolluar. ''Leviathan'' i Hobbes i përket periudhës klasike por mund të paraqitet si një parantezë me rastin konkret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 13-02-2010 më 08:23

  5. #325
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=Hënor_;2597664]Përshëndetje z.Kosturi

    Mënyra më e saktë përë ti dhënë përgjigje pyetjes së shtruar nga ju është një analizë rreth demokracisë për të vënë re si funksionon ajo në të vërtetë. Çdo analizë demokracie fillon me konceptin e demokracisë. Një konceptim abstrak i demokracisë ka një vlerë shumë të kufizuar nëse nuk mund të dëshmohet që principet e demokracisë mund të zbatohen në një shoqëri moderne.QUOTE]

    Elementet qëndrore të shtetit ligjor janë katër;

    -Mbështetja në ligj dhe drejtësi
    -Ndarja e pushteteve
    -Pavarsia e gjykatave
    -Garantimi i lirive të individit
    Keto jane vetem themelet,mbi te cilet nje popull do te ndertoje mardheniet e tija shoqerore.Te gjitha keto qe permende, jane, asnje element nuk mungon. Per te vendosur rregullat jetike, mjfton qofte dhe nje dite sa te zgjedhesh se cili variant te pelqen , por me pas cdo gje varet nga cilesia e polullit.Pra i dashtun ajo qe mungon, eshte cilesia e popullit, qe do te thote cilesia e zbatuesit dhe e repektuesit te ligjit.Natyrisht ashtu sic e the dhe me lart qe te gjithe njerzit jane te barabarte biologjikisht dhe bazuar ne kete duhet te kene dhe liri te barabarta e kjo percaktohet ne pothuajse te gjitha modelet e kushtetutave te vendeve demokratike.Por a kane te gjithe popujt mardhenie te njeta me ligjin, pra a eshte njelloj respektimi i lirive ne popuj te ndryshem?Jo, e kjo ndodh per shkak te ndryshimeve te cilesise se ketyre popujve.Prandaj kemi dhe shprehjen qe "cdo popull e meriton qeverisjen qe ka."Prandaj ne si popull na takon te shohim, apo te masim, shpejesine me te cien po ndryshojme dhe jo te pretendojme se cdo gje vjen nga perzgjedhja e ligjeve apo rregullave te lojes.Po te shikojme te gjithe presin te ndryshoje kasta politike, e si pasoje te ndryshojne ligjet ,por kerkush nuk ka vullnet te ndryshoje vetveten ne drejtim te veshjes me vlera demokratike e qytetare.
    Dhe nese analizojme shqipetaret te cilet nuk jane me banim ne shqiperi, pra ne nje tjeter realitet, ne nje shoqeri te demokratizuar , ne nje shoqeri ku respektimi i lirive eshte ne nje cilesi te nje standarti europian.Shqipetaret ne 1 miljon banore, 20000 vuajne denimin me burg dhe ne menyre aproksimative 10 fishi i tyre jane te inkriminuar por qe i kane shpetuar ligjit.Kesaj i thone qe 20% e tyre jane jashte standarti.Pra ketu kryeshit une mendoj se kemi te bejme me menyren e edukimit dhe nivelin ekonomik.Por dukeqene se niveli ekonomik eshte ne varesi te nivelit edukativ, i bie qe kjo pike te jete primare, ne ate cka kerkohet ne temen per te cilen po diskutojme.
    Une mendoj se Chino , Henori dhe Anesti do te kishin te njeten mardhenie me ligjin si duke jetuar ne Gjermani dhe nese do te jetonin ne Shqiperi,(duke pranuar ndonje leshim qe vjen nga ndikimi i ambjentit).Po ashtu dhe nje inkriminuar sillet njelloj si ne shqiperi dhe ne realitetet e tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 13-02-2010 më 11:31

  6. #326
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Hënor_ Lexo Postimin
    ...

    Barazia politike në Republikën e Shqipërisë është gjysmake. Si koncept të barazisë politike kemi pohimin se dy shtetas janë biologjikisht të barabartë, si në të drejtën e votës, po ashtu edhe në ndikimin mbi çdo ligj dhe në politikën e shoqërisë së tyre. Pjesa e parë respektohet pasi proçesi zgjedhor në Shqipëri ka ardhur duke u përmirsuar në përpjesëtim të drejtë me faktorin kohë, ndërsa pjesa e dytë lë shumë për të dëshiruar dhe si defiçit të sistemit në rastin konkret kemi problemin e kudo hasur të korrupsionit. Demokraci nuk do të thotë vetëm zgjedhje të lira dhe demokratike, por një sërë faktorësh që veprojnë ngushtë me njëri tjetrin dhe janë të pandashëm. Pra nuk mund ta innkuadrojmë veç tek Kodi i Zgjedhjeve.
    Sigurisht se ka shume faktore qe bashkeveprojne per te perbere ate qe e quajme barazi politike. Megjitheate Kodi i Zgjedhjeve eshte mjeti, i cili pasqyron parafytyrimin e ligjdhenesit per barazine politike, eshte tentimi i ligjdhenesit per te arritur kete barazi, kete liri, kete gurethemel te demokracise. Ndaj mendova se do te ishte e drejte te hulumtohej ky kod se pari, pastaj te merremi me keq- apo mirevajtje konkrete ne jeten e perditshme.

    Mendoj se pergjegja jote se "barazia politike ne Shqiperi eshte gjysmake" mund te thuhet edhe per shumicen e shteteve me demokraci te konsoliduar. Edhe per Gjermanine, edhe per Ameriken. Shembull konkret per kete eshte fakti qe ne Gjermani vota e qytetarit nuk eshte cdo here e barabarte, cdo here e fshehte, cdo here e lire, cdo here e drejtperdrejt. Si deshmi per kete mund te te sjelle dy fakte: Fakti i pare eshte se ne Gjermani gjate cdo zgjedhjeje humbin vlereshmerine te pakten 200.000 vota, sepse qytetaret i mbushin formularet e zgjedhjeve gabimisht. Ketu mund te thuhet se sistemi i zgjedhjeve qe ofron shteti gjerman ka deshtuar, 200.000 gjermane humbin voten, humbin mundesine per te pjesemarrur ne zgjedhje, ne procesin politik, per shkak se shteti nuk siguron informacione te mjaftueshme per votuesit. Kjo demton idealen per barazine politike. Sepse 200.000 njerez mbesin te "pa prezantuar". Fakti i dyte eshte qe ne Gjermani ato parti, te cilat marrin me pak se 5 % te votave, ato mbesin pa perfaqesim ne parlament. Kjo perseri cenon idealen e barazise politike. Sepse perseri qindra mijera mbesin te pa prezantuar, te pa perfillur nga politika. Anashkalimin e qindra mijerave votueseve sigurisht se nuk e parasheh idealja e barazise politike.

    Ka edhe shembuj tjere. Por thashe te mos zgjerohemi shume.

    Keshtu qe nese e marrim mikroskopin e hulumtimit verejme se as ne Gjermani nuk eshte arritur piemonti i barazise politike. Dhe kur dijme kete, frenohemi me gjykimet tona ndaj niveltit te barazise politike ne Shqiperi.

    Ndaj besoj se duhet te behet nje veshtrim perfshires. Jo te merren disa pike keqvajtese ne lirine e barazise politike ne Shqiperi, te ekzagjerohen keto dhe te dalim ngutshem tek perfundimi se ne Shqiperi barazia politike eshte gjysmake. Perndryshe cdo demokraci ne bote do te jete nje "gjysmake".

    Ndaj pyetja ime:
    Cfare konkretisht i mungon vleres demokratike te quajtur barazi politike ne Shqiperi, e cila e ben Shqiperine te duket dukshem, "turpshem", mrapa demokracive tjera te rajonit, te Europes dhe me gjere?

    Pershendetje

  7. #327
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ligjerisht nuk i mungon asgje , pervecse kultures demokratike.Ne keto zgjedhje elektorale u be pepjekje nga dy partite e medha per te eliminuar partite e vogla duke rritur pragun elektoral ne 4%, kjo shkaktoi reaksion me partite e vogla qe u hodhen ne greve per ta kundershtuar ate.Pevec kesaj Rames ju la dore te lire te vendoste vet rregullat ne sistemin e numerimit dhe ai vet propozoi qe te merrnin pjese ne proces vetem komisionere nga dy partite e medha, po ashtu ai vete e sanksionoi ne rregullore qe te mos rinumeroheshin votat nese kishte kontestim.Ai e kishte nda mendjen se do te fitonte pasi PD ishte konsumuar shume me ngjarjen e Gerdecit, si dhe me korrupsionin e rruges se Kosoves.Si mund te vidhet vota?Ne radhe te pare kjo do te ishte problem per partite e vogla qe nuk kishin komisionere ne sistemin e numerimit, por jo per partite e medha qe kishin nga 20 mijie komisionere secili.
    Une pashe nje menyre abuzuese ne rastin e kandidatit L.koka te LSI i cili dhe se ka qene Kryetare Bashkie, dhe se ka bisnes vip dhe se ka nje numer te madh punonjesish qe mund ti korruptoje, dhe se ka influence , nuk mundi te merrte numrin e nevojshem te votave ne Durres dhe si rrejdhim shkoi dhe i bleu diferencat ne Fushe Kruje.Pra Pra sekseri rrinte prane zyres se votimit dhe ai qe e sillte voten te fotografuar merrte 100 euro.Por te njeten gje ben dhe socialistet, pasi deputet e di, qe shumica e kandidateve qe nuk ndjeheshin te sigurte kane paguar nga 5000euro.Keto para nuk jane perdore per reklama por per te blere voten!!!!
    Kjo lloj vjedhje nuk mund te frenohet pasi eshte jashte qendres se votimit. Nje mnyre tjeter eshte presioni qe i behet administrates, por administratat shteterore kryesisht jane ne varesi te bashkive te cilat i ka fituar PS. Vetem Tirana ka 1 miljon banore dhe nje administrate superiore nga te gjithe vendet e tjera , gjithashtu PS, ka dhe bisnesin vip te cilet i detyrojne punonjesit e tyre te dretojnevoten sipas deshires se tyre.Shume komisionere te PS u kapen me mikrokamera ne forme bilbili apo stilolapsi te cilat i perdornin per tja dhene votuesit per te vertetuar voten ne kembim te parave, te dhuens apo privilegjit.Une kisha femijet e mi si komisionere, njeri ne nje qendre ku dihet qe fiton e majta dhe tjetri ne nje qender ku fiton e djathta.Nuk kishte asnje problem por komisioneret e qendres me shumice te majte qe ne oren 12 te drekes e kuptuan qe do te humbisnin pasi ato pane qe numri i votuesve ishte i vogel, nuk kishte ecurin sipas grafikut te zgjedhjeve te kaluara. Te majtet kane eksperience te madhe pasi perdorin njerez qe jane te perkushtuar per partine e tyre si ish oficere apo antare te tipit kamikaz dhe qe jane rritur me disipline. Se dyti te djathtet ne qytetin tim kishin ,kandidate me reputacion te cilet as vete nuk orjentojne te degjeneroje procesi, ndersa te majtet kishin deputete mafiose qe pastrojne parate me firma ndertimi, e kjo u pa se cfare bene , ne Sukth , ku ndodhen dhe vrasje te votuesve demokrate apo ne zona te tjera me konfrontime per shkak te provokimeve te tyre.Ju pate ne TV se si u provokua procesi nga demostrimi i Erion Velise me G99 , PS dhe org Mjaft, te cilet kerkuan qe ta vendosin podiuminne vendin ku mbante fjalimet Enveri, para kryeministrise.Ju e pate qe per tju kunderven kesaj maskarade ndodhi dhe paradoksi ku policiu vet lidh ne transmesionin trajlit qe transportonte tribunen.Pate rremujen ne procesin e numerimit ne Fier ku kandidatja demokrate nje artise me reputacion u godite , ku gjendja degjeneroi dhe po pritej per konflikt te armatosur.I gjithe synimi tashme ishte per te destabilizuar procesin, por fatmiresisht forcat e rendit ruajten qetesine dhe nuk u bene pre e provokimeve te tyre.Me pas kur nuk kishte mundesi tjeter per te justifikuar humbjen Edi perdori bojkotin dhe demostrimet qe ju vete i keni pare qe ishin te gjitha me thirjje per destabilizim te situates , pra per lufte civile.Ju e pate se u perdoren dhe anbasadori amerikan dhe ai gjerman ne mbashtetje te PS, ju pate qe dhe baka boterore luajti nje rrol anti Berishe.Ajo ju kundervua dhendrit te Berishes per prishjen e godinave pa leje ne nje zone ku Banka Boterore kishte marre per ndertim te nje fshati turistik ne bregdet.Tashme , nje muaj me pare ,kerkuan falje publike dhe dhendri i kryemininistrit Jamarber Malltezi ,pas kesaj u vete largua nga puna.Ky pardon tashme nuk vlente, pasi ato e kishin demtuar tashme fushaten.Te gjithe nderkombetaret jane te interesuar te fitoje e majta pasi ajo ka mundesine per ti afruar fitime, me Salen nuk fitojne as te vetet dhe per kete i largohen. Duhet te keni te qarte se shqipetaret jane aq te varfer dhe aq te pa edukuar, saqe shpresojne se mund te fitojne me shume nga lufta civile sesa nga paqija.Shqipetaret jane me shume te prirur per ate thenien "me mire as une e as ti" se sa njeri te kete e tjetri te moskete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 13-02-2010 më 19:17

  8. #328
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    ----------------
    Nesti,

    Nje njatjeta te madhe per kete koment !

    Shnet !

  9. #329
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
    (Sa për hyrje në temë!)

    Nga: Astrit Kosturi

    Mos të na çudisin ndonjëri, të na mbush mendjen se jetojme në demokraci!
    Se gjithë kjo, katraurë dhe liri darviniane, është demokraci, se gjithe kjo rrapëllimë retorike për gati 20 vjet, eshte e shumepritura demokraci. U bë kohë e gjatë, që veçanërisht pjesa e mençur e kësaj shoqërie, ka ngrënë sapunin për djath, teksa përpëlitet nën morsën shtërnguese të uzurpatorve dhe grabitësve të kësaj gjëje kaq të çmuar, të këtyre ndjenjave të bukura të shqiptarëve, të mbajtura të burgosura për dekada me radhë.
    Kaq budallenj dhe të cektë paskemi qënë, teksa si një popull i tërë vetëm kemi shpresuar në inaktivitet dhe në pritje se do vinte si dhuratë, si keqardhje e të tjerëve për vuajtjet tona pafund? Gjithnjë pritje, gjumë dhe përgjumje rreth llafeve dhe thashethemeve të llumit të kafesë, në lokalet pafund.
    Dhe nga ana tjetër, ustallarët e pangopur për sundim e pasuri dhe elita mafioze politike e bërë tashmë anishqiptare dhe antikombëtare, u vu në shërbim të vetes së tyre dhe të huajve. Teksa kemi pritur e shpresuar, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan që në ditët e para, me teorine e tullës së parë më hile, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri, të ardhur bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e thellë ekonomike, që sot është bërë rrezik edhe mw evident.
    Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij forumi shqetesimin jetik shqiptar dhe mbare kombëtar dhe në të njëjtën kohë pasi të japim mendime se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e zgjidhjes.
    Shumëkush prej nesh, ka vite që mediton, vuan dhe perpiqet të punojë për këtë dhe mendoj se ka ardhur koha e një bashkëpunimi real dhe të vërtetë.
    Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike.

    Demokracise shqiptare qe te funksionoje i mungojne politikan te afte dhe mbi te gjitha njerz te ndershem. Fatkeqesisht ne kyte kategori nuk hyjne as poltikanet nacional dhe as ata lokal, duke perfshire edhe juve zoti Kosturi, jeni edhe ju bashkefajtor per 20 vjet "demokraci", me falni korrupsion, burokraci, manipulime, mbi kurriz te ketije populli. Te ketije populli qe perdori te gjitha menyrat vetem per te ikur nga ju politikanet, me liberalizimin e vizave do te kompletohet akti i fundit i shkomtarizimit te Shqiperise. Atje do te mbeteni vetem ju poltikanet dhe familjaret tuaj. Klanet qe keni rreth jush, ata qe ishin pa asgje dhe papritmas zgjohen pronare te medhenje tokash, apo me toke diku ne bregdet, pse jo ne Dhremi apo Himare. Nuk do te keni ke te qeverisni, nuk do te ke te mashtroni.
    Edhe ju personalisht keni qene ne sherbim te Berishes, dhe tani qe nuk ju ka kandiduar ne zgjedhjet e fundit i keni dalur kunder.
    Te pakten mos na beni moral.. Jeni njeriu i fundit ne kyte forum qe mund te flisni ne emer te demokracise. Askush nuk eshte me i padurueshem se sa nje hipokrit.

  10. #330
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Ligjerisht nuk i mungon asgje , pervecse kultures demokratike.
    Pershendetje Anesti. Ne kete artikull ke dhene shume informacione, por do te ndalohem vetem tek disa nga to, per te japur mendimin tim rreth pyetjes se sa flasin keso raste per nje demokraci te brishte dhe jofunksionuese ne Shqiperi.

    Si mund te vidhet vota?Ne radhe te pare kjo do te ishte problem per partite e vogla qe nuk kishin komisionere ne sistemin e numerimit, por jo per partite e medha qe kishin nga 20 mijie komisionere secili.
    Une pashe nje menyre abuzuese ne rastin e kandidatit L.koka te LSI i cili dhe se ka qene Kryetare Bashkie, dhe se ka bisnes vip dhe se ka nje numer te madh punonjesish qe mund ti korruptoje, dhe se ka influence , nuk mundi te merrte numrin e nevojshem te votave ne Durres dhe si rrejdhim shkoi dhe i bleu diferencat ne Fushe Kruje.Pra Pra sekseri rrinte prane zyres se votimit dhe ai qe e sillte voten te fotografuar merrte 100 euro.Por te njeten gje ben dhe socialistet, pasi deputet e di, qe shumica e kandidateve qe nuk ndjeheshin te sigurte kane paguar nga 5000euro.Keto para nuk jane perdore per reklama por per te blere voten!!!!
    Keto raste sipas mendimit tim nuk tregojne se demokracia ne Shqiperi lengon nga nje problem themelor. Sepse ne te gjitha rastet jane individet, jo institucionet e shtetit, jo ligjet e shtetit ato qe mundesojne vepren e ndaluar. Nisem nga ajo, se "blerja e votes" eshte e ndaluar ligjerisht. Nisem nga ajo, se kandidati ne fjale ne momentin e vepres nuk eshte pjese e nje institucioni shteteror. Keshtu qe kemi tri rezultate, qe duhet permendur. I pari: Shteti ka dhene signal, se keso sjellje jane te ndaluara. I dyti: Shteti nuk eshte i perfshire ne keso sjellje. I treti: Shteti do te ndeshkonte keso sjellje.

    Ndaj rastet qe ke sjellur ti nuk jane te afte per te treguar se demokracia shqiptare nuk funksionon per shkak te deficitit ne anen e ligjdhenesit dhe ekzekutivit shteteror. Pra per shkak se keto dy shtylla kane deshtuar ne implementimin e vlerave demokratike, nder to edhe vlera ne fjale - barazia politike. Sheti ka bere te veten. I vetmi deficit nga ana e shtetit eshte moskapja e keso krimineleve. Por ky deficit eshte nje i kuptueshem. Sepse asnje shtet nuk ze cdo kriminel, asnje shtet nuk mund te parandaloje cdo krim te tipit te tille.

    Personalisht mendoj se keto rastet e blerjes se votes nuk jane fare te afta te tregojne se demokracia shqiptare nuk funksionon. Sepse jane krime individesh. Dhe krimet e individeve ekzistojne kudo, ne cdo shtet demokratik, dhe per kete arsye keto nuk mund te jene ato, te cilave mund te u referohemi per te pergjegjur pyetjen, a funksionon demorkacia. Sepse atehere do dalim tek rezultati se demokracia nuk ekziston ne asnje shtet ne bote.

    Deficit te madh ne implementimin e vlerave demokratike, pra ne ato qe u ceken me lart nga biseduesi Henori (shteti i se drejtes, pushtetndarja dhe kontrolli i ndersjellte, e tjera), do te kishim, sikur te kishim nje rast, ku shteti vete (individet apo instancat bartese te tij) jane te inkorporuara ne krime te tilla. Apo atehere, kur shteti rri duarkryq prane keso krimeve. Por keso rasti nuk ke treguar. Fatmiresisht.

    Nje mnyre tjeter eshte presioni qe i behet administrates, por administratat shteterore kryesisht jane ne varesi te bashkive te cilat i ka fituar PS. Vetem Tirana ka 1 miljon banore dhe nje administrate superiore nga te gjithe vendet e tjera , gjithashtu PS, ka dhe bisnesin vip te cilet i detyrojne punonjesit e tyre te dretojnevoten sipas deshires se tyre.
    Te njejtat mendime, te njejtat perjetime i rrefejne edhe njerezit (disa) ketu ne Gjermani. Te gjithe pohojne pas zgjedhjeve: Punetoreve te Mercedes Benzit (mijera ne numer) u eshte "rekomanduar" nga udheheqesia e koorporates te votojne per partine XY. Apo punetoreve te BMW-se, e tjera, e tjera firmave merenome dhe kapacitet te madh njerezish. Perse e tregoj kete gje? Per te thene se edhe ne shtete si Gjermania ka patur dhe ka keso dukurishe negative. Jam i bindur se edhe brenda administrates se ndonje komune do te kete praktika te tilla. Thashethemet te pakten pohojne kete gje. Ndaj mendoj se as keso raste nuk tregojne se demokracia shqiptare nuk funksionon, apo qe ka ndonje problem gjigant, te cilin s'e ka asnje nga shtetet demokratike.

    Te mos keqkuptohemi. Nuk them une se keto gjera jane te dobishme, apo te parapara ne demokraci. Duhet gjetur metoda per luftim dhe me se miri per parandalim te tyre. Por duhet te dihet qe ekzistojne jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne vende me demorkaci te konsoliduar. Ky eshte fakt.

    Duhet ditur poashtu se shteti kurre nuk mund te garantoje nje demokraci te mirefillte, nese nuk jane individet ata, te cilet e duan kete qellim, e duan kete shtet, e duan demokracine dhe vlerat bartese te saj. Shteti p.sh. nuk i ka syte e tij ne cdo coshe te vendit. Ndaj shteti nuk e di se ne cilat vende, ne cilen kohe jane duke ju thyer ligjet. Por individi privat e di. Ai mund te informoje shtetin per ndodhjen e krimit dhe shteti pastaj mund te nderhyje. Kjo te pakten ndodhe per cdo dite ne vendin ku jetoj une, ne Gjermani. Ne saje te studimeve te mia me ka rene te jem pjese e drejtperdrejt e dy nga tri pushteteve te shtetit gjerman, ekzekutivit dhe judikativit, dhe mund te them se pa ndihmen e qytetareve gjermane, pa dashurine e tyre per shtetin, per demokracine, pa vullnetin e tyre per te u "flijuar" ne sherbim te ketyre gjerave, shteti gjerman nuk do te zbulonte dhe parandalonte as nje pjese te vogel te krimeve. Keshtu qe jo me kot u tha ne kete teme diku me lart: Funksionimi i demokracise kerkon edhe mentalitetin e duhur te popullit perkates. Kjo mungon ne Shqiperi. Por shpresojme se jo ne nje mase sa qe nuk mund te sherohet ky deficit.

    Pershendetje, deri heren tjerer.

Faqja 33 prej 38 FillimFillim ... 233132333435 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •