Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Mero puthadorin?
    Puthador eshte ai qe se lan doren dhe e mban perpjete kur ja puth njeshit.
    Nexhijen do besojme ne? Na e thithen gjakun per 50 vjet e tani dalin e na tregojne histori per ata qe i futen ne burg.
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Nga Alban Guri

    ky mos eshte djali i Mine Gurit, sekretare e pare te Skraparit apo Beratit?

    ish-gazetar i BBC-s ne shqip?

    jacko se ti i njeh ...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #13
    Jam si shpirt Maska e Bije
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    183
    Shoqa Mine Guri ka qene kuader shume ''inteligjent'' i Partis ,si duket dhe i biri do ti kete ngjare .
    Shkon njehere nje njeriu im me nje shokun e tij me sherbim ne Berat ne Lapardha duhet te bente nje emision per arritjet e bujqesis ne Lapardha .
    Te dy njerez te mire karagjoza ,qe ja mbushnin makinat dhe keto shkonin ne shtepi ja shisnin grave (gjoja i kishin blere ,qe ti ngelej ndonje lek per te pire ndonje gje ....)
    Dhe ne kete pune shume te ''rendesishme '' i shoqeronte dhe shoqa Mine .
    Ne darken qe kishin shtruar i kishin nxjerre dhe shalqi dhe shoqa Mine si e zonja e shtepis i thoshte .
    Hani ,hani se sh...urre do behet ,keto si karagjoza shohin njeri tjetrin ne sy dhe njeri ja pret
    Une nuk po e marr me vete ne Tirane ,po vadis shalqinjt ne Lapardha .
    Do kishte bere mire ta rruante per lagur artikullin e te birit te Mines.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bije : 24-06-2009 më 14:22
    Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    ky mos eshte djali i Mine Gurit, sekretare e pare te Skraparit apo Beratit?


    Jo o rrote jo, Alban Guri eshte pseudonimi i Ardjan Ndreces, qe ka shkruar perpara disa javesh edhe kete :






    Ballirët e demokracisë

    Nga Ardjan Ndreca

    Në nji vend që mbasi njohu diktaturën e nji tiranie - njohu edhe tiraninë e korrupsionit dhe të shtetkalbjes, e cila gjeti kampionët e vet në nji despot të vetëkënaqun si Berisha dhe në nji vagabond të mirëfilltë si Nanoja, nuk mund të mungonin individë si Fari Balliri. Nanoja përfaqsonte përbuzjen që nji vagabond ordiner mund t’i bajë shtetit dhe institucioneve demokratike; Berisha përfaqson tjetërsimin e shtetit demokratik në nji organizatë tribale, gjysmë feudale dhe gjysmë private.

    Por nuk besoj se në këto vite të ketë pasë persona që ta kenë denigrue ma shumë Berishën sesa Fariri ose siç e njohin katundarët e Dumresë: miku i Lalë Hekrit - i cili sa herë duket andej u kujton Lalën që shkoi zemërngopun, mbasi e pa birin e vet në shpirt në majat e demokracisë berishiane.

    Fariri i Lalë Hekrit, quhet kështu në kujtim të shëtitjeve të tija dhe “miqsisë” proverbiale që e lidhnin me ish-ministrin e Sigurimit, Hekuran Isain, pranë të cilit raportonte rregullisht si nji “Ushtar” i bindun dhe i devotshëm i Sigurimit.
    Qe pra, kryeministri aktual i Shqipnisë mbrohet prej njerzish që në nji shoqni normale nuk mund të mbronin kurrë as vetveten e jo ma kreun e qeverisë.
    Që nji shoqni politike dekadente të ketë në mes të sajin kodosha dhe hajdutë, kriminela dhe banditë të të gjitha përmasave, kjo ndodh shpesh edhe pse asht e papranueshme, por që ata që janë betue disa heresh mbi Kushtetutë (edhe pse po aq herë e kanë thye betimin), të shërbehen prej instrumentesh të nivelit të ballirëve - kjo vijon me qenë skandaloze edhe në nji shoqni politike dekadente si kjo e jona.

    Ata që i ban miq plaçka e grabitun prej shtetit shqiptar, i ban anmiq vetëm plaçka e grabitun. Tek ata vesi ec krahpërkrah me paturpsinë, korrupsioni me korruptuesit, mnera me vnerin që i ka zanë fytin kombit shqiptar.
    Sot në botë vetëm Nursulltan Nazarbajevi, Llukashenkoja dhe Robert Mugabe përdorin njerëz të nivelit të ballirëve.

    Kush asht ky Fari Balliri? Mundena me thanë se shpifja asht pasioni i tij, mbasi po t’i interesonte e vërteta do të ulte kryet e do t’ikte me bisht ndër shalë. Ai ban pjesë ndër ata shkarpaxhi, bozaxhi e paçaxhi stramastikë dhe të pamoralshëm që pseudo-demokracia shqiptare mori hua prej redaksisë së “Zërit të Popullit”, prej KQ të PPSH dhe prej Sigurimit. Ishte alkimia e yzyrhaneve që kontrollonte Ramiz Alja që bani mrekullinë e shndrrimit të nji pinuci qafëshkurtë në nji model të shtypit demokratik.

    Vetë pamja e tij të kujton atë frazën e famshëm që thohet se ka shqiptue Napoleon Bonaparti kur ka pa Talleyrand-in (njiherë shërbtor i Luigjit XVI, mandej i Revolucionit, mandej i vetë Bonapartit, mandej i Luigjit XVIII): “C’est de la merde dans un bas de soie”. ("*** i paketosur bukur" - perkthimi im)

    Ballirët e demokracisë kanë nji talent fshatar dhe sy urithësh të babëzitun, kanë qafë harkoçit dhe shikimin prej fajtorit që shpërthen prej nënvetdijes së randueme me mëkate të vjetra e të reja. Kur i njeh prej afër e sheh se Farirët e kanë shpirtin si nji lëkurë iriqit dhe fytyra-zhallogë nuk u skuqet për asnji arsye.
    Përshtypja që të lanë asht ajo e karrocës së dikurshme të fekaleve, që mbasi mblidhte landën e vet shkruente mbas vetes në tokë historinë e vetme që dinte me shkrue, tue e firmosë po me të njejtin material arkivor.

    Ne, që na vjen ndot me mbytë çimka - ndjejmë neveri prej qenjeve të këtilla, të cilat të shoqnueme prej ndonji kojrrile të shpërvjelun, ndonji pitigone apo ndonji kryeshtame tjetër sjellin kudo erën e mallit të pistë që mbartin mbrenda vedit.
    Kur sheh nji injorant me nji shkollë ruzhdije a me nji kurs partije, që nuk flet asnji fjalë në asnji gjuhë tjetër posë zhargonit të vet - thue se si mundet ky krymbalesh, që ende s’ka shëndoshë pelivromin e kohës kur ishte vorbaxhi, me qenë krahu i djathtë i kryeministrit të Shqipnisë!

    E bija deri para pak ditësh zotnonte miliona në aksionet e nji farë Delijorgji, tjetër monstër me emën gjysëm turk e gjysmë grek, që me ndihmën e ish ministrit të Mbrojtjes (për ironi të fatit mbas Gërdecit ky cilsor tingllon shumë makabër) çoi në botën tjetër nja dy duzina shqiptarësh të pafajshëm.
    E si mund të ishte ba pjestare në biznes ajo - me nji fytyrë të topitun, që edhe elementin femnor e mbart vetëm si tipar atavik - në nji shoqni që vepronte kundër shtetit dhe institucioneve demokratike?

    Vetëm nji prind me sytë si peshk i ziem prej etjes për pare mund të ekspozonte bijën e vet në nji affaire aq të ndytë që mund t’i sigurojë kurdoherë disa kohë pushime me pare të shtetit në ndonji institut të posaçëm sigurie!
    Por aventurat e këtij individi nisin si konsull shqiptar në Maqedoni në vitet ’90, atëherë kur SHIK e çoi me marrë kontakte me do figura të sapombërrijtuna prej Sirie, por ai si gjithnji i pangopun, u dha mbas kontrabandës me makinën e konsullatës, dhe la mbas dore detyrën. Mendoni nji konsull të Republikës që ne ecejaket e tija kalon pa doganë vistra me banane e vargje me salam viçit, terhan hallvasi dhe shishe rakije! Tue qenë se kryetari i atëhershëm i SHIK e hoqi, ai u ankue se ishte shkarkue për aktivitetin e tij patriotik mes shqiptarëve të Maqedonisë.

    Balliri ka korruptue kë ka mujtë, madje edhe vetveten, e s’mund t’i them bandit pse fyej Robin Hood-in, s’mund t’i them zagar pse fyej at’ kafshën fisnike që prej mijëra vjetësh mbledh prenë dhe (pa e hangër gjysmën vetë) ia sjell të zotit, s’mund t’i them nji hiç pse shpenzoj tri shkronja të çmueshme të alfabetit, gja që ai s’e meriton.

    Me paret e kujt mendoni se han e pin e flen ky individ në hotel Ritz të Parisit apo në Sacher të Vjenës? Ky ish gazetar i asaj gazetës që dikur shiste 3 lekë rrena të dhunshme, ky bushiq i sojit të Talleyrand-it - i ushqyem me veleitete letrare - që i përkthen librat e tij me pare të veta, i boton me pare të veta dhe në fund i blen vetë dhe mshehtas i shet për letër!

    Në hotel “Ritz” ai paguen ka 7-8 mijë euro në natë për vete dhe për shpurën e vet me paret e shqiptarëve, me ato që merr prej gjobave të biznesmenëve, me ato që merr si sekserë prej licencave të fabrikave të çimentos, me ato që merr prej taksapaguesve, me ato që merr prej bizneseve të pista me serbët e Bosnjës, të cilët e sajdisën qysh në verën e vitit 2006 tue e pritë në ish-bunkerin e Titos afër Sarajevës, i paguen me paret e përgjakuna që ka marrë prej Gërdecit dhe prej bizneseve tjera ...

    Lajmet e shpifjet e stilit komunist, lalë-hekurist - zanë fill qysh se ishte gazetar i së përditshmes “Zëri i Popullit” - e cila, qysh se ka ikë ai, s’ka ba ma hajr.
    Un, për shembull, tashti sapo u bana agjent grek, rus, iranian, serb, sapo u bana komunist, terrorist, anarkist, raskolnik, fashist... pse i tillë bahesh sapo të denoncosh publikisht flligshtinë e sistemit të sotëm politik, i cili në disa aspekte e ka kthye Shqipninë tek terri institucional i shumë dekadave ma parë.

    Edhe sot 99% të lajmeve të së përditshmes së tij vijojnë me qenë rrena që damtojnë demokracinë e vërtetë (mirë që s’punon në Bankën Kombtare se do ta kishte mbushë tregun vetëm me kartmonedha falso). Ma të shumtën e ditëve në at gazetë do të gjejsh të vërtetë vetëm datën. Shpifjet që trumpeton pa pushue ai mund t’ua kumtonte personalisht çdo ditë nadje 100 lexuesve të vet, por jo, duhet nxjerrë gazeta, pse asht nji mënyrë me shpenzue paret e grabituna dhe me rrahë gjoksin para atij burrit.

    Por, damin ma të madh personat si Fariri, ua bajnë atyne për të cilët flasin mirë, në këtë sens ia ka ba shumëkujt - që s’ka mujtë me e ndalë në kohë, por vijon me ia ba me përkushtim sot Sali Berishës, pse ky vetë ia kërkon në vend që me e ndalë.

    Andrra e tij e madhe, si njeri me vokacion hafijet, ishte me u ba kryetar i SHIK, pra me imitue karrierën e Lalës së vet, por serioziteti i dy presidentave të fundit të Republikës ia preu rrugën.

    Thonë se Fariri ynë don me e mbyllë karrierën tue shkrue nji biografi të shefit të tij, thonë se do të donte me iu paralizue gjuha tue lëpi po ato këpucë.
    Nji tjetër specialitet i tij janë patronazhet. Ai zotohet prej vitesh para shefit, se mban afër ketë apo atë intelektual, se nuk i lejon me u ba të “rrezikshëm”, dikund me nji premtim për nji shtëpi, dikund me nji makinë të përdorun, dikund me nji vend pune...

    Kam kuptue se kjo demokraci asht e pashpresë kur kam pa sesa afër kryeministrit qëndrojnë individ si ky i masipërmi, kur kam marrë vesht se si përnatë vetë kryeministri i telefonon këtij bakali të dy regjimeve për me hetue ndonji komplot apo me marrë informacionet e ditës.

    Balliri sot ka shumë anmiq dhe s’e din se prej kah mund t’i vijnë në çdo çast.
    Ai ankohet se Topalli nuk e honeps, se Polloja s’e ka xhan, se Bodoja asht i pabesë, se Besniku asht intrigant e njeri i Nexhmijes, se Ruli asht nji mashtrues komunist...se e bija e atij të madhit ia shpërfill vajzën...

    Ky individ anti-shtet guxon me fye dhe me sulmue publikisht me fjalor rrugaçash kryeprokuroren Ina Rama dhe institucionin që ajo drejton e madje edhe Presidentin e Republikës shqiptare z. Bamir Topi, dhe e ban ketë gja vetëm për me mbrojtë aferat e pista të sistemit.

    Kujt kujton se i shtin frikën me shpifjet e tija ky individ, që duhet të ishte ndër të parët që duhet të kishte frikë ligjin, mbasi për opinionin publik nuk e çan kryet!
    Sot Fariri asht nji kartë e djegun dhe nji peshë e vdekun që në rastin ma të parë, si fitoi si humbi PD, do të hidhet prej barkës dhe do t’i dorzohet drejtësisë së bashku me asetet përkatëse për me mbulue gjynahe tjera ma të mëdhaja. Flitet se asht në kërkim të nji strofulle në Siri për me kalue pleqninë, mbasi ai shtet s’ka marrveshje ekstradimi me asnji vend të botës.

    Por le të thonë çka të duen, ai përfaqson dështimin e nji modeli politik që asht post-komunist vetëm kronologjikisht, por vijon gjithnji me njerëz me ngjyrim dhe me mendësi komuniste e sigurimase.

    Ketë e ka tregue edhe forca qendërikëse e virtytit politik të së djathtës shqiptare: ikja e E. Selamit, zbuemja e Nush Radovanit dhe Ernest Përdodës, largimi i Aleksandër Meksit dhe i avokat Ngjelës, mënjanimi i turpshëm i Pjetër Arbnorit e i shumë të tjerëve që heret a vonë treguen karakter.
    Kjo forcë centrifugale asht ekuilibrue prej thithjes së parvenu-ve dhe horave të të gjitha madhësive.

    E vetmja gja e mirë që ka Fariri asht se mbasi ta kesh njohtë, të gjithë zuzarët që do të takojsh mbrapa do të duken zotni të nderuem e gentlemen-ë të vërtetë.

    Nji tip si ai edhe po të ishte ba i pasun në mënyrë të ligjshme do të duhej t’i vinte turp që ka vu gjithë atë pasuni pa pasë asnji talent. Por hyneret e tija nuk mbarojnë me kaq, ka ma e ma për me thanë e nji artikull i vetëm sigurisht që nuk mjafton...

    Në këto vite shumë kush mund ta kishte shtypë metaforikisht ketë çimkë infektuese - të dalun prej sirtareve të Lalë Hekrit, por ndoshta fati ka dashtë që ai ta damtonte deri në fund padronin e vet për me shijue nji ditë, kur të rivendoset legaliteti, frytet e idhta të të gjitha poshtërsinave që ka ba.
    Tue pritë që drejtësia t’i marrin në dorzim të gjithë farirët e botës, po ia dorzojmë përbuzjes sonë e të mijra e mijra shqiptarëve të ndershëm të cilëve u rrënqethet shtati prej monstrave si Fariri i Lalë Hekrit i cili asht turpi i demokracisë.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin


    Jo o rrote jo, Alban Guri eshte pseudonimi i Ardjan Ndreces, qe ka shkruar perpara disa javesh edhe kete :






    Ballirët e demokracisë

    Nga Ardjan Ndreca
    .
    o palle sahoni,

    po sjam te gjiteh polica qe te dine pseudonimet e atyre qe i kan elepire sumen faris per gati 10 vjet ne gazete, e tani e shajne...

    se dija qe ene nji kartolik i thekun si nreca, qenka bo nga berat-skrapari...

    leqe ske faj ti e ka fajit huanito i realit te 80-tes qe sve targen nga e ka marre...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Berisha e ka ndryshuar ditëlindjen për ta pasur më afër atë me Enver Hoxhën
    Nga Tema

    Kryeministri, Sali Berisha, ka lindur më 1 korrik të vitit 1944. Kjo gjë vërtetohet nga listat zgjedhore që janë publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme.

    Por në të gjitha rastet e tjera kryeministri, Sali Berisha, paraqet një tjetër ditëlindje, atë të 15 tetorit të vitit 1944.

    Nuk është një lajthitje nga të shumtat e sistemit elektronik të gjendjes civile. Gjithçka është shumë e saktë. Është vetë kryeministri që ka ndryshuar ditëlindjen, madje ka caktuar vetë datën, pikërisht 15 tetorin e vitit 1994.

    Njerëz pranë kryeministrit Berisha thonë se ai e ka bërë ndryshimin në vitet ‘70, kur ai ishte anëtarësuar në Partinë e Punës. Shkak për këtë ndryshim ishte dëshira e kryeministrit aktual për ta pasur ditëlindjen më afër asaj të diktatorit Enver Hoxha.

    Vetë kryeministri e ka mohuar prej kohësh lidhjen e tij me Partinë e Punës e është përpjekur të distancohet sa më shumë prej asaj periudhe. Një dëshmi rrëqethëse u publikua para disa kohësh nga një i përndjekur që deklaronte se Berisha kishte dëshmuar për burgimin e tij.

    Në protestat që shpërthyen dhe që sollën rënien e regjimit, Berisha u dërgua nga përfaqësues i presidentit të asaj kohe, Ramiz Alia, e më pas u kthye në anën e studentëve protestues.


    e pse nuk e ka ba ne te njeten dite? apo mos me ra n'sy?

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin

    Ballirët e demokracisë

    Nga Ardjan Ndreca
    autor, dy pyetje:
    Ku asht botue ky shkrim?
    A je i sigurte qe Alban Guri asht pseudonim i Ndreces?

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •