Just another WordPress.com weblog
Une Votoj! Asnjerin! Une zgjedh numrin 0!
leave a comment »
20 vjet iluzione. n590798286_1074137_9145
20 vjet mashtrime.
Ne emer te votes time.
Ne emer te enderrave te mia.
Me paret e mia.
Jane nje tufe njerezish te papergjegjshem politikanet tane. Flasin me mua vetem atehere kur u duhet edhe nje mandat tjeter. Kur u duhet parja ime, ajo e taksave qe ma vjedhin x-here:
Ma vjedhin kur ma marrin ne menyre te ligjshme, si rroge, sepse nuk punojne per mua por per interesin e tyre personal.
Ma vjedhin kur bejne tendera me te dhe fusin neper xhepat e tyre nje perqindje te saj.
Ma vjedhin kur nuk me garantojne nje dije dinjitoze per veten time dhe per femijen tim.
Ma vjedhin kur nuk me japin sherbimin shendetesor, as ate minimal.
Ma vjedhin kur me hedhin jeten ne ere dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi per te.
Ma vjedhin kur me marrin cdo siperfaqe publike qe eshte e imja dhe e femijes tim.
Ma vjedhin kur me bombardojne me imazhe te nje mireqenie qe nuk ma kane dhene kurre.
Ma vjedhin kur me kerkojne voten ne emer te realitetit apokalips te cilin ma kane bere ata peshqesh.
Une jam nje njeri i vogel, shume i vogel. Me kane bere te ndihem te tille por edhe e kam lene veten te me bejne te tille. Ne fillim te kesaj rruge, 20 vjet me pare, kujtova se i shpetova kesaj ndjesie. Kujtova se tani e tutje do te isha nje njeri relativisht i madh, qe bashkevendos per fatet e tij, qe bashkevendos per demokracine dhe per madhesine e lirise se tij individuale. Sot, jam i vogel perseri.
Te votoja per ta ka qene zgjedhja e gabuar, ne emer te shpreses per ndryshimin qe kurre nuk erdhi; shpresa kurthi im dhe i yni. Heshta dhe nuk protestova sepse e ndjej veten qytetar te pergjegjshem, qytetar qe nuk konfrontimin, nuk rrezikon stabilitetin. Dhe ja rezultati per mua dhe ata qe kane bere si une: ndertuam jeten, pasurine dhe shpresen per te ardhmen e tyre dhe femijeve te tyre, ne vete gelltisim mjerimin dhe zhgenjimin.
Jo!
Nuk dua te votoj me per asnjerin.
Nuk dua te ndihem me i vogel.
Nuk dua te me mashtrojne perseri.
Ne emer te jetes.
Ne emer te femijes tim.
Une votoj per asnjerin!
Nese ne te gjithe, me ne fund, reagojme me voten tone dhe Votojme Asnjerin, ne kemi permbushur nje detyrim te madh ndaj jetes sone, ndaj demokracise: ne ju themi ketyre njerezve te papergjegjshem e parazitare qe ushqehen nga gjaku yne:
NDAL! Ju nuk jeni me njerezit qe duam te na qeverisin. Ju nuk jeni me njerezit me te cilet duam te bashkepunojme. Cdo mashtrim, cdo eksperiment e ka nje fund. Ky eshte Fundi!
Une votoj per te ardhmen. Per nje te ardhme ndryshe nga realiteti i ketyre 20 viteve. Une votoj per ASNJERIN! Une zgjedh numrin 0.
Cfare do ndodhe? Asgje me e keqe nga sa na ka ndodhur. Te pakten, per nje moment, per nje moment te vetem e te vogel, do ndihemi njerez te medhenj!
Votoj Asnjerin!
Krijoni Kontakt