Pasice mu kerkua te bej nje permbledhje te tille gjat shfletimeve ne internet une arrita te mbledh kete material.Une edhe ne fillim e kisha hapur kete teme ne menyre qe te gjej informacione sa me shume qe eshte e mundur rreth ketij fenomeni pasi qe e di qe ka mundesi te gjindet.
Te menduarit fhe te folurit.
Problemi dhe qasja.
Studimi i te menduarit dhe te folurit i perket njeres nga fushat ne psikologji ne te cilen te kuptuarit e plote i lidhmerise mes tyre eshte pjeserisht i rendesishem.Sa me shume qe nuk e kuptojme lidhmerine ne mes te menduarit dhe te folurit nuk mund te japim edhe nje sqarim per te ose edhe ndonje qėndrim konkret.Cuditshem mund te duket mirpo psikologjia asnjeher nuk ka investiguar lidhmerine ne mes tyre ne menyre sistematike ose mete detajuar.
Metodat e kėrkimit u zhvilluan dhe u perfeksionuan me shume ne studimin dhe pasqyrimin e funksioneve si te ndara pėrderisa ne anen tjeter varesia mes tyre dhe struktura e organizimi u lan me anash.
Harmonia dhe lidhmeria e ndėrgjegjes me te gjitha funksionet psikike eshte e pranuar nga te gjithe,sikur edhe funksionet e vetme te cilat funksionojne pa pasur lidhje me njera tjetren. Por ne psikologjine e vjeter premisa e padiskutueshme e harmonise ishte kombinuar me nje komplet supozimesh taktike te cilat e pafuqizuan ate per te gjitha qėllimet praktike.
Kjo premise eshte marr per te garantuar qe relacioni ne mese dy funksioneve te marra anjehere nuk ndryshone p.sh perceptimi eshte perhere i ndėrlidhur ne menyre identike me vėmendjen,ashtu sic eshte kujtesa me perceptimin dhe mendimi me kujtesen.Pra nga kjo maredhenie konstante nemes ketyre funksioneve ka bere qe te lihet anash studimi i funksioneve si te ndara pra ne menyre vetanake.
Ne mund te mbėshtesim idene mbi identitetin e te foluri dhe te menduarit nga spekulimet e linguistikes psikologjike qe mendimi eshte fjala minus zeri e deri te Psikologet dhe Refleksologet modern Amerikan te cilet e kosiderojne te menduarin si nje reflex i ndaluar i pjeses motorike.
Ne te gjitha teorite pyetja lidhur me ndėrlidhjen mes te menduarit dhe te folurit e humb kuptimin.Nese ato jane te nje natyre dhe shkojne se bashku asnjė ndėrlidhje me tyre nuk duket.Ata te cilet e identiofikojne mendimin me te folur thjesht ia mbyllin deren problemit.
Lidhur me te folurit si manifestimi i jashtem ose si shpreje te mendimit dhe se ne te njeten ane e veshtireson mendimin e lire nga te gjitha komponentet senzorike duke perfishre edhe fjalen, ata jo vetem qe e parashtruan por edhe ne menyren e vet u munduan qe te percaktojne lidhmerine mes ketyre dy funksioneve dhe ne anen tjeter per te bere zgjedhjen e problemit.
Megjithate ata nuk jane ne gjendje qe te parashtrojne ate ne menyre qe do te mund te lejonte nje zgjedhje te vertet.
Duke e bere mendimin dhe te folurin si te pavarur nga njeri tjetri dhe duke e studiuar secilin ne pjese te ndryshme ata jane detyruar qe te shikojne lidhjen qe ato kane mese vete.
Te pėrballohemi ne menyre te suksesshme me problemin e relacionit ne mes te folurit dhe te menduarit, ne fillim duhet te pyesim se pari veten para se gjithash se cila nga metodat ose analizat na e siguron kete zgjidhje me se miri.
Jane dy metodat apo menyra analizash esenciale te mundshme ne studimin e strukturave psikologjike qe kan te bejne me te folurin dhe te menduarin.
Metoda e pare analizon tere kompleksitetin psikologjik brenda elementeve.Ajo mund te krahasohet me analizat kimike te ujit ne hidrogjen dhe oksigjen, asnjė nga ta (vecmas) nuk posedon tiparet per te formuar ujin.
Studente e aplikojne kete metode per te kėrkuar shpjegimin e disa karakteristikave qe ka uji (p.sh si e shuan zjarrin ).Keto zbulime nuk na ndihmojne shume rreth zgjedhjes se problemit.Edhe psikologjia vjen ne keso rezultate apo ne fund te vdekur kur analizon te menduarin verbal ne komponentete e tije, te menduarit dhe te folurit duke studiuar ata ne menyre te izoluar nganjeri tjetri gjat analizave karakteristikat origjinale te te menduarit verbal jane zhdukur.Asgje tjeter nuk u mbetet gjurmuesve vecse te gjurmojne jashta bashkėveprimit mekanik te dy elementeve.
Ky lloj i analizimi vetem se e ndryshon problemin dhe e ngrit me alrt,ai nuk siguron bazen per studimin ne shume forma konkrete te relacionit mes te folurit dhe mendimit e cila lind gjat zhvillimit dhe funksionimit te mendimit verbal ne aspekte te ndryshme.
Ne vend qe te na lejoje per ta ekzaminuar dhe sqaruar shembujt specifik dhe gjithashtu te na lejoje t`i deteminojme nje rregulluesi konkrete gjat pėrfundimeve qe nxjerrim ,kjo metode prodhone gjeneralitete te cilat lidhen me te folurit dhe me te menduarit si procese te ndara.Kjo metode na udheheqe edhe me shume deri ne gabime serioze duke mos pranuar edhe natyren unkie qe kan proceset ne studim.Njokohesia (sinkronizimi nese mund ta quajme ) e zerit dhe e te menduarit qe ne e quajm fjale eshte e thyer ne dy pjese te cilat supozohet te mbahen te bashkuara thjesht nga lidhjet mekanike asociative.
