Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: guri i zi

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SenI_99
    Anėtarėsuar
    05-05-2009
    Vendndodhja
    mergim
    Postime
    33

    guri i zi

    Selam alejkum.

    Lexova diēka reth regullat e HAXHIT dhe ritet qe behen,por spo kuptoj pse disa haxhiler e puthin gurin e zi dhe gjuajn gur ne dy vende?ju kisha lutur nje shpjegim reth historis se kitij riti.

  2. #2
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anėtarėsuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Guri i zi eshte gurui qe eshte vendos ne cep te Kabes.Eshte guri qe eshte zbritur nga xheneti.Nuk adhurohet si gur i shenjte thjesht vizitohet .Kristianet abuzojne duke thene se ai gur adhurohet nga muslimanet.Mirepo kush ka qene ne haxh e di se muslimanet adhurojne vetem Allahun.Gjuatja me gur eshte nje tjeter rit i cili eshte kryer nga Ibrahimi a.s ne momentin qe i erdhi shejtani per ta larguar nga veprimi i vepres qe kishte pare ne enderr.Po keshtu dhe levizja qe haxhinjte bejne sot nga kodra safa ne merva eshte levizja qe ka bere haxhireja nusja e Ibrahimit.Rrotullimi rreth Kabes duke lavderuar dhe adhuruar Zotin jane veprime soleme per nderimin e te madhit Zot.


    Per me shume lexo dhe kete shkrim


    A PĖRMBAJNĖ ELEMENTE TĖ IDHUJTARISĖ CEREMONITĖ E HAXHXHIT?
    Miku tha, duke i fėrkuar duart nga gėzimi, i buzėqeshur me dinakėri, ashtu qė iu dukėn dhėmballėt, ndėrsa sytė i shkėlqyen me njė shkėlqim i cili mund tė vėrehet nė fytyrėn e boksierit nė momentin kur pėrgatitet ta nokautojė kundėrshtarin:
    - A nuk vėren bashkė me mua se ceremonitė e haxhxhit te ju janė thjesht idhujtari... ajo ndėrtesė prej guri tė cilėn e quani Qa’be, pėr tė cilėn fėrkoheni dhe rreth sė cilės silleni, pastaj gjuajtja e djallit me gurė, vrapimi ndėrmjet Safa-sė dhe Merves, puthja e Haxherul-Esvedit (Gurit tė zi), tregimi pėr shtatė sjelljet - Tavafi, shtatė gjuajtjet me gur dhe shtatė vrapimet, tė gjitha kėto janė mbeturina tė tregimeve pėr numrat magjikė tė cilėt pėrmenden nė tregimet pa vlerė, pastaj ihramėt (mbulesat) tė cilėt i vishni nė trupin e zhveshur... mė fal nėse tė kam ofenduar me kėtė sinqeritet sepse nė shkencė nuk ka turp.

    Dhe miku filloi ngadalė ta lėshojė tymin e cigares sė tij, duke mė pėrcjellė nėn syzet e tij.

    I thashė plotėsisht nė mėnyrė tė qetė:

    - A nuk e vėren edhe ti bashkė me mua se sipas ligjeve tė materies, tė cilat i ke studiuar, pjesėt e vogla sillen rreth tė mėdhave. E shohim, p.sh. se elektroni nė atom sillet rreth bėrthamės, Hėna sillet rreth Tokės, Toka rreth Diellit, Dielli rreth Galaktikės, Galaktika rreth Gjithėsisė sė madhe, kėshtu gjersa tė arrijmė deri te "Mė i Madhi Absolut" e ai ėshtė All-llahu xh.sh.. A nuk themi: "All-llahu ekber" - All-llahu ėshtė mė i madhi. Dhe kėshtu, sipas ligjit tėnd shkencor, rreth Tij, si mė i madhi, domosdo duhet gjithēka tė sillet. Edhe ti nė kėtė moment sillesh rreth Tij nė kuadėr tė sistemit tėnd diellor pėrkundėr dėshirės tėnde dhe nuk tė mbetet asgjė tjetėr pos tė sillesh. Nuk ka nė mbarė gjithėsinė asgjė tė pandryshueshme pėrveē All-llahut xh.sh. i cili si i tillė ėshtė i Pakufizuar, Absolut dhe i Pėrhershėm. Ēdo gjė sillet rreth Tij. Ky ėshtė ligji i raportit ndėrmjet tė voglit dhe mė tė madhit tė cilin e ke mėsuar nė fizikė.

    Ndėrsa, sa na pėrket neve, vullnetarisht sillemi rreth Bejtull-llahut (Qa’bes), ndėrtesės sė parė tė cilėn njeriu e ka marrė qė nė te ta adhurojė All-llahun. Ajo, si faltore e parė nė historinė e njerėzimit, ėshtė bėrė simbol dhe shtėpi e Zotit. A nuk ka nė kėtė botė raste kur vizitohet dikush qė ka vdekur dhe kur vizita e tij arsyetohet me atė se i ka kontribuar njerėzimit. Pėrveē kėsaj, ka shumė personalitete tė shquara varrezat e tė cilėve nuk dihen, e tė cilat mesiguri do tė vizitoheshin po tė diheshin. Pastaj ka shumė raste kur nė varrezat e trimave tė panjohur rregullisht vihen kurora. Atėherė, pėrse na e shihni pėr tė madhe qė ne gjuajmė guraleca nė pėrmendoren simbolike pėr tė cilėn themi se e simbolizon djallin. A thua nuk po jeton nė vrap dhe nxitim prej lindjes e deri nė vdekje, e pas vdekjes tėnde djali yt do ta rifillojė vrapin; ai vrapim, nė tė vėrtetė ėshtė simbolik i cili fillon prej Safa-sė e cila fjalė do tė thotė pastėrti, zbrazėtirė, shkretėtirė, e qė gjithė kjo ėshtė simbol i mosekzistimit, e deri nė Merve - vetė emri i sė cilės tregon burimin i cili e simbolizon jetėn dhe ekzistencėn. A nuk ėshtė kjo, nė realitet, vrapim prej mosekzistimit nė ekzistim, pastaj prej ekzistimit nga mosekzistimi... dhe a nuk ėshtė kjo lėvizje e domosdoshme e tė gjitha krijesave. Pas gjithė kėsaj, nė ceremonitė e haxhxhit a nuk po e sheh rezymenė simbolike tė tė gjitha kėtyre sekreteve.

    Sa i pėrket numrit shtatė (vėrejtėm se disa ceremoni tė haxhxhit kryhen nga shtatė herė) tė cilin ti e pėrqesh, mė lejo, qė para se ta zbuloj sekretin e tij, t’i shtroj disa pyetje. A mund tė mė thuash ti ku qėndron sekreti qė numri i notave muzikore kryhet me numrin shtatė: sol, la, si, do, re, mi, fa? Numri i shkallėve tė spektrit tė dritės ėshtė po ashtu shtatė, sikur qė edhe elektronet sillen rreth bėrthamės sė atomit nė shtatė shtigje. Deri te formimi i plotė i foshnjes nė barkun e nėnės vjen nė muajin e shtatė dhe nėse ajo lindet para kėsaj, zakonisht (foshnja) vdes. Te tė gjithė popujt nė botė java ka shtatė ditė, edhe pse nuk ka pasur kurrfarė marrėveshjesh rreth kėtij numri. E gjithė kjo a nuk na flet se numri shtatė, megjithatė, ka njėfarė sekreti tė vet. Apo tė gjitha kėto gjėra janė konfuzion sharlatan.

    A nuk tė ndodhė qė ta puthėsh letrėn e marrė prej tė dashurės. Vetėm pėr kėtė a do tė jeshė idhujtar? Pėrse atėherė neve na gjykon, vetėm pse e puthim Haxheru-l-Esvedin tė cilin Muhammedi a.s. e ka bartur nė petkun e tij dhe e ka puthur. S’ka kėtu asgjė idhujtare. Ne gjatė kryerjes sė ceremonive fetare nuk i drejtohemi drejtpėdrejt gurit, po hulumtojmė kuptimet e thella, simbolet dhe kujtimet nė tė cilat ai pėrkujton.

    Ceremonitė e haxhxhit, nga ana tjetėr, paraqesin raste tė jashtėzakonshme pėr aktivizimin e mendimeve, pėr ringjalljen e ndjenjave dhe thellimin e devotshmėrisė nė zemrėn e njeriut. Ndėrsa, sa i pėrket ihramit tė cilin e mbajnė haxhilerėt gjatė kryerjes sė haxhxhit, e tė cilėt nuk guxojnė tė jenė tė qepur, ata, nė realitet simbolizojnė heqjen dorė nga zbukurimet e kėsaj bote dhe ēlirimin e plotė tė njeriut, i cili si i tillė i nėnshtrohet vetėm All-llahut tė Gjithėfuqishėm. Njeriu edhe vjen nė kėtė botė i mbėshtjellur, shkon prej kėsaj bote i mbėshtjellur dhe nė varr lėshohet i mbėshtjellur. Pėr tė gjitha kėto ihramėt janė simbole. A nuk sheh se si kėrkon protokolli qė nė pranimet solemne duhet patjetėr tė jeshė nė rroba solemne dhe nėse sillesh ndryshe do tė shkelen rregullat e mirėsjelljes. Ne themi:

    Vetėm para madhėrisė sė All-llahut xh.sh. bien tė gjitha zbukurimet dhe hedhen tė gjitha stolitė e kėsaj bote. I vetmi All-llahu xh.sh. meriton qė njeriu plotėsisht t’i jetė i bindur dhe i dėgjueshėm. Pėrveē kėsaj ihramėt - ato petka modeste - tė cilat gjatė kohės sė haxhxhit i mbajnė tė gjithė pa dallim: tė pasurit dhe tė varfėrit, edhe maharaxha edhe milioneri, sepse tė gjithė njerėzit para Zotit janė tė barabartė, demonstrojnė vėllazėrimin e tė gjithė njerėzve pa marrė parasysh dallimet sipas pozitave dhe pasurisė.

    Haxhxhi te ne ėshtė tubim i madh dhe kongres vjetor i muslimanėve tė mbarė botės. Namazi i Xhumasė ėshtė kongres javor.

    Tė gjitha kėto janė mėsime tė bukura dhe mendime me kuptime tė thella pėr ēdonjėrin qė mendon dhe gjykon. Nė tė gjitha kėto nuk ka asgjė prej tipareve tė idhujtarisė.

    Po tė qėndroje ti njėherė me mua nė Arefat nė momentin kur disa miliona njerėz shqiptojnė: All-llahu ėshtė mė i madhi, lexojnė Kur’an nė disa dhjetėra gjuhė, brohorisin "Tė pėrgjigjemi (nė thirrje) Ty o Zot!", qajnė dhe digjen nga dėshira e zjarrtė dhe entuziazmi, mesiguri edhe ti do tė qaje nga gėzimi dhe entuziazmi qė tė ėshtė dhėnė ai rast i veēantė, qė nė atė masė shumė tė madhe tė gjendesh nė atė vend tė ndershėm kur para All-llahut tė Gjithėfuqishėm bien tė gjitha forcat dhe bukuritė e kėsaj bote, para Sunduesit absolut i cili i qeverisė tė gjitha dhe nė pushtetin e tė cilit ėshtė ēdo gjė.
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SenI_99
    Anėtarėsuar
    05-05-2009
    Vendndodhja
    mergim
    Postime
    33
    Allahu ju shperbleft.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2009
    Postime
    112
    Allahu ja shperbleft mundin te gjithve
    Shqiptar me fe islame .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •