O i vetmuar!

Prit. Mos u dėshpėro. Mos u inatos. Mos u hidhėro. Mos u mėrzit. Tė jesh i vetmuar, ėshtė njė nder qė tė bėhet. Ti duhet tė jesh i vetmuar. Po pėrjeton kohėn, kur tė vetmuar janė tė udhėzuarit; tė cilėt ecin kundėr rrymės, pėrballen me turmėn.

Ti je shmangur, ti je izoluar. Ti s’dėgjohesh. Ti injorohesh, pėrbuzesh. Mos e rėndo veten. Ti je i vetmuar, je i udhėzuar! Gjendja e tė ruajturve, vetmia. Kur tė tjerėt tė shikojnė tė ēuditur. Tė habitur. Kur ti ecėn rrugės, ul shikimet, mos dėgjo ē’pėshpėritin.

Thjesht buzėqesh me njė buzėqeshje tė lehtė, sepse je nė rrugėn e sigurt, edhe pse (rrugė) e rrethuar me gjėra tė pakėndshme e qė tė shkaktojnė neveri. Shenja qė po tė drejtojnė drejt qetėsisė dhe lumturisė sė pėrhershme.

Mos u shqetėso. Duke pėrkujtuar Zotin tėnd, ti do gjesh qetėsinė. Mos e rėndo ndėrgjegjen pėrtej kufijve, ruaje qetėsinė; edhe kur tė tjerėt bėjnė gjėra qė ty tė tronditin, tė shkaktojnė hidhėrim. Ti mos u trondit, qėndro e mos iu pėrkul intrigave tė tyre.

O i vetmuar, tė mjafton Zoti! Ndihmėtari dhe Planifikuesi! Kur tė tjerėt shkelin dispozitat e Zotit haptazi e s’pėrfillin rregulla e vlera; kur tė tjerėt bėhen pengje e robėr tė epshit e tė lakmisė, e bėhen adhurues tė idhujve, ti patjetėr do jesh i vetmuar, derisa tė vijė premtimi – ndihma e Zotit!

Ti adhuron vetėm njė Zot. Ti kundėrshton krijesat qė veprojnė kundėr Zotit. Kushdo qofshin, prindėr a familjar, miq a tė dashur. Ti po flijon, po duron, po qėndron, po sfidon. I vetmuar, i ndėrgjegjėsuar, i vetėdijesuar. Lum pėr ty, e mjerė pėr shpėrfillėsit!

Krenohu. Mos u ndje i pavlerė. Ti qė sheh mėkatin! I ndėrgjegjėsuar pėr dispozitat e Zotit tėnd! I vetėdijshėm ēka ndodh rreth teje. I mbrojtur je, sado qofshin armiqtė e Zotit tėnd. Tė ka pėrshkuar mėshira e Zotit tėnd!

Porosis veten dhe ty, tė ruash nė maksimum qetėsinė, tė jesh i matur, tė mos nxitosh, pėrderisa je duke ndjekur tė Dėrguarin e Zotit (alejhi selam) dhe shokėt e tij (radijAllahu anhum) je i shpėtuari. Njė ditė, ata qė tė shkaktonin neveri e shqetėsime, sa shumė qė do tė tė admirojnė; herėt a vonė, secili njeri do vetėdijesohet, qoftė edhe nė ēastin e agonisė sė vdekjes, kur keqardhja s'bėn mė dobi!

Ec rrugės; tė kalojnė tė rinjsh tė devijuar. Sheh njerėzit duke bėrė mėkate, ndėrsa fytyrat e tyre jo tė skuqura por tė zverdhura, nga nxirja e zemrave. Duke bėrė mėkate, mburren. Ata janė, ata tė zhyturit nė mėkat; janė brenda mėkatit, nuk shohin, nuk dallojnė; tė dehur nė padrejtėsi.