...Per t'i renë shkurt, lindja ka qenë liberale në politike dhe ne ekonomi dhe kjo qe trampolini dhe vendi ku u bene programet dhe marreveshjet......(Astrit Kosturi)
I dashur Astrit! Eshte kaq e thelle dhe e gjere tema, sa duhen dite e nete te tera te bisedojme. Pa dashur te zgjatem pra ne pjeset e tjera te trajtuara, me ngacmoi fraza tende me lart, qe me thene te drejten, nuk i permbahet te vertetes. Mos ngaterrojme llojet e ekonomive dhe politikave perendimore dhe lindore, thjesht ne raportin njerezor, per te arritur ne kete konkluzion, pasi s'bejme gje tjeter vecse shkasim ne te kunderten e asaj qe permbante ekonomia e planifikuar alla socialiste, sidomos tek ne. Aspak liberalizem, perkundrazi norma, sforco, urdhera e direktiva, ankthe dhe kerkesa absurde per ulje kostoje, rritje te ardhurash, tejkalim planesh, rendimentesh, sasirash, cilesirash dhe te gjitha keto kundrejt nje page te planifikuar jetese, qe dihet dhe s'ka nevoje per zgjatje. Politika? Akoma me e ashper dhe e futur kudo, ne cdo qelize te ekonomise, duke u bere shprehje e kategori e ekonomise me kryefjalen e saj te politikes ekonomike dhe ekonomise politike. Ndeshja me perendimin per masen e gjere te njerezve, ishte thjesht ne zbulimi i te vertetave qe fshihte kjo ekonomi e kamufluar me terma e praktika socialiste. Dolen sheshit termat e vertete ekonomike, si fitimi, afendikoi, pronari, mbivlera, etj, qe fshiheshin ne terma zbukurues, si e ardhura per shoqerine, shteti i popullit, etj, etj.
Dhe se fundi dua te them qe termat konstitucionale dhe ata qe kane te bejne me format qeverisese, tashme e kane humbur kuptimesine perkthyese te zanafilles se tyre. Pse? Sepse dhe atehere kur kane lindur si terma(demokracia), pra ne lashtesine athinase, nuk kane qene adekuate me te verteten. Nese u pranua permbysje e nje sistemi, qe ne fakt u vetpermbys dhe kalimi ne nje sistem, qe e dime se si funksionon ne thelbin e tij, cdo tejkalim enderrash e deshirash qe tejkalojne caqet e tij, mbetet thjesht nje leksion utopik e propagandistik, ne mos them, nje riperseritje e dogmave(e theksoj, dogmave, sic e kthyen dogmatiket tane teorine e m-l), pra te riciklimit te asaj qe u permbys.
Ajo qe ndodhi e po ndodh tek ne, eshte se ndryshe nga vendet e tjera, qe njohen shkallet spirale te sistemeve akonomiko-shoqerore, filloi kapitalizimi i "socializmit" dhe ky proces patjeter qe deformon teorine dhe praktiken e demokracise. Kesaj demokracie i mungon pra vete natyrshmeria lindese dhe rritese e saj.
Miqesisht, Mondi
--------------------------------------------------------------
Dëshira shpesh bëhet pjesë e absurditetit në të shprehur, por edhe e shprehjes së të vërtetës, edhe pse të parealizueshme.
Krijoni Kontakt