Duhanpirësi më i vogël në botë është një djalë dy vjeç e gjysëm nga Kina, i cili quhet Tong Liangliang.
Fëmija ishte inkurajuar nga babai i tij për pirjen e duhanit. Liangliang kishte lindur me hernie, por mosha e tij e vogël e bënte të pamundur një ndërhyrje kirurgjikale. Babai i dha një cigare kur ai ishte vetëm 18 muajsh, me qëllim që t'i zbuste sado pak dhimbjet nga sëmundja.
Babai nuk arriti të kuptonte se sa serioz ishte bërë vesi i pirjes së duhanit për të miturin deri sa fëmija filloi të rrisë numrin e cigareve që pinte çdo ditë.
Tashmë Liangliang tymos një paketë cigaresh në ditë dhe refuzon të heq dorë nga ky ves.
/e.v/u.sh/shtypi dites/
Krijoni Kontakt