Close
Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 371
  1. #271
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    demokracia shqiptare eshte e brishte e si pasoje do kete edhe me keq probleme sec ka sot.

    mos u beni pesimita, dite me te mira do vijne jo per ju e mua por per ata vogelushat qe do rriten me muziken rap, do ushqehen me fast food mcdonalds e di behen te tere kengetare.

    demokracia sot ne shqiperi eshte worst se crap

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2009
    Postime
    1

    prsh

    Te Nderuar Kolege Te Forumit Shqiptar

    Tema E Diskutimit Qe Po Jepet Ne Forumin Shqiptar Eshte Shum E Gjere Dhe E Komplikuar.
    Demokracia Ne Shqiperi, Qe Ne Fillimet E Saj Ne Dhjetor 1990-91 Filloi Dhe U Aplikua Ne Praktik Shum Keq Dhe Ne Menyra Jo Realiste, Te Nje Sistemi Te Vertet Demokratik.
    Qe Te Mos Zgjatem Shume Me Diskutimin E Kesaj Ceshtjeje, Po Marrin Hapat, Qe U Hodhen Ne Ate Kohe Ne Drejtim Te Ekonomise Se Vendit.
    Drejtuesit Dhe Militantet E Partise Demokratike Ne Ate Kohe Me Ne Krye Zotin Sali Berisha, Hodhen Idene Qe Ne Ekonomine E Tregut Te Aplikohej Terapia "shok".
    Disa Nga Drejtuesit E Partise Demokratike Ne Ate Periudhe Si, Genc Ruli, Te Ndjeret Azem Hajdari Dhe Gramoz Pashko, Dilnin Neper Mitingje Dhe Mbledhje Me Popullin E Coroditur Te Asaj Kohe Dhe Trumbetonin Me Te Madhe Qe Ne Ekonomine E Tregut Ne Shqiperi Do Te Zbatojme Terapine Shok: Ata Midis Te Tjerave Thonin: - Ta Cojme Cdo Gje Qe Ka Ndertuar Komunizmi Drejt Zero-s, Ta Fillojme Cdo Gje Nga E Para. Te Gjitha Fabrikat, Kantieret, Kanalet Vaditese, Rezervuaret E Ujrave, Ti Shkaterojme, Mbasi Keto I Ka Ndertuar Social-komunizmi. Arrinin Deri Aty Sa Thonin: Pensionistet Ne Hanxhar, Komunistet Ne Litar.

    Pra, Demokracia Ne Shqiperi Filloi Steprapthi, Nuk U Hodhen Bazat Per Formimin Dhe Konsolidimin E Nje Demokracie Te Vertet Pluraliste Ashtu Sic E Kishte Europa Perendimore.
    Per Te Ardhur Ne Perfundimin Dhe Ne Pyetjen Qe Shtrohet Ne Forum, Demokracise Se Vertet Ne Shqiperi I Mungon Ideali Dhe Kauza E Vertet Per Ndertimin E Nje Shoqerie Te Shendoshe Dhe Te Vertet Demokratike.
    Dhe Kjo Ide Dhe Kjo Kauze I Mungon Ne Radhe Te Pare Udheheqesit Historik Te Partise Demokratike Zotit Sali Berisha Dhe Udheheqjes Pa Princip Te Klases Politike Aktuale Ne Shqiperi, Duke Perfshire Edhe Spektrin E Majte Politik Dhe Spektrin E Djathe.

  3. #273
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    WWW.balkanweb.com

    Kupola Klienteliste e PD
    Ilda Lumani


    Të thuash troç mendimet ndonjëherë është shumë më shumë e vështirë sesa mund të mendohet. Të gjithë përtej asaj që themi, kemi një të vërtetë tonën. Një të vërtetë që e ndajmë vetëm me veten. Por, sa zgjat kjo?!

    Aleksandër Biberaj ka folur ... Ka thene ato qe shume brenda PD-se nuk guxojne ti shprehin edhe mes njeri- tjetrit. E në fakt, e vërteta/kritikë e tij ka një bosht. Një bosht, që do ta lexoni në radhët e kësaj interviste për “Bulevard VIP”, ku ish-deputeti, pedagogu Aleksandër Biberaj ndan me lexuesit tanë situatën brenda Partisë Demokratike, që siç e komenton ai, “deputetët e PD-së janë rreshti/listë” ...qeverinë aktuale sot, “në këtë qeveri ka më shumë kundërshtarë dhe të ikur nga PD-ja sesa përfaqesues si PD-se.

    Kuvendi i ri i Shqipërisë po vazhdon punimet në mungesë të opozitës. Cili është komenti juaj për këtë situatë të këtij Parlamenti "të gjysmuar"?

    Parlamenti në çdo vend demokratik përfaqëson vullnetin e popullit, vullnet që shprehet nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Parë në këtë këndvështrim, është mirë që ky vullnet i popullit të jetë prezent në Parlament, pasi Parlamenti presupozohet që të jetë jo vetëm pasqyrë dhe shprehje e vullnetit të popullit, por edhe tempulli i demokracisë. Kuptohet që në një Parlament në të cilin nuk përfaqësohet vullneti i gjysmës së popullit, në atë Parlament nuk kemi situatë normale. Në rastin konkret, gjendja e krijuar nga bojkoti i opozitës i jep Parlamentit një situatë anormale, pasi kemi të bëjmë me një Parlament ku merr pjesë vetëm njëra gjysmë, ndërkohë që demokracia është një sistem që kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen e të dy gjysmave me qëllim funksionimin e saj. ADN-ja e parlamentarizmit në demokraci është debati, dhe kur nuk ka debat, kuptohet që parlamentarizmi zbehet, atrofizohet dhe gradualisht humbet vlerat dhe funksionet e veta. Komisionet e përhershme parlamentare si dhe seancat plenare janë arena kryesore e debatit parlamentar, funksionimi i të cilave nuk mund të kuptohet pa ekzistencën e këtyre debateve politike. Po të bëj një krahasim të situatës së krijuar në Parlament me një ndeshje futbolli, do të thosha se bojkoti i opozitës ka krijuar një situatë të ngjashme me atë të një ndeshje futbolli në të cilën vetëm njëra skuadër ka zbritur në fushën e lojës, ndërkohë që ndeshja nuk fillon ose nuk zhvillohet dot pa praninë e të dy skuadrave.

    Ju jeni mes deputetëve që ngelët jashtë Parlamentit. Si janë marrëdhëniet tuaja me z. Berisha dhe a keni komunikim me të?

    Nuk është se ngela jashtë Parlamentit, por jashtë Parlamentit më nxori kupola e vulës në PD, kupolë e cila ka okupuar vulën e PD-së dhe po përpiqen që ta privatizojë atë. Si inxhinier elektronik që jam, por edhe si aplikues i komunikimeve elektronike që nga viti 1985, aq më tepër po të kemi parasysh edhe faktin se jetojmë në epokën e komunikimeve elektronike, do të thosha se vazhdoj të jem aplikues i rregullt i komunikimeve elektronike.

    Fakti që ju nuk u listuat mes kandidatëve të PD-së ishte si pasojë e marrëdhënieve të prishura me Jozefina Topallin apo...?

    Kjo pyetje mund t'i adresohet fare mirë lidershipit të PD-së që ka dizenjuar listat për deputetë në fshehtësi të plotë, pa u konsultuar me forumet drejtuese, strukturat apo bazën e partisë, si dhe pa kryer asnjë lloj sondazhi për të verifikuar mbështetjen apo popullaritetin e kandidatëve në elektorat. Lista e deputetëve siç edhe jam prononcuar publikisht në atë kohë, është dizenjuar nga kupola duke shkelur statutin e partisë, pasi lista e deputetëve nuk është miratuar nga Këshilli Kombëtar siç edhe e parashikon statuti. Lista është dizenjuar po ashtu në shkelje të plotë të etikës dhe të moralit, si dhe duke mos respektuar as vlerat, as bashkëpunimin, as CV-të profesionale apo akademike, as aftësitë si dhe as kontributet 18-vjeçare në PD. Lista ka pasur një karakter të theksuar klientelist, një frymë të theksuar klanore si dhe mungesë përfaqësimi të flukseve dhe vlerave më të mira që ka PD-ja dhe historia e saj.

    Sot a keni komunikim me të?

    Pyetja juaj për komunikimin po më kujton shkencën e komunikimit, shkencë e cila është edhe art më vete. Siç dihet, çdo shkencë apo art ka nevojë për kushte, ambient, bashkëpunim, sinkronizim apo rezonance civile. Me këtë pyetje po më kujtoni një kolegun tim europian, drejtues i lartë i Asamblesë Parlamentare të KE-së, i cili në kohën e Kryqëzatës Inkuizicionale Jozefinë (debati i Janarit 2009 në Strasburg për kredencialet e delegacionit shqiptar), duke ditur edhe backgraundin tim profesional, me tha: "Mos u shqetëso Aleksandër. Me sa kam parë gjatë këtyre viteve në Strasburg mjeti kryesor i punës suaj është laptopi, ndërkohë që fatkeqësisht me sa po shoh, mjeti kryesor i punës së liderëve tuaj në Shqipëri qenka shpata. Ju e dini fare mirë se laptopi juaj i shekullit 21 nuk mund të jetë kompatibël më shpatën e tyre të mesjetës. Luftën e fiton laptopi, dhe jo shpata".

    Keni deklaruar se "nuk do të largoheni nga PD-ja, pasi jeni themelues i saj". Sot që nuk jeni në Parlament vazhdoni t'i qëndroni kësaj teze apo edhe ju si ndonjë tjetër do "ta braktisni" PD-në?

    Jam shprehur më se një herë se sfida ime e radhës është beteja për demokratizimin dhe reformimin e thellë dhe të plotë të PD-së, me qëllim shndërrimin e saj në një parti të vërtetë demokratike, moderne dhe të emancipuar, siç e kemi themeluar në dhjetorin '90 dhe siç e kërkojnë sfidat e kohës. Natyrisht që ka forca regresive dhe bizantine në PD-së që përpiqen që të nxjerrin jashtë PD-së me dhunën e vulës studentët e Dhjetorit '90 si dhe intelektualët themelues të PD-së, por besoj se nuk do t'ia arrijnë. Studentët e Dhjetorit '90 dhe themeluesit e PD-së kanë një mision për të kryer ndaj demokracisë dhe kombit, mision i cili nuk do të lihet përgjysmë. Me sa duket, të tjerët kanë mision që të na pengojnë ne në misionin tonë, por le të shohim se kush do të fitojë. Siç dihet nga historia, Kryqëzatat si dhe Bizanti mund të kenë fituar ndonjë betejë, por luftën gjithmonë në fund e ka fituar Perëndimi.

    Jeni shprehur gjithashtu se Partia Demokratike ka nevojë për reformim. Kjo do të thotë se ky reformim duhet të përfshijë edhe liderin e saj, Sali Berishën?

    Parimet dhe principet e mia nuk i lidh asnjëherë me emra konkretë, se pastaj kalojmë në subjektivizëm. Reformimi i partisë presupozon një proces të përgjithshëm reformim që përfshin të gjithë strukturat e partisë, nga qendra deri në bazë dhe anasjelltas. Kam qenë dhe mbetem ithtar i politikanëve të zgjedhur me votime të lira dhe të ndershme, i politikanëve që fitojnë në një ambient ku ka konkurrencë të ndershme, ku ka konkurrencë vlerash, idesh, vizionesh dhe programesh. Ky është mekanizmi i suksesshëm që përdor bota demokratike prej shekujsh apo dekadash, mekanizëm i cili ka rezultuar më i miri dhe të cilin duhet ta implementojmë në PD.

    Cili është vlerësimi juaj për koalicionin qeverisës dhe për emrat e rinj të ministrave?

    Nga ana sasiore ky koalicion kuptohet që është koalicion numrash, pra edhe i detyrueshëm, ndërsa nga ana cilësore, kuptohet që ky është një koalicion krejt i panatyrshëm. Ndërkohë që LSI ka marrë shumë më shumë pushtet sesa ka vota popullore apo mandate në Parlament, ndonëse LSI realisht është forca politike më e dëmtuar nga zgjedhjet e viteve 2005 dhe 2009, jo vetëm nga ligji, por edhe nga Maliqi. Ndërkohë, LSI-së i janë dhënë sektorë të rëndësishëm në qeverisje, si ekonomia dhe shëndetësia, ku ka dallime të mëdha në programet ndërmjet të djathtës dhe të majtës. Lidhur me përbërjen e qeverisë, për etikë nuk po përmend emra, por ajo që të bie në sy është fakti se në këtë qeveri ka më shumë kundërshtarë dhe të ikur nga PD sesa përfaqësues real të PD-së.

    Një nga kartat me të cilat PD-ja erdhi në pushtet ishte hyrja në BE. Sa pranë dhe larg e shihni ju BE-në sot?

    Anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet totalisht nga reformat dhe suksesi i tyre në Shqipëri, pasi vullneti i institucioneve europiane ka qenë dhe mbetet tepër pozitiv për integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

    Në Parlament kanë hyrë mjaft emra të rinj, ndërsa do t'i mungojnë mjaft emra të vjetër grupit parlamentar të PD-së. Kjo pozitë e sotme është më e fortë se ajo e katër viteve më parë sipas jush apo jo?

    Politika është si puna e piramidës, sa më e gjerë baza aq më i madh volumi dhe aq më e fortë edhe piramida. Po kështu edhe politika, sa më e gjerë të jetë baza gjithëpërfshirëse e partisë, aq më masive dhe më e fortë është partia. Baza e PD-së sot dhe e grupit të saj parlamentar është shumë më e ngushtë sesa ishte 4 vite më parë. Lidershipi i PD-së ka përjashtuar nga grupi parlamentar themelues të PD-së, bartës të vlerave më të mira civile, intelektuale dhe historike të PD-së. Ironia e fatit është se këto personalitete të historisë së PD-së dhe të tranzicionit shqiptar, ndodh se janë zëvendësuar nga njerëz anonimë, pa personalitet apo identitet politik, jo rrallë herë edhe nga përfaqësues tipik të së majtës, edhe asaj ekstreme. Përveç kësaj ka edhe një ndryshim esencial, fatkeqësisht regresiv që ka ardhur nga ndryshimi i kodit elektoral. Shto këtu edhe mungesën e demokracisë së brendshme, konkurrencës, debatit dhe votimeve demokratike në parti, deputetët janë të gjithë deputetë rreshti/listë, të pavotuar në elektorat dhe të pavotuar në parti, gjë që ka ulur ndjeshëm pavarësinë, personalitetin dhe integritetin e tyre. Po të shtosh këtu edhe përpjekjen e përditshme që bëhet për të denigruar figurën e deputetit duke i lënë pa zyra, pa staf mbështetës dhe në këmbë, kuptohet lehtë se çfarë synohet të arrihet dhe ku po shkohet.

    Bojkotin e opozitës, si do ta komentonit?

    Kam qenë kundër bojkotit si strategji politike. Kemi bojkotuar edhe ne, por më shumë kemi humbur sesa kemi fituar.

    Po lëvizjen e Metës pro Berishës?

    Është lëvizja më pragmatiste që ka njohur historia e tranzicionit shqiptar, lëvizje që ka ligjëruar çdo koalicion të mundshëm që mund të ndodhë në të ardhmen në politikën shqiptare, përfshirë edhe koalicione ndërmjet komunistëve me ballistët apo legalistët, apo ndërmjet çamëve me pakicat greke.

    Cilat janë angazhimet tuaja aktuale? E keni menduar ndonjëherë largimin nga politika?

    Aktualisht jam anëtar i Kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, por përderisa vetë partia ka 4 vjet që nuk funksionon, nuk është se mandatet e mia janë aktive, ato janë më shumë të konservuara. Natyrisht që njeriu mendon gjithçka në jetën e tij, por gjykoj se jam shumë i ri për të menduar largimin nga politika, pasi kam shumë kohë përpara për t'i dhënë politikës, demokracisë dhe mbi të gjitha, vendit tim.

    Cili është vlerësimi juaj për politikën sot dhe jeni ndër njerëzit e zhgënjyer prej saj apo jo?

    Politika, do të thosha se është një profesion elitar, por për aq kohë sa nuk ke dhe nuk lejohet që të krijohet një elitë politike, gjërat shkojnë një hap para dhe dy mbrapa, siç kanë shkuar gjatë këtyre 20 viteve të tranzicionit në Shqipëri. Natyrisht që politika më pëlqen edhe si profesion, por më shumë si mision, pavarësisht se në Shqipëri ambienti politik është shumë i rëndë, dhe nuk është çudi që përkrah në politikë të kesh një shkencëtar, por mund të kesh edhe një kontrabandist, një shpërndarës drogë, apo dikë që ka punuar me drita të kuqe në Perëndim, sikurse dikë që s'ka mbaruar as tetëvjeçaren që të firmosë pa ngjyer gishtin.

    Keni menduar të krijoni një parti të re?

    Në politikë asnjëherë nuk thuhet kurrë për asgjë.

    A e përfshini politikën në diskutimet me studentët?

    Jo, jo, tepër rrallë, për të mos thënë asnjëherë. Në universitet jap shkencat ekzakte apo të aplikuara, të cilat nuk kanë fare lidhje me politikën. Gjithashtu, kam përshtypjen se brezi i studentëve të sotshëm ka antipati për politikën, pasi gjatë këtyre 20 viteve politika shqiptare ka prezantuar para shqiptarëve një model tepër të vjetër dhe të deformuar të të bërit politikë.

    Po ne familje?

    E njëjta situatë edhe në familje, tepër rrallë diskutoj për politikë.

    Keni sekrete? Kujt ia besoni ato?

    Megjithëse nuk jam tip konspirativ, gjykoj se çdo njeri ka sekretet e veta, të cilat i ndan me veten e vet. Sekreti ka një definicion: "Sekreti mbetet sekret kur nuk e di askush, pasi diçka që e dinë dy veta, nuk është më sekret".

    Cili është këshilltari juaj më i mirë?

    Gabimet e mia dhe të të tjerëve janë këshilltari im më i mirë.

    Kur jeni i mërzitur, ku e gjeni qetësinë?

    Po ta kem afër djalin e vogël, Dejvid që është 8 vjeç, mërzitjen e kaloj me të, gjithsesi gjithçka varet nga situata, koha, hapësira dhe ambienti. Varësish kësaj, mërzinë mund ta kaloj me miq, me libra, me muzikë, me sport, si të qëllojë, ndonëse situatat e mërzisë i kaloj shpejt, sepse kam parimin "Go ahead - Ec përpara" ose "Never give up - Kurrë mos u dorëzo".

    Miqtë tuaj më të mirë janë të rrethit të politikës apo miqtë e vjetër të rinisë?

    Nuk kam shumë miq politikanë, pasi si i thonë fjalës, shoqëria krijohet kur je në rini, në shkollë, pasi edhe njerëzit janë në atë moshë më të sinqertë dhe akoma nuk janë futur në botën e interesave. Miqtë e shkollës mbeten më të mirët, por duke qenë se jam brez që lidh dy epoka, shumica e shokëve të mi janë jashtë Shqipërisë. Gjithsesi, nuk mbetet shumë kohë e lirë për shoqërinë, pasi jeta është shumë intensive.

    Ne kujtimet tuaja si vjen rinia dhe çfarë do të veçonit prej saj?

    Rinia, natyrisht që është pjesa më e bukur e jetës së njeriut, kështu që ajo mbetet edhe një kujtim shumë i bukur. Jam përpjekur që të kem rini aktive dhe të realizoj sa më shumë gjëra, natyrisht brenda kushteve, kufizimeve dhe rrethanave të asaj kohe. Pasionet e mia të asaj kohe kryesisht kanë qenë të orientuara drejt leximit, muzikës, shoqërisë, sportit, ekskursioneve, etj.

    Jeni penduar ndonjëherë për zgjedhjet që keni bërë?

    Në përgjithësi jo. Natyrisht që çdo vendim që ka marrë njeriu në jetë, kur e shikon në retrospektivë, mund të gjejë një këndvështrim apo gjykim tjetër, dhe kjo është normale, pasi situatat evoluojnë, por çdo vendim duhet gjykuar në kushtet dhe rrethanat në të cilat është marrë dhe jo në retrospektivë. Remarku ka një shprehje të bukur për këtë rast: "Nostalgjia e ka vendin në muzeume".

  4. #274
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Te nderuar miq!

    Ju falenderoj per vemendjen e treguar në vijimesi, ndaj kesaj teme delikate dhe te prekshme nga te gjithe ne, ju pershendes per leximet e shumta, komentet dhe pergjigjet e derguara në mesazhet private dhe ndjej obligimin qytetar e intelektual, se mbas gjithe mendimeve tuaja e te para me kujdes nga ana ime, them, se:
    Ajo që i mungon të ashtuquajturës demokraci, pra, kesaj demokracie thellesisht te deformuar dhe gjithë shqiptarëve brenda e jashtë vendit, është mbrojtja e sigurtë dhe reale që duhet të organizojmë ndaj arbitraritetit dhe abuzimit shtetëror ... dhe kryeshisht prej atyre që bëhen të fuqishëm nga ky llojë pushteti klanor dhe te kapur prej atyre qe prej kohesh, ia kane ndjere lezetin dhe e kane synuar vazhdimisht, si mjet pasurimi e sundimi...!
    Ajo që u nevojitet njerëzve sot, është krijimi i një sindikate të vërtetë e mbarë popullore, për t'i thënë stop sundimit primitiv e mesjetar...! I nje sindikate, me kuptimin e vertete teorik dhe në praktikë, siç eshte edhe kuptimi i vet fjales sindakos, qe do te thote mbrojtje.


    Besoj dhe shpresoj, se Shqiperia ka shume njerez te vertete, në radhe te parë te jene besnikë, te vendosur e te perkushtuar ndaj kesaj kauze!

    Perzemersisht!
    astritkosturi.com

  5. #275
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Ndryshimi i sistemit, per nje pjese te mire te shoqerise shqiptare, u perjetua jo thjeshte si nje ngjarje historike apo si nje ngjarje ne jeten e tyre, por si nje traume. Traume ne kuptimin e vertete te fjales traume. Per te gjithe ata breza shqiptaresh qe u linden e thinjen nen rregjimin komunist, bota ishte komuniste, bote tjeter nuk ekzistonte. Shqiperia ishte parajse dhe ajo bota e shthurrur jashte mureve rrethues te Shqiperise ishte ferri vete. Ndryshimi i sistemit per kete kategori njerezish ishte shkaterrimi i murreve te parajses (komunizmit) dhe hapja e dyerve te ferrit (botes se qyteteruar) edhe per shqiptaret. Frika u kthye ne panik, paniku ne traume qe manifestohet edhe nga hapesi i kesaj teme i cili e hap shkrimin e tij duke thene "ne Shqiperi nuk ka demokraci fare". Kjo eshte menyra e tij per te shprehur nostalgjine e sistemit te vjeter te cilin ai e njihte shume mire.