Pikepamja se zeri dhe te manduarit ne fjale jane elemente te ndara ka
demtuar shume studimin e te dyjave si ne aspektin fonetik ashtu edhe ne ate semantik te gjuhes.
Studimi me i plote i te folurit vecmas dhe lidhmeria me te menduari ka nje lidhje sado pak te vogel ne funksionet duke qen se te folurit njerezore nuk tregon ose zbulon ndonje karakteristike fizike ose psikike te veēante te fjales por vetem karakteristika te zakonshme.Ne te njejten menyre, kuptimin e fjales te ndare nga tingujt mund te studiohet vetem si nje akt i paster i te menduarit ndersa ndryshimet dhe zhvillimet e ndara te fjales ne menyre te pavarur.
Ne psikologjine e femijeve gjithashtu fonetika dhe semanetika jane te studiuara vecmas.Zhvillimi i fonetikes eshte studiuar ne detaje, deri tani te gjitha te dhenat e akumuluara na ndihmojne te kuptojme zhvillimin e linguistikes si e tille e cila ende mbetet a palidhur me zbulimet lidhur me zhvillimin e te menduarit
Natyra e te menduarit derime tani nuk eshte qarte.Ende eshte nje kuptim fjalesh sipas se cilave te menduarit dhe te folurit bashkohen ne te menduarit verbal.
Hulumtimet eksperimentale si dhe analizat teorike sygjerojne se Geshtalt Psikologjia si dhe Psikologjia Asociative kan kėrkuar per natyren e brendshme te formulimit te mendimit ne drejtime te gabuara.Sipas tyre nje fjale i referohet nje objekti te veēante por nje grupi ose nje klase objektesh.Cdo fjale eshte ma pas pothuajse nje gjeneralizim. Gjeneralizimi ne kete rast eshte nje akt verbal i te menduarit dhe reflekton ralitetin ne nje rruge tjeter.
Fjala pa kuptim padyshim qe eshte nje ze i zbrazet dhe jo me pjese e nje te foluri njerezore.Pra meqenese kuptimin i fjales e perbejne te menduarit dhe te folurit ne te ne gjejme te menduarit verbal.Tani shihet qart se metoda te cilen ne duhet te percjellim eshte eksplorimi i natyres se te menduarit verbal si dhe analiza semantike pra zhvillimi , funksionimi dhe struktura e kesaj njesie e cila permban raportin e manduarit dhe te folurit.
Kjo metode kombinon perfitimet nga analizat dhe sintezat dhe lejon nje studim adekuat te ketij komplexi ne pergjithesi,ku si per ilustrim marrim nje tjeter aspekt te te folruit dhe te menduarit te cilin e kishim neglizhar ne te kaluaren.Funksioni primar i te forlurit eshte komunikimi ,mardheniet sociale.Kur te folurit ishte studiuar neprmjet analizave ne elemnte ,ky funksion disasociohej nga funksioni intelektual i te folurit.Qe te dy ishin trajtuar ashtu sikur te ishin te ndare duke mos i verejtu fare strukturen e tyre dhe lidhshmerine gjate zhvillimit.Ende kuptimi i fjales eshte bashkimi i te dy ketyre funksioneve.
Duke iu referuar nje pėrshkrimi te thelle te Edward Sapir bota e experiences duhet te te jete shume e thjeshtėzuar dhe e gjeneralizuar para se ajo te pėrkthehet ne simbole.Vetem ne kete menyre komunikimi behet i mundur per eksperiencat individuale te cilat pėrjetohen vetem ne vetėdijen e individit dhe qe eshte te folurit strik dhe jo i komunikueshem.
Komunikimi i verete njerėzore presupozon generalizimin e qėndrimit i cili eshte nje faze e avancuar sa i perket zhvillimit te kuptimit te fjaleve.
Forma me e larte e komunikimit njerezore jane te mundura vetem se mendimi i njeriut reflekton nje aktualitet te koceptueshem. Kjo shpjegon se pse disa mendime nuk mund t`iu komunikohen fmeijeve edhe nese ata mund te jene te familjarizuar me disa fjale te nevojshme.Koncepti adekuat e i gjeneralizuar ,i cili si i vetem e siguron te kuptuarin e plote te kėsaj qeshtje ende mund te jete i manget. Tolstoi ne shkrimet e tij edukative thot se femijet e kan te veshtire te mesojne fjale te reja jo per shkak zerit por per shkak te konceptit te cilit i referohet ajo fjale.
Koncepti i kuptimit te fjales si e bashkuar me te manduarin e gjeneralizuar dhe zevendsimin ose shkėmbimin social eshte vlere e pallogaritshme per studimin e te menduart dhe te folurit.Ajo lejon analizimin e vertete te shkaqeve gjenetike , studimin sistematik te relacionit mes rritjes se mundėsive per te menduar te femijes dhe zhvillimit social.Kjo mardheni e brendshme me gjeneralizmit dhe komunikimit mund te konsiderohet si qasje e dores se dyte ne kete studim, dhe do te ishte mire te permendet ketu se disa nga problemet ne fushen e te folurit apo gjuhes nuk jan eksploruar me ndonje specifikacion te veēante ne kete studim.
Me rrespekte,
pendex
http://www.marx.org/archive/vygotsky...ords/index.htm
Krijoni Kontakt