    Shqiperia eshte nje vend demokratik. Ka qene i tille per plot 18 vjet dhe vazhdon te jete. Kush nuk e di le ta mesoje. Dhe ajo qe me habit mua, qe do te jete efekt anesor i traumes per te cilen fola me lart, eshte kjo ndjenja e panikut te brendshem qe shume shqiptare kane: "ngelem ne vend numero", "nuk kemi demokraci", "nuk po ecim perpara", etj budalleqe si keto. Por ajo qe eshte me e bukura, eshte kur kjo kategori njerezish perplaset me realitetin qe nuk duan ta shohin per ate qe eshte: Shqiperia pranohet ne KE; Shqiperia pranohet ne NATO; Shqiperia arrin per here te pare ne historine e saj te kete nje buxhet qe i kalon te 1 miliard $; Shqiperia renditet si nje nga vendet me rritjen me te larte ekonomike ne Evrope per vitin e kaluar; BE pranon kerkesen e Shqiperise per te filluar procesin e anetaresimit; mareveshja e lejimit te levizjes se lire te shqiptareve ne BE eshte vetem muaj larg; etj lajme te mira si keto. Keto nuk perbejne vetem arritje madheshtore te shtetit demokratik shqiptar, keto perbejne edhe nje njohje dhe nje vleresim te ketyre arritjeve nga faktori nderkombetar, qofte NATO, BE, SHBA, e me rradhe. Kur te huajt e shikojne kete ndryshim te madh qe ka ndodhur ne Shqiperi ne keto 2 dekada, pse valle shqiptaret nuk arrijne ta shohin?! Valle kane harruar se ku ishin ne 1990 apo nuk u pelqen realiteti i ri ne te cilin jetojne, preferojne ate te vjetrin me mire?!


    Cfare i mungon demokracise shqiptare?

    Zgjedhjet e fundit qe u mbajten ne Shqiperi ne qershor ishin ne vetvete arritja me e madhe e demokracise shqiptare ne keto 2 dekada: ishin zgjedhjet e para ne histori ku ligji mbrojti procesin fillim mbarim, procesi ishte me transparent se kurre ndonjehere tjeter, dhe rezultati u certifikua nga gjithe administrata zgjedhore pa asnje absternim dhe pa asnje verejtje.

    Ne te njejten kohe, zgjedhjet e qershorit na mesuan edhe dy mangesite kryesore te demokracise shqiptare:

    1. Mosrespektimin e ligjeve dhe institucioneve nga segmente te caktuara te politikes shqiptare
    2. Nivelin e ulet te kultures demokratike tek nje pjese e zgjedhesve shqiptare

    Edhe pse zgjedhjet u certifikuan dhe te gjitha ankesat u moren parasysh ashtu sic e diktonte ligji, opozita aktuale e cila doli e humbur nga zgjedhjet, duke mos arritur te marri shumicen e mandateve ne parlament per te krijuar qeverine, zgjodhi qe te bojkoje rezultatin e zgjedhjeve duke mos marre pjese ne Kuvendin e Shqiperise. Edhe pse zgjedhjet u mbajten ashtu sic e diktonte ligji, edhe pse ligji u shkruar me mirekuptimin e pozites dhe opozites, edhe pse ligji i zgjedhjeve u votua me kompromis nga te dy palet ne Kuvend, opozita zgjodhi qe me mbarimin e zgjedhjeve te shkelte rregullat e lojes demokratike dhe te mos pranonte humbjen, bile te shkonte deri atje sa te bojkonte kuvendin, qe do te thote se bojkoton voten e atyre miliona zgjedhesve shqiptare qe zgjodhen te votojne per kandidatet e tyre.

    Si mund te funksionoje nje demokraci e nje shtet kur opozita zgjedh te bojkotoje institucionin e votes se lire?! Ky akt i opozites eshte nje akt i turpshem pasi minon vete ekzistencen e institucioneve demokratike ne vend, minon vete demokracine shqiptare. Demokracia funksionon pikerisht fale respektimit te ligjeve kushtetuese dhe rregullave te lojes demokratike. Bojkotimi i institucioneve eshte kercenimi me i madh i demokracise shqiptare dhe nje precedent i rrezikshem qe nuk duhet perseritur ne te ardhmen nga asnje parti politike.

    Problemi i dyte eshte problemi i kultures se ulet demokratike tek nje pjese e shoqerise shqiptare. Ky eshte nje problem i parashikueshem pasi mungon tek shqiptaret nje tradite demokratike, kjo eshte nje tradite e re 20 vjecare. Do te duhet kohe qe shqiptaret e thjeshte te kuptojne se parimi "nje njeri nje vote" nuk do te thote qe kryefamiljari te hedhi votat e gjithe familjes; apo kercenimet dhe perpjekja per te ndikuar voten e shtetasve ne menyra nga me te ndryshmet; apo frika e qytetarit nga ligji: kush manipulon vota nuk i del emri vetem ne gazeta, po e gjen veten pas hekurave te burgut. Vota eshte e shenjte, dhe kete shenjteri shqiptaret nuk e kane kuptuar plotesisht ashtu sic duhet.

    Demokracia shqiptare eshte shume e shendetshme dhe ka hedhur hapa gjigande ne keto 2 dekada. Kuptohet qe me kohen ajo do te fuqizohet e rrenjesohet akoma me shume ne traditen dhe mendjen shqiptare.

    Albo

  6. #276
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Te dashur Miq:
    Ne Shqiperi mungon ajo qe e perben Demokracine Shtresa e Mesme. Ne Shqiperi ka pak shume te pasur dhe shume shume te varfer.Ata qe punojne,paguajn taksa dhe mbajne shtetin jane pak.Por ndoshta edhe shtetit ashtu i pelqen dhe prandaj nuk ve rregull.Me keqardhje,por se fundi:<< Cdo popull qeveriset nga nje qeveri qe ai e meriton >>.Ata qe udheheqin jane bijte dhe bijat qe keni rrit dhe edukuar vet.Ate qe do mbjellesh edhe do koresh.

    Me nderime Alem

  7. #277
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Ndoshta i mungon mentaliteti i duhur i popullit? Mendoj se edhe populli luan rol. Ky duhet te kete te permbushura disa kriterie per nje demokraci mirevajtese.



    *

  8. #278
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    dikush me lart shkroi shkaku eshte kultura e ulet tek nje pjese e shoqerise
    une do te thoja kultura e ulet e shumices se shqiptareve
    per 45 vjet komunizmi u mundua te krjonte NJRIUN E RI dhe ja ariti qellimit
    ne jemi genjeshtare (kujtoni kur dyqani nuk kishte buke dhe duhej te theshe KA)
    servila (po te mos i puthje tagaren ndonje te madhi horoje pune te mire apo shkolle)
    spiune dhe ziliqare(me mijera kane qene te burgosuri qe jane jane paditur nga familjaret)

    ne jemi kombi me i pabese kur ne gjithe boten beheshin duele tek e tek ne shqiperi mileti zinin pusine qellonin mbrapa shpine dhe nga frika mbylleshin ne kulla ngunjimi

    nuk e ka fajin deputet opozitare apo pedua rama por e ka fajin populli qe votoi opoziten qe nuk ngrihen dhe tju thone deputeteve opozitare
    me premtove kete apo ate dhe une te votova ti fitove so shko ne parlament dhe mbro interesat e mia shko atje dhe mbro kufinjte e shqiperise

    so do them ate qe e kane thene dhe shume te tjere
    cdo popull meriton qeverine e tij
    me dhimbje i shkruaj keto rreshta per veten dhe bashkeatdhetaret e mi por
    kjo eshte e verteta

    BB


    shendet e para


  9. #279
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Demokracia shqiptare!?, hahahahahahahahaha

    demokraci mafiozesh, kriminelash, hajdutesh...

    ( e kam fjalen per qeveritaret se populli e la barin po pertyp jonxhin!)
    Ndryshuar për herë të fundit nga BlackEagle : 03-12-2009 më 03:38

  10. #280
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Nje teme pjellore me te cilen mund te mbahet nje forum i tere .
    Une nuk dua ta komentoj thjeshte po mendoja sa boje do shkoje dem ashtu si nje replike prej meje me e gjate , duke u marre me çeshtje pa zgjidhje te cilat sado te jene njerezit e paduruar duan kohen e vet te piqen . Nje popull piqet shume ngadale keshtu qe asgje per tu nxituar . Relaks , siç thote Bajkoja te Bypass . Demokracine secili ta beje ne shpi te vet , aty ku niset .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 03-12-2009 më 04:23
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 28 prej 38 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